Gjyqi i fundit kundėr shtrigave nė Angli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjyqi i fundit kundėr shtrigave nė Angli

Mesazh  gjilanasi prej 20.07.17 21:42




Kur mendoni se ėshtė zhvilluar pėr herė tė fundit njė proces gjyqėsor kundėr njė shtrige nė Angli? Nė shekullin XVI, XVII, apo nė vitin 1944?

Nė shtator tė vitit 1944, pra nė shekullin XX, nė Angli u zhvillua procesi i fundit gjyqėsor kundėr njė femre, tė akuzuar se ishte shtrigė. Ishte Kurora kundėr Jane Rebecca Yorke-ut. Kjo e fundit akuzohej dhe, mė pas, u dėnua pėr shtatė pika tė akuzės, se “pretendonte tė ndikonte qė shpirtrat e tė vdekurve tė ktheheshin nė kohėn e tashme”, bazuar nė Aktin e Magjisė, tė vitit 1735. Yorke ishte njė fallxheshė lokale, qė vepronte nė Londrėn lindore. Ajo u arrestua nė flagrancė, pas njė seance tė mbajtur me dy policė tė veshur me rroba civile. Ajo u dėnua me njė dėnim simbolik, pasi qė premtoi se mė nuk do tė merrej me punė tė tilla. Por, dėnimi ishte i vogėl edhe pėr shkak tė moshės sė saj tė shtyrė, 72-vjeēare.

Si ishte dikur?

Natyrisht, ky proces gjyqėsor nuk ishte i tillė, sikur ata qė ishin zhvilluar nė tė kaluarėn, nė kohėn elizabetiane, p.sh. Asokohe, akuzat nė fjalė merreshin me mė shumė seriozitet dhe se a ishte dikush shtrigė, a shtrigan, konstatohej nė bazė tė disa pyetėsorėve tepėr tė dyshimtė, tė pėrpiluar nga Kisha. Pjesa mė e madhe e tė akuzuarve ishin femra dhe pjesa mė e madhe e tyre vdiqėn nė mėnyrė tė tmerrshme. Shpesh akuzat bazoheshin vetėm nė dallime tė vogla, sipėrfaqėsore nė paraqitjen apo shprehitė e tyre.

Rasti i parafundit

Mė interesant sesa rasti i fundit kur nė Angli u gjykua njė shtrigė ishte rasti i parafundit, i cili u zhvillua vetėm disa muaj mė parė, po ashtu nė vitin 1944. Ishte ky rasti i Kurorės kundėr Helen Duncan-it. Duncan, e cila ishte mė e njohur me emrin Blic Shtriga, ishte personi i fundit qė u burgos bazuar nė aktin kundėr magjisė, tė vitit 1735. Ajo vuajti nėntė muaj burg pėr shtatė pika tė akuzės, si konspiracion, shkelje e ligjit dhe bezdisje e publikut.

Ajo nuk ishte e panjohur pėr drejtėsi, meqė ishte arrestuar tė paktėn edhe dy herė mė parė, pėr krime tė ngjashme. Nė nėntor tė vitit 1941, ajo udhėtoi pėr nė Portsmuth, Angli, ku informoi tė pranishmit rreth fundosjes sė njė anijeje ushtarake britanike. Mė pas u mor vesh se kėtė lajm e kishin ditur me qindra veta, por Duncan vetėm kishte pėrsėritur thashethemet qė i kishte dėgjuar, duke i siguruar vetes njė famė tė madhe. Kjo bėri qė ajo tė vihej nėn njė vėzhgim tė rreptė tė autoriteteve. Nė janar tė vitit 1944 ajo u arrestua gjatė njė seance tė rreme me shpirtra. Meqė nė gjykatė u vėrtetua se ajo nuk ishte gjė tjetėr, pos njė mashtrueseje, Duncan u dėnua me nėntė muaj burg, si dhe duke premtuar se mė nuk do tė merrej me gjėra tė tilla.

Pėrfundimi

Disa thonė se vdekja e saj ishte misterioze, por tė tjerėt shtojnė se, pėr shkak tė mbipeshės dhe moshės, Duncan kishte njė shėndet shumė tė keq dhe vdekja e saj nuk ishte vėshtirė tė parashikohej.

Nė vitin 1951, akti i magjisė u zėvendėsua nga akti i mashtrimit tė falltarėve, i cili vazhdoi tė vlente deri nė vitin 2008.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi