Helena

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Helena

Mesazh  ines prej 27.03.09 19:08

HELENA

Helena (greq. Helene) - e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e dashnores sė tij Ledės, mė e bukura prej tė gjitha grave vdekatare.

E ėma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartės me tė cilin ka pasur dy fėmijė, bijėn Klitemnestrėn dhe djalin Kastorin. Me bukurinė e vet Leda e ka magjepsur edhe vetė Zeusin dhe me tė i ka pasur dy fėmijė: Helenėn dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjė kundėr pjesėmarrjes sė Zeusit nė shumimin e familjes sė tij, andaj fėmijėt e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djem nuk ka pasur vėshtirėsi tė posaēme.

Qė tė dy u bėnė trima tė famshėm dhe arritėn nė qiell ku edhe sot ndriēojnė si Bineqėt ose Dioskurėt. Edhe me Klitemnestrėn, sė paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vėshtirėsi. E martoi pėr Agamemnonin, mbretin e Mikenės. Vėshtirėsi mė tė mėdha ka pasur me Helenėn.

Ishte ende vajzė tejet e re, ndėrsa pėr bukurinė e saj ėshtė folur larg, andaj e dėshironte Tezeu, mbreti i Athinės dhe me ndihmėn e shokut tė vet Piritout, e rrėmbeu. E ēliruan vėllazėrit Kastor dhe Polideuk dhe e kėthyen nė shtėpi.Sė shpejti nė Spartė erdhėn krushqarėt e rinjė pėr Helenėn. Me kohė aty u gjenden tė gjithė mbretėrit dhe fėmijėt e mbretėrve akeas, tė cilėt dėshironin tė martohen.

Grindjet e tyre rreth Helenės gati e sollėn Greqinė deri te gremina e luftės. Katastrofėn e pengoi mendjeprehtėsia e Odiseut, mbretit tė Itakės. Ai nė mėnyrė tė thjeshtė, origjinale, e kėshillon Tindareun: qė t'i lejė anash tė gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojė Helenės qė ta zgjedhė burrin sipas dėshirės sė vet. Krushqarėt u pajtuan me kėtė mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnė pa kurrfarė kundėrshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe nė asnjė mėnyrė nuk do ta fyejnė, por nė ēdo gjė do t'i ndihmojnė.

Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vėllau i Agamemnoit. Pas martesės i lindi e bija Hermiona dhe kur Tindareu vdiq, Menelau e trashėgoi fronin spartan. Ēdo gjė ka qenė nė rregull madje as Menelau dhe as Helena nuk kanė parandjerė se ēka po u pergatit ndėrkohė fati.

Atėbotė nė shpellėn e kentaurėve ishte dasma e Peleut, mbretit tė Ftisė me Tetidėn, hyjneshėn e detit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė tė gjithė zotėrat. Vetėm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenė e ftuar qė mos t'ua prish harenė. Erida e fyer pėr t'u hakmarrė nė mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Ethena e hudh mollėn e artė, nė tė cilėn shkruante „mė tė bukurės". Hyjneshat menjėherė si njė, donin ta merrnin mollėn, sepse secila prej tyre, gjė qė ėshtė e kuptueshme, e konsideronte veten mė tė bukur.

Ndėrkaq nga kjo lindi grindja nė zgjidhjen e sė cilės nuk ka dashur tė ndėrhyjė as zoti suprem Zeusi. Dėshironte ta ketė qetėsinė e vet andaj i urdhėroi zotit Hermes qė ta marrė mollėn dhe t“i dėrgojė hyjneshat nė malin Ida, jo larg Trojės, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhė kėtė mosmarrėveshje.

Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirė e vendimit tė Zeusit ka qenė, sepes jetonte nė mal e jo nė pallatin mbretėror. Para lindjes sė Paridit e ėma e tij ka ėndrruar se do ta lindė njė vravashkė tė ndezur, e cila do ta ndezė Trojėn.

Magjistari ėndrrėn e ka shpjeguar nė mėnyrė qė djali qė do tė lindė do tė jetė shkaktar i shkatėrrimit tė Trojės. Pėr kėtė arsye mbreti i Trojės urdhėroi qė fėmija menjėherė pas lindjes tė dėrgohet nė malin Ida dhe atje tė vendoset nė kaēubėn e pyllit. Fėmijėn e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau dhe e rriti si fėmijė tė vetin. Pėr prejardhjen mbretėrore tė Paridit ka ditur vetėm Zeusi.

Kur Paridi e pa Hermesin, lajmėtarin e Zeusit, deshti tė ikė, por i ra ndėrmend se Hermesi do ta zė gjithsesi dhe kėshtu e dėgjoi urdhėrin e tij. Paridi e mori mollėn dhe filloi t'i shikojė hyjneshat. Tė triat i dukeshin njesoj tė bukura. Mendoi gjatė dhe vendosi mu atėherė kur hyjneshat ndikuan nė tė nė mėnyrė qė ligjet dhe gjyqet njerėzore nė esencė nuk lejojnė. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tėrė Azinė, hyjnesha e luftės Athena, famėn luftarake, ndėrsa hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė Afrodita gruan mė tė bukur nė botė. Dhe Paridi mollėn ia dha Afroditės.

Pėr Helenėn atėbotė as qė kishte ndėgjuar, por Afrodita bėri qė Paridi sa mė shpejtė ta njohė. Rrugėve tė fatit Paridi sė shpejti arriti nė Trojė, ku e njohu motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshė e famshme. Mbreti Priam, i cili ka vuajtur gjatė pėr shkak tė braktisjes sė tė birit tė vet, kėshtu qė e pranoi me gėzim tė madh dhe e fut nė pallatin mbretėror. Kėtu Afrodita e porosit Paridin qė ta ndėrtojė anijen dhe tė lundrojė pėr nė Spartė, vend i njohur pėr nga bukuria e grave tė tyre. Paridi e ndėgjoi pėrkundėr pikėllimit tė madh tė Herės dhe Athenės tė cilat pėr shkak tė shkeljes sė sedrės, si atij, ashtu edhe Trojės i kanė dėshiruar ēdo gjė mė tė keqe.

Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenė, i cili e ka pėrcjellė ashtu siē u ka hije mysafirėve nga Troja e famshme. Pėr nderė tė tyre ua pėrgaditi gostinė dhe i njohtoi me gruan e vet. Po se Paridi u gjet fytyrė pėr fytyrė me gruan mė tė bukur prej tė gjitha grave vdekatare, nė shikim tė parė u dashurua nė tė. Edhe ai i pėlqeu asaj. Ditėn e dytė Menelau kėrkoi ndjesė prej mysafirėve tė vet, sepse, pėr shkak tė nje pune tė ngutshme, ka qenė i detyruar tė udhėtojė pėr nė Kretė.

U dėshiroi qėndrim tė kėndshėm, ndėrsa Helenės i urdhėroi qė t'ua plotėsojė tė gjithė dėshirat. Arsyeja pse Helena fjalėt e burrit ia ka shpjeguar vetes mjaft gjėrė, para sė gjithash fajin e kishte Afrodita. Ka nxitur te Helena aso dashurie, sa qė ka harruar burrin vet, tė bijėn dhe atdheun dhe fshehtas lundroi me tė nė Trojė.

Prandaj Helena me Paridin shkoi vullnetarisht. Ndėrkaq, versioni i dytė pohon se Paridi e ka detyruar, madje edhe me dhunė e ka marrė. Nuk dihet a kanė lundruar drejt pėr nė Trojė. Siē duket, sė pari kanė shkuar nė udhėtim dasmor nė Egjipt, pastaj njė kohė kanė kaluar nė Sidon, dhe nė Trojė arritėn pas disa vjetėsh. Sidoqoftė, kėshtu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe me tė edhe thesari mbretėror.

Kuptohet se Menelau nuk ka mundur tė kalojė mbi gjithė kėtė dhe tė qėndrojė sikur nuk ka ndodhur asgjė. Shkoi nė Mikenė te vėllau i vet, Agamemnoni dhe e luti pėr ndihmė. Agamemnoni e kėshilloi qė me mbretin e Itakės, Odiseu, tė shkojė nė Trojė dhe ta lutė mbretin e Trojės Priamin, qė t'ia kthejė Helenėn. Poqese Priami nuk e sheh tė arsyeshme ta korrigjojė veprėn e Paridit t'i kėrcnohet me luftė. Priami e refuzoi lutjen Menelaut dhe Agamenoni kaloi prej kėrcėnimit nė vepėr.

I luti pėr ndihmė tė gjithė mbretėrit e akeasve tė cilėt dikur i kishin premtuar Menelauit se si burrit tė Helenes, nė ēdo gjė do t'i ndihmojnė. Kėtė ndihmė ia premtuan edhe tė gjithė sundimtarėt e tjerė akeas. Tė gjithė, iu kanė pėrgjegjur, ose vetė ose i dėrguan djemėt e tyre, dhe secil e ka sjellė ushtrinė e vet sipas mundėsive tė veta. Mė nė fund nėn udhėheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njėqind mijė akeasve kundėr Trojės.

Kėshtu pra, pėr shkak tė Helenės dhe Paridit, shpėrtheu lufta e gjatė dhe e pėrgjakur trojane, e cila pėrfunodi me shkatėrrimin e Trojės dhe vrasjen e trimave mė tė mirė akeas. Helena u pendua sė shpejti pėr veprėn e vet, tė vjetėr dhe atij tė ri u ka sjellė aq shumė vuajtje. Mbreti Priam, nė tė vėrtetė, kurrė nuk e ka ēortuar, mirėpo ajo ka ditur se e tėrė Troja e ka urrejtur si shkaktare tė luftės dhe secila grua qė nė luftė e ka humbur burrin ose djalin ia ka bėrė kėtė me dije me shikim tė vetin.

Mbi tė gjitha, shpjet u erdhi nė vete nga dashuria e Paridit. Siē u tregua, ai edhe nuk ka qenė burrė ideal. Vėrtet, ka qenė i bukur dhe kujdesej pėr pamjen e vet. Mirėpo, nė asgjė tjetėr nuk ka mundur tė krahasohet me burrin e saj tė parė. Gjatė luftės ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftofėn dhe, mė nė fund, shndėrruan nė urretje. Nė luftė shpesh tregohej si frikacak dhe mashkulli i cili nuk sjellej siē i ka hije burrit te gruaja e humb ēdo dinjitet.

Paridi nė luftė ka korrur edhe disa suksese, por asnjė me trimėrinė e vet. Madje, e ka vrarė edhe Alkilin, kreshnikun mė tė madh akeas, mirėpo, jo nė betejė te drejtpėrdrejtė, por me shigjetėn trathtare nga prita, tė cilėn e ka drejtuar zoti Apollon. Edhe vetė vdekja nė mėnyrė tė ngjashme. Deri sa shetiste nėper mure e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjitarit akeas dhe ia shkaktoi plagėn e pashėrueshme.

I ēmendur prej dhėmbjeve Paridi iku prej Troje dhe shkoi nė malin Ida, ku vdiq i braktisur prej tė gjithėve. Shokėt e tij tė mėparshėm e gjetėn aty tė futur nė kaēub dhe ia pėrgatitėn varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivės sė tij. Nė ndėrkohe ngushllohej te vėllau i tij, Deifobi i ri. Nuk u dėfrye gjatė me tė. Me rastin e pushtimit tė Trojės e vrau mbreti Menelau nė odėn e saj.

Takimi i sėrishėm i Helenės me Menelaun pėr tė kaloi qė ėshtė pėr t'u befasuar, mirė. Nė tė vertetė, Menelau kurrė nuk ka besuar se ka shkuar vullnetarisht me Paridin dhe ka qenė i bindur, se me shkatėrrimin e Trojės vetėm e ka ēliruar prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e perkrahte nė kėtė bindje dhe ia ka shprehur gėzimin e pakufijshėm, qė mė nė fund, e ka ēliruar. Me triumf tė madh hyri nė anijen e tij dhe udhėtoi pėr nė Spartė.

Pas shtatė viteve bredhjesh Helena e pa vendlindjen e vet. Menjeherė pas ujėdhesės Lezbos shtėrngata i shpartallon anijet e Menelaut te kepi i Suniut. Menelau e humb timonierin e vet, ndėrsa para kepit Mele sėrish e kap shtėrngata dhe anijen e tij e ēon deri te buzėderdhja e Nilit. Kėshtu Helena pėrsėri u gjet nė Egjipt, tė cilin e ka njohur gjatė udhėtimit me Paridin. Vite tė tėra ka bredhur me Menelaun pėrgjatė brigjeve tė Nilit, nėpėr Libi, Feniki dhe vende tė tjera. Arriti nė Sidon.

Mė nė fund, sėrish kthehet nė Egjipt, ku Menelau e shpagoi lundrimin e tij fatlum pėr nė atdhe me flijimin e begatshėm. Para largimit mbretėresha egjiptiane Polidamna ia dha Helenės barin e rnrekullueshėm tė pėrgaditur prej hirit tė bimėve magjike. Kush e pi me verė ai i harron tė gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenė njė gote e vogėl dhe Helena harroi dy burrat e mėparshėm nė Trojė, ndėrsa Menelau mundimet qė pėr shkak tė saj i ka vuajtur.

Nė Spartė Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin pėrsėri tė lidhur me dashurinė fatlume madje jo vetėm deri nė vdekje, por dhe pas saj, sepse zotėrat tė dy i kanė sjellė nė Elize, ku i kalojnė ditėt nė lumturi tė amshueshme.

Helena ėshtė njėra prej shembėlltyrave mė interesante tė miteve greke dhe deri mė sot jeton nė vetėdijen e njerėzimit si simbol i gruas sė bukur dhe avanturiste. Gjatė dy mijė e pesėqind vjeteve tė shkuara ka kaluar nėpėr ndryshime tė shumta. Homeri e pėrshkruan si grua tėrėsisht simpatike. Euripidi nė tragjedinė Trojanet (e viti 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i ėshė shmangur dėnimit edhe pse ka qenė shkas i shkatėrrimit tė Trojės, ndėrsa gratė e tjera trojane pėr shkak tė saj kanė pėrjetuar vuajtje tė shumta.

Nė tragjedinė Helena (e vitit 412 para e.s.) Pėrkundėr kėsaj, mendon se Hlelena kurrsesi nuk ka qenė nė Trojė, por pas ikjes prej Spartes ka mbetur nė Egjipt, ku ka jetuar me ndere deri nė kohėn e ardhjes sė Menelaut. Sofokliu e paraqet nė dramen Dasma e Helenės, si grua besnike dhe tė dashuruar. Kėshtu flasin autorėt antikė, sepse kjo dramė nuk ėshtė ruajtur. Filozofi Gorgia nė Fjalimin mbi Helenėn nga fillimi i shek. IV para es. e mbron tezėn se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerėsim negativ. Poeti Simonid, gjaja nė njė kėngė e dėnon, ndėrsa nė tjetrėn e lavdėron. Lidhur me kėtė asgjė nuk do tė ishte e jashtėzakonshme, por pas kėngės se parė poeti verbohet, dhe pas tė dytės sėrish sheh. Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirėkuptim (nė Heroidet) sa ka pasur Vergjili fjalė ndėshkimi. Edhe mė kontradiktorė ėshtė kuptimi pėr tė nė veprat e shkrimtarėve, poetėve dlhe muzikantėve modernė.

Pasi qė gruaja e bukur, e cila pėrveē bukurisė e ka edhe atė qė rėndom quhet e kaluara pėrherė i ka tėrhequr artistėt, Helena hyn nė radhėn e figurave tė femrave antike, e cila mė sė shumti ėshtė trajtuar nga asrpekti artistik. Nga antika janė ruajtur gati njėqind e njėzet vaza me pamjen e saj.

Kėto janė: Tezeu dhe Helena pesė vaza (njėra prej tyre ėshtė me siguri nga mesi i shek para e.s., dhe gjendet nė Muzeun Popullor nė Sofje), Menelau dhe Helena mė se njėzet (njėra nga mesi i shek. VII para e.s. dhe sot gjendet nė Muzeun e Iraklionit - Kretė), Rrėmbimi i Helenės mė se tridhjetė (mė e njohura e Maikronit ėshtė me siguri e vitit 480 para e.s. dhe gjendet nė Muzeun e Arteve tė Bukura nė Boston), Menelau e ndjek Helenėn mė se gjashtėdhjetė etj. Paridi dhe Helena, ndėrkaq, janė ruajtur vetėm nė njė (nė vazėn nga fillhni i shek. VII para e.s., dhe sot gjendet nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork). Prej veprave skulpturale antike veēmas ėshtė i njohur basrelievi Rrėmbimi i Helenės i shek III - II para e.s., dhe gjendet nė Muzeun e Lateranit nė Romė.

Prej pikturave tė kohės sė re vlen tė pėrmendet Rrėmbimi i Helenės, me siguri vepėr e njė nxėnėsi tė Fra Angelico (Fra Angjelikut) ndoshta e Benozzo Gazzoliut (Benoxo Gaxohu), sepse kjo ėshtė vepėr e parė me tematikė antike prej mbarimit tė botės antike (me siguri mesi i shek. XV dhe gjendet ne Galerinė Kombėtare nė Londėr). Prej pikturave tė mėvonshme po e pėrmendim vetėm Paridin dhe Helenėn e Jacques Louis (Zhak Lui) Davidit (e vitit 1788 dhe sot gjendet nė Luver tė Parisit).

Nė vitin 1966 Rrėmbimin e Helenės publiku ka mundur ta shohė nė goblenin e madh nga seria me pamjet nga lufta e Trojės, i punuar nė mesin e shek. XVII, qė, sipas modelit evropian, e kanė endur vektarėt kinezė nė Macau, koloni portugeze (sot gjendet nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork), Fati i Helenės ka qenė, kuptohet, temė e shpeshtė edhe nė vepra tė muzikės serioze dhe tė lehtė.

Si „grua frivole dhe aventuriste ēfarė ka kudo" e ka paraqitur nė operetė Helena e bukur e Jacques Offenbachut (Zhak Ofenbahut), si ,grua bujare dhe krenare e cila, mė nė fund, iu nėnshtrua epshit tė nxitur me dinakrinė e djaloshit tė dashuruar e ka paraqitur Christoph Willibaild Glucku (Kristof Villibald Gluku) nė vitin 1770 nė operen Paridi dhe Helena. Ėshtė e qartė se shumica nuk ka shkuar pas fjalėve tė Herodotit: „Burrat me mendje tė shėndoshė kurrė nuk mėrziten pėr gratė e rrėmbyera. Sikur ato mos tė kishin dashur, nuk do tė rrėmbeheshin".

Nė fund edhe njė shėnim: nė qoftė se sot nuk dyshojnė se lufta e Trojės vėrtet ėshtė ngjarje historike (me siguri kah mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenėn mund ta lėmė anash nga kėrkimet e shkaqeve tė saj reale. Pėr shkak tė njė gruaje, madje edhe aq tė bukur sikur se e pėrshkruan Homeri, nuk do tė nisen nė lundrim dhe nė luftė mė se njėqind anije me njėqind mijė ushtarė nė kuverta. Duket se lufta e Trojės, ndonėse jashtėzakonisht madhėshtore ka qenė thjeshtė ekspeditė kusarėsh e grekėve evropianė kundėr bashkėfishorėve tė vet tė Azisė sė Vogėl dhe se ka qenė e motivuar me dėshirėn qė ta marrin pasurinė legjendare tė „qytetit tė mbretit Priam".

Se ky qytet vėrtet ka qenė i pasur, kanė dėshmaur gėrmimet e Kajnrih Shlimanit nė vitin 1871-1878, i cili nė gėrmadhat e Trojės e ka zbuluar pasurinė, vlera e sė cilės i tejkalon tė gjitha masat ekzistuese.Vetėm "diademi i Helenės nga Argu" pėrbėhet prej 16.533 copėzash qė jane tė karakterit tė argjendarisė mė tė pastėr dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i pėrngjet asgjė qė deri mė atėherė ka qenė e njohur nga bota antike.

Shlimani nė Trojė ka gjetur gjithėsej dhjetė grumbuj tė objekteve prej arit. Pjesa mė e madhe e tyre, pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Berlin.
avatar
ines

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena

Mesazh  Jetmira prej 23.07.13 12:26

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojes, ishte ai qe refuzoi t’u jepte
shperblimin per punen e bere ndertuesve te Ilionit me kryemjeshter
Aeakun, te atin e Peleut dhe Telamonit, dhe per me teper i kercenoi ata
se do t’ju priste veshet nese e merzisnin prape me kerkesen e tyre. Kjo
grimce nga legjenda e Ilionit, sa loje e nje mbreti prepotent, fsheh
brenda saj edhe zanafillen e nje kercenimi te mundshem te Trojes, nje
mbreteri qe aso kohe ishte shume e fuqishme dhe qe mbrohej nga nje
sistem fortifikues teper i sofistikuar .
Shqetesimi dhe frika nga ndonje agresion i mundshem teukro-dardan ishte
nje arsye e mjaftueshme qe 100 mbreter dhe princer nga gjithe
gadishulli i Hemit, te mblidheshin nen drejtimin e Agamemnonit te
Mikenes, per te ndeshkuar mburravecet trojane. Ndeshkuesit e ketij
rreziku u vetequajten Akej, qe pak a shume do te thote besetare te se
drejtes se mohuar dhe te sproves burrerore hakmarrese. S’do mend qe
prijesit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte nje rrezik i afert per
secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi te merrte pjese ne
ekspediten me te tmerrshme ndeshkuese te kohes, qe coi ne shkaterrimin
e saj. Te gjithe besetaret e Aulides, njeqind mije fryme dhe njemije e
njeqind e tetedhjete anije, te udhehequr nga me shume se njeqind
mbreter pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Ne ngjarjen epokale te
luftes se Trojes protagoniste ishin luftetaret akeas nga njera ane dhe
ata teukro-dardane bashke me qytetaret e Ilionit nga ana tjeter, ndersa
si deshmitare te gjitha hyjnite e Olimpit. Dhe padyshim qe nuk mungonte
asnje nga burrat e lashtesise te shquar per trimeri, te cilet ne kete
lufte do te provonin fuqine e rinise, mencurine dhe bujarine e me te
vjeterve, tmerret e luftes, dhembjen e humbjes, dredhine pellazge per
ta shkrumbuar Trojen nga themelet, lavdine e fitores se akeasve dhe
perjetesimin e kesaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimerore qe e ktheu
ne epos perplasjen e akeasve me Trojen dhe qe e kurorezuan Homerin ne
perjetesine e universit letrar. Per te fituar besimin e te gjithe
akeasve, Agamemnoni, sipas keshillave te orakullit te Delfit flijoi te
bijen, Efigjenine, qe kjo fushate te shkonte mbare, por Ilioni, per
akeasit kishte qene dhe vazhdonte te mbetej nje enigme madheshtie dhe
force.
Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont perbente
nje rrezik real, qe nuk u kalua aq lehte, as nga brezi pasardhes i
kryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndeshkonte arrogancen e Trojes te
pasardhesit e Laomedontit, me sakte tek i biri i tij Priami. Rreziku i
vertete i Trojes vinte para se gjithash nga trimeria teukre me ne krye
Hektor zemadhin. Teukrit ishin trima te cartur, dhe nese nje dite do te
mesynin drejt perendimit, mund t’ju prisnin akeasve jo vetem veshet,
por edhe kokat. Per trimeri mund te krahasoheshin me Hektorin vetem
Akili dhe Ajaksi, te dy nipa te Aeakut. Ne keto kushte urtia akease e
kishte kuptuar se pa nje plan te miremenduar, Troja do te vazhdonte te
mbetej per ta nje yll rrezellues sa ndjelles aq dhe i frikshem. Akeasve
nuk u mungonte as rinia, as trimeria, as shpirti i aventures, por keto
nuk mjaftonin per nje ndermarrje kaq marramendese, ku duheshin
llogaritur mire sakrificat e jeteve njerezore.
Pra ishte vendosur te shkaterrohej Troja, simboli i fuqise, pasurise,
mireqenies, e cila per akeasit ishte nje rrezik i vertete, mirepo
zberthimi i misterit trojan, per cdo mendje te thjeshte te asaj epoke,
qe i pamundur, ndaj dukej si nje aventure vrasese per kedo qe do te
perpiqej ta arrinte. Kjo beri qe akeasit te mos vleresonin si faktore
te luftes te armiku vetem forcen fizike dhe ate numerike, por t’i
jepnin perparesi rrahjes dhe mbrujtjes se mendimit ne kuvendin e tyre.
Ata kuptuan se diferenca ne kete perplasje do te kishte te bente
kryesisht me forcen e te menduarit dhe te gjykuarit. Ne rrafshin kohor
akeasit mendonin ne menyre komplekse tre dimensionale dhe i benin
vleresimet kolegjialisht ne kuvendin e burrave, qe ishte institucioni
me i rendesishem i zhvillimit te mendjes dhe i te menduarit abstrakt, i
cili drejtohej nga inteligjenca dhe keshilli i te urteve, ku benin
pjese Nestori, Odisea e te tjere. Kuvendi akeas vertet e respektonte
hierarkine e postit, por nuk perjashtonte pjesemarrjen ne te te asnje
luftetari e per me teper te mendimit te tij, si ne rastin e Tersidit, i
cili pasi morri mbeshtetjen e Akilit shprehu hapur ne kete kuvend
mendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga ku
kalohej ne vendimmarrje te njezeshme e te pakundershtueshme. Nga kjo
pikepamje, akeasit kishin perparesi ndaj trojaneve, te te cilet
vendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut i
trashegueshem nga mbreti te pinjolli i tij me i forte. Pra akeasit
kishin mberritur ne nje stad me te larte te zhvillimit shoqeror se
trojanet dhe trikohesia ne te menduarit e tyre bashke me fjalen e
kuvendit ishin armet e tyre me te efektshme,
Prej kohesh akeasit ishin perpjekur te depertonin menderisht ne
keshtjellen e Ilionit, por ky qytet u fanitej si nje mit, ndaj ata duke
i dhene rendesi rrahjes se mendimit, i hapen udhe emancipimit te tyre.
Ketu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe te
forma e besimit zeusian, qe ata e kishin shpirtezuar. Madje rolin e
femres jo vetem ne jeten familjare, por edhe shoqerore, ata kishin
filluar ta pervetesonin si vlere emancipuese. Kjo eshte e kuptueshme po
te veme re organizimin e hierarkise ne Olimp, ku jo rastesisht ka
baraspeshe ne raportin e hyjnive me hyjneshat. Te dyja linjat, si
mashkullorja dhe femerorja gezonin adhurim te vecante nder akeasit, ne
besimin e te cileve nje vend te vecante zinte hyjnesha Hera, qe ishte
mbrojtesja e jetes familjare, e bashkeshortesise dhe hyjnesha, te cilen ciftet e besonin si mbrojtesen e fatit te tyre.
Ne shoqerine akease dallohen qarte kater tipe femrash: Penelopa, femra
ideale per ruajtjen e shtratit bashkeshortor; Klitemnestra, femra
tipike e tradhtise dhe e krimit bashkeshortor; Circea, Briseida dhe
Kriseida, bukuroshet e flirteve dashurore qe i tundojne dhunshem te
dashurit e tyre, kujtojme Akilin per Briseiden dhe Odisene per Circean;
dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojme se per motivin madhor
te mbrojtjes se qenies akease, duhet te kete pranuar marrjen persiper
te misionit per zbulimin e misterit trojan, duke vene ne sherbim te
ketij qellimi hiret dhe bukurine e saj.
Helena, protagonistja kryesore e luftes 10-vjecare midis akeasve dhe
Trojes, edhe pse na shfaqet perhere e mbeshtjelle me nje tis misteri,
nuk eshte pergojuar nga asnje mendje e zgjuar per veprimet e saj. Sot,
pas afro me shume se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetem permes
pershkrimit te saj fizik dhene nga Homeri, por edhe permes gjendjes se
saj shpirterore dhene nga studiuesit, qe jane marre me te e qe kane
analizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vleresimet e saj. Por nga ana
tjeter, ajo ndoshta eshte e vetmja figure femerore artistike, qe eshte
dashur te misherohet te figura te tjera reale te shfaqura apo te
heshtura te historive konspirative, qe lidhen me ngjarje te tjera
epokale,
padyshim duke ruajtur vetem thelbin e saj. Manteli i Helenes eshte
ngjallur dhe veshur nga mjaft femra te zgjuara qe kane sherbyer
ne misionet e mistershme te sherbimit inteligjent te te gjitha koherave
duke neutralizuar e deri shkaterruar madheshtine e shume burrave te
shquar e te lavdishem.
Madheshtia e nje qyteti qendron te shpirti i qytetareve te tij dhe te
arkitektura e tij mbrojtese. E tille ishte Troja, e cila kishte
terhequr vemendjen jo vetem te akeasve, por edhe te hyjnive te Olimpit,
te cilat do t’i frymezonin ata per ta sfiduar Ilionin. Urtia akease
duhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa perparesi: ishte nje
keshtjelle e fuqishme mbrojtese, banoret e tij dalloheshin per shpirtin
e paepur luftarak dhe kishin aleate te shumte, ndaj largpamesia e tyre
e drejtuar nga Odisea eshte befasuese, kur e fillon perplasjen me
trojanet paraprakisht duke u ngritur atyre nje gracke shpirterore. Ne
rrefimet e Homerit, protagonisti i shkaterrimit te Trojes, Odise
itakasi, eshte i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku si
udhetar i larget, nje model i plotesise se nje burri udheprijes, keshtu
qe, nje sy vezhgues me lehtesi e kupton se ky ideator mendjemprehte i
bie te jete themeluesi i armes me te sofistikuar, asaj te sherbimit
inteligjent, qe edhe pse fillimisht lindi per qellime mbrojtese, nen
drejtimin ekspansionist u shnderrua ne vrases dhe shkaterrues. Virgjili
kete arme e quante “Dredhia Pellazge”, ”Dredhia e Odisese” apo “Dredhia
Mirmidonase”.
Dihet se ne kohe paqeje, burrat, trimerine e tyre e harxhonin me se
shumti pas bukurise femerore, gjuetise, ngrenie-pirjeve gazmore dhe
tregtise. Bukuria femerore ua ngaste mendimin te gjitheve kur degjonin
te flitej per te, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndersa ca te
tjere duke u trallisur si te marre pas saj. Mirepo bukuria qe do te
mbahej mend ne jete te jeteve, ishte ajo e bukuroshes se Spartes,
Helenes marramendese, e perzgjedhur si me e bukura nder vdekataret ngavete hyjnesha Afrodite, pa misteret e se ciles, shpirtrave njerezore do
t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishem, qe
shenjojne tere historine njerezore. Helena, e bija e Tindarit, mbretit
te Spartes, ishte vertet aq e bukur, sa edhe vete Odisea qe marre
mendsh pas saj, por jo si gjithe te tjeret, pasi qellimi i tij i
vertete ishte ta dergonte Helenen si te besuaren e tij ne Troje.
Sipas legjendes, Menelau nuk ishte metonjesi i vetem per shtratin e
Helenes, pasi ne pallatin e Tindarit, u mblodh e tere paria akease. Por
a thua te ishte dalldia pas kesaj femre, shkaku i luftes se Trojes? Po
sipas legjendes deshirat e ketyre trimave do te qene kthyer ne tragjedi
sikur Nestori te mos e kishte keshilluar Tindarin qe zgjedhjen ta bente
vete Helena, e cila zgjodhi per burre me te druajturin prej tyre,
Menelaun, ndersa te tjeret i njohu si vellame. Cdokush sot do ta
komentonte dasmen e tyre si nje rit, ku akeasit me teper improvizuan
nje spektakel “metonjesish” per te nxitur kureshtjen dhe imagjinaten e
kujtdo qe e degjonte, cka as me pak e as me shume ishte si nje lloj
“Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetem Helena.
Po pse u mblodhen gjithe mbreterit e rinj akeas ne Sparte, kur dihej se
ishte fjala vetem per nje bukuri? Pse ata u rane aq fort tamtameve kur
vetem njeri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte ate bukuri
hyjnore? Te gjitha hamendjet te cojne ne gjasen se mbreterit dhe
princat e rinj akeas kishin rene ne nje mendje te kurdisnin nje dredhi.
Se kush e pati fatin te binte pre e kesaj dredhie, ne sot e dime te
gjithe. Eshte e thjeshte per t’u kuptuar se akeasit ne ate martese
kishin ardhur jo vetem si dasmoret, por edhe si ahengxhinjte e dasmes
tragjike te shpirtit trojan. Prej kohesh ata e kishin vleresuar
shpirtin trojan si me te frikshmin, ndaj u mblodhen dhe vendosen te
“ofronin” nje dhurate aq te rralle, qe cdo burre do ta kishte zili,
Helenen e Spartes, se ciles pervec ditirambeve, iu thur edhe nje
legjende. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqe nuk e kishin ftuar ne
nje martese hyjnish, vjen ne kete dasme dhe nga meria hedh nje molle te
arte, ne te cilen qene gdhendur fjalet “me te bukures”. Kaq ishte
dashur qe te niste sherri midis Afrodites, Heres dhe Atenes. Hyjneshat,
per te zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit te
Trojes, dhe Afrodita, per te siguruar mbeshtetjen e tij, i premtoi si
shkembim se do t’i jepte gruan me te bukur ne bote. Me kete premtim
Afrodita u be shkak per fillimin e nje prej ngjarjeve me epike te
lashtesise.
Troja, sipas Homerit ndoshta do te kishte pasur nje fat tjeter po te
mos ekzistonin hiret e hyjneshes Afrodite, prej bukurise se te ciles,
Paridi i Trojes, me i vogli djale i Priamit, u verbua kur iu desh te
zgjidhte me te bukuren nder tre hyjneshat. Per syte e nje djaloshi, por
jo vetem te tij, ne kete bote nuk kishte gje me te bukur se Afrodita,
prandaj krejt pafajesisht, Paridi nuk do te nguronte t’ia jepte mollen
asaj. Qe nga ai cast, molla e me te bukures u kthye ne “mollen e
sherrit”, ngaqe ai mori prej Afrodites premtimin se do ta gezonte me
Helenen e Spartes, gruan me te bukur te gadishullit te Hemit.
Para-mithija ne kete rast, nuk eshte thjesht nje perralle, por nje
motiv per ta terhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar te
tij qe nuk do te binte. Nuk qe e befte ardhja e Paridit te Trojes ne
Sparte. Legjenda thote se Paridi ia kishte ndiere zerin kesaj bukurie
edhe atje larg ne pyjet e Dardanise, kur ishte pjekur me tre hyjneshat:
Heren, Atenen dhe Afroditen.



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Sun Mar 01, 2009 12:05 pm
Kostas Varnalis na thote me gojen e Menelaut: Nuk do t’ju veme vetem
nderin ne vend, por edhe do t’ju ngopim me pasuri, me ara dhe me
livadhe pa cak, me ranishte gjithe ar; me shpella me gure te cmuar,
kope lopesh te panumerta, me kuaj dhen dhe dh... Edhe me gra te bukura e
te kolme. Do te kaloni tere diten me banje, sherbete dhe gjelle te
zgjedhura. Ato cmenden per te huajt! I ndukin nga menga dhe i cojne
vete ne shtepi. Te gjitha keto do te behen tonat dhe, per me teper,
edhe ato pesedhjete pallatet e Priamit, qe jane me te pasura se edhe
vete Olimpi! Sekush nga ju do te behet nje mbret me pallatin dhe
haremin e vet. Dhe kush do te qendroje atje pergjithmone, paste uraten
tone! Ai qe do te kthehet ne Atdhe, do te kete cdo mundesi per te blere
nje mbreteri te tere. Dhe te gjithe ju do te beheni pasardhes
mbreterish dhe perendite do te jene pasardhesit tuaj! Keshtu do te
shpetojme kulturen nga rreziku, por edhe veten tone. Por, po s’i
ndeshkuam, atehere gjer edhe mullixhinjte do te na sulen te na
rrembejne grate!... Trojanet edhe sikur te mos na kishin turperuar,
prape nuk duhet te ekzistojne .
Parajsa Ilion duhej te pushtohej patjeter e gjithsekush prej tyre te
bente realitet endrren e tij. Troja qe koka e perbindeshit aziatik qe
shume here me pas do ta tentonte nusen e ujerave te planetit(Hemin).
Si ndertim Ili-oni, qe edhe nga vete emri do te thote “Dielli i
Gjithesise”, ishte vertet arritja me e madhe arkitektonike e kohes dhe
mbahej si i papushtueshem, cka do ta nxiste pellazgun e mencur Odise te
vriste mendjen per dredhine e duhur. Sic thame me lart, pas shume
dilemave, ai duhet ta kete ndare mendjen t’i ofronte si “dhurate” kėtij
“Dielli te Gjithesise” nje bukuri si Helena, qe vete hyjnesha Afrodite
e kishte aq fort per zemer, e cila me deshire pranoi te mbiquhej Helena
e Trojes, nje cilesor ky, qe jo vetem e largon ate shume nga Sparta,
por e mbulon edhe me mister. Nisur nga keto, i bie te besojme se:
Helena nuk vendosi te arratisej nga marrezia e dashurise per Paridin
dhe se bashke me “dhuraten” e dyte, kalin e drunjte, perbejne dyshen
vrasese dhe shkaterruese te sherbimit inteligjent akeas, te cilesuar si
“Dredhia e Odisese”. Nuk eshte e nevojshme ta risjellim ketu linjen e
kalit te drunjte, i cili gjoja u ndertua nga akeasit si dhurate
kushtuar Pallada Atenes dhe u be aq gjigant qe trojanet te mos kishin
mundesi ta fusnin brenda ne qytet permes portes Skee, duke i
paralajmeruar indirekt qe nese, nisur nga deshira per ta bere kete
dhurate te tyren, ata do ta demtonin kalin kushtuar hyjneshes, ne nje
menyre apo ne nje tjeter do ta pesonin prej furise se saj dhe
katastrofa e tyre do t’ishte e sigurt.
Deri me sot te gjithe kane menduar se lufta shpertheu ngaqe Paridi
kishte cenuar besen dhe mikpritjen akease si edhe sedren e burrave
akeas, qe nuk munden t’ia fitonin zemren Helenes, cka u be sebepi qe
nxiti krijimin e “Beselidhjes Akease”, e cila nuk shihte shpage tjeter
vec luftes kunder Trojes. Por asnje nuk mund ta marre si shume bindes
kete argument, sapo sjell ndermend dredhite e panumerta te pellazgeve
dhe dinakerine e Odisese. Veshtire se ndokush nuk do ta besonte mekatin
e Helenes, e aq me teper mitin e molles se arte qe paracaktoi fatin e
Trojes. Mirepo dilema qe na mundon eshte: kemi te bejme me nje loje
dashurie, si rezultat i premtimit qe Afrodita hyjnore i beri Paridit,
apo me nje vendim te hyjnive per te ndeshkuar sfiden e Trojes ndaj vete
Olimpit, qe e pare ne planin njerezor mund te perkthehet si nje pranim
me deshire i Helenes per t’u bere pjese e nje misioni teper sekret
pellazgo-hyjnor, natyrisht me qellim ndeshkimin e sfides trojane. Fundi
i Trojes na ben te besojme se Helena ka mbartur brenda vetes jo vetem
kete ndeshkim, por edhe misterin e tij te madh.
Nje nder enigmat qe jemi perpjekur te sqarojme ne kete shkrim, eshte si
arriti Helena dhe Paridi te largoheshin aq lehte dhe pse aq papritur?


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Sun Mar 01, 2009 12:40 pm
Thua ajo e beri kete e
shtyre nga dashuria apo thjesht nuk priste koha per detyren qe i kishin
ngarkuar? Kur Paridi mberriti si mysafir ne Sparte, Helena ishte nena e
Hermiones, ndaj dhe mundesia qe ajo te goditej nga shigjetat e Erosit,
sic pretendon Gorgia ne Lavd Helenes, ishte shume e vogel. Por me pak i
besueshem eshte edhe fakti tjeter, qe ne pallatin mbreteror te Spartes
te kishte roje kaq teveqele dhe te pabesa ndaj mbretit Menela. Mirepo
ka edhe dicka qe na ben te bindemi se largimi i saj i papritur, ose
nxitimi i saj drejt Trojes, nuk kishte te bente me shpirtin, por vetem
me mendjen. Helena jo vetem duhet te jete instruktuar gjeresisht per
ate qe do te bente, por ka qene dhe e vetedijshme se e fshehur nen
petkun e nje tradhtie bashkeshortore, askujt prej trojaneve nuk do t’i
shkonte ndermend qe kjo bukuri mund te shkrumbonte diellin e tyre,
Ilionin. Mire fshehja e misionit tė saj fale hireve femėrore, do te
bente te mekej cdo mendje teukre. Homeri nuk harron te na tregoje se
gjate luftes 10-vjecare, Helena eshte takuar me se njehere me Odisene
dhe Diomedin, te cilet kishin hyre ne Troje te maskuar si tregtare,
zanat qe Odisea e ushtronte shpesh gjate misioneve te tij zbuluese, qe
sot quhen misione te sherbimeve inteligjente. Labirintin arkitektonik
te portes Skee, qe ishte nje hyrje mbrojtese e pakalueshme per forcat
akease, Odisea duhet ta kete pare me syte e tij vetem fale ndihmes se
Helenes dhe pikerisht ne kete kohe atij duhet t’i kete lindur edhe
ideja e kalit te drunjte. Por pervec dhenies se informatave, thelbi i
misionit te saj duhet te kete qene zhberja e shpirtit trojan, duke i
dhene Diomedit te dhena lidhur me te fshehtat e besimit te tyre. Madje
duke qene se Helena jetoi ne Troje rreth 10 vjet, eshte e arsyeshme te
besojme se ajo do t’ia kete shtene atij ndermend grabitjen e statujes
se Pallades ne tempullin e hyjneshes Atena, mbrojteses se Trojes, qe do
te sillte te trojanet ndjenjen e fatalitetit dhe renien e shpirtit te
tyre luftarak. E kush mund ta kryente kete mision me mire se nje e
besuar si Helena, me hire femerore aq te lavderuara.
Por le te kthehemi te statuja e Pallades ne tempullin e hyjneshes
Atena, e cila si per gjithe qytetet e lashtesise, ishte edhe mbrojtesja
e Trojes. Rrembimi nga Diomedi i Pallades se Atenes trojane do t’i
jepte menjehere frytet e veta. ”Vjedhja” e saj mbolli te trojanet
pasigurine dhe ua bjeri atyre shpirtin luftarak. Fakti qe Troja
perfundoi ne flake e verteton me se miri ndikimin qe kishte te njerezit
e lashte besimi te hyjnite dhe ne vecanti besimi tek Atena. Ndjenja e
fatalitetit duhet ta kete pushtuar teresisht jeten e Trojes dhe ndoshta
shume trojane te perpunuar nga Helena e shiten shpirtin duke pranuar te
bashkepunonin me Odisene dhe Diomedin ne vjedhjen e Pallades per ndonje
perfitim teper te majme. Pas kesaj vjedhjeje shoqeria trojane nisi te
humbte unitetin e saj shpirteror. Fjalet e verteta te orakullit
Laokoont apo parashikimin e Kasandres per fatin tragjik qe e priste
Trojen nuk i besonte me njeri. Hyjnesha Atene nuk ishte me mbrojtesja e
kuvendit dhe e te drejtes, nuk kujdesej me per femijet, te semuret dhe
per mireqenien e trojaneve. Diomedi u kishte grabitur trojaneve besimin
te fitorja dhe kurajon per te luftuar.
Pas kesaj, i kishte ardhur radha dredhise tjeter pellazge, kalit te
drunjte, qe do te shnderrohej ne “lodren” me mashtruese dhe me te
frikshme te te gjitha koherave, me te cilen Odisea do ta mbyllte kete
konflikt kaq te gjate e te mundimshem. Kureshtjen per kete ngrehine me
permasa gjigante ua fashiti trojaneve nje fare Sinoni nga Argosi, ish
luftetar akeas i fshehur diku ne nje kenete prane pyllit te Trojes, i
cili gjoja kishte shpetuar per fat prej te veteve ngaqe ishte grindur
fort me Odisene. Kur Priami pyeti cfare te bejme me kalin gjigant prej
druri, Laokoonti i ndezur prej zemerimit dhe i ndjekur prej nje turme
te madhe, vrapoi tatepjetė qytetit duke bertitur: “O derezinj, ejani ne
vete, c’kujtoni ju se armiku eshte bujar? Kujtoni se dhuratat e Danajve
jane pa dredhi? Keshtu e njihni ju Odisene?” Por mashtrimi funksionoi.
Trojanet i shemben vete me duart e tyre muret e portes Skee, qe kjo
“loder” te hynte pa u demtuar brenda ne qytet, duke u shkaterruar
keshtu edhe modeli me i shkelqyer mbrojtes i asaj kohe.
Tani te vijme edhe njehere te Helena dhe te fakti domethenes pse ajo
nuk u largua pa u shkrumbuar Troja gjer nė fund. Kjo mund shpjegohet me
statusin e saj si misionare teper e vecante e strategjise akease per
shkaterrimin perfundimtar te Trojes, qe mendojme se e mbeshtet edhe me
teper hipotezen e hedhur ne kete shkrim. Sa me siper mund te
perforcohet edhe nga ngjarja ku Menelau vret Paridin, qe sipas nje
arsyetimi, do ta detyronte Helenen te largohej nga Troja. Mirepo ajo jo
vetem nuk u largua, por pranoi te martohej me te kunatin, Dejfobin, qe
sipas nje arsyetimi tjeter, na shtyn te mendojme se e kreu kete akt
ngaqe nuk mund ta linte te pa perfunduar misionin e saj, cka mund te
behej shkak qe akeasit te humbnin burimin e informacionit per gjendjen
dhe fuqine e Ilionit. Ja perse Helena u largua nga Troja vetem atehere
kur e pa ate te shkrumbuar teresisht, duke mbetur keshtu deshmitarja me
e fundit e fundit te tmerrshėm te Ilionit.
Pas gjithe ketij parashtrimi eshte e arsyeshme te besojme se suksesi i
gjithe ndermarrjes akease u arrit fale taktikes brilante te ideatorit
te saj, Odise mendimtarit dhe forces se dinakerise se tij, qe qendronte
te shkathtesia e te menduarit, vleresimi i situates ne tere
kompleksitetin e saj dhe te besimi qe ai kishte te aftesite e te gjithe
beselidhesve. Si perfundim mund te themi se misteri qe vesh triumfin e
akeasve mbi Trojen, para se gjithash duhet kerkuar te forca e arsyes
avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena

Mesazh  Jetmira prej 23.07.13 12:28

Emri i saj vjen nga larg, shumė larg… Janė 2 500 vjet qė kur Helena e Trojės, mė e bukura e grave vdekatare , u dashurua nga tė gjithė burrat dhe me tė njėjtėn forcė u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatėrruan shtete dhe popuj. Thonė se gjithēka ishte prej dashurisė sė saj me Paridin. Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Ndiqni njė rrėfim ndryshe pėr Helenėn e Trojės, pėr tė mėsuar mbi legjendat dhe tė vėrtetat e njė historie 2500-vjeēare.

Bija e Zeusit

E ėma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartės me tė cilin ka pasur dy fėmijė, Klitemnestrėn dhe djalin, Kastorin. Me bukurinė e vet Leda e ka magjepsur edhe vetė Zeusin dhe me tė ka pasur dy fėmijė: Helenėn dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjė kundėr pjesėmarrjes sė Zeusit nė shumimin e familjes sė tij, prandaj fėmijėt e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtė nuk ka pasur vėshtirėsi tė posaēme.
Qė tė dy u bėnė trima tė famshėm dhe arritėn nė qiell ku edhe sot ndriēojnė si Bineqėt ose Dioskurėt. Edhe me Klitemnestrėn, sė paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vėshtirėsi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenės. Vėshtirėsi mė tė mėdha ka pasur me Helenėn. Ishte ende vajzė tejet e re, ndėrsa pėr bukurinė e saj ėshtė folur larg, andaj e dėshironte Tezeu, mbreti i Athinės dhe me ndihmėn e shokut tė vet, Piritout, e rrėmbeu. E ēliruan vėllezėrit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen nė shtėpi. Sė shpejti nė Spartė erdhėn krushqit e rinj pėr Helenėn. Me kohė aty u gjenden tė gjithė mbretėrit dhe fėmijėt e mbretėrve akeas, tė cilėt dėshironin tė martohen. Grindjet e tyre rreth Helenės gati e sollėn Greqinė deri te gremina e luftės. Katastrofėn e pengoi mendjemprehtėsia e Odiseut, mbretit tė Itakės. Ai nė mėnyrė tė thjeshtė, origjinale, e kėshillon Tindareun qė t i lėrė anash tė gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t’i lejojė Helenės qė ta zgjedhė burrin sipas dėshirės sė vet. Krushqit u pajtuan me kėtė mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnė pa kurrfarė kundėrshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe nė asnjė mėnyrė nuk do ta fyejnė, por nė ēdo gjė do t’i ndihmojnė. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vėllau i Agamemnonit. Pas martesės i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashėgoi fronin spartan. Ēdo gjė ka qenė nė rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanė parandjerė se ēka po u pėrgatit ndėrkohė fati.


Molla pėr mė tė bukurėn

Atėkohė nė shpellėn e kentaurėve ishte dasma e Peleut, mbretit tė Ftisė me Tetidėn, hyjneshėn e detit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė tė gjithė zotėrat. Vetėm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenė e ftuar qė tė mos ua prishte harenė. Erida e fyer, pėr t u hakmarrė, nė mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollėn e artė, nė tė cilėn shkruante “Mė tė bukurės". Hyjneshat menjėherė dėshironin ta merrnin mollėn sepse, secila prej tyre, e konsideronte veten mė tė bukur. Ndėrkaq nga kjo lindi grindja nė zgjidhjen e sė cilės nuk ka dashur tė ndėrhyjė as zoti suprem, Zeusi. Dėshironte tė kishte qetėsinė e vet, prandaj i urdhėroi zotit Hermes qė ta marrė mollėn dhe t“i dėrgojė hyjneshat nė malin Ida, jo larg Trojės, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhė kėtė mosmarrėveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirė e vendimit tė Zeusit ka qenė sepse jetonte nė mal dhe jo nė pallatin mbretėror. Para lindjes sė Paridit, e ėma e tij ka ėndėrruar se do tė lindė njė eshkė tė ndezur, e cila do ta ndezė Trojėn. Magjistari ia ka shpjeguar ėndrrėn nė mėnyrė qė djali qė do tė lindė do tė jetė shkaktar i shkatėrrimit tė Trojės. Pėr kėtė arsye mbreti i Trojės urdhėroi qė fėmija menjėherė pas lindjes tė dėrgohet nė malin Ida dhe atje tė vendoset nė kaēubėn e pyllit. Fėmijėn e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, qė e rriti si fėmijėn e tij. Pėr prejardhjen mbretėrore tė Paridit e ka ditur vetėm Zeusi.
Kur Paridi e pa Hermesin, lajmėtarin e Zeusit, deshi tė ikė por, i ra ndėrmend se Hermesi do ta arrijė gjithsesi dhe kėshtu e dėgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollėn dhe filloi t’i shikojė hyjneshat. Tė triat i dukeshin njėsoj tė bukura. Mendoi gjatė dhe vendosi atėherė kur hyjneshat ndikuan nė tė nė mėnyrė qė ligjet dhe gjyqet njerėzore nė esencė nuk lejojnė. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tėrė Azinė, hyjnesha e luftės Athina, famėn luftarake, ndėrsa hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė Afrodita, gruan mė tė bukur nė botė. Dhe Paridi mollėn ia dha Afroditės.

Arratia e Helenės me Paridin

Pėr Helenėn as qė kishte dėgjuar, por Afrodita bėri qė Paridi sa mė shpejt ta njohė. Rrugėve tė fatit Paridi arriti nė Trojė, ku u njoh nga motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshė e famshme. Mbreti Priam, i cili vuajti gjatė pėr shkak tė braktisjes sė tė birit tė vet, e pranoi me gėzim tė madh dhe e futi nė pallatin mbretėror. Afrodita e porosit Paridin qė ta ndėrtojė anijen dhe tė lundrojė pėr nė Spartė, vend i njohur pėr nga bukuria e grave tė tyre. Paridi e dėgjoi, pėrkundėr pikėllimit tė madh tė Herės dhe Athinės, tė cilat pėr shkak tė shkeljes sė sedrės, si atij, ashtu edhe Trojės, i kanė dėshiruar ēdo gjė mė tė keqe. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenė, i cili i ka pritur ashtu siē u ka hije miqve nga Troja e famshme. Pėr nder tė tyre ka pėrgatitur gostinė dhe lajmėroi gruan e tij qė tė vinte pranė miqve. Sapo erdhi ajo, Paridi u gjet ballė pėr ballė me gruan mė tė bukur prej tė gjitha grave vdekatare. Nė shikim tė parė u dashurua nė tė. Edhe ai i pėlqeu asaj. Ditėn e dytė Menelau u kėrkoi ndjesė miqve, sepse, pėr shkak tė njė pune tė ngutshme, ėshtė i detyruar tė udhėtojė pėr nė Kretė. Ndėrkaq, Afrodita ka nxitur te Helena njė dashuri qė ka harruar burrin e saj, tė bijėn. Vullnetarisht, braktis atdheun dhe fshehtas lundroi me Paridin nė Trojė. Ndėrkaq, versioni i dytė pohon se Paridi e ka detyruar, madje e ka marrė me dhunė. Nuk dihet a kanė lundruar drejt pėr nė Trojė. Siē duket, sė pari kanė shkuar nė udhėtim dasmor nė Egjipt, pastaj njė kohė kanė kaluar nė Sidon, dhe nė Trojė arritėn pas disa vjetėsh. Sidoqoftė, kėshtu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe, me tė, edhe thesari mbretėror.

Lufta pėr Helenėn

Pas arratisė sė gruas, Menelau nuk mundi tė bėjė sikur nuk ka ndodhur asgjė. Shkoi nė Mikenė te vėllai i vet, Agamemnoni dhe e luti pėr ndihmė. Agamemnoni e kėshilloi qė me mbretin e Itakės, Odiseun, tė shkojė nė Trojė dhe ta lutė mbretin e Trojės, Priamin, qė t ia kthejė Helenėn. Nėse Priami nuk e sheh tė arsyeshme ta korrigjojė veprėn e Paridit, tė kėrcėnohet me luftė. Priami e refuzoi lutjen e Menelaut dhe Agamemnoni kaloi prej kėrcėnimit nė vepėr. I luti pėr ndihmė tė gjithė mbretėrit e akeasve. Tė gjithė iu pėrgjigjėn dhe, ose shkuan vetė nė luftė, ose dėrguan djemtė e tyre. Mė nė fund, nėn udhėheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njėqind mijė akeasve kundėr Trojės. Kėshtu pra, pėr shkak tė Helenės dhe Paridit, shpėrtheu lufta e gjatė dhe e pėrgjakur trojane, e cila pėrfundoi me shkatėrrimin e Trojės dhe vrasjen e trimave mė tė mirė akeas. Helena u pendua shpejt pėr veprėn e vet, qė u solli shumė vuajtje tė gjithėve. Mbreti Priam, nė tė vėrtetė, kurrė nuk e ka qortuar, por ajo e dinte se e gjithė Troja e urreu si shkaktare tė luftės. Secila grua qė humbi burrin ose djalin nė luftė, ia bėri tė ditur urrejtjen edhe me njė shikim. Mbi tė gjitha, shpejt erdhi nė vete nga dashuria e Paridit. Siē u tregua, ai nuk ka qenė as burrė ideal. Vėrtet, ka qenė i bukur dhe kujdesej pėr pamjen e tij, por nė asgjė tjetėr nuk ka mundur tė krahasohet me burrin e saj tė parė. Gjatė luftės, ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftohėn dhe, mė nė fund, u shndėrruan nė urrejtje. Nė luftė, shpesh tregohej frikacak dhe njė mashkull qė nuk sillej aspak si siē i ka hije njė burri. Paridi nė luftė ka korrur edhe disa suksese, por asnjė me trimėrinė e vet. Madje, vrau edhe Akilin, kreshnikun mė tė madh akeas, por jo nė betejė tė drejtpėrdrejtė: me shigjetėn tradhtare nga prita, tė cilėn e ka drejtuar Perėndia Apollon. Edhe vetė vdekja i erdhi nė mėnyrė tė ngjashme. Ndėrsa shėtiste nėpėr mure, e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjetarit akeas dhe i shkaktoi plagėn e pashėrueshme. I ēmendur prej dhembjeve, Paridi iku prej Troje dhe shkoi nė malin Ida, ku vdiq i braktisur prej tė gjithėve. Shokėt e tij tė mėparshėm e gjetėn aty tė futur nė kaēub dhe i pėrgatitėn varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivės sė tij. Ndėrkohė, ngushellohej te vėllai i tij, Deifobi i ri. Nuk u dėfrye gjatė me tė. Me rastin e pushtimit tė Trojės, ai u vra nga mbreti Menela, nė odėn e saj.

Helena dhe Menelau

Takimi i Helenės me Menelaun ėshtė pėr t u befasuar. Kaloi pėr mirė. Nė tė vėrtetė, Menelau kurrė nuk ka besuar se Helena shkoi vullnetarisht me Paridin dhe ka qenė i bindur se, me shkatėrrimin e Trojės, vetėm e ka ēliruar Helenėn prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e pėrkrahte nė kėtė bindje dhe ia ka shprehur gėzimin e pakufishėm, qė mė nė fund, e ka ēliruar. Me triumf tė madh hyri nė anijen e tij dhe udhėtoi pėr nė Spartė. Pas shtatė viteve bredhjesh, Helena e pa vendlindjen e vet. Menjėherė pas ujėdhesės Lezbos, shtėrngata i shpartallon anijet e Menelaut te Kepi i Suniut. Menelau humbi timonierin e tij, ndėrsa para Kepit Mele sėrish e kap shtėrngata dhe anijen e tij e ēon deri te buzėderdhja e Nilit. Kėshtu Helena pėrsėri u gjet nė Egjipt, tė cilin e ka parė gjatė udhėtimit me Paridin. Vite tė tėra udhėtoi me Menelaun pėrgjatė brigjeve tė Nilit, nėpėr Libi, Feniki dhe vende tė tjera. Arriti nė Sidon. Mė nė fund, sėrish kthehet nė Egjipt, ku Menelau shpagoi lundrimin e tij fatlum pėr nė atdhe, me flijimin e begatshėm. Para largimit, mbretėresha egjiptiane Polidamna i dha Helenės barin e mrekullueshėm tė pėrgatitur prej hirit tė bimėve magjike. Kush e pi me verė, ai i harron tė gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenė njė gotė e vogėl dhe Helena harroi dy burrat e mėparshėm nė Trojė, ndėrsa Menelau mundimet qė, pėr shkak tė saj, i ka vuajtur. Nė Spartė Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin pėrsėri tė lidhur me dashurinė fatlume, madje jo vetėm deri nė vdekje, por dhe pas saj, sepse zotėrat tė dy i kanė sjellė nė Elize, ku i kalojnė ditėt nė lumturi tė amshueshme. Dilema e historianėve :Luftė pėr mė tė bukurėn apo pėr pasurinė ?

Helena ėshtė njėra prej shembėlltyrave mė interesante tė miteve greke dhe deri mė sot jeton nė vetėdijen e njerėzimit si simbol i gruas sė bukur dhe aventuriere. Gjatė dy mijė e pesėqind vjeteve tė shkuara, ka kaluar nėpėr ndryshime tė shumta. Homeri e pėrshkruan si grua tėrėsisht simpatike. Euripidi nė tragjedinė “Trojanėt” (e vitit 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i ėshtė shmangur dėnimit, edhe pse ka qenė shkas i shkatėrrimit tė Trojės, ndėrsa gratė e tjera trojane pėr shkak tė saj kanė pėrjetuar vuajtje tė shumta. Pėrkundėr kėsaj, mendon se Helena kurrsesi nuk ka qenė nė Trojė, por pas ikjes prej Spartės ka mbetur nė Egjipt, ku ka jetuar me nder deri nė kohėn e ardhjes sė Menelaut. Sofokliu e paraqet nė dramėn “Dasma e Helenės”, si grua besnike dhe tė dashuruar. Kėshtu flasin autorėt antikė, sepse kjo dramė nuk ėshtė ruajtur. Filozofi Gorgia, nė “Fjalimin mbi Helenėn” nga fillimi i shek. IV para es, e mbron tezėn se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerėsim negativ. Poeti Simonid, gjoja nė njė kėngė e dėnon, ndėrsa nė tjetrėn e lavdėron. Lidhur me kėtė , asgjė nuk do tė ishte e jashtėzakonshme, por pas kėngės sė parė, poeti verbohet dhe, pas sė dytės, sėrish sheh. Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirėkuptim (nė Heroidet) sa ka pasur Virgjili fjalė ndėshkimi. Edhe mė kontradiktor ėshtė vleresimi pėr tė nė veprat e shkrimtarėve, poetėve dhe muzikantėve modernė. Kjo, pasi gruaja e bukur, e cila pėrveē bukurisė ka edhe atė qė rėndom quhet e kaluara, pėrherė i ka tėrhequr artistėt. Helena hyn nė radhėn e figurave tė femrave antike, e cila mė sė shumti ėshtė trajtuar nga aspekti artistik. Nga antikiteti janė ruajtur gati njėqind e njėzet vazo me pamjen e saj.
Nė fund edhe njė shėnim:
Nė qoftė se sot nuk dyshojnė se lufta e Trojės, vėrtet ėshtė ngjarje historike (me siguri nga mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenėn mund ta lėmė anash nga kėrkimet e shkaqeve tė saj reale. Pėr shkak tė njė gruaje, madje edhe aq tė bukur sikurse e pėrshkruan Homeri, nuk do tė nisen nė lundrim dhe nė luftė mė se njėqind anije me njėqind mijė ushtarė nė kuverta. Duket se lufta e Trojės, ndonėse jashtėzakonisht madhėshtore, ka qenė thjesht ekspeditė kusarėsh e grekėve evropianė kundėr bashkėfishorėve tė vet tė Azisė sė Vogėl dhe se ka qenė e motivuar me dėshirėn qė ta marrin pasurinė legjendare tė “qytetit tė mbretit Priam". Qė ky qytet, vėrtet ka qenė i pasur, kanė dėshmuar gėrmimet e Kajnrih Shlimanit nė vitin 1871-1878, i cili nė gėrmadhat e Trojės ka zbuluar pasurinė, vlera e sė cilės i tejkalon tė gjitha masat ekzistuese. Vetėm "diademi i Helenės nga Argu" pėrbėhet prej 16.533 copėzash qė janė tė karakterit tė argjendarisė mė tė pastėr dhe i cili, me stilin e vet artistik, nuk i pėrngjet asgjė qė deri mė atėherė ka qenė e njohur nga bota antike. Shlimani, nė Trojė, ka gjetur gjithėsej dhjetė grumbuj tė objekteve prej ari. Pjesa mė e madhe e tyre, pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Berlin.
avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi