Vibrimi (lartėsimi) i Lartė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vibrimi (lartėsimi) i Lartė

Mesazh  Siroco prej 24.01.17 23:30



Nė termat e ndėrgjegjes dhe evolucionit shpirtėrorė, lartėsimi, nė thelb, mund tė mendohet si gjendja mė e lartė e njeriut.

Ėshtė zgjerimi i perceptimit tė mendjes dhe kuptimi i qartė i tė qenit njė me Krijuesin. Njė me Universin.

Ēdokush qė kėrkon ngritjen mendon se lartėsimi ėshtė tė bėrit tė diēkaje qė konsiderohet vibrim i ulėt, dhe lartėsimin e saj nė njė vibrim mė tė lartė.

Prandaj shumė tradita shpirtėrore synojnė tė arrijnė shpėrbėrjen e egos njerėzore (vetveten e ulėt) nė mėnyrė qė tė kuptojnė natyrėn e vėrtetė tė qenies njerėzore; tė qenies mė tė lartė njerėzore.

Lartėsimi, nė kuptimin e vėrtetė tė botės qė jetojmė, nuk do tė thotė se njė trup fizik ngrihet nga toka pėrmes ajrit pėr tė mbėrritur nė Parajsė.

Njė pėrshkrim mė i saktė mund tė ishte sjellja e Parajsės nė tokė duke ngritur vibrimin e ulėt dhe zhvendosjen e qenies sonė jo fizike nė njė gjendje mė tė lartė vibrimi.

Nė kuptimin metafizik, lartėsimi do tė thotė ndryshim i ndėrgjegjes sė koshiencės dhe hyrje nė realitete dhe plane tė tjera tė ekzistencės pėrmes qėllimit tė mendjes.

Ėshtė pak a shumė si tė ndėrrosh kanalin nė njė radio. Kur e ēoni radion nė njė frekuencė tė caktuar, jeni nė njė linjė vibracioni me tė, nė tė cilėn ju ekzistoni.


Si ėshtė e mundur?

Bota jonė materiale, nė thelbin e saj ėshtė e pėrbėrė nga molekula tė pėrbėra nga atome, tė cilat derivojnė nga copėza subatomike - protonet dhe elektronet. Kėto protone dhe elektrone nuk janė gjė tjetėr veēse nė 99.99% tė tyre, hapėsirė boshe.

Kur prekni duart tuaja me njėra-tjetrėn, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė hapėsirė boshe qė prek mė shumė hapėsirė boshe, qė ka pak mė shumė energji rrotulluese. Pėrbėrėsit e tė gjitha lėndėve nuk kanė absolutisht njė strukturė fizike.

Kėshtu qė ideja e realitetit fizik, nė fakt ėshtė jo ekzistente. Kjo gjė tė ēon nė mendimin se ne jemi thjeshtė ndėrgjegje - vetėdije, dhe i gjithė Universi njė mori frekuencash vibracioni.

Mendimet tona krijojnė realitetin nė tė cilin udhėtojmė e manifestojmė ēdo pėrfundim dhe rrethanė tonėn. Ēdo mendim ka vibrimin e tij, duke qenė se Universi nuk ėshtė i pėrbėrė nga gjėra, por nga rrjete tė energjisė vibratore.

Ky realizim pėrhapet efektivisht kur hyjmė nė Universin e vetė-ndėrgjegjes dhe pėrmes vetė-ndėrgjegjes, dhe fitojmė kuptimin se ekzistojnė qenie tė tjera me energji, tė cilat mund tė ekzistojnė nė njė nivel mė tė lartė platforme vibrative tė realitetit.

Nė kėto plane alternues tė realitetit, ju mundeni dhe me siguri do tė donit tė takonit kėto forma tė tjera tė jetės. Qė mund tė pėrfshijnė qenie-ėngjėj, krijesa-alienė dhe tė tjera "qenie jo fizike" qė mund tė udhėheqin drejt ēlirimit tė vetvetes. Duke treguar kėshtu hapat qė duhet tė ndėrmerrni nė mėnyrė qė tė arrijmė ndriēimin e pėrhershėm. Pushtimin e vetes, dhe vdekjen e egos.

Shumė njerėz mendojnė se kjo lloj ekzistence nuk mund tė ndodhė nė formėn fizike tė tanishme. Mendojnė qė kjo lloj lidhjeje - lidhja e fizikes dhe jo fizikes apo e njeriut me hyjnoren - ėshtė thjeshtė shumė larg spektrit tė realitetit.

Por nėse e mendojmė Universin si shumėdimensionarė me shtresa dhe mbishtresa tė energjisė dhe frekuencave vibratore, atėherė kjo nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u kuptuar. Nuk jemi kurrė vetėm, ekzistojnė qenie qė jetojnė me ne, por, pėrtej spektrit pamorė tė syve tanė fizikė.

Kur ngremė nivelin e vibrimin tonė, ne zgjerojmė nivelin e dijes-vetėdijes, duke u bėrė kėshtu ndėrgjegjja kozmike e njėriut tė mishėruar. Kjo na ēon tė kuptojmė mė shumė, qė ekzistojnė botė mbi botė, tė cilat e kapėrcejnė ekzistencėn tonė tė tė gjitha kohėrave.

Ka ardhur koha tė sjellim Perėndinė kėtu nė tokė e tė arrijmė ēlirimin e njeriut. Njė jetė ku mendimet tona krijojnė nė mėnyrė fluide realitetin tonė - duke u bėrė kėshtu ēfarė kemi dėshiruar, krijuesit e vėrtetė.

/thespiritscience/.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi