Pėrse Koincidencat nuk janė tė Rastėsishme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrse Koincidencat nuk janė tė Rastėsishme

Mesazh  gjilanasi prej 02.05.17 23:31



Gjithkush ėshtė pėrballur me njė situatė koincidence qė nuk ka mundur ta shpjegojė dot. Pėr shembull pėr njė moment vendos t'i bėsh njė telefonatė njė miku tė vjetėr, dhe po nė atė ēast ky mik tė telefonon.
Ose i bėni vetes njė pyetje dhe e gjeni pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje nė formėn e mbishkrimit nė njė murė apo libėr.

Dhe shpesh kur koincidencat perfekte ndodhin, ėshtė e pamundur tė besosh nė to.

Njė shembull i mirė i kėtij fenomeni ėshtė shembulli i historisė sė aktorit Anthony Hopkins. Ishte nė prag tė xhirimit tė njė filmi qė quhet "The Girl from Petrovka" (Vajza nga Petrovka), bazuar nė librin e George Feifer. Pėr tė njohur karakterin e tij, atij i duhej versioni origjinal i librit, tė cilin nuk e gjeti dot nė asnjė librari apo bibliotekė, apo nga miqtė. Aktori thuajse i humbi shpresat, por befasisht njė ditė ai spikati njė kopje tė librit tė shumėkėrkuar nė njė stol pranė njė metroje. Mė pas, teksa udhėtoi pėr tė xhiruar filmin, Anthony u takua rastėsisht nė aeroport me autorin e novelės, George Feifer. Autori po i ankohej se i kishte dhėnė hua kopjen mė tė mirė tė librit tė tij me shėnime njė miku. Por ky mik e kishte humbur kėtė kopje diku nė stolin e njė stacioni metroje.

Ndjehet sikur tė gjithė ngjarjet nė botė, tė gjithė njerėzit, tė gjitha fenomenet janė tė lidhura nga fije tė padukshme tė cilat xixėllojnė aksidentalisht. Dhe sipas psikiatrit tė famshėm Karl Jung, kjo ėshtė e vėrtetė. Ky fenomen quhet sinkronizim; ndoshta ėshtė gjėja mė e mistershme e universit tonė.

Jung erdhi nė konkluzionin se ekziston njė lidhje e afėrt midis njė personi dhe ambjentit tė tij. Ekzaktėsisht, mes hapėsirės, kohės, tė ndėrgjegjshmes dhe tė pandėrgjegjshmes. Nė momente tė caktuara kohore, nėn ndikimin e kuptimeve objektive, tė cilat janė relevante pėr personin, del nė pah atraksioni mė i fortė.

Kjo lidhje e afėrt ėshtė mes nesh dhe njerėzve qė na rrethojnė, ka mė shumė tė ngjarė qė kur vėrejmė edhe gjėnė mė tė vogėl, do ta bėjmė shumė tė rėndėsishme. Kėto gjėra mund tė jenė reklama, kėngė, takime, imazhe, biseda apo aroma.

Sigurisht qė nuk mund tė jemi 100% tė sigurtė pėr kėtė fenomen. Por ndonjėherė kjo mistikė na ndihmon tė veprojmė, tė marrim vendime, madje tė ndryshojmė radikalisht jetėn tonė. Duhet thjeshtė tė jemi mė tė kujdesshėm dhe tė hapur pėr tė krijuar mundėsinė e sinkronizimit. Pa dyshim qė edhe Don Zhuani kishte pėrvojnė e tij kur thoshte: "Njė koicidencė e mirė ėshtė njė formė veprimi".

Madje edhe ky artikull mund tė jetė rezultat i sinkronizimit. Ndoshta po kėrkonit njė shpjegim pėr tė gjitha koincidencat, ndoshta po prisni pėr njė shenjė. Ja ku ėshtė.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi