Eliminimet e shėrbimit sekret rus KGB

Shko poshtė

Eliminimet e shėrbimit sekret rus KGB

Mesazh  Reg6 prej 22.03.17 10:28

Sistemi i sherbimeve sekrete sovjetike e ka pasur veēori te veten vrasjen apo eliminimin e krereve te tij. Kjo ishte pasoje logjike e luftes per pushtet ne Bashkimin Sovjetik, por edhe brenda radheve te sherbimit. Trocki, Beria e Jezhov jane kreret e sherbimit qe jane ekzekutuar nga ky i fundit, kur ndodhej ne urdhra te tjere, ndersa dyshime jane hedhur edhe per vete Stalinin.
Anetaret e Byrose Politike e perdoren per te eliminuar kundershtaret, konkurrentet dhe padyshim edhe kreret e vete organizates, kur shihnin se keta mund te sfidonin pushtetin e tyre. Historite jane pak a shume te ngjashme, vrasjet po ashtu...
Josif Stalin i perdori sherbimet sekrete per te eliminuar me radhe kundershtaret dhe jo rralle vala e eliminimeve perfshiu edhe vete organizatoret e tyre. Dy here u organizuan nga udheheqesi, persekutime dhe pushkatime ne mase. Dhe te gjitha keto u drejtuan nga krere te sherbimeve sekrete. Por kjo nuk do te thote qe vete diktatori, ai qe urdheronte masakrat dhe firmoste vdekjet e kundershtareve, mund t’i shpetonte sherbimit. Zyrtarisht Stalini vdiq me 5 mars 1953, pas kater ditesh qendrimi ne koma. Diktatori ra ne koma, pas nje darke me Lavrenti Berian, kreu i sherbimeve sekrete dhe te tjere lider te BRSS-se. Ne kujtimet e tij, ministri i Jashtem i kohes, Molotov, kujton se Beria e akuzoi ate per helmim. Nga ana tjeter, deshmitare te ngjarjes kujtojne se Beria ndaloi qe diktatorit t’i beheshin sherbime mjekesore, duke pretenduar se ai ishte ne gjume. Fakti qe Beria ishte pas vdekjes se Stalinit njeriu i dyte me i fuqishem ne vend, me pretendimin per te marre edhe kreun e shtetit. Akuzat e tij ndaj Molotovit qe ndodhej ne krahun e kundert dhe frika qe ai dhe lideret e tjere sovjetike kishin nga Stalini, ka ngritur dyshimet se diktatori u la te vdiste apo edhe u helmua. Megjithate askush nuk ka sjelle prova te sigurta per kete.
Ata ishin te tmerrshem dhe te paprekshem gjate kohes qe sundonin, por po ashtu ata ishin viktima te “krijesave” te tyre. Ndersa quhej deri vone njeriu qe do te pasonte Leninin, Trocki nuk ia doli mbane te perballonte kulimat e Stalinit. Ai u perpoq te bente opozite, por shpejt i humbi pozitat e tij te larta dhe u depertua. Megjithate, themeluesi i shtetit te BRSS-se dhe drejtuesi kryesor i ĒEKA, qe do te ishte edhe fillimi i sherbimeve sekrete, nuk u mjaftua. Ai vazhdoi opoziten deri sa u eliminua kur ishte ne mergim ne Meksike...
Lavrenty Pavlovich Beria lindi me 29 mars 1899 dhe u ekzekutua me 23 dhjetor 1953. Ashtu si paraardhesi i tij Jezhenko edhe Beria e pesoi nga nje komplot i organizuar kunder tij me mjeshteri nga sherbimet qe udhehiqte. Beria u be shume i fuqishem pas Luftes se Dyte Boterore, kur bashkoi dy sherbime sekrete qe funksiononin te ndara dhe krijoi bazen per themelimin e KGB-se. Sot per te ka nje histori te erret me dyshime. Keto fillojne me helmimin apo lenien per te vdekur te Stalinit dhe deri te akuzat qe iu ngriten dhe ku pershkruhej si nje vrases e perdhunues pervers. Ai arriti ne kulmet e pushtetit, menjehere pas vdekjes se Stalinit, kur ndersa drejtonte sherbimet sekrete ishte edhe zevendeskryeminister, por lufta e Berias me kundershtaret dhe problemet qe sherbimet e drejtuara prej tij i hapen sovjetikeve ne arenen nderkombetare, bene qe ai te kishte shume kundershtare. Per Berian ashtu si per Jezhenkon u pergatiten akuza politike e pasi keto e detyruan te terhiqej, sherbimet sekrete ngriten edhe morine e dosjeve qe do ta fundosnin duke e akuzuar si spiun te anglezeve. Me vone, duke qene se ky fakt pak mund te besohej, ndaj tij u hodhen akuza per perdhunim e makabritete. Deri me sot dosjet e tij nuk jane hapur, por dihet se Beria kerkonte vendosjen e nje sistemi me liberal dhe heqjen e kompetencave te Byrose Politike qe drejtohej nga Hrushovi, kjo ndoshta firmosi edhe fundin e tij...








avatar
Reg6

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi