Rusia pėrtej reales - Revolucioni i tetorit

Shko poshtė

Rusia pėrtej reales - Revolucioni i tetorit

Mesazh  Solomoni prej 31.03.17 10:10

Rusia ėshtė mbėrthyer nė njė betejė mes historisė zyrtare (historia e shtetit) dhe kundėr-historisė (historia e shoqėrisė civile dhe kujtimeve tė njerėzve). Me njėqind vjetorin e Revolucionit tė Tetorit kėtė vit, pėrplasja do tė zhvendoset nė qendėr tė jetės publike.

Presidenti Vladimir Putin ėshtė mishėrimi i nostalgjisė, jo aq shumė pėr kohėrat sovjetike, se sa pėr shenjtėrimin qė ajo periudhė i bėri shtetit, gjė e cila i mundėsoi qeverisė – si thuhet nė gjuhėn moderne – “lajmet e rreme”, pėr tė ēuar pėrpara qėllimet e veta. Nė fakt, Revolucioni i Tetorit nuk kujtohet pa ankth. Vetėm fjala “revolucion” ėshtė e neveritshme pėr elitat moderne ruse, pasi ka njė tendencė qė tė paraprihet prej epiteteve “portokalli” ose “ngjyrė”. Nė tė njėjtėn kohė, revolucioni ishte njė moment i rėndėsishėm nė historinė e Rusisė, dhe si pasojė, njė burim identiteti kombėtar.

Pėr Partinė Komuniste, pėrvjetori ėshtė njė shans i qartė pėr t’u prezantuar si pasardhėsja e njė tradite tė madhe dhe jetėgjatė antikapitaliste, ndonėse njė qė, sot bėn bashkė mėsimet marksiste-leniniste, dhe mėsimet e Kishės Ortodokse Ruse. Por Partia Komuniste nuk ėshtė mė nė pushtet, dhe pėr ata qė janė, ėshtė shumė mė e vėshtirė qė tė artikulojnė njė qasje koherente ndaj njėqind-vjetorit.

Duke pasur parasysh rėndėsinė historike tė revolucionit, Kremlini nuk mund tė shmangė pėrkujtimin e tij. Por nė vend se tė ndjekė pajtimin e nevojshėm tė kundėrshtarėve – tė kuqtė dhe tė bardhėt – regjimi ndoshta do tė marrė njė anė, nė mėnyrė qė ta tjerrė historinė, nė dobi tė vet. Dhe ka gjasė ta bėjė nė favor tė perandorisė.

Sipas variantit tė perandorisė, Vladimir Lenini ishte njė gjeni i lig, i cili e ndėrpreu Perandorinė Ruse, nė njė moment kur ajo ishte e begatė dhe e mbushur me spiritualitet. Jozef Stalini, mė pas, e rindėrtoi perandorinė gjoja mbi themelet e marksizėm-leninizmit, por nė realitet, e ngriti mbi themelin e vlerave tradicionale konservatore ruse.

“Shkrirja” qė bėri Nikita Hrushovi pas Stalinit, kur shtypja dhe censura u lehtėsuan disi, dėmtoi vlerat themelore tė perandorisė, duke bėrė edhe veprimin e pamend, tė dorėzimit tė Krimesė tek Ukraina. Por qė nga fundi i vitit 1964, kur Hrushovi u rrėzua, gjėrat u pėrmirėsuan, dhe rusėt jetuan tė qetė e tė lumtur. Rėnia e Bashkimit Sovjetik, qė solli njė tjetėr ndėrprerje tė perandorisė, ishte njė katastrofė e madhe gjeopolitike nė historinė e Rusisė.

Nė kėtė interpretim, epokat e akullta nė historinė e Rusisė – periudha kur udhėheqės gjakftohtė sunduan me njė grusht tė hekurt – kanė qenė tė mira pėr vendin. Periudhat e shkrirjes – me demokratizim dhe modernizim – kanė qenė tė kėqia, tė karakterizuara prej kaosit dhe dhunės. Tė gjithė aluzionet e regjimit tė Putinit ndaj epokės Staliniste duhet tė forcojnė imazhin e vetė Putinit si njė diktator modern dashamirės, nė gjendje tė rikthejė influencėn globale tė Rusisė, si dhe tė sjellė begati pėr vendin.

Kjo ka shtyrė disa autoritete lokale qė tė ndėrtojnė monumente pėr Stalinin dhe Ivanin e Tmerrshėm, ndėrkohė qė autoritetet federale kanė ngritur, me ceremoni, njė monument pėr Vladimirin e Madh, i cili solli ortodoksinė nė Kievan Rus. Sa me fat qė ai kish tė njėjtin emėr me presidentin e sotėm.

Nė njė kuptim, historia ėshtė mė e fuqishme se politika. Propaganda fokusohet nė fitoret ushtarake tė “historisė 1000-vjeēare” tė Rusisė (e drejta e autorit: Vladimir Putin), pėr tė pėrforcuar imazhin e Rusisė si njė fortesė, e rrethuar nga Perėndimi armiqėsor. Lufta e Dytė Botėrore, pas tė cilės erdhėn 70 vjet demokraci liberale nė Evropėn Perėndimore, ėshtė pėrdorur nė Rusi pėr tė legjitimuar regjimin autokratik aktual.

Glorifikimi i tė kaluarės mund edhe tė kompensojė pasojat politike tė performancės sė dobėt ekonomike. Mendoni se sa shumė pėrfitoi pozicioni i Putinit, nga aneksimi i Krimesė – njė masė qė ai e mbrojti nė terma historike – pavarėsisht ndikimit shkatėrrues tė kėsaj lėvizje, nė ekonominė e Rusisė. Pėr shkak se ky impakt u shkaktua nė masė tė madhe prej sanksioneve perėndimore, ajo i shkoi shumė pėr shtat narrativės perandorake tė Putinit.

Por pėrtej biografisė sė njė shteti – historitė e luftėrave, batareve, komandantėve ushtarakė, burrave tė shtetit, hierarkisė administrative, dhe ndėrtimit tė perandorisė, qė pėrbėjnė historinė zyrtare tė Rusisė – ka edhe njė tjetėr histori. Eshtė historia e lirisė, qė pėrmbledh historitė dhe kujtimet e njerėzve tė thjeshtė, disidentėve, dhe mendimtarėve tė pavarur.
Nė kėtė betejė me kėtė kundėrhistori, regjimi po pėrpiqet tė shtetėzojė histori kombėtare dhe biografi. Kur Putini hyri nė radhėt e marshimit tė “Bessmertnyi Polk” (Regjimenti i pavdekshėm), ku qytetarėt kujtojnė tė dashurit qė vdiqėn nė Luftėn e Dytė, ai e shndėrroi nė njė nismė tė Kremlinit.
Por kėto pėrpjekje nuk mund tė fshehin pėrplasjen mes kėtyre dy historive, pasqyruar ndoshta mė qartė nė ndarjen mes konservatorėve dhe liberalėve, nė dėnimin e represionit stalinist. Eshtė gjithashtu e dukshme nė debatet mbi Luftėn e Dytė – apo Luftėn e Madhe Patriotike, si e quajnė rusėt – dhe vitet e trazuar nėntėdhjetė. Nė kėtė kuptim, pėrvjetori i Revolucionit tė Tetorit mund tė shihet si njė ngjarje dytėsore, pavarėsisht simbolikės.
Megjithėkėtė, pėrvjetori i njėqindtė, do i ofrojė Putinit njė shans pėr tė forcuar narrativėn e tij tė preferuar: qė Rusia, e cila ka qenė gjithmonė e madhe kur ėshtė drejtuar nga udhėheqės kombėtarė tė fuqishėm, po rikthehet tek madhėshtia, falė pushtetit qė vetė Putini ka konsoliduar. Kjo ėshtė historia, stil rus: njė e kaluar qė vihet nė shėrbim tė qėllimeve tė tė tashmes.

( The October Revolution in Post-Truth Russia © )


avatar
Solomoni

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi