Prejardhja e Ylldijes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Prejardhja e Ylldijes

Mesazh  Admin prej 25.03.09 21:56

PREJARDHJA E YLLDIJES

Nisur nga kėrkimet arkeologjike, rreth 3000 vjet para “Erės sė Re”, Sumerianet ndėrtonin tempuj nė formė piramidash, pėr tė vėzhguar lėvizjet e trupave qiellorė.

1900 vjet mė pas, nė Babiloninė e lashtė egzistonte njė panteon i detajuar me emrat e planetėve, shenjat e Zodiakut (yllhartės), dhe konstelacionet yjore. Sidoqoftė, e vetmja arėsye qė e lokalizon fillesėn e astrologjisė (ylldijes) nė kėto periudha, ėshtė aspekti teknik i faktit se deri nė ē'largėsi mund t'ja zhveshim velin kohės. Astrologjia si shkencė, besohet tė jetė shumė me e vjetėr se kaq.

Njohuria e pėrfituar prej saj dominon kornizen e rrjedhėn sė jetės edhe pėr ata njerėz, qė s'duan tė kenė asgjė tė pėrbashkėt me tė. Por si thotė ajo fjala, Dielli shkėlqen njėsoj pėr tė gjithė, ndaj do s'do, i takon ylldijes merita e shkallėzimit kohor, nė formėn qė e njohim dhe pranojmė dhe sot e kėsaj dite.

Lėvizja e Hėnės dhe e Diellit nė raport me Tokėn, mundėsuan shpikjen e kalendarit dhe llogaritjen e vitit, muajve dhe orėve tė ditės. Saktėsia fantastike e kėtyre kalkulimeve tė bėra nė ato kohėra kur yllologėt ishin njėkohėsisht astronomė, matematicienė, priftėrinj dhe mbretėr, mund tė lėjė pa gjumė edhe skeptikėt me fanatikė. Dhe ky ėshtė vetėm fillimi...

Kaldeasit qenė tė parėt qė realizuan faktin se planetėt nuk udhėtonin qiellit sa poshtė lart, por se rruga e tyre pėrcaktohej nė fakt nga njė linjė e detajuar mė sė miri, pak a shumė nė njė plan tė pėrbashkėt. Po ashtu ata llogaritėn se konstelacionet lėvizin 30° (njė e dymbėdhjeta e rrethit 360°) pėr ēdo dy orėsh. Kjo njohuri ėshtė guri themeltar i ylldijes qė praktikohet sot e gjithė ditėn. Nė kėtė pikė, me duhet tė s’qaroj njė keqkuptim tė natyrės frazologjike: shumė nga fjalėt e pėrdorura sot nė fjalorin e kėsaj shkence, vijnė nga Greqishtja dhe Latinishtja, e vėrteta ėshtė se ēfarė reflektuan kėto vėnde nė periudha tė mėvonshme kohore, ishte thjesht ndikimi Kaldeo-Egjypitian.

Egjypti, si vendi i magjisė sė pėrbotshme, dhe shpikesi i kalendarit 365 ditėsh, kishte sistemin e vet ylldijor bazuar nė lėvizjen e Diellit, qė para arritjes sė shkollės Babilonase nė kėtė vend, qė e merrte pikėnisjen nga fazat e ndryshimit tė Hėnės. Njė hap i mėtejshėm u hodh kohė mė pas nga Arabėt, qė zbuluan pėrllogariten e tė dhjetave, ndėrkohė qė Ptolemeu (viti 137 e.v.) i kushtoi vėmendje tė veēante gradacionit kėndor, si dhe sistemit tė dymbėdhjetė zonave nė tėrėsi.

Dihet qė Toka rrotullohet rreth Diellit. Planetėt e tjerė tė sistemit po ashtu. Mėrkuri dhe Venusi janė mė afėr tij, ndėrkohė qė pjesa tjetėr rradhitet mbas Tokės. Po ē'janė planetėt ? Masa energjie – do tė ishte njė pėrgjigje. Masa energjie tė jashtėzakonshme qė vibrojnė tonalitete tė veēanta, ashtu si notat nė tastjerėn e njė pjanoje; pianisti vetė, – ėshtė Dielli. Ē'reflektohet nga trupat e tjerė tė sistemit dirigjohet prej tij. Ai ėshtė qendra e grupimit, zemra dhe pulsi i tij.

E kujt i hyn nė punė kjo?- do tė pyeste dikush. Mos jetojmė gjė nė Diell? Ajo qė mė intereson mua ėshtė se si “pėrplasen” kėto forca kėtu nė Tokė, dhe ē'efekt prodhojnė ato pikėrisht nga ky kėnd i universit ku ndodhem une tani nė kėtė moment! Jo se kėndvėshtrimet e tjera me “shkencore”, nuk kanė vlerat e veta.

Puna ėshtė se ylldija ka pėr qėllim praktik tė shohė se ku na pikon ēatia jonė, nė radhė tė parė. Ndaj nė lashtėsi Toka konsiderohej qendra e universit, dhe ēdo gjė tjetėr pėrreth matej me kutin se ē'efekt prodhonte nė tė. Ky sistem, quajtur Geocentrik, ėshtė nė pėrdorim masiv edhe sot e kėsaj dite.

Po si funksionon ai ? Studioni me kujdes figurėn e mėposhtme. Nė tė do tė shquani tre rrethe tė ndryshėm. I pari prej tyre ėshtė ekuatori, qė e njohim tė gjithė. Ai ėshtė si rrypi i mesit pėr tokėn, qė tė mos i varen pantallonat. Rrethi tjetėr ėshtė ekuatori qiellor.

Ky ėshtė nė fakt ekuatori i Tokes, projektuar nė hapėsirė, me qėllim qė yjet dhe planetėt e ndryshėm qė vėrdallosen rreth nesh, (dhe vetvetes) tė mund tė pėrllogariten bashkė me ndikimet qė ushtrojnė nė kurriz tonė, drejtpersėdrejti nga toka. Jo se gjithshka pėrreth i mban sytė nga ne, si ujet e pakėt. Ē'dokush shikon nė radhė tė parė punėn e tij. Mirėpo efektet e prodhuara nga planetėt, ashtu si pasojat e sjelljes sė njeriut, nuk influencojnė vetėm atė, por edhe njerėzit pėrreth.

Rrethi i tretė, qė nėnvizon rrugėn e ndjekur nga Dielli, quhet Ekliptik. Siē shikohet edhe nga figura, ky i fundit pritet me ekuatorin e hapėsirės nė dy pika diametralisht tė kundėrta: shenjėn e Dashit ( nė pranverė), dhe Bricjapit (nė dimėr). Njė fenomen i tillė quhet Ekuinoks, apo barazpesha e plotė mes dites dhe natės, dhe nėnkuptohet tė ndodhė kur Dielli pozicionohet nė tė njėjtin plan me ekuatorin.

Pas njė momenti tė tillė, ai ngrihet lart (nė pranverė) duke kaluar nė shenjat e veriut: (21 mars-23 shtator), ose zbret pėrposh (nė dimėr) te ( 24 shtator-20 mars).

Siē kuptohet edhe nga emrat e shenjave tė mėsipėrme, ekliptiku ndahet nė 12 pjesė, 30° secila. Nga ana tjetėr, kjo ėshtė vetėm gjysma e punės. Njė ndarje e tillė matematike, nuk kufizohet vetėm nga vija e horizontit qiellor. Nė tokė, pėr lehtesi praktike, ekuatori ndahet jo nė 12 pjesė 30°, por nė 24 pesėmbėdhjetėshe, me.qė. se ēdo 15° korrespondon me 60 min. Mė tej, i njėjti parim ndiqet edhe nga kėndvėshtrimi diagonal, veri-jug. Ky i fundit quhet meridian, dhe ėshtė njė vijė e lakuar qė i vjen tokės qark nė formė rrethore nga poli nė pol, prej ēfarėdo pozicioni tė dhėnė.

Dymbėdhjetė shenjat e pėrmendura mė lart, janė mė saktė konstelacione, qė e ndajnė hapėsirėn nė 12 fragmente, pėr lehtėsi pėrllogaritjeje. Konstelacionet vetė, janė njė bashkėsi yjesh tė ndryshėm. Por fakti i njė ndarjeje tė tillė nuk ėshtė as rastėsi, as naivitet. Po ta mendosh punėn pak mė hollė, shprehja e famshme okulte: si lart, ashtu edhe poshtė, jep shpjegim edhe nė kėtė rast.

Toka ėshtė e rumbullakėt. Drejtimet kryesore pėr tu ambjentuar nė hapėsirė janė Veri-Jug, Lindje-Perėndim.

Stinėt janė po ashtu katėr: pranverė, verė, vjeshtė, dimėr por muajt dymbėdhjetė, duke ndarė ēdo lėvizje 30* tė Diellit nė hapėsirė nė njė shenjė (konstelacion), ashtu si ky i fundit vėrehet nga toka, dhe pėr pasojė nė njė tė dymbėdhjetėn e vitit.

Pasi historia mbaron (pas 365 ditėsh, apo njė viti) ēdo gjė rifillon sėrisht, si njė orė me vetėkurdisje. Kėto hollėsira tė vogla duhen patur parasysh, tani qė do tė merremi me konstelacionet mė hollėsisht. Tė moēmit, duke mbajtur nė mendje ē'thamė mė lart, i klasifikuan elementėt nė katėr forma bazė: Zjarr, Ujė, Ajėr Tokė.

Ky koncept, luan njė rol tė veēantė edhe sot e kėsaj dite, kur shkenca moderne numėron mbi njėqind tė tillė. Por do tė ishte gabim qė pėr kėtė arėsye, menēuria e tė vjetėrve tė konsideohej thjesht njė supersticion. Fakti ėshtė, se ē'nėnkuptohej atėherė me emrin element, ishte njė kualitet bazė, i shqueshėm nė ēdo plan egzistence, qė nga natyra, e deri nė temperamentin e njeriut.

Nė Indinė e lashtė psh, njė nivel i tillė nivelimi pėr zhvillimin kozmik simbolizohej nga kater Tatvat , (Vayu-Tokė/ Tejas-zjarr/ Apas-Ujė Prithivi-Tokė). Nė Kabala, gjejmė teorinė e katėr botėve, Atziluth, Briah, Jetzirah dhe Aziah, qė korrespondon me idenė e mėsipėrme pikė pėr pike.

Nė natyren e njeriut zbulojmė po ashtu katėr lloj temperamentesh tė ndryshėm: Kolerik (zjarr), Sanguin (Ajėr), Melankolik (Ujė), dhe Flegmatik (Tokė), ndėrsa nė botėn elementale, gjejmė Salamandrat, Shtojzavallet, Undinet dhe Gnomet, sipas tė njėjtes renditjeje.

Ne se vėrejmė figurėn do tė shohim se ndarja V-J, L-P, formon katėr treshe, apo tre katėrshe. Katėr treshet janė elementėt, qė ndahen pėrkatėsisht nė grupet e sipėrpėrmendura.

Tre katėrshet janė mėnyrat e operimit tė tyre, quajtur Kryesor (Kardinal), i Stabilizuar ( Fiksuar) dhe i Ndryshueshėm (i Lėvizshem).

Kėto tre tė fundit simbolizojnė mėnyren e veprimit tė katėr elementėve, d.m.th, fillimin, konsolidimin dhe ndėrthurjen. Zodiaku (rrethshenja ose shenjrrethi nė shqip) nuk ėshtė edhe aq “rrethi i kafshėve”, se sa cikli i vetė jetės. Ēdo lloj eksperience, pėrfituar prej tij ėshtė e nevojshme pėr tė mundėsuar maturinė dhe pjekurinė e personit.Ndaj edhe renditja e dymbėdhjetė shenjave nė katėr treshe elementėsh tė njėjtė, dhe tre mėnyra operimi ndjek nė thelb, njė zhvillim mė se llogjik.

Faza e parė e ēdo cikli, ėshtė ajo iniciatore, ndaj pėr rrjedhojė, edhe shenja e parė ėshtė njė shenjė Kardinale. Aplikimi i njė force tė caktuar ėshtė njė domosdoshmėri pėr ti dhėnė drejtim gjendjes. Energjia, ėshtė njė formė tjetėr e nxehtėsisė ndaj edhe shenja e parė ėshtė njė shenjė Zjarri, po aq sa Kardinal nė tė njejtėn kohė. Ajo qė ėshtė nisur tashmė, duhet konsoliduar, ndaj shenja e dytė ėshtė Fikse.

Kjo pėrforcohet akoma mė shumė nga fakti se elementi paralel me kėtė ėshtė ai i Tokės, qė i jep edhe me tepėr qėndrueshmėri gjėndjes. Kordinimi i dy shenjave tė mėsipėrme (Dashi dhe Demi), apo Kardinal dhe i Fiksuar, prodhon elementin Ajėr qė shpreh ballancimin e dy tė parave. Ajri ka gjithashtu kualitetin e Lėvizshem, d.m.th, i paqėndrueshem.

Me anė tė kondesimit psh, ai kthehet nė ujė, dhe elementi ujor ėshtė i katėrti nė radhė. Kualiteti i kėtij tė fundit ėshtė emocioni. Pa njė shtysė emocionale nuk do tė kishte marrdhėnie mes njerėzve, ndaj shenjat ajrore, apo komunikative tė marrdhėnieve nė pėrgjithėsi, pasohen gjithmonė nga rrjedhojat e tyre, qė bėhen intime nė fund tė fundit. Me kėtė koncept nė kokė, veprimi ynė deri tani ėshtė konsoliduar nė dy drejtime tė njėkohshme: progresin e elementėve dhe mėnyrės se operimit, nė raport me secilėn shenjė. Nė njė plan mė pėrgjithėsues evolucioni gradual i dymbėdhjetėshes ndahet nė tre pjesė, me katėr shenja secilėn.

Parapėrgatitore , Individuale , Universale .

Parapėrgatitori i korrespondon periudhės sė “daljes nga veza”. Individuali qėndron pėr moshėn kur kemi krijuar njė ide tė qartė se kush jemi dhe ēfarė duam tė bėjmė. Universali, pasqyron peshėn e pėrpjekjeve dhe integrimit tonė pėr “tu mbajtur mend”, nė opinionin publik. Le tė shikojmė tani shenjat me konkretisht, se si hallkėzohen me njėra - tjetrėn:

Shenja kardinale e , pėrfaqėson shkakun fillestar, dhe faktorin iniciativ te njeriu. Nė njė tren psh, Dashi do tė ishte lokomotiva.

qė e pason atė, bėn tė mundur qė fara e kėtij cikli tė ri (qė mban D.N.A-nė karmike tė asaj qė mbeti nga Peshqit) tė zejė rrėnjė.

Shenja e tretė , shėrben pėr tė niveluar kontradiktat dhe krijuar harmoni mes dy palėve, ku njeri i binte gozhdės, dhe tjetri patkoit.

, Kardinale si Dashi, por femėrore nga karakteri (elementi Ujė) ka funksionin teknik tė pjellshmėrisė, dhe pėrkujdesjes pėr tė vegjlit.

, (elementi Zjarr, por tani i Konsoliduar) tashmė ėshtė “rritur” aq, sa jo vetėm ecėn me kėmbėt e veta, por edhe tė jep mend se qysh e tek.

, nga ana e saj, ėshtė mishėrim i femrės nė kuptimin e plotė tė fjalės, jo vetėm seksuale nė shtrat, por edhe zonjė shtėpie, qė di tu rrijė punėve nė kokė.

, bėn atė qė Binjaket filluan nė Shpirtin dhe Materjen: ajo vendos njė ekulibėr tė ri, kėtė radhė nė raportet mes dy sekseve , apo mashkullit dhe femrės ideale.

Pas kėtij kulminacioni ditėt e javės) shenja ujoro-emocionale e prezanton potencialin enigmatik, qė mund tė pėrdoret ose pėr rigjenerim, ose pėr shkatėrrim,– zgjidhja mbetet e hapur.

, si shenja e parė e treshes sė fundit, shėnon ekstazėn e intelektit, tė ēliruar prej ndrydhjes para sė panjohurės, dhe iluminimin e mendjes, qė s'njeh limit e kufi.

Kjo gjėndje virtuoze e mendjes ndiqet nga kardinalo-tokėsori , qė shėnon pikun e organizimit shoqėror dhe artit tė qeverisjes.

Dy rrėkezat elektrike tė , simbolizojnė ndriēimin e beftė tė mendjes, dhe realizimin e faktit se njerėzimi ėshtė nė tė vėrtetė njė familje e madhe, me njė qėllim tė pėrbashkėt.

Sė fundi, mbyllin qarkun duke e “fundosur” atė nė ujėrat e Kaosit, ku vegjeton ēdo tė rilindė mė pas, si njė cikel manifestimi.

S’do shumė mėnd, qė pėrshkrimi i mėsipėrm i dymbedhjetė pjesėve tė rrethartės, bazohet nė njė koncept pėrgjithėsues, parė nė tėrėsi.

Por nėse qielli sipėr kokės, gjithėsia apo Makrokozmosi ėshtė njė gjė, njeriu, “krijuar nė shėmbėlltyrėn e kėtij tė fundit”, nuk ka pse tė jetė detyrimisht njė gjė tjetėr.

Pėrkundrazi, ėshtė mė se arsyeshme tė besohet se egzistenca e tij, ėshtė njė pasqyrė besnike dhe e llogjikshme e reflektuar nė miniaturė (Mikrokozem) e reflektimit tė parė, dhe se pėr ēdo fenomen “personal”, egziston njė shpjegim, arėsye dhe shkak mė i thellė se pasoja e atypėratyshme, vėrejtur nga organet e shqisave, apo arsyetimi i thjeshtėzuar nė bardh e zi.

Gazmend Ēeno

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi