Simbolika e Ylberit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e Ylberit

Mesazh  Equinox prej 22.11.16 15:24



Nė shumė kultura kuptimi i ylberit zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė simbolikėn e legjendave, nė fakt vet ylberi ka domethėnien e shumė formave tė jetesės nė periudhėn krijimit, nė kuptim tė plotė kėtu lidhėn dy hyjni, duke lidhur koncept i dualitetit dhe krijimit nė hapėsirė midis botėrave.

Nė stadin mė pak metafizik, ylberi ėshtė njė kombinim i ngjyrave nė harmoni perfekte qė prodhon njė simbol natyror tė njė bukurie tė jashtėzakonshme, njė premtim i paqes dhe iluminizmit (ringjalljes).

Njė nga referencat e besueshme ėshtė simboli i ylberit tek populli hindu, budistėt dhe tantrakut me sa duket ata tė cilėt kanė kapėrcyer lidhjet e tyre tė kėsaj bote janė nė gjendje tė arrijnė meditimin mė tė lartė tė tė menduarit dhe pėrjetojnė “trupin e ylbert”, qė ndryshe pėrshkruhet si “trup i dritės”, e cila ėshtė shpallur kur arrihet kulmi i sekreteve. Fenomeni i “trupit tė ylbert” ėshtė njė ndjenjė e njėsive tė formės sė prerė qė zakonisht ndodhe nė momentin e vdekjes.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e Ylberit

Mesazh  Equinox prej 22.11.16 15:25



Simbolika dhe kuptimi i Ylberit

Jetė

Shpresė

Hyjni

Premtim

Krijim

Fillim

Fuqi

Furnizim

Harmoni

Zgjerim

Shpirtėrim

Lidhje

Transformim

Ngritje
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e Ylberit

Mesazh  Equinox prej 22.11.16 15:27

Ngjyrat dhe domethėnia

Koncepti i kohezionit shpirtėror ėshtė i zakonshėm tek ylberi, ajo ka kuptimin e unitetit nė kultura tė shumta nė veēanti Ylberi ėshtė mesazhi i drejtuar drejt bashkimit, bashkimit mes tokės dhe qiellit, Ylberi ėshtė ura qė lidh dy dimensione materialen dhe shpirtėroren. Fenomeni i dy ylbereve nė kėtė rast lidhė universet e dy jetėsisė, bashkimit dhe shenjtėrimit.

Nė urtėsi kineze, ylberi ėshtė njė urė e pėrbėrė nga njė drangua me dy koka i cili vepron si njė gardian dhe ndėrmjetės midis qiellit dhe tokės, e nėse kemi dy ylber tė njėjtėn kohė atėherė drangonit i shfaqėn dy koka dhe nė kėtė mėnyrė dėrgon lutjet dhe mendimet nga toka nė botėt tjera.

Ylberi ėshtė njė simbol Yin-Yang nė legjendat kineze, sepse kultura kineze njeh kuptimin e ekuilibruar nė 5 ngjyrėshin qė bėjnė atė pastaj tė bėhet njė simbol 100% i harmonisė. Edhe nė kulturat e lashta nordike ekzistojnė kuptime ku ylberi shihet si njė urė qiellore njė urė qė ndryshe ata e quajnė BIFROST: Kjo urė shihet si njė rrugė qė lidhė botėt dhe zotėt e planetėve dhe ndryshe nė gjuhė nordike quhet: “ViaTremula” pėr Asgard.

Simbolika e Ylberit tė dyfishtė

Kuptimi dhe simbolika e ylberėve ka edhe njė tjetėr koncept tė rėndėsishėm: hapjen e dyerve pėr botėt tė tjera, rrugėtim nėpėr botėt superiore e qiellore, koncepti i dy ylberėve zakonisht lidhėt me pastrim, bashkim qė ndryshe quhet edhe “Perėndesha e vetėdijes”. Kjo ka edhe kuptimin e rrugės sė drejt, rrugės sė re, rrugės pa mėkate dhe tė ndritur nė harmoni me Perėnditė. Ne ēfarėdo koncepti qė po shtjellojmė dhe po flasim, po bėhet fjalė pėr Ylberin si simbol zgjedhorė, pastaj kėtu ne i kemi dy skaje. Dy ylberėsia ndonjėherė shpjegohet edhe si dy rrugė,

Ylberi mė i zbehėt tregon rrugėn e keqe qė keni kaluar, ndėrkaq Ylberi mė i ndritshėm afėr tij tregon rrugėn qė keni filluar e qė nė kėtė rrugė tė re gjithēka ėshtė e qartė dhe e ndritshme, transformimin tonė, zgjedhjen e duhur. Nė kėtė rast profetsia thotė: ylberėt kanė vendosė rrugėn tonė, ylberėt kanė gjetur zgjidhjet e duhura pėr rritjen tonė dhe tė mirėn tonė, pėr tė vendosur njė fillim tė ri. Indianėt autokton amerikan tė cilėt quhen Navaho, shprehin idenė e fillimit tė lidhjes sė Ylberit. Besimi i tyre e pėrshkruan ylberin si gjarpėr shumė ngjyrėsh, dhe nėse shfaqėt pėrball njė njeriu trim, gjarpri (ylberi) mundė tė kalėrohet. Ky kalėrim do tė thotė udhėtim nė botėt tjera, botė pa mėkate e tė pastra, ati qė i shfaqėt do ta gjej rrugėn e drejt tė shkruar nė ylber. Tek indianėt kishte rėndėsi tė madh edhe momenti i shfaqjes sė ylberit apo dy ylberėve. Ati qė i shfaqeshin ylberėt nė stinėt e ngrohta ishte njė moment hareje, ndėrkaq rrallėsia e shfaqjes se ylberit stinėve tė ftohta u shfaqej atyre personave qė kishin filluar ta gjenin rrugėn e perėndisė, bashkėsisė, unitetit dhe qetėsisė shpirtėrore.

Ylberi ndriēon fizikisht rrugėn tė cilėn duhet ndjekur, i cili nė shumė kultura botėrore pėrmendėt si njė fillimi shumė i rėndėsishėm, fillim ky qė Navahot dhe Mayat e klasifikonin si njė profet kur ju tregon gjėra qė duhet bėrė dhe momentin kur ju arrini ti kuptoni “Shpirti i Madh” (Zoti) do tė jetė i kėnaqur me ju.  Nė kultura tė lashta e gjejmė edhe popullin Kambonebos, ku edhe kėta e trajtojnė ylberin si hyjni, cep tė qiellit, qė Zoti ja shfaqė atij personi qė duhet tė bėjė kthesa si forma gjeometrike e qė nė fakt lenė tė kuptohet pėr kthesa jetėsore, rrugė tė reja dhe ngjizje tė arritshmėrisė shpirtėrore.

Nė mėnyrėn e tyre tė menduarit populli Arēi (Harkėt), qė njė lloj si Navahot dhe Mayat ėshtė njė popull i lashtė qė nuk ekziston mė, kishin mėnyrėn e shpjegimit dhe tė menduarit e besimit pėr Ylberin. Ky popull  ndryshe nė emblemat e tyre bartnin gjysmėhėnėn dhe pėr kėtė arsye lidhej prania e hyjnores , si lidhjet e energjisė hėnore/ femėrore, magji, pjellorisė dhe prosperitetit. Gjysme hėna, ylberi…pėr ta ishin simbole qė i ngjanin fryrjes sė barkut tė nėnės, plotė fėmijė. Nė traditėn e tyre, kush dėshironte tė mbetej shtatzėnė, bėnte dashuri gjatė shfaqjes sė ylberit.

A keni pyetur ndonjėherė nga vjen legjenda e tenxheres sė artė nė fund tė ylberit? Ėshtė njė simbolikė po ashtu qė rrjedh nga Keltėt e lashtė (popull i lashtė), pastaj simbolika e tyre i shihte ylberėt tė gjinisė femėrore, “kazani femėrorė” ndryshe e quanin (Mitra e begatė nė gjendje pėr riprodhuar jetėn, por nė gjendje latente, e njėjta ishte mbushur me “monedha ari” simbol i materies sė ēmuar po ende jo nė jetė), ari ishte simbol i pasardhėsve (fėmijėt ishin pasuri si ari) siē ishte garancia e trashėgimisė sė tyre tė pėrjetshme, sepse ata do tė vazhdojnė tė ekzistojnė nėpėrmjet fėmijėve tė tyre nėpėrmjet linjės sė gjakut, por edhe si fuqi, ai qė kishte fėmijė mė shumė kishte fuqi punėtore e luftėtare. Keltėt  kuptimin e ylberit e lidhnin me premtimin e njė jete tė re gjithashtu tė hyjnisė femėrore.

Nė krishterim dhe nė Bibėl po ashtu nė mėnyra tė ngjashme ne e shohim tė njėjtėn ngjarje epike tė Gilgamshit tė shekullit 7 para lindjes sė Krishtit,: “Kur njė ylber u shfaq si njė shenj e premtimit pėr tė ardhmen, pas njė pėrmbytje  tė madhe qė kishte shkatėrruar tokėn”./


Mesazhet e mundshme tė shfaqjes sė ylberit


   Ėshtė koha pėr t`u marr parasysh mundėsi tė reja nė dispozicion pėr ne!

   Ka gjithherė njė mėnyrė pėr ti zgjidhur situatat e ndėrlikuara ju duhet ta dini!

   Je i gatshėm pėr ti parė gjėrat nga njė kėndvėshtrim tjetėr!

   Je i gatshėm ta kaloni urėn e jetės nga njė situatė tashmė e vjetėr pėr njė tė re!

   Jeni duke i nderuar dhe pėrmbushur premtimet e bėra!

   Ēfarė premtime prisni nga tė tjerėt? A janė tė arsyeshme? Dhe a duhet respektuar?

   Tashme jeni lidhur me pjesėn hyjnore tė brendėsisė suaj!

   Jeni gati tė filloni njė jetė me njė shpirt tjetėr dhe dimension tjetėr tė brendshėm!
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e Ylberit

Mesazh  Muneer prej 22.11.16 18:42

7 ngjyrat jane bere shume mainstream ne media..
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi