Simboli i Taoizmit dhe i tetė diagrameve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simboli i Taoizmit dhe i tetė diagrameve

Mesazh  Berti69 prej 24.03.17 23:40

Simboli i taoizmit dhe i Tetė Diagrameve gjenden nė shumė tempuj kinezė. Piktura e Absolutes konsiston nė njė peshk tė zi dhe nė njė peshk tė bardhė, qė quhen edhe peshku yin dhe yang. Piktura e Tetė Diagrameve ėshtė njė tetėkėndėsh i formuar nga tetė kombinime tė tre vizave tė pandėrprera dhe tė ndėrprera.

Qiell, tokė, bubullimė, erė,ujė, zjarr, mal, liqen



Sipas legjendės, piktura ėshtė krijuar nga Fuxi, njė sagė e lashtė kineze. Nė librin e lashtė Zhou Yi (Libri Zhou i Ndryshimeve) ėshtė shkruar se "Ndryshimet e kanė burimin tek Absolutja; nga Absolutja rrjedhin dy sfera. Nga dy sferat dalin katėr elemente dhe nga katėr elementet dalin tetė diagrame". Kjo ka qenė teoria bazė e Absolutes, qė solli Tetė Diagramet. Me Absoluten, tė lashtėt nėnkuptonin origjinėn e tė gjitha sendeve dhe krijesave. Filozofi Zhu Xi (1130-1200) i Dinastisė Song Jugor thotė "Absolutja ėshtė rruga e tė gjitha gjėrave nė qiell dhe nė tokė".

Dy sferat tregojnė pėrkatėsisht qiellin dhe tokėn, ose Yin ( femėroren, negativen) dhe Yang ( mashkulloren, pozitiven). Katėr elementet janė metali, druri, uji dhe zjarri, tė cilat gjenden kudo. Tetė diagramet simbolizojnė tetė dukuri natyrore: qiellin, tokėn, bubullimėn, erėn, ujin, zjarrin, malin dhe liqenin. Kėshtu, piktura pėrfaqėson njohuritė mė tė hershme mbi universin tė lashtėsisė kineze, tė cilat pėrbėjnė njė pikpamje tė thjeshtė tė materializmit dialektik.

Ajo qė ėshtė mė interesantja tek Piktura e Tetė Diagrameve, janė format e yao-s (vijave), quajtur yangyao, (vijė mashkullore, vijė e pandėrprerė, dhe yinyao, (vijė femėrore, vijė e ndėrprerė. Tė dyja format janė nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn dhe formojnė tetė kombinime. Marrė dy nga dy ose nė ēift, ato mund tė krijohen 64 kombinime.



Mendohet qė matematikani gjerman Wilhelm Von Leibniz ( 1646-1716) u frymėzua nga tetė diagramet kineze pėr tė krijuar sistemin binar. Sikur kjo tė jetė e vėrtetė, atėherė mund tė thuhet se Piktura kineze e Absolutes dhe e Tetė Diagrameve ka dhėnė njė kontribut historik pėr shkencėn e sotme kompjuterike. Nė fillim tė viteve 30-tė, dijetari kinez Liu Zihua, nė moshėn 27-vjeēare, i gjendur nė Francė pėr studime, pėrdori Tetė Diagramet, pa iu referuar teorisė sė gravitetit tė Njutonit, pėr tė parashikuar ekzistencėn e planetit tė dhjetė tė sistemit tonė diellor dhe shkroi tezėn me titull " Teoria e Tetė Diagrameve tė Universit dhe Astronomia Moderne", me tė cilėn mbrojti Doktoraturėn Kombėtare Franceze mė 1938 dhe intrigoi botėn e astronomėve profesionistė.

Piktura kineze e Absolutes dhe e Tetė Diagrameve studiohet akoma nga shkencėtarė perėndimorė si njė burim i shkencės antike. Ajo sigurisht ėshtė njė trashėgimi e rėndėsishme e shkencės dhe kulturės kineze, megjithėse ėshtė pėrdorur pėr shortari dhe aktivitete tė tjera supersticioze.

Vulosjet prej argjile

Nė Kinėn e lashtė dokumentet zyrtare dhe private shkruheshin nė lėkura bambuje ose druri. Pėrpara se kėto dokumente tė shpalleshin, pergamenėt lidheshin me njė fije dhe vuloseshin me argjilė. Argjila vulosėse shtypej nėn forcėn e njė vule zyrtare ose private pėr tė parandaluar hapjen e paligjshme. Metoda argjilė-vulosėse, e cila pėrdorej gjithashtu edhe pėr transportimin e mallrave me anije, dalėngadalė, me shpikjen e letrės dhe tė pėlhurave tė mėndafshit, u harrua. Qėkur qe zbuluar pėr herė tė parė nga historianėt nė fund tė Dinastisė Qing (1616-1911), vulosja me argjilė, kishte tėrhequr vėmendjen e epigrafėve dhe tė koleksionistėve. Pėr arkeologėt ajo pėrbėn njė material tė shkėlqyer pėr studimin e historisė dhe tė kaligrafisė e epigrafisė sė lashtė.

Muzeu i Pekinit i Koleksioneve tė Qeramikės tė Qytetėrimit tė Lashtė me mė shumė se njė mijė vulosje argjile tė Dinastisė Qin (221-206 p.k.) ėshtė parė si njė arshivė pėr studimin e origjinės sė sistemit politik tė Kinės sė lashtė.

Bi dhe Cong gdhendjet e vjetra nė nefrit.

Bi dhe Cong janė qė tė dyja objekte nefriti tė modės nė kohėn e lashtė. Si simbole tė fatmirėsisė dhe tė qiellit tė kaltėr, ato pėrdoreshin nga aristrokratėt si objekte rituale gjatė seancave dėgjimore me perandorin, nė ceremonitė fetare dhe tė varrimit. Shumica janė gjetur nė varrezat e dinastive Shang, Zhou dhe Han. Ato janė pėrdorur edhe si stoli.



Bi ėshtė njė copė e sheshtė e rrumbullakėt nefriti me njė vrimė nė mes. Mė 1936 u zbuluan nė Varrin Nr. 3 tė qytetit Liangzhu tė Yuhang-ut nė provincėn Zhejiang 24 copė Bi dhe 33 copė Cong.

Cong ėshtė njė copė drejtkėndėshe nefriti me njė boshllėk tė rrumbullakėt si pėr tė vėnė nė dukje teorinė e lashtė kineze qė qielli ėshtė i rrumbullakėt dhe toka ėshtė e sheshtė. Gjatė dinastive Shang dhe Zhou, Cong ishte njė talisman modern fatsjellės, i cili shėrbente si njė objekt ritual adhurimi pėr perėndinė. Kur pėrdorej si objekt varresh, vendosej nė kokėn a kėmbėt e tė vdekurit ose pėrqark tij.

Stema



Stema ose Fu, njė lloj autorizimi ky, ishte njė si talisman nė Kinėn e lashtė. Pėrpara se tė zbulohej letra nė Kinė, stemat bėheshin nga bambuja ose druri. Njė stemė pėrbėhej nga dy pjesė dhe pėrdorej nė pėrgjithėsi si autorizim perandorak pėr lėvizjen e trupave ose formacioneve tė tjera. Nė popull stema pėrdorej si njė vėrtetim lejeje pėr shkėmbim mallrash ose pėr kontrata qeraje. Nė Kinėn e lashtė stema zyrtare ishte prej ari, argjendi, nefriti ose bronxi, nė formė tigri, dragoi, breshke, gjarpri, peshku, njeriu etj.

Kinezėt tradicionalisht e kanė parė tigrin si njė simbol vlerash. Edhe sot e kėsaj dite njė trupė sulmi nė ushtri ėshtė bėrė zakon tė quhet "Detashmenti ushtark i tigrave flurues". Kėshtu, pra, ėshtė e kuptueshme qė kinezėt e lashtė e pėrdornin stemėn tigėr pėr manovrimin e ushtarėve. Shumica e tyre, megjithatė kishin formėn e tigrit. "Stema tigėr" pėrdorej nga perandori pėr t'i deleguar gjeneralit tė tij pushtet qė tė komandojė ushtrinė.

Njė stemė tigėr ka tė mbishkruar njė tekst nė kurriz tė tigrit, qė pėrbėhet nga dy pjesė, pjesa e djathtė i takon qeverisė qendrore, ndėrsa e majta njė zyrtari vendor ose njė komandanti. Vetėm kur stema ishte origjinale, leja hynte nė fuqi, njė praktikė kjo shumė e kohės gjatė luftės ndėrshtetėrore nė peridhat Qin dhe Han. Qė kjo stemė t'i shėmbėllente sa mė shumė tigrit duhej qė edhe komandanti pėr tė cilin ajo lėshohej tė vepronte me shpejtėsinė dhe guximin e njė tigri.






avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


502


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi