Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Mesazh  Big Bang prej 26.03.09 12:52

Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Budizmi ėshtė njė nga fetė mė tė mėdha, i cili tė mahnit me karakteristikat e ritualeve tė tij tė veēanta dhe magjiplota. Njė ndėr kėto rituale ėshtė edhe aftėsia e braktisjes sė vullnetshme tė trupit fizik, duke transferuar shpirtin njėkohėsisht nė trupin astral.

Edhe pse budizmi ėshtė shumė i pėrhapur nė botė, budizmi tibetian ėshtė ai mė mistiku i cili ėshtė i pėrqendruar nė Tibet, nė Mongolinė e Brendshme tė Kinės dhe nė zonat pėrreth.

Ndryshe, kjo fe quhet nga populli “lamaizmi”, qė ėshtė feja budiste me ngjyrat lokale tibetiane dhe e shkrirė nga fetė e lashta vendase me ato tė hyra nga India e lashtė dhe nga krahinat e brendshme tė Kinės.

Pėr shkak tė ndikimeve tė budizmit tė kombėsisė Hane tė Kinės dhe tė budizmit indian, shumica e tempujve tė budizmit tibetian kanė marrė formėn e pallateve tė kombėsisė Hane dhe mbi kėtė bazė janė zhvilluar edhe mė tej.

Ata janė nė pėrgjithėsi madhėshtore me kolona tė larta e tė pikturuara bukur e me finesė. Sallat e pallateve janė zakonisht tė larta e tė mėdha dhe nė kolonat e pallateve janė varur shumė sixhade tė ngjyrave tė larmishme, por me ngjyra tė errėta. Muret e tempullit janė lyer me ngjyrė tė kuqe dhe mbi mure pėrdoren shirita tė bardhė ose me ngjyrė kafe, kurse salla e shkrimeve tė shenjta dhe kulla janė lyer me tė bardhė. Nė muret e bardha pėrdoren korniza tė zeza tė dritareve, duke bėrė qė kėto ngjyra tė theksojnė edhe mė shumė misterin e tyre.

Brenda kėtyre mureve gjendet edhe sekreti i astralizmit qė ndryshe mund tė shpjegohet si aftėsia e braktisjes sė vullnetshme tė trupit fizik, duke transferuar shpirtin njėkohėsisht nė trupin astral, pėr t’i pėrdorur sė bashku gjatė qėndrimit paralelisht si nė nivelin fizik ashtu edhe nė atė astral.

Sipas mėsimeve tė teozofisė, trupi astral ėshtė njėri nga shtatė nivelet tona tė ekzistencės. Aty janė tė vendosur qendrat e ndjenjave dhe dėshirave tona. Filozofia tantriste tregon pėr shtatė qendrat tė energjisė qė quhen Ēakra, ku janė tė vendosura burimet e vetė esencės sė mundėsive njerėzore tė ekzistencės.

Pothuajse tė gjithė besimtarėt e kėsaj feje mendojnė se trupi ėshtė vetėm njė mburojė e fortė e energjive tė brishta, substile qė ekzistojnė tek ne.

Megjithatė, kjo nuk ėshtė vetėm njė bindje e besimtarėve, por edhe e shkencėtarėve perėndimorė tė cilėt kohėt e fundit kanė arritur nė pėrfundim se njeriu ka disa trupa tė adaptuar pėr ekzistim nė nivele mė tė larta astrale, mentale dhe hyjnore, ndėrsa e pėrbashkėta e qėndrimit nė kėto nivele, ėshtė vetėdija unike pa marrė parasysh se nė cilin prej tė tyre arrihet.

Kėrkuesit e ndryshėm janė mė afėr se kurrė drejt pėrgjigjes sė zgjidhjes, tani pėr tani tė kėtij fenomeni parapsikologjik.

Megjithatė, tentativat e ngjashme shkencore janė koma tė bllokuara nga empirizmi i cili bėn tė mundur shkencėrisht tė vėrtetohen fenomenet psikike.

Mjetet dhe metodat tė cilat, nė tė vėrtetė, do tė mund ta regjistronin si duhet fenomenin psikik, janė tė bazuara nė supozimin e vjetėr se fakt shkencor ėshtė vetėm ai i cili mund tė matet dhe shikohet.

Pėrgjithėsisht, kėndvėshtrimi teofizik pėrbėhet nga pikėpamja se kėta trupa tė ndryshėm pas vdekjes ndahen, kurse vetėdija edhe mė tutje ėshtė aktive nė njė numėr tė caktuar “drejtuesish”, prej tė cilėve secili ka trajtėn gjegjėse.

Sipas budizmit tė kėsaj krahine, mendohet se nė secilėn krijesė njerėzore fshihen trupi eterik, trupi mental, trupi spiritual, trupi dėshiror, trupi qė rrezaton, trupi i dukjes dhe, natyrisht, trupi astral. Edhe pse dallimet janė tė shumta, mė sė shpeshti pėrdoret shprehja se trupi astral shėnon njė trajtė substile e i cili banon nė trupin fizik.

Natyrisht se mospajtimet nė definimin e trupit astral janė tė shumta nė mesin e hulumtuesve. Por kjo edhe nuk ėshtė aq e rėndėsishme. Me domethėnie ėshtė se shumica pajtohen nė njė – se trupi astral ekziston dhe se i posedon pėrmasat e caktuara materiale.

Gati tė gjithė hulumtuesit e fenomenit tė pėrjetimeve jashtėtrupore kanė ardhur gjer tek pėrfundimi se ekziston dallim i dukshėm (i formuar nė koncept) nė mes tė autoskopisė (pėrvoja e pamjes sė vetvetes gjatė kohės sė operimeve, ndeshjeve, ėndėrrimit etj.) dhe autofanisė (tė shfaqurit e vetvetes, nė disa raste edhe takimi me dublikatin tėnd), qė do t’i pėrshkruajmė nė kapitujt vijues.

Autoskopia niset nga premisa se vetėdija ėshtė e vendosur jashtė trupit fizik nė atė mėnyrė qė ia mundėson subjektit ta “kundrojė” trupin fizik nga largėsia e caktuar dhe, sigurisht, nga fokusi krejt i ri i vetėdijes.

Nė rastin e autofanisė, sakaq, qendra e vetėdijes mbetet nė trupin fizik dhe e pėrballur ėshtė me dublikatin e vet, respektivisht trupin astral.

Pėrvoja e vetiniciativės gati gjithmonė e pėrcjell projeksionin astral dhe nuk duhet tė jetė e shkaktuar apo e lidhur me ndonjė traumė.

Pėr sa u pėrket po prapė mėsimeve tė lashta kineze, na pėrkujtojnė pėr teorinė shumė tė zhvilluar tė trupit astral apo jetėsor, kurse tekstet e dy pėrfaqėsuesve mė tė shquar tė taoizmit* - tė Lao Cesė dhe Ēuang Cesė – u kanė shėrbyer gjeneratave tė mėvonshme tė mendimtarėve fetarė qė dėshironin t’i mbidominonin kushtet kufizuese tė jetės njerėzore.

Ambicia e tyre ka qenė, sipas botimit enciklopedik “Religjionet e botės”, t’ia vidhnin tė fshehtėn “Qiellit e Tokės”, tė nxirrnin prej saj tė fshehtėn e vetė jetės, qė tė pėrmbushej dėshira e tyre pėr pavdekėsinė.



Lorena Kollobani
avatar
Big Bang

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi