50 thėnie frymėzuese pėr jetėn dhe suksesin nga Gėte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

50 thėnie frymėzuese pėr jetėn dhe suksesin nga Gėte

Mesazh  AlbiSeli prej 22.04.17 17:08



I konsideruar nga Albert Ajnshtajn si “njeriu i fundit nė botė qė di ēdo gjė”, emri Johan Volfgang von Gėte i ka kaluar kufijtė e Gjermanisė.

Johann Wolfgang von Goethe (Johan Volfgang von Gėte) ishte jo vetėm shkrimtar, por edhe piktor, shkencėtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

Dijetari gjerman themeloi edhe shkencėn e kimisė njerėzore dhe zhvilloi njė nga teoritė mė tė hershme tė njohura tė evolucionit.

Ai ėshtė konsideruar si njė nga figurat mė tė mėdha nė letėrsinė perėndimore.

“Fausti” i tij ėshtė quajtur njė nga veprat mė tė mėdha dramatike tė letėrsisė moderne evropiane.

Drama poetike “Fausti”, 1808 ėshtė ende duke u lexuar dhe studiuar gjerėsisht dhe sot.

Nė vepėr trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit pėr hir tė njė dashurie, dhe qė nė fakt, pėrbėn njė betejė tė vėshtirė tė gjatė ndėrmjet njeriut dhe djallit.

Gėte, njė nga poetėt mė tė mėdhenj nė Gjermani dhe Europė, ka ndikuar thellėsisht nė historinė e letėrsisė dhe mendimit evropian.


50 thėnie mė frymėzuese pėr suksesin nė jetė nga Gėte

1- Ēfarėdo mendon tė bėsh, apo e ke ėndėrr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2- Njerėzit pėrēmojnė atė qė s’e kuptojnė.

3- Pasuria ėshtė diēka qė mund tė ndihmojė nė jetė, por jeta nuk ėshtė diēka qė kalohet pėr tė grumbulluar para.

4- Nuk ka gjė mė tė frikshme se injoranca nė veprim.

5- Idetė e guximshme janė si lėvizjet e shahistėve qė mund tė sjellin humbjen e lojės, por krijojnė rastin pėr tė filluar njė lojė tė re, e cila mund tė fitohet.

6- Sjelljet e njė njeriu janė njė pasqyrė ku ai e sheh portretin e vet.

7- Njeriu fisnik i bėn pėr vete njerėzit fisnikė, dhe di si tė mbėshtetet tek ata.

8- Njeriu e vė veten nė nivelin me tė cilin tė tjerėt e vlerėsojnė.

9- Njė jetė e padobishme ėshtė njė vdekje e hershme.

10- Mosha na tregon ne sa fėmijė kemi mbetur.

11- Tė gjitha mendimet inteligjente janė menduar tashmė; e vetmja gjė e nevojshme ėshtė tė pėrpiqemi t’i mendojmė prapė.

12- Dijet qė kam unė mund t’i ketė ēdo njeri, por zemra ime ėshtė vetėm e imja.

13- Sundoje atė! Bėje botėn t’i shėrbejė qėllimit tėnd, por mos i shėrbe asaj.

14- Tregohu i njerėzishėm dhe pėrdor fjalė tė mira, sidomos pėr ata qė nuk janė tė pranishėm.

15- Bukuria ėshtė manifestim i ligjeve sekrete natyrore, tė cilat pėrndryshe do tė na fshiheshin ne pėrgjithmonė.

16- Tė jesh brilant nuk ka asnjė vlerė, nėse ti nuk respekton asgjė.

17- Disa defekte janė tė domosdoshme pėr hir tė individualitetit.

18- Karakteri formohet nėpėr shtrėngatat e botės.

19- Karakter, nė gjėrat e vogla apo tė mėdha, do tė thotė tė marrėsh pėrsipėr ato gjėra qė ti ndjehesh i zoti t’i bėsh.

20- Mirėkuptimi ėshtė gjenia e njerėzimit.

21- Korrektėsia luan shumė rol, por guximi mė tepėr.

22- Njė pėrgjigje korrekte ėshtė si njė puthje e ėmbėl.

23- Fati na i plotėson dėshirat, por nė mėnyrėn e tij, me qėllim qė tė na japė diēka pėrtej dėshirave tona.

24- Pėrēa dhe sundo, bėrtasin politikanėt; bashko dhe prij ėshtė kryefjala e menēurisė.

25- Mos iu nėnshtro shumė ndjenjave. Njė zemėr tepėr e ndjeshme ėshtė njė pasuri e palumtur nė kėtė tokė tė lėkundur.

26- Dyshimi rritet sa mė shumė qė tė dimė.

27- Mos ėndėrro ėndrra tė vogla, sepse ato nuk kanė fuqi t’i vėnė nė lėvizje zemrat e njerėzve.

28- Gabimi ėshtė i pranueshėm pėr ne sa kohė qė jemi tė rinj; por ai nuk duhet gėrmuar nė pleqėri.

29- Ēdo ditė ne duhet tė dėgjojmė tė paktėn njė kėngė tė vogėl, tė lexojmė nė poezi tė bukur, tė shohim njė pikturė tė arrirė, dhe, nėse ėshtė e mundur, tė flasim sa mė pak fjalė.

30- Tė gjithė duan tė jenė dikush; askush nuk do qė tė rritet.

31- Vajzat dashurohen pėr ato qė janė; djemtė pėr ēfarė premtojnė tė jenė.

32- Shkoni nė vendet e huaja dhe do tė arrini tė njihni gjėrat e mira qė i ke nė atdhe.

33- Urrejtja ėshtė aktive, zilia ėshtė pasive; por ka vetėm njė hap midis zilisė dhe urrejtjes.

34- Ėshtė i vdekur nė kėtė botė ai qė nuk beson nė njė botė tjetėr.

35- Ėshtė mė i lumturi, mbret apo bujk qoftė, ai qė gjen paqe nė shtėpinė e vet.

36- Unė mund tė tė them ty, mik i ndershėm, se kujt t’i besosh: besoji jetės; ajo tė mėson mė mirė se libri ose oratori.

37- Njihe veten? Nėse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me tė katra. Mos o Zot qė ta njoh.

38- Dėgjoji bindjet e tė gjithėve, por dyshimet e tua mbaji pėr vete.

39- Nėse fillon tė mendosh pėr gjendjen tėnde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sėmurė.

40- Nė fushėn e ideve ēdo gjė varet nga entuziazmi… nė botėn reale gjithēka qėndron mbi kėmbėnguljen.

41- Mė mirė tė mashtrohesh nga miqtė se t’i mashtrosh ata.

42- Secili ta pastrojė derėn e vet dhe e gjithė bota do tė jetė e pastėr.

43- Disa njerėz nuk kujdesen pėr paratė e tyre derisa iu mbarohen, tė tjerėt bėjnė tė njėjtėn gjė me kohėn e tyre.

44- Asgjė nuk ėshtė mė e vlefshme se dita e sotme.

45- Pasionet janė vese ose virtyte nė kulmet mė tė mėdha tė fuqisė sė tyre.

46- Burracakėt kėrcėnojnė vetėm kur janė tė sigurtė.

47- Gjėja mė e vėshtirė pėr t’u parė ėshtė ajo qė ke para syve.

48- Njeriut tė zgjuar i duket ēdo gjė qesharake, njeriut tė ndjeshėm i duket ēdo gjė e rėndė.

49- Ai qė zė vendin e parė rrallė e luan rolin kryesor.

50- Besoji vetvetes dhe do tė dish tė jetosh.
avatar
AlbiSeli

" Shkalla me e madhe e marrezise eshte te kujtosh se je i mencur."

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dita e fundit e jetes Goethe

Mesazh  bojko prej 22.04.17 21:10

Te falenderoj per shkrimin e bukur mbi Johan Wolfgang von Goethe.

Une personalisht jam adhurues i madh i tij, dhe jo per ato qe i dine bota por pikerisht per ato qe bota nuk i paraqet ne publik si arritje e tij, si studijues dhe i frymezuarnga kulturave orientalistike.
Ai ka qene nje mason si pothuajse te gjithe artistet e medhej. ĒKA nuk ceket dhe nuk thuhet shume per te, ai permes Faustit ka lane nje spjegim ne prapavij per te gjithe ata mendjelehtet qe shesin shpirtin djallit ne kete bote dhe si Fausti i thot djallit " per boten tjeter nuk dua ta dij". Mirepo ai djalli qe personalizohet ne liber, qe edhe qalon nga pak ne fund e len ne balt Faustin ne fund.

Vdekja e Goethe: Gjermanet veshtire duan ta pranojne por edhe shume pak tregohet per te qe minutat e fundit para vdekjes ai nuk mund te fliste, por e deshmon Perendine e tij me dore qe vizaton ne ajr Zotin e muslimaneve me shenjen me dore "W" qe eshte e njejta shenje si ne arabisht Zoti dmth W pak e rrumbullaksuar. Spjegimi i vetem i gjermaneve sot eshte qe ai ka dashte ta paraqes shkronjen e pare te emrit te tij te mesem Wolfgang, ĒKA do te ishte e pakuptimt ne minutat e vdekjes te tij.

Ai ka qene nje gjeni universal, dhe te shpresojme qe Krijuesi yne e ka pranuar si besimtar dhe mbeshtetes e jo kundershtar te tij siq jane masonet te frymezuar nga mareveshja me djallin per te mirat e kesaj bote (spjegohet edhe ne librin Fausti)

Mbi detajet ne diten e fundit te jetes te Goethe http://www.wz.de/home/kultur/buch/goethes-todestag-bloss-nicht-an-den-tod-denken-1.460625
avatar
bojko

"Janė dy lloje tė historisė:. Historia zyrtare, ajo e gėnjeshtrave, ajo qė na mėsojnė nė shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia tė fshehtė, nė tė cilėn janė shkaqet e vėrteta tė ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi