Pergjimi: "vezhgimi" nga larg

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pergjimi: "vezhgimi" nga larg

Mesazh  SCORPIUS prej 24.06.17 16:10

Jemi ne shekullin e 21: ky shekull ku teknologjia mbizoteron dhe na percjell ne vete ate... "dimensionin" e TEKNOLOGJISE
Me ane te teknologjise, shume gjera behen te mundura, te gjithe e dime kete. Megjithate, teknologjia aq sa eshte e nevojshme, eshte edhe e rrezikshme dhe e demshme! Gjithekush, qe nga femijet e ketij brezi, qe e cojne kohen me telefonat e tyre celulare gjate gjithe dites, pa e menaxhuar kohen, e deri tek te gjithe ne te tjeret, teknologjia mund te kete ndikuar ne shume raste per keq.

Teknologjia ka ndikuar kaq shume ne jetet tona, duke na perparuar por edhe... sigurisht qe ka te keqija! Ky perparim kaq i madh i teknologjise, ka bere te mundur cdo gje! Sot, fale kesaj "teknologjise se perparuar", jane te mundura shume "alternativa" dhe kategori pergjimi, sidomos nga hakerat, personat me aftesi te perparuara informatike, komjuterike etj. Hakerat e sherbimeve te fshehta dhe hakerat e ndryshem si "Black Hat Hackers" apo "Red Hat Hackers" te cilet u perkasin te ashtuquajturit "Dark Web" (shqip Rrjeti i Erret) i cili eshte rrjeti apo webi me i rrezikshem dhe me i panjohur, qe eshte "streha" e hakerave me te rrezikshem.

Menyrat e pergjimit nepermjet teknologjise jane nga me te ndryshmet. Nje nder keto menyra, jane kamerat: qe nga kamerat ne vendet publike ose dhe kamerat e sigurise, e deri tek kamerat ne telefonat celulare. Hakerat e perparuar, e kane te thjeshte te "sundojne" celularin apo kompjuterin tuaj, duke ju monitoruar juve nepermjet kameres se pajisjes suaj. Pergjime te tilla, i bejne te mundur hakerave te monitorojne momente te ndyrshme te dites suaj, dhe sigurisht, nepermjet kameres, edhe momentet tuaja intime.
Dikur, u shfaq nje informacion, se ne tualetet publike dhe tualeteve te restoranteve, mbaheshin kamera, filmimet e te cilave "shiteshin" tek perdoruesit e "Deep Web" ("Rrjeti i thelle" i internetit). Sic thashe, hakera te ndryshem "profesioniste" mund tju monitorojne juve direkt kur ju jeni duke perdorur pajisjen tuaj. Ne vitin 2014, disa hakera te kategorise "Red-Hat hackers", arrinin serverin e pajisjes se dikujt, duke marre IP e pajisjes se nje X personi nga adresa e tij ne nje rrjet social, e me pas keta hakera arrinin te kishin te mundur, te kontrollonin file-t (skedaret dhe materialet e pajisjes) si dhe te monitoronin kameren e pajisjen LIVE dhe i "shisnin" keto materiale dhe monitorimin e kameres ne Deep Web, duke bere te mundur qe perdoruesit e tjere te "Deep Web" te blinin dhe te kishin per vete materialet dhe monitorimin e kameres live per nje periudhe te caktuar, me cmime nga $55.00 deri ne $465.00 ne varesi te kohezgjatjes.

KUJDES! Ata "sy" qe ju i konsideroni "te verber" mund t'ju vezhgojne!

avatar
SCORPIUS

"Djalli ėshtė tėrbuar me mua sepse i heq nga duart viktimat, por Zoti mė mbron"

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pergjimi: "vezhgimi" nga larg

Mesazh  elektronika prej 25.06.17 23:52

Ja na pergjojne....e cfare pastaj?!?! kujt i hyn ne qese jeta ime???
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



95


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pergjimi: "vezhgimi" nga larg

Mesazh  SCORPIUS prej 26.06.17 13:47

Me pelqen reagimi, vertet, por behet fjale me teper per "intimitetin" e cdokujt ne kete bote. Sepse askujt nuk do ti pelqente te monitorohej live gjate gjithe kohes, apo dikush te shihte se cpo bente ai gjate gjithe kohes para pajisjes se tij. Pergjimet e tilla kane arsye te thella...
avatar
SCORPIUS

"Djalli ėshtė tėrbuar me mua sepse i heq nga duart viktimat, por Zoti mė mbron"

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pergjimi: "vezhgimi" nga larg

Mesazh  Toniramun prej 16.07.17 1:40

Kam nje pershtypje se jeta ime eshte ber sikur te ai filmi me Jim Kerrin, ne at ishullin artificial...
avatar
Toniramun

Knowledge is powerful

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi