Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Besimet fetare dhe mitet mbi vdekjen dhe pavdekshmėrinė

Mesazh  Donald D'ARANEO prej 05.11.16 18:15

Vdekshmėria e ka torturuar vetėdijen tonė qėkur njeriu dėshmoi vdekjen e pare, dhe kuptoi mundėsinė e vdekjes sė vet. Pashmangshmėria e vdekjes dhe spekullimet mbi natyrėn e botės sė pėrtejme, kanė qenė gjithmonė objekt i obsesionit pėr mistikėt dhe filozofėt. Pėr shumė kultura, vdekshmėria ėshtė njė nga cilėsitė kryesore qė e ndan njerėzimin nga Zotat.
Ndėrsa njerėzit lindin, i nėnshtrohen vullnetit tė natyrės dhe vdesin, Perėndive e popujve tė hershėm dhe perėnditė e sotme cilėsohen zakonisht si tė pavdekshme; imune ndaj errėsirės qė e pret ēdo burrė dhe grua. Natyrisht, rrėfimtarėt mė tė hershėm dhe njerėzit e shenjtė ėndėrruan pėr mėnyrat se si tė bėheshin tė pavdekshėm. Nė mitologjitė nė mbarė botėn, njerėzit qė arrijnė pavdekėsinė janė konsideruar shpesh si Perėndi apo qė posedojnė cilėsitė e tyre.
Njė nga veprat mė tė hershme tė letėrsisė, Epi i Gilgameshit i shekullit XXII para erės sonė, fokusohet nė kėrkimin e heroit pėr pavdekėsinė. Nė disa tradita, pavdekėsia ėshtė dhėnė nga vetė Zotat. Herė tė tjera, njė njeri normal do tė dėshifronte sekretet alkimike tė fshehura tek materialet natyrore, ēka e pengoi vdekjen e tij. Sipas antikėve, tė fshehtat e pavdekėsisė mund tė gjenden nė Tokė, nė Hėnė, apo edhe nė vetė oborrin tuaj mbrapa shtėpisė. Fetė besojnė nė ekzistencėn e shpirtit, andaj, sipas tyre, vdekja e trupit nuk ėshtė fundi i gjithēkaje...
Feja myslimane, qė pėr tė dėrguar tė Zotit e njohin profetin Muhamed, ėshtė feja e fundit monoteiste dhe besimtarėt e kėtij religjioni besojnė nė ekzistencėn e njė vendi tė mirė, qė quhet parajsė dhe njė vendi tė tmerrshėm, qė quhet ferr. Sipas islamit, deri nė Ditėn e Gjykimit, kur edhe do tė jepet vendimi final pėr destinacionin e fundit pėr secilin njeri qė ka jetuar nė tokė, tė vdekurit do tė mbesin nė varret e tyre dhe ata tė cilėt janė tė destinuar pėr nė parajsė do ta pėrjetojnė paqen nė varr, ndėrsa ata qė janė tė destinuar pėr ferr do tė vuajnė.
Krishterimi ėshtė feja me mė sė shumti ndjekės nė botė, pasi qė pothuajse ēdo i treti njeri ėshtė i krishterė. Ndjekėsit e kėtij religjioni besojnė qė nėse njė individ rilindet, pasi qė ai ose ajo vdes, do tė futet nė njė vend tė pėrjetshėm tė quajtur parajsė – njė vend ku nuk ka dhimbje, tė qara e vajtim. Rilindja ėshtė thjesht njė pranim i Jezu Krishtit dhe besimi nė kryqėzimin, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Sipas krishterimit, njerėzit tė cilėt refuzojnė tė rilinden do tė pėrfundojnė nė njė liqen tė zjarrtė dhe do ta vuajnė dėnimin e pėrjetshėm pėr rebelimin e tyre ndaj Zotit.
Alkimistėt kinezė shpenzuan shekuj me rradhė, nė pėrpjekje pėr tė prodhuar Eliksirin e jetės. Ata porositeshin shpesh nga Perandori, dhe eksperimentonin me gjėra tė tilla si mėrkuri toksik, ari, squfuri dhe bimė tė ndryshme. Formulat pėr prodhimin e barutit, squfurit, nitratit tė potasit dhe karbonit qenė fillimisht pėrpjekje pėr krijimin e Eliksirit tė pavdekėsisė.
Mjekėsia tradicionale dhe alkimia e hershme kineze, janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn, dhe pėrdorimi i bimėve, kėrpudhave dhe mineraleve nė formulat e jetėgjatėsisė praktikohet edhe sot. Qė nė fillim tė vitit 475 P.E.S, tekstet kineze i referohen Kėrpudhės sė Pavdekėsisė, njė pėrbėrės kyē nė Eliksirin e jetės. Lingzhi, e pėrkthyer fjalė pėr fjalė si “Kėrpudha supernatyrale”, ėshtė kėrpudha mė e vjetėr e njohur e pėrdorur nė mjekėsi.
Sipas “Librit tė Han”, “Mjeshtėrit e Ezoterikės”; alkimistėt; magjistarėt”, tė njohur ndryshe si Fangshi njihnin disa vende tė fshehta nė malin Penglai ku rritej Lingzhi. Disa perandorė tė dinastisė Qin dhe Han, dėrguan ekspedita tė mėdha nė kėrkim tė njė kėrpudhe tė mirėfilltė qė garantonte pavdekėsinė, por pa asnjė sukses.
Edhe pse nuk ka dėshmi historike se dikush e arriti nė fakt pavdekėsinė falė kėrpudhės Lingzhi, specie tė ndryshme pėrdoren nė mjekėsisė tradicionale kineze edhe sot e kėsaj dite.
Njė specie, Ganoderma Lucidum, prodhon acidin ganoderik. Kjo substancė ėshtė e ngjashme nė aspektin molekular me hormonet steroide. Ajo mund tė ketė njė shumėllojshmėri pėrdorimesh mjekėsore, nga balancimi i nivelit tė kolesterolit nė gjak tek shėrimi i plagėve tė ndryshme.

avatar
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi