Keshilli i Te perkryeres

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Keshilli i Te perkryeres

Mesazh  Omnipresent13 prej 13.02.17 12:23

Isha ne nje dhome te madhe, dhe aty gjendeshin 7 burra, te cilet ishin ulur perreth nje tavoline te gjate. Secili kishte perpara nga nje pergamene te mbledhur ne rrotull, disa kishin edhe libra; dhe te gjithe ishin te thinjur dhe te kerrusur perves njerit; i cili ishte rreth te 20ve dhe pa mjeker. Njeri nga te moshuarit qe e kishte vendosur gishtin diku tek libri i hapur perpara tij, tha:

"Ky shpirt, qe eshte i urdhrit tone, shkruan ne kete liber,-Behu i perkryer, si Ati yt ne parajse qe eshte i perkryer.. SI do ta kuptojme fjalen E PERKRYER? "
Dhe nje tjeter nga te moshuarit, ngriti koken dhe tha:" Duhet te kete te beje me Dijen, sepse Dija eshte shprehje e Perkryerjes."
DHe nje tjeter tha:" S'mund te jete kjo! Asnje krijese nuk mund te jete po aq e ditur sa edhe ZOTI. Ku eshte ai njeri midis nesh qe mund te arrije kete gjendje? Ajo qe eshte nje pjese, nuk mund te perfshije te gjithen. Te thuash qe nje krijese eshte po aq e ditur sa dhe ZOTI eshte tallje."

Nje i katert tha:" DUhet te jete e Verteta.VEtem e Verteta eshte e Perkryera."
Por ai qe ishte ulur prane tij tha:" Edhe e Verteta eshte e pjesshme. Ku eshte ai midis nesh, qe eshte nje gjendje te shohe ate qe ZOTI sheh?"

Dhe i gjashti tha:" Me siguri duhet te jete Drejtesia."
Dhe burri qe foli i pari tha:"Nuk mund te jete, Drejtesia permban hakmarrje.DHe eshte shkruar se hakmarrja i perket vetem ZOTIT."

Pastaj, i riu u ngrit me librin ne duar te hapur dhe tha:" Une ketu kam nje shenim te njerit qe gjithashtu i ka degjuar keto fjale. Le te shohim nese interpretimet e tij do te na ndihmojne te gjejme ate qe kerkojme."
DHe e hapi diku ne nje faqe librin dhe lexoi me ze te larte:

"Behu u meshirshem, ashtu si Ati yt qe eshte i meshirshem."

Dhe te gjithe ata i mbyllen librat dhe pane nga une.

A.K

Omnipresent13

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi