Konsumi i lajmeve - Drogė e dėmshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Konsumi i lajmeve - Drogė e dėmshme

Mesazh  gjilanasi prej 20.02.17 17:58



Lajmet janė tė dėmshėm pėr shėndetin

Shumica prej nesh ende nuk e kuptojnė se lajmet janė pėr mendjen, ajo ēfarė sheqeri ėshtė pėr trupin. Lajmet treten kollaj. Mediat na ushqejnė me kafshata tė vogla gjėrash tė parėndėsishme, qė nuk kanė lidhje me jetėt tona dhe nuk kėrkojnė tė mendojmė. Kjo ėshtė arsyeja pse ne nuk jemi pothuaj asnjėherė “tė ngopur”. Ndryshe nga sa ndodh kur lexojmė libra dhe artikuj tė gjatė revistash (gjė e cila kėrkon tė mendojmė), ne mund tė gėlltisim sasi tė pafundme me copėza lajmesh, tė cilat janė karamele me ngjyra pėr mendjen. Me informacionin, sot ne kemi arritur nė tė njėjtėn pikė qė kishim arritur 20 vjet mė parė nė lidhje me ushqimin. Kemi filluar tė kuptojmė se si lajmet mund tė jenė toksike.

Lajmet janė tė pavend

Nga afro 10 mijė lajme qė keni lexuar nė 12 muajt e fundit, a mund tė pėrmendni njė tė tillė – pėr shkak se e keni konsumuar – qė ju ka lejuar tė merrni njė vendim mė tė mirė, pėr njė ēėshtje serioze qė prek jetėn tuaj, karrierėn apo biznesin? Jo. Sepse konsumi i lajmeve ėshtė i pa lidhur me ju. E rėndėsishmja pėrballė tė resė ėshtė beteja themelore e epokės sė sotme. Mediat duan qė tė besoni se lajmet ju ofrojnė njė farė avantazhi konkurrues. Shumėkush e beson. Ndihemi nė ankth kur shkėputemi prej burimeve tė lajmeve. Nė tė vėrtetė, konsumi i lajmeve ėshtė njė disavantazh konkurrues. Sa mė pak lajme qė konsumoni, aq mė shumė avantazh do tė keni.

Lajmet janė toksike pėr trupin tuaj

Ata prekin menjėherė sistemin limbik. Lajmet qė ndjellin panik, vėnė nė lėvizje kaskadat e kortizolit. Kjo gjė ērregullon sistemin tuaj imunitar dhe pengon ēlirimin e hormoneve tė rritjes. Me fjalė tė tjera, trupi juaj e gjen veten nė njė gjendje stresi kronik. Nivelet e larta tė kortizolit shkaktojnė dėmtim tė tretjes, mungesė rritjeje (qelizash, flokėsh, kockash), nervozizėm dhe prirje pėr infeksione. Tė tjerė efekte anėsore tė mundshme pėrfshijnė frikėn e agresionin.

Lajmet rrisin gabimet konjitive

Lajmet shkaktojnė mėmėn e gjithė gabimeve konjitive: konfirmimi i paragjykimit. Warren Buffet ka thėnė: “Gjėja qė qeniet njerėzore bėjnė mė mirė, ėshtė qė tė interpretojnė tė gjithė informacionet qė marrin, me qėllim qė konkluzionet e tyre paraprake tė mbeten tė paprekura”. Lajmet e pėrshkallėzojnė kėtė tė metė. Ne bėhemi tė prirur pėr vetėbesim tė tepruar, marrim risqe idiote ose gjykojmė keq shanset qė na paraqiten. Por, pėrkeqėsojnė dhe njė tjetėr gabim konjitiv: mendjet tona kėrkojnė lajme qė “kanė kuptim” – edhe pse nuk i korrespondojnė realitetit. Cilido gazetar qė shkruan: “Tregu lėvizi pėr shkak tė X”, apo qė “kompania falimentoi pėr shkak tė Y”, ėshtė njė idiot. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė “e lirė” e tė shpjeguarit tė botės.

Lajmet pengojnė tė menduarit

Tė menduarit kėrkon pėrqendrim. Pėrqendrimi kėrkon kohė tė pandėrprerė. Lajmet janė hartuar specifikisht pėr t’ju ndėrprerė. Ato janė si viruse qė grabisin vėmendjen pėr qėllimet e tyre. Lajmet na bėjnė mendimtarė tė cekėt. Por, ėshtė edhe mė keq. Lajmet ndikojnė keq tek kujtesa. Ne kemi dy lloje kujtese. Kapaciteti afatgjatė i kujtesės ėshtė pothuaj i pafund, por kujtesa funksionale ėshtė e kufizuar nė njė sasi tė caktuar tė dhėnash qė vijnė e ikin. Shtegu nga kujtesa afatshkurtėr tek kujtesa afatgjatė ėshtė njė “valvul” nė trurin tonė, por ēdo gjė qė duhet tė kuptoni duhet qė tė kalojė pėrmes saj. Nėse kjo rrugė ndėrpritet, asgjė nuk kalon. Pėr shkak se lajmet ndėrpresin pėrqendrimin, ato dobėsojnė tė kuptuarit tek ne. Lajmet online kanė impakt edhe mė tė keq. Nė njė studim tė vitit 2001, dy studiues nė Kanada treguan se tė kuptuarit pėson rėnie, teksa numri i linqeve nė njė dokument rritet. Pėrse? Sepse sa herė qė shfaqet njė link, truri juaj duhet tė bėjė tė paktėn zgjedhjen pėr tė mos klikuar, qė nė vetvete ėshtė shpėrqendruese. Lajmet janė njė sistem i qėllimshėm ndėrprerjeje.

Lajmet funksionojnė si drogė

Teksa historitė zhvillohen, ne duam tė dimė se si kanė vazhduar. Me qindra linja historie arbitrare nė trurin tonė, kjo dėshirė pėr mė shumė ėshtė gjithmonė e mė e vėshtirė tė injorohet. Shkencėtarėt dikur mendonin se lidhjet e dendura qė krijoheshin mes 100 miliardė neuroneve brenda kafkave tona do tė ndreqeshin, nė kohėn kur tė arrinim moshėn e rritur. Sot e dimė qė nuk ėshtė kėshtu. Qelizat nervore vazhdimisht shkėpusin lidhjet e vjetra dhe krijojnė tė reja. Sa mė shumė lajme qė konsumojmė, aq mė shumė ushtrojmė qarqet nervore qė janė tė dedikuar pėr detyrat e shumėfishta (multitasking), ndėrkohė qė injorojmė ato qė angazhohen tek leximi i thellė me njė fokus tė lartė. Shumica e konsumatorėve tė lajmeve – edhe nėse dikur kanė qenė lexues librash tė paepur – kanė humbur aftėsinė pėr tė pėrthithur artikuj tė gjatė apo libra. Pas katėr apo pesė faqesh ata lodhen, pėrqendrimi i tyre bie, nuk durojnė mė. Nuk ndodh pėr shkak se janė plakur apo rėnduar. Ndodh sepse struktura fizike nė trurin e tyre ka ndryshuar.

Lajmet na bėjnė pasivė

Lajmet janė gjithnjė e mė shumė pėr gjėra qė nuk i influenconi dot. Pėrsėritja e pėrditshme e lajmeve pėr gjėra qė nuk kemi ē’u bėjmė na bėn pasivė. Na gėrryen deri sa zhvillojmė njė kėndvėshtrim pėr botėn, qė ėshtė pesimist, pa ndjenjė, sarkastik dhe fatalist. Termi shkencor ėshtė “mungesa e mėsuar e shpresės”. Mund tė mos e teprojmė po tė themi se konsumi i lajmeve ėshtė pjesėrisht pėrgjegjės deri edhe pėr depresionin.

Lajmet vrasin krijueshmėrinė

Gjėrat qė i dimė tashmė e kufizojnė krijueshmėrinė tonė. Kjo ėshtė njė arsye pse matematikanėt, shkrimtarėt, kompozitorėt dhe sipėrmarrėsit shpeshherė i prodhojnė veprat mė krijuese nė moshė tė re. Truri i tyre ka njė hapėsirė tė gjerė e tė papėrdorur qė i fuqizon pėr tė nxjerrė ide dhe vepra tė reja. E vėshtirė tė gjesh njė mendje vėrtetė krijuese qė ėshtė e dhėnė pas lajmeve – asnjė shkrimtar, kompozitor, matematikan, fizikan, shkencėtar, muzikant, arkitekt apo piktor. Nga ana tjetėr, do tė gjeni shumė mendje jokrijuese qė konsumojnė lajmet si tė jenė drogė. Nėse doni zgjidhje tė vjetra, lexoni lajmet. nėse doni zgjidhje tė reja, mos e bėni.

The Guardian
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi