Kuptimi i Jetės

Shko poshtė

Kuptimi i Jetės

Mesazh  Equinox prej 26.10.16 20:30



Pikėpamje tė ndryshme rreth kuptimit tė Jetės

Ėshtė njė pyetje qė njeriu e ka bėrė prej shekujsh. Kemi ndėrtuar filozofi dhe fe rreth kėsaj pyetje; kemi shkuar nė luftė pėr shkak tė kėsaj pyetje. Teoritė rreth kuptimit tė jetės varijojnė nga mė optimistet deri tek mė depresivet, por qė tė gjitha janė provokuese.


Kirenėt

Kirena ishte qytet kartagjenas dhe greko-romak qė sot ndodhet nė veri tė Libisė nė qytetin Shahhat, Jabal al Akhdar.

Kirenėt ishin njė degė e mėsimeve tė Sokratit. Kjo degė u formua aty nga vitet 400 p.e.s. nga njė prej studentėve tė Sokratit i quajtur Aristipus. Sipas besimeve tė tyre, njohuritė dhe eksperienca e ēdo njeriu ėshtė subjektive, e bazuar nė vetėm atė ēfarė u ka ndodhur. Ata besonin qė e vėrteta ėshtė njė njė gjė e brendshme personale, dhe asnjėherė dy njerėz nuk mund ta pėrjetojnė botėn nė tė njėjtėn mėnyrė. Ata besonin gjithashtu qė ne nuk mund tė jemi tė sigurtė nė dijet tona pėr gjėrat dhe njerėzit rreth nesh, por kjo ėshtė thjeshtė ēfarė ndjejmė.

Ata mėsonin qė i vetmi synim i vėrtetė nė jetė duhet tė jetė kėnaqėsia e sė tashmes, qė njerėzit duhet tė bėjnė gjėrat qė i bėjnė tė lumtur, nė vend qė tė planifikojnė tė ardhmen, pasi nė fund tė fundit do ketė gjithmonė mistere dhe pasiguri.

Kėnaqėsitė fizike kishin rėndėsi tė veēantė pėr to, dhe tė gjitha masat duhet tė merren nė drejtim tė rritjes sė kėnaqėsisė sė momentit. Kjo pikėpamje ishte shumė e vetėqendėrzuar, pasi thekson qė kėnaqėsia e personit duhet tė jetė primare kundrejt asaj tė komunitetit, qytetit dhe popullsisė.

Kėtu kemi njė mospėrfillje tė mirėqenies sė tė tjerėve dhe tė traditave e tė normave gjithashtu. Aristippus mėsonte qė inēesti i trashėguar nuk ishte ndonjė gabim. Se kuptimi i vėrtetė i jetės ėshtė injorimi i kufizimeve shoqėrore dhe tė bėrit atė qė kėnaq personin pėr momentin.


Mohizmi

Mohizmi u zhvillua nė Kinė nė pothuajse tė njėjtėn kohė me Kirenėt. Emėrtimi i dedikohet themeluesit Mo Di. Kjo lėvizje njihet si njė ndėr lėvizjet e para filozofike tė organizuara nė Kinė qė diskutonte dhe debatonte rreth kuptimit tė jetės. Tekstet e tyre pėrfshijnė 10 doktrina ku theksonin qė njerėzit duhet tė orvaten tė ndjekin jetėn e tyre tė pėrditshme.

Sipas kėtyre doktrinave, kuptimi i jetės mund tė arrihet kur ēdo individ tregon po tė njėjtin kujdes ndaj ēdo personi tjetėr, duke mos vendosur nevojat e askujt nė plan tė parė. Kjo do tė thoshte ēlirim nga luksi i tepėrt, zbavitjet dhe mirėqenia vetjake. Ata predikonin qė njerėzit duhet tė pėrpiqeshin pėr cilėsi, duke siguruar qė ēdo njeri kishte tė njėjtin nivel kėnaqėsie dhe mirėqenieje ndėrsa nderonte dėshirat e Perėndisė dhe ndihmonte ēdo njeri tė arrinte qėllimin final: shpėrblimet pėr nė botėn tjetėr.


Cinikėt

Cinikėt janė njė grup tjetėr me prejardhje nga mėsimet e Sokratit, dhe sipas tyre, kuptimi i jetės ėshtė tė jetuarit njė ekzistencė morale qė pėrputhet me rendin e natyrės sė gjėrave, dhe jo me etikat e dyshimta dhe traditat sociale. Cinikėt besonin qė shumė gjėra qė ishin pranuar si traditė nė njė shoqėri, si hipokrizia dhe mirėqenia, nuk kishin tė bėnin me tė ndihmuarit e njerėzve pėr tė jetuar njė jetė mė virtuoze.

Cinikėt predikonin qė ēdo njeri duhet tė formojė mendimet e tij rreth tė drejtės dhe tė gabuarės, dhe tė ndjekė rrugėn e virtytit, edhe nėse ėshtė kundėr normave sociale.

Njė parim tjetėr i kėsaj filozofie ishte vetėmjaftueshmėria, qė do tė thoshte tė qenit tė aftė pėr tė mbijetuar pa shoqėrinė e njerėzve tė tjerė dhe pa tė mirat bazike materiale. Vetėm atėherė kur kėtyre gjėrave u kthehej kurrizi, atėherė njerėzit ishin me tė vėrtetė tė lirė, dhe pėr Cinikėt liria ishte kuptimi i jetės.


Albert Ajnshtain

Padyshim qė Ajnshtajn do tė ketė njė vend nė Panteonin e mendjeve mė tė shquara tė njerėzimit. Nė vitin 1951, njė vajzė e re i shkruan atij njė letėr rreth besimit tė tij pėr kuptimin e jetės, dhe ai shkruan "jeta ėshtė e shkurtėr dhe pikante, pėr tė krijuar kėnaqėsi pėr veten dhe pėr njerėzit e tjerė," pėrgjigjet Anjshtanji.

Por letrat mes Anjshtanjit dhe djalit tė tij tregojnė pėrgjigje mė tė thella se kaq. Nė njė letėr Ajnshtajni i thotė djalit qė "beson nė nivelin mė tė lartė tė ndėrgjegjes si ideali mė i lartė", dhe se aftėsia e njeriut pėr tė menduar dhe krijuar diēka nga asgjė, ėshtė gjėja mė e madhe qė mund tė bėjmė. Ai sugjeron qė ėshtė ky krijim qė do tė na mundėsojė tė pėrjetojmė lumturinė e vėrtetė. Ai thekson gjithashtu qė ėshtė e domosdoshme pėr tė krijuar jo vetėm nga nevoja, por edhe nga dashuria e plotė pėr gjėnė qė po i sjell botės.


Darvinizmi

Ēarls Darvin kishte marrėdhėnje tė komplikuara me fenė dhe idetė fetare rreth kuptimit tė jetės. Ai lindi nė njė sistem tė besimit kristjan, por idetė e tij rreth zotit dhe kuptimit tė tij u luhatėn konsiderueshėm gjatė karierės sė tij.

Nė fakt ėshtė subjekt debati nė atė se sa ka ndikuar Darvini nė idenė tonė rreth Zotit. Disa theksojnė qė evolucioni ka krijuar njė gjendje njerėzore tė dizenjuar pėr tė pasur nevojė pėr njė krijues mbinatyrorė pėr tė adhuruar. Por nė mėnyrė qė evolucioni tė funksionojė, ėshtė i nevojshėm ndryshimi spontan dhe presionet ambjentale. Kėshtu qė kjo nuk thotė gjė nė lidhje me njė kuptim mė tė lartė tė jetės.

Oponentėt e Darvinit insistojnė qė evolucioni i Darvinizmit sugjeron qė kuptimi i jetės nuk ėshtė gjė tjetėr veē mbijetesės. Njė nga kėta sugjeron qė kuptimi i jetės ėshtė i ndryshėm pėr ēdo njeri dhe specie.

Nė tė vetmen pikė ku tė gjithė bien dakord me Darvinizmin ėshtė fakti qė tė gjithė organizmat shtohen me anė tė ADN-sė.


Nihilizmi

Kėtė term e kemi dėgjuar shpesh nė arenėn publike, vjen nga revolucionarėt rus qė mohonin forcėn e autoriteteve tradicionale si qeveria dhe feja. Por nė fakt ideja e nihilizmit ėshtė mė e komplikuar se kaq.

Njė nihilist i vėrtetė beson qė nuk ekzistojnė gjėra tė tilla si vlera ose dituria, dhe se nuk ka njė synim nė ekzistencėn e ēdo njeriu. Frederik Niēe argumenton qė besimet nihiliste ēojnė nė degradimin e ēdo gjėje, sepse thjeshtė njerėzit to pushojnė sė kujdesuri pėr ēdo gjė. Nuk ka tė vėrtetė, dhe gjėrat mbi tė cilat ne mendojmė se besojė janė tė vėrteta deri nė ēastin kur del diēka mė e mirė. E vetmja qė qė besohet se ka njė qėllim ėshtė shkatėrrimi pėr nihilistėt. Por tentativat e mėtejshme e zbutėn imazhin e filozofisė nihiliste duke sugjeruar rrugėn e indiferentizmit.

Kjo ide ka munduar pėr shekuj filozofėt. Sipas Niēes, ēdo gjė rreth nesh ėshtė njė konstrukt artificial qė nuk do tė zgjasė me indiferencėn e nihilizmit, njė teori kjo qė u suportua nga analiza e qėndrimeve e Osvald Spengler, e cila e vė theksin mbi kolapsin e njė shoqėrie apo civilizimi.

Ndoshta njė nga teoritė mė depresive tė kuptimit tė jetės, Nihilizmi thotė qė kuptimi nuk ekziston, por thuajse ēdo gjė ėshtė e drejtė, sepse ēdo gjė ėshtė asgjė.


Filozofia tibetiane

Kjo shkollė mendimi u zhvillua nė Tibet dhe nė rajone tė tjera tė Himalajave. Ėshtė shumė e ngjashme me Budizmin, filozofia tibetiane predikon njė synim madhor nė jetė: pėr tė ndaluar vuajtjet e njerėzimit. Nė mėnyrė pėr ta bėrė kėtė, duhet tė kuptosh botėn dhe se si funksionon ajo. Pėrmes tė kuptuarit, ne do mbėrrijmė nė njohuritė e kėrkuara pėr tė ndaluar vuajtjet.

Kjo filozofi prodhon gjithashtu njė rrugė nga ku mund tė matet guri kilometrik i gjithkujt, qė nga "tė qenit njė person i aftėsive tė vogla", deri tek tė "qenit njė person i aftėsive tė mėdha" tė cilėt ia marrin vuajtjet tė tjerėve duke vuajtur vetė. Nė fakt ėshtė tjetėr gjė tė besosh nė kėtė mėnyrė, por kuptimi i vėrtetė i jetės ėshtė themelaur nga ata qė e praktikojnė atė qė besojnė dhe veprojnė nė atė mėnyrė nga ku tė tjerėt mund tė pėrfitojnė. Filozofia tibetiane ėshtė unike nė ēdo pikė pėr ndjekėsit e saj, pasi ata kanė udhėzime tė qarta pėr ēdo pikė nė mėnyrė pėr tė arritur tek kuptimi i vėrtetė i jetės.


Epikurianėt

Sipas mėsimeve tė Epikurus, ēdo gjė ėshtė e pėrbėrė nga grimca tė vogla, pėrfshirė edhe trupin njerėzorė, i cili ėshtė i pėrbėrė nga grimca shpirtėrore. Pa kėto grimca, trupi ėshtė i vdekur, dhe pa njė trup tė gjallė, grimcat shpirtėrore janė tė paafta tė ndjejnė. Pėr shkak tė kėsaj ekzistence tė dyfishtė, asnjė pjesė e trupit nuk mund tė mbijetojė pas vdekjes. Nuk ekziston prehje e pėrjetshme, nuk ekziston shpėrblim nga ku mund tė punohet pėr ta arritur, dhe nuk ekziston ndėshkim tė cilit i duhet shmangur. Kjo do tė thotė qė e gjitha ēfarė kemi, e kemi kėtu nė tokė. Ndėrsa je kėtu, duhet tė bėsh tė pamundurėn.

Grimcat e shpirtit na mundėsojnė tė ndjejmė dhimbjen dhe kėnaqėsitė, dha nga kėtu rrjedh kuptimi i jetės sė epikureanėve: duke rritur nivelin e kėnaqėsive dhe ulur nivelin e dhimbjeve. Kjo nuk ėshtė aq e lehtė, sepse shumė dhimbje njerėzore vijnė nga koncepte abstrakte qė ne nuk mund t'i kontrollojmė dhe shumė dėshira ne nuk mund t'i pėrmbushim. Pėr shembull, ideja e vdekjes ėshtė njė ide qė ne e shohim me frikė dhe tmerr. Ndėrsa ideali epikurian na ēon tek gjėja qė nuk mund ta kontrollojmė.

Kjo nuk do tė thotė qė ne duhet tė bėjmė ē'tė duam. Nėse mendojmė qė vjedhja e njė banke mund tė ēojė nė kėnaqėsi, nuk mund tė pėrdorim filozofinė e Epikurisit pėr tė rritur kėnaqėsinė. Epikurus thotė qė sjelljet e mira janė  vitale pėr principet e kėnaqėsisė, sepse faji dhe mėrzia pas kapjes ēon nė dhimbje. Kuptimi i jetės sipas Epikurus ėshtė kultivimi i miqėsive, pasi miqėsia ėshtė njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha, tė sigurta dhe njė ndjenjė e pėrjetshme qė mund tė frymėzojė njerėzit e vdekshėm.


Filozofia Asteke

Sipas Astekėve, synimi final i jetės ėshtė tė jetuarit nė ekujlibėr me natyrėn duke mundėsuar vazhdimėsinė e energjisė qė mundėson zhvillimin e gjeneratave. Kjo energji e quajtur teotl, mė shumė lidhet me njė lloj force se sa me Perėndinė. Sepse teotl ėshtė nė lėvizje dhe ndryshim tė vazhdueshėm, po ashtu edhe universi, dhe varet nga njeriu, krijimi i harmonisė sė jetės.

Synimi i Astekėve ishte pėr tė jetuar nė njė mėnyrė qė gjeneratat e ardhshme tė shijojnė tė njėjtat tė mira nga jeta siē po shijojmė edhe ne, pėr t'u siguruar qė veprimet qė kryejmė tė mundėsojnė qė cikli tė vazhdojė, duke nderuar forcat e shenjta misterioze qė mundėsojnė jetėn. Nė shumė tekste, jeta tokėsore pėrshkruhet si e mbushur me dhimbje dhe mėrzi, dhe e vetmja gjė qė mund t'i japė kuptim jetės ėshtė tė marrit kėnaqėsi nga gjėrat e thjeshta tė jetės pėr tė mundėsuar mbijetesėn e ciklit.
avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuptimi i Jetės

Mesazh  Muneer prej 20.11.16 21:58

Se sekretin edhe ēelsin
E ksaj jete une e di
Kom kuptu qe lumturia
Nuk ka te boj me pasuni

E fuqin e kemi mbrena
Secili kemi drite
thesarin te secili
E gjen vetem ne shpirt
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuptimi i Jetės

Mesazh  Pansophia prej 21.11.16 23:37

"Pse je" ceshtja me e madhe-Kuptimi i jetes. Askush ne toke, mbi toke dhe nen toke nuk e di kete, kushdo qe pretendon se e di, kushdo filozofi, kushdo shkence dhe religjion vetem sa shprehin copeza tejet te vogla te kuptimit te jetes. Nese do dihej kjo dhe do jepej kaq lehte e gatshme, cili eshte kuptimi i te jetuarit pastaj?!
Ne jetojme per te ditur pse jetojme, pse jemi/

Pansophia

158


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuptimi i Jetės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi