ARKIMEDI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ARKIMEDI

Mesazh  Donald D'ARANEO prej 25.02.17 14:31

Eshtė viti 212 para Krishtit nė Sirakuzė, njė prej polis-ėve mė tė pasur tė Mesdheut, tė cilit i ėshtė vėnė zjarri e flaka, nga romakėt e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhėrat janė tė qartė: Marcello dėshiron tė ketė me ēdo kusht njeriun mė tė famshėm tė qytetit, atė Arkimedin gjenial qė e ka bėrė aq shumė tė mendohet duke i pėrdorur kundėr, makineri diabolike lufte. Dhe e do tė gjallė. Matematicienin e moshuar e gjen njė ushtar, i cili i kėrkon ta ndjekė pas. Sipas legjendės, studiuesi ėshtė duke reflektuar mbi figura gjeometrike, qė i ka vizituar mbi rėrė:
"Ma disturbare”, i thotė. (“Tė lutem mos e shkatėrro kėtė projekt”). Ushtari e humbet durimin, dhe duke shkelur edhe urdhėrat qė ka marrė, e qėllon me shpatė. Pėrfundon kėshtu, nė mėnyrė tragjike, jeta e Arkimedit tė Sirakuzės matematicieni mė i madh i lashtėsisė, studimet e tė cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat – pėr tė dhėnė disa shembuj – janė edhe sot e kėsaj dite, burim frymėzimi pėr shkencėtarėt dhe inxhinierėt nė tė gjithė botėn.

Nėse veprat e gjeniut tė Sirakuzės janė tė pavdekshme, ngjarjet e jetės sė tij janė pothuajse tė gjitha tė mbėshtjella me mister, aq sa episodi pėr tė cilin ekzistojnė mė shumė lajme ėshtė pikėrisht vdekja. Pėr tė, megjithatė, historianėt vazhdojnė tė investigojnė: sipas njė teze tė kohėve tė fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i njė ushtari, por ishte frut i njė pėrllogaritjeje politike. Dhe pėr tė kuptuar motivin, duhet qė tė shikohet qė nga fillimi, jeta e gjeniut tė Sirakuzės. Siē tregon ai vetė nė librin e tij “Arenario”, nė bazė tė rindėrtimit tė filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte njė bir shkencėtari: lindi nė vitin 287 para Krishtit nė Sirakuzė nga njė astronom me emrin Fidia. Jetoi kėshtu nė shekullin qė njohu shkėlqimin mė tė madh tė helenizmit, epoka e nisur nė 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit tė Madh, dhe qė pėrfundoi me betejėn e Aktiumit nė vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrėn duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhės i perandorisė sė madhe, krijuar nga luftėtari maqedonas.

Sirakuza, e krijuar nė 734 para Krishtit nga kolonėt e Korintit, ishte atėherė njė monarki: nė kohėn e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur nė fron nė 720 para Krishtit, nė fillim i vetėm e mė pas qė nga 240, nėn shoqėrinė e tė birit Geloni II. “Pėr jetėn e shkėncėtarit, pėr tė cilin Plutarku na thotė se ishte i afėrm e kėshilltar i sovranėve tė tij, kemi shumė pak tė dhėna tė sigurta”, shpjegon Lorenzo Braccesi, docent i historisė greke nė Universitetin e Padovės. “Nga Diodor Sikuli (historian i shekullit I) mėsojmė se u transferua nė Aleksandrinė e Egjiptit rreth vitit 243 para Krishtit, dhe qė u kthye nė Sirakuzė nė 240, kur Geroni nuk kishte mė tashmė ekskluzivitet mbi pushtetin”.

Nė transfertė

Pikėrisht nė Egjipt, Arkimedi u projektua pėr t’u ngjitur nė skenėn intelektuale tė Mesdheut, direkt nga skena e privilegjuar e Museionit (qendėr e rėndėsishme e kėrkimit shkencor nė Aleksandri) dhe Bibliotekės sė themeluar nė shekullin III para Krishtit. “Eshtė e vėrtetė qė shkencėtari shkoi nė Aleksandri pėr arsye studimesh”, thotė Braccesi. “Por ndoshta ishte transferuar pas njė ftohje tė marrėdhėnieve me Geronin, qė nga burimet ėshtė pėrshkruar si njė despot”.

E sigurtė ėshtė qė udhėtimi ishte dobiprurės. Tė gjithė veprat qė i janė atribuar – nga studimet pėr rrethin, spiralet dhe parabolat, deri tek ata pėr sferat dhe poliedrėt – Arkimedi i prodhoi nė fakt, pas rikthimit nė atdhe. Kėtu jetoi 30 vitet e fundit tė jetės, duke mbetur nė kontakt epistolar me miqtė e njohur nė Egjipt, si gjeografi Eratosten i Cirenės dhe nxėnėsit e matematicienit Conone i Samos, vdekjen e parakohshme tė tė cilit Arkimedi e ka pėrmendur nė shumė shkrime.
Sirakuza, edhe pse nuk mund tė rivalizonte me Aleksandrinė, i vetmi vend ku Arkimedi mund tė gjente bashkėbisedues nė lartėsinė e tij, ishte njė prej qyteteve mė tė pasur, tė kulturuar dhe tė populluar tė Mesdheut, i barabartė me Athinėn dhe Kartagjenėn. Kur Geroni II u vu nė krah tė Geronit II nė pushtet, polisi siēilian njohu njė prosperitet tė jashtėzakonshėm, i destinuar tė vazhdojė pa ndėrperje deri nė vitin 212 para Krishtit. Dhe qershia mbi tortėn e oborrit tė tij tė rafinuar ishte pikėrisht Arkimedi, i cili u shfrytėzua pėr lavdinė e dy tiranėve, dhe pėr tė mirėn e komunitetit.

Sipas Ateneos, shkrimtar grek qė ka jetuar mes shekullit II dhe III pas Krishtit, kontributi i tij i parė gjenial ishte ndėrtimi i njė mekanizmi pėr tė pompuar ujin e nevojshėm pėr ujitjen e fushave, duke e zhvendosur nga poshtė lartė: Arkimedi e realizoi duke pėrsosur njė mekanizėm qė kishte parė nė Egjipt. Kjo shpikje mrekulloi, veē tė tjerėve, edhe Galileo Galilein, i cili e quajti “tė mrekullueshme” nė librin e tij “Mekanikat”. Dhe gjen sot e kėsaj dite zbatime, nė teknologjinė moderne.

Njė tjetėr kryevepėr e prodhimit shkencor tė Arkimedit ėshtė parimi i levės. Skematikisht, njė levė pėrbėhet nga njė bosht (pikė mbėshtetje) qė e ndan nė dy “krahė”. Dhe parimi pohon qė, sa mė i gjatė tė jetė krahu i levės ku ushtrohet forcė, aq mė shumė forcė arrin tė ushtrojė mbi tjetrin. Arkimedi e demonstroi publikisht parimin me njė shfaqje tė jashtėzakonshme: pėrmes njė leve, arriti pėrmes duartrokitjeve qė tė ngrinte njė anije tė ngarkuar, vetėm me forcėn e krahėve tė tij. Sipas rrėfimit tė Ateneos, bėhej fjalė pėr “Sirakuzian”, njė prej anijeve mė tė mėdha tė lashtėsisė (e gjatė 55 metra) e ndėrtuar, me dėshirėn e Geronit, nga Arkia i Korinthit, nėn mbikėqyrjen e vetė Arkimedit.

Njė pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė shkencėtarit i dedikohej megjithatė plotėsimit tė kėnaqėsive tė tij. Shembulli mė spektakolar ishte njė planetarium, njė sferė qiellore qė riprodhonte lėvizjet e diellit, hėnės dhe planetėve me njė saktėsi tė tillė, saqė demosntronte madje edhe eklipset. Njė tjetėr shembull ėshtė anektoda e kurorės sė artė, nė vijim tė sė cilės shkencėtari arriti tė formulojė parimin e njohur, qė ka hyrė nė histori me emrin e tij.

Nuk dihen shumė gjėra nė fakt pėr marrėdhėniet mes Arkimedit dhe Geronit II, por miqėsia qė e lidhi me Gelonin II duket e padiskutueshme. E dėshmon fakti qė pikėrisht pėr tė Arkimedi dedikoi Arenarion, njė vepėr pėr studimin e numrave tė mėdhenj dhe nė mėnyrė tė veēantė llogaritjen e sasisė sė kokrrave tė rėrės qė nevojiten pėr tė mbushur universin (qė sipas dijeve tė kohės ishte sfera e yjeve tė palėvizshėm). “Mungesa e pėrmendjes sė Geronit nė kėtė vepėr nuk mund tė jetė me qėllim”, argumenton Braccesi, “dhe shfaq nė fakt njė zgjedhje preēize mes dy sovranėve qė nuk kultivonin orientime tė njėjtė politikė: ndėrkohė qė Geroni ishte njė pėrkrahės pa kushte i aleancės me Romėn, Geloni ishte vendosmėrisht filo kartagjenas”. Politika e tij martesore nė fakt duket njė manifest i krenarisė helenistike: nė vitin 232 para Krishtit u martua me Nereidėn, princeshė bijė e Pirros, njė armik i vendosur i Romės dhe pasardhės i Olimpiades, nėna e Aleksandrit tė Madh. Sipas Braccesit, Arkimedi ishte mė pranė pozicionit tė Gelonit, i cili ishte kundėr Romės se sa pozicionit tė Geronit.

Duar metalike dhe pasqyra

Nė fakt, qė atėherė duhej tė ishte evidente kėrcėnimi qė paraqisnin “barbarėt” romakė, qė pritėn vitin 218 pėr tė sfiduar sėrish kartagjenasit, njerėz me prejardhje fenikase, por me njė kulturė greke tė pranuar. Nė mesin e Luftės sė Dytė kartagjenase ishte 15 vjeēari Jeronim, pas vdekjes sė babait Gelonit nė vitin 216, qė ndėrpreu marrėdhėniet me Romėn, pėr tė zgjedhur aleancėn me Hannibalin dhe provokuar nė 212, si pasojė, ndėrhyrjen e konsullit Marcello.

Plutarku, libri i tė cilit “Jeta e Marcellos” ėshtė burimi ynė kryesor, thotė qė gjatė rrethimit, ndaj forcės brutale tė Romės, Sirakuza e rafinuar nuk mund t’i kundėrvihej pėrveēse me anė tė gjenisė sė njė plaku. Arkimedi iu dedikua kėshtu krijimit tė makinave tė luftės, mes tė cilave manus ferrea, njė artilie mekanike nė gjendje tė sprapste anijet armike dhe pasqyrat konkave me veshje metalike qė reflektonin dritėn e diellit duke e pėrqėndruar atė tek armiqtė. Galeni, mjeku i famshėm i shekullit III rrėfen qė me kėtė mėnyrė shkencėtari arriti t’u vėrė flakėn shumė anijeve tri-rremėshe romake. Por nuk pati shumė vlerė: superfuqia romake ishte shkatėrrimtare.

Plutarku tregon qė pas rėnies sė qytetit Arkimedi duhet tė ketė vdekur si njė i pandėrgjegjshėm, duke iu lutur njė ushtari injorant qė tė mos shkatėrronte projektin e tij – apo ndoshta tė paktėn ta linte tė pėrfundonte njė demonstrim – pa e kuptuar qė nė kėtė mėnyrė do ta lodhte, duke u vetėdėnuar me vdekje. Po a shkuan vėrtetė kėshtu gjėrat? Si mundet qė shpikėsi i madh tė ketė vdekur nga mungesa e njė sensi praktik? Sipas Braccesit, realiteti ėshtė krejt tjetėr: “Nė momentin e larjes sė hesapeve mes Romės dhe Kartagjenės, ishte vetė Arkimedi qė kėshilloi Jeronimin e ri e pa pėrvojė, qė tė prishte aleancat e tė lidhej me Hannibalin. Marcello, qė nuk mund ta injoronte, urdhėroi kėshtu vdekjen e tij, duke i besuar vrasėsit tė radhės”.

Eleminimi fizik u pasua me fshirjen nga kujtesa: mė pak se njė shekull e gjysmė u mjaftoi sirakuzianėve pėr tė harruar krejtėsisht Arkimedin, varri i tė cilit pėrfundoi i braktisur jashtė mureve tė qytetit. Nė vitin 75 para Krishtit atė e identifikoi i riu Ciceron, duke ndjekur treguesit qė pėrmbaheshin nė njė dokument, ku thuhej se bashkė me tė ishte varrosur njė sferė. Oratori i famshėm i lindur nė Arpino, nuk arriti tė pėrmbajė zhgėnjimin: “Kėshtu qytetaria shumė fisnike e Greqisė, dikur vėrtetė shumė e fortė, kishte injoruar monumentin e qytetarit tė vet tė vetėm shumė tė menēur, po tė mos kish qenė njė njeri nga Arpino”. Pra njė pasardhės i barbarėve romakė.









avatar
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi