Ekzistenca dhe origjina e Illuminati-t

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekzistenca dhe origjina e Illuminati-t

Mesazh  Donald D'ARANEO prej 12.12.16 15:47

Nė fund tė shekullit 17-tė ishte njė lėvizje kulturore e intelektualėve, e cila tani njihet si Epoka e Pėrndritjes apo Epoka e Arsyes Qėllimi i tyre ishte reformimi i shoqėrisė duke pėrdorur arsyen pėr tė sfiduar idetė e bazuara nė traditė dhe religjion dhe ta avancojnė diturinė pėrmes metodave shkencore. Kjo lėvizje promovoi mendimin shkencor, skepticizėm dhe shkėmbimin intelektual, dhe nė atė kohė ishte revolucion nė mendimin njerėzor, derisa nė vitin 1776 njė filozof gjerman Johann Adam Weishaupt formoi njė shoqėri sekrete nė Bavaria tė Gjermanisė tė quajtur: Rendi i  Iluminatit, por vetėm pas ca viteve nė 1785, ai u infiltrua dhe u shtyp nga agjentė tė qeverisė tė udhėheqėsit tė ri Charles Theodore. Theodore pa se si po u rritet popullariteti shoqėrive tė fshehta, si Rendi i Iluminatit, dhe i shihte si kėrcėnim qė mund tė pėrmbyste monarkinė bavariane. Prej asaj kohe nuk dihet se ēka i ndodhi Rendit, i cili thuhet tė ketė pasur rreth 2000 e mė shumė anėtarė nė gjithė Evropėn.
Prej asaj kohe deri mė sot ka pasur shumė teori konspirative qė Iluminatit ende ekzistojnė, dhe janė pas ngjarjeve si Revolucionit francez, vrasjes sė John Kennedy dhe shumė besojnė se i kanė infiltruar qeveritė rreth globit dhe se po kontrollojnė dhe manipulojnė ngjarjet botėrore pėr tė krijuar njė rend tė ri botėror me njė qeveri globale e cila do ta udhėhiqte tėrė njerėzimin. Mirėpo nuk ka prova se iluminati bavarian i shpėtoi shtypjes nė 1785.
Sot ka disa organizata qė pretendojnė se janė iluminatit e vėrtetė, por asnjėra prej tyre nuk ka ndonjė provė. Ndryshe nga Iluminati origjinal bavarian tė cilėt dėshironin tė qėndronin si shoqėri e fshehtė, organizatat sot nuk janė tė frikėsuar ta bėjnė ekzistencėn e tyre publike – pėrmes faqeve tė internetit dhe rrjeteve sociale, dhe shumicėn e herėve e bėjnė kėtė gjė pėr tė tėrhequr anėtarė tė rinj. Ėshtė e ēuditshme se si sot iluminati ėshtė sinonim pėr teori konspirative dhe shumė shpesh cilėsohen nga mediat si grup qė rrinė nė hije dhe i kryejnė punėt “prapa skenės.” Arsyeja pse Iluminati u formuan nė rend tė parė ishte tė kundėrshtonin paragjykimet/bestytnitė, ndikimin e religjionit nė jetėn publike dhe keqpėrdorimin e forcės sė shtetit. Pikėrisht ato ide tė cilat ata i kundėrshtonin, tani pretendojmė se i bėjnė sot.
Cka i bėn Iluminatit special nga shoqėritė tjera tė fshehta qė u shtypėn nė vitin 1785?! Arsyeja pėr kėtė janė disa romane dhe pak fat. Nė vitin 1798 u botua njė libėr i quajtur “Prova tė njė konspiracioni” me teorinė qė Iluminati kishin shpėtuar dhe pėrbėnte njė konspiracion ndėrkombėtar tė vazhdueshėm. Libri u bė shumė i njohur nė atė kohė, por pas disa dekada spekulime kjo teori u shua. Njė shekull mė vonė, nė vitin 1975 seria e librave “Triologjia e Iluminatit” i solli pėrsėri teoritė nė jetė. Disa besuan se libri ishte i vėrtetė dhe teoritė pėr iluminati u bėnė mė tė njohura se ndonjėherė.
Emri Illuminati vjen nga fjala latine – illuminatus qė do tė thotė i pėrndritur. Illuminati mund tė pėrdoret edhe si fjalė dhe do ta ketė kuptimin e njė: “grupi qė pretendon ndriēim superior nė njė temė tė veēantė, sidomos nė religjion”, por vėshtirė qė do tė keni pse ta pėrdorni kėtė fjalė nė jetėn e pėrditshme.
Njė ndėr simbolet e Illuminatit ėshtė syri mbi trekėndesh. Nuk dihet se pse syri ėshtė aq shumė i lidhur me Illuminatit, por spekulohet se arsyeja ėshtė se shumė religjione e kanė pėrdorur syrin pėr tė prezantuar Zotin apo ndonjė lloj tė fuqisė mė tė lartė, ku prej mė tė vjetrave ėshtė Syri i Horusit – njė simbol i vjetėr egjiptian pėr mbrojtje dhe fuqi mbretėrore. Prandaj edhe ky simbol asocohet me Illuminati – duke u bazuar nė atė se ata e vėzhgojnė ēdo lėvizje tonėn.  Kurse trekėndėshi lidhet me atė se i ka 13 hapa – sikur 13 kolonitė qė kanė ekzistuar nė Amerikė. E si kjo do tė thotė Illuminati nuk e dimė, por teoritė konspirative gjithmonė e gjejnė njė mėnyrė.
Disa teori konspirative pėr Illuminati janė: Weishaupt pasi iku nga Bavaria shkoi nė ShBA ku edhe vrau presidentin George Washington duke e marrė vendin e tij si mashtrues, dhe fytyra e Washington-it nė dollarin amerikan faktikisht ėshtė ajo e Weishaupt. Edhe pse kanė disa ngjashmėri, nė atė kohė pothuajse ēdo njeri ėshtė dukur ashtu.
Gjithėsesi, Illuminati mbetet njė ndėr shoqėritė e fshehta mė tė njohura dhe tė pushtetshme, por ēuditėrisht nuk ėshtė e vetmja... pas saj vijnė Masoneria, Masonėt Myslimanė, Klubi i Jakobinėve, Skull&Bones, Seklorumi, Klubi Bohemian, KKK-ja, Opus Dei etj., etj., qė qėndrojnė nė prapaskena dhe presin momentet e sundimit...
avatar
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi