Kalorėsit Tempullarė

Shko poshtė

Kalorėsit Tempullarė

Mesazh  Donald D'ARANEO prej 13.09.16 12:45


PAMJA E NJE KALORESI TEMPLAR
Tempullarėt , quheshin kalorėsit e njė Urdhėri Fetar (njėsi) nė mesjetė. Pėr Tempullarėt dihet qė kanė ekzistuar dhe mbi veprimet dhe funksionet si dhe ekzistencen e urdhėrit nė botėn latine dhe jo vetėm nė tė bėhen spekulime qė nė vitet 2000 Tempullarėt i kanė shndrruar nė njė ēėshtje mistike me shumė tė panjohura.
Thuhet qė ky urdhėr kishte krijuar njė rrjetė tė fortė finaciarė tė cilėn rrjetė pushtetarėt evropianė sė bashku me klerikėt e asaj kohe e kanė shkatėrruar. Nga kjo kohė deri mė tani mbi ekzistencen e pas ardhėsve dhe tė thesait spekulohet mė tė madhe.
Kėshtu flitet qė mė 18 mars 1314, nė Paris, nė ishull tė vogėl tė lumit Sena janė parė pėr herė tė fundit i quajturi Mjeshtri i Madh i Kaloresve Tempullare, Zhak de Moli (Jacques de Molay) sė bashku me disa kalorės tė tjere. Rreth tyre janė shkruar njė numėr i jashtezakonshėm librash. Tė shumtė janė misterėt qė e rrethojnė kėtė Urdhėr tė fuqishem priftėrinjsh-luftėtarė.
Temat me tė cilat merren librat mbi Tempullarėt janė tė ngjajshme me pyetjet: Ku konsiston ky sekret i tmershem i tyre ? Ekziston valle thesari perrallor i Urdherit ? Ē“farė dihet sot pėr kėta kalorės tė famshėm.
Njė shkresė e quajtur Dokument Rubant i bazuar mbi njė tekst tė datuar 11 prill 1308, dėftonė, midis tė tjerash, se Filipi i Bukur ( Mbreti i Francės ), siē quhet nė dokumentet tempullare, pa e kuptuar, ishte vėnė ne zotrim tė riprodhimeve te shkelqyera, nxjerre nė dritė shumė kohė mė parė, nė rast se organizohej njė sulm i pakontrollueshėm dhe i papėrballueshėm kundėr Urdherit. Sipas kėtij dokumenti lė tė kuptohet mangėsia e dokumentimit tė veprimeve tė urdhėrit.
Nė shekullin e 18-tė, organizata tė caktuara, veēanėrisht Freemasonėt, ringjallėn disa prej simboleve dhe traditave mesjetare tė Kalorėsve Tempullarė.
Kohėt e fundit, tregimet legjendare se tempullarėt zbuluan Kupėn me tė cilėn Jezusi piu verėn nė darkėn e fundit (Holy Grail) kur ata morėn Malin e Tempullit nė Jeruzalem, kanė gjetur rrugėn e tyre nė libra dhe filma mjaft popullorė.
Kush ishin kalorėsit templarė?

MOMENTI KUR TEMPLARET MARRIN JERUSALEMIN
Pasi luftėtarėt e krishterė pushtuan Jerusalemin gjatė Kryqėzatės sė Parė, grupet e pelegrinėve nga e gjithė Evropa Perėndimore filluan tė vizitonin Tokėn e Shenjtė. Rreth vitit 1118, njė kalorės francez i quajtur Hugues de Payens themeloi njė urdhėr ushtarak tė pėrkushtuar pėr mbrojtjen e kėtyre pelegrinėve, duke e quajtur “Kalorėsit Templarė”. Nė vitin 1129 kalorėsit morėn miratimin formal tė Kishės Katolike, dhe rekrutėt e rinj dhe donacionet bujare filluan tė vėrshonin nga e gjithė Evropa.
Tė njohur pėr kodin e rreptė tė sjelljes dhe stilin e nėnshkrimit tė veshjes, templarėt themeluan kapituj tė ri nė tė gjithė Europėn Perėndimore. Ata zhvilluan njė reputacion si luftėtarė tė ashpėr gjatė kryqėzatave dhe tė krijonin njė rrjet bankash, duke fituar tė ardhura tė mėdha financiare.
Nė kulmin e ndikimit tė tyre, ata krijuan njė flotė tė konsiderueshme anijesh, morėn nė pronėsi ishullin e Qipros dhe shėrbyen si huadhėnės kryesorė pėr monarkėt europianė.
Ushtarėt myslimanė rimorėn Jerusalemin dhe kthyen valėn e kryqėzatave nė fund tė shekullit tė 12-tė, duke i detyruar Templarėt pėr ta zhvendosur bazėn e tyre tė operacioneve nė Paris.
Atje, mbreti Filipi IV vendosi pėr tė rrėzuar rendin, ndoshta sepse Templarėt kishin mohuar kreditė e sundimtarit. Mė 13 tetor 1307, anėtarė tė Templarėve francezė u arrestuan dhe torturuan brutalisht deri sa pranuan pėr akuza tė rreme. Tre vjet mė vonė, dhjetėra u dogjėn nė turrėn e druve nė Paris.
Ndėrsa historianėt pajtohen me faktin se Kalorėsit templarė u shpėrbėnė plotėsisht 700 vjet mė parė, disa njerėz besojnė se ky rend kaloi nė ilegalitet dhe ka mbetur deri nė ditėt e sotme. Nė shekullin e 18-tė, organizata tė caktuara, si ajo e Masonėve tė Lirė, ringjallėn disa nga simbolet e traditat e kalorėsve mesjetarė.
Pse tėrheqin aq shumė vėmendjen popullore
Historiani Michael Haag, autori i librit “The Templars: The History & the Myth”, shpjegon pse ndaj templarėve ka njė vėmendje tė madhe popullore: “Tashmė gjatė ditėve tė arta tė tyre, tempullarėt tėrhoqėn nga vetja e tyre shumė asociime, legjenda, thashetheme dhe romanca. Kur filloi pėr herė tė parė tė qarkullojė historia e Gralit tė Shenjtė nė Europėn mesjetare, ajo menjėherė u shoqėrua menjėherė me tempullarėt. Kjo cilėsi prej superylli e tempullarėve i detyrohet pjesėrisht rolit tė tyre tė shquar nė lėvizjet qendrore tė kohės, kryqėzatat dhe mbrojtjes sė shteteve kryqtare nė Lindje, ku tempullarėt qenė tė rrethuar nga asocime tė fuqishme historike dhe tė shenjta. Nė fund tė fundit, tempullarėt u themeluan Ditėn e Krishtlindjes tė vitit 1119, brenda Kishės sė Varrit tė Shenjtė, vendi qė shėnon kryqėzimin, varrosjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, dhe e kishin selinė qendrore tė tyre nė Temple Mount, qė nė mėnyrė tė pashlyeshme i lidh ata me historinė qė i pėrkasin Tempullit tė Solomonit – dhe asgjė nė krishtėrimin mesjetar mund ta mundė kėtė! Por tė qenit nė qendėr tė vėmendjes nuk ėshtė gjithmonė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė qenė, sigurisht jo kur gjėrat fillojnė tė ecin keq”.
Aftėsinė e tyre fantastike si strategė ushtarakė
Historiani Michael Haag thotė se tempullarėt qenė tė ndershėm nė besimin e tyre dhe tė drejtpėrdrejtė nė sjelljen e tyre. Sipas tij, njė grusht templarėsh mund ta kthenin balancėn e njė beteje dhe tė shpėtonin njė mbretėri. Koeficenti i rėnies nė betejė i tyre qe i lartė: Tė paktėn 20000 tempullarė u vranė ose nė betejė, ose pasi u kapėn rob dhe refuzonin tė hiqnin dorė nga besimi pėr tė shpėtuar jetėt e tyre. Pa templarėt, ndėrmarrja e kryqėzatave nė Lindje do tė kishte zgjatur vetėm sa gjysma e kohės qė zgjati. Pas betejės sė Hatinit, nė tė cilėn Saladini doli fitimtar, ai urdhėroi prerjen e kokave e tė gjithė tempullarėve tė zėnė rob, 100 burra, duke ua pasur frikėn mė shumė se tė tjerėve pasi “ata qenė tė zjarrtė nė besimin e tyre, duke mos u kushtuar asnjė vėmendje gjėrave tė kėsaj bote”. Si ndėrtues kėshtjellash dhe kishash, ata qenė njerėz me njė vizion tė fuqishėm dhe shije tė rafinuara; ata kanė lėnė prapa tyre nė Lindje tė Mesme sot monumente tė shumtė tė mrekullueshėm qė paraqesin stilet romane dhe gotike tė Francės dhe Anglisė nga vinin.
Njė histori e shkurtėr kalorėsve tė Krishtit
Urdhėri i Kalorėsve Templarė lindi nė shekullin XII, menjėherė pas kryqėzatės sė parė, e cila i kishte shkėputur Islamit Jeruzalemin dhe kish ēuar nė Tokėn e Shenjtė dhjetėra mijėra pelegrinė tė tė gjithė gjuhėve, moshave, klasave sociale. Ata qė i mbijetonin udhėtimit dhe betejave ishin pre e armiqve qė mbushnin rrugėt dhe kėrcėnonin territoret e pushtuar. Pikėrisht nė mbrojtje tė tyre lindi nė vitin 1120 Urdhėri i Templarėve, qė morėn kėtė emėr pikėrisht sepse e ngritėn qendrėn e tyre pranė Tempullit tė lashtė tė Solomonit, nė Jeruzalem. Murgj dhe luftėtarė, me rregulla tė rreptė dhe shpirt luftarak. Tipare qė sot duken kontradiktorė, por atėherė nuk ishin: pėr tė ekzaltuar dhunėn e shenjtė ndikoi vetė Papa, dhe kalorėsve qė tundnin shpatėn nė emėr tė Zotit u premtoheshin shpėrblime spiritualė. Mbėshtetja popullore ishte e jashtėzakonshme: fisnikė dhe plebenj, tė pasur dhe tė varfėr ofronin pėr templarėt para, toka, ndihma. Dhe kush hynte nė Urdhėr dhuronte tė mirat e tij. Kėshtu pasuria e templarėve, tė cilėt Papa i kishte pėrjashtuar edhe nga taksat, rritej gjithnjė e mė shumė. Kudo nėpėr Europė ata zotėronin toka dhe bagėti, ndėrtonin objekte fetare dhe pallate. Dhe prej kėtu buronin paratė dhe produktet qė shėrbenin pėr sforcon ushtarake nė Lindjen e Mesme: furnizime, kuaj, armė, anije, por edhe mjete pėr ndėrtimin e fortifikimeve tė mėdhenj. Burimet e tyre nė perėndim mbulonin kostot stratosferike tė misioneve nė front. Dhe pėr pothuajse dyqind vite, deri nė rėnien e pararojės sė fundit kristiane, nė 1291, templarėt ishin nė vijėn e parė nė kryqėzata. Por edhe nė prapavijė, duke qenė se kishin kri juar sistemin kapilar bankar mė tė pėrparuar tė epokės. Kush nisej pėr nė Tokėn e Shenjtė, i merrte hua Urdhėrit dhe i besonte paratė e tij, pėr tė shmangur rreziqet e udhėtimit. Dhe sovranėt europianė hynin nė borxhe deri nė grykė, duke financuar luftėrat e tyre. Jo vetėm qė templarėt ishin mė tė pasur se mbreti, por kishin pėrfaqėsues kudo, si njė kompani shumėkombėshe, nė njė botė ku komunikimi ishte i vėshtirė, me rrjete ndėrkombėtarė inekzistentė. Ai qė u zhyt mė shumė nė borxhe ndaj templarėve ishte Filipi i Francės. Dhe pėr tė, e vetmja mėnyrė pėr tė shmangur falimentimin ishte rifitimi i asaj pasurie: nisi kėshtu njė fushatė shpifjesh dhe baltosjeje kundėr kredidhėnėsve tė tij. Njė propagandė tendencioze, e cila iu shtua zilisė dhe kritikave qė ekzistonin tashmė pėr njė Urdhėr kaq tė fuqishėm. Por stilit tė jetesė sė templarėve, i cili nuk ishte rigoroz si njė herė e njė kohė.
Skėndėrbeu, njė mason, kalorės tempullar.

Skėnderbeun, e njohim si kalorės, trim tė ēartur dhe fisnik, por shumė pak njerėz, pėr tė mos thėnė gati aspak e kanė njohur si alkimist, si kalorės tempullar apo mason. Skėnderbeu tani na shfaqet nė njė dimension krejt tė ri, ashtu siē nuk e kishim menduar ndonjėherė, por qė nė fakt, ėshtė nė sintoni me kohėn kur ai jetoi.
Njė pėrqasje me figura tė tilla si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei ėshtė nė qendėr tė vėshtrimit tė ri tė Skėnderbeut. Pėr mė tepėr, ai vjen si alkimist i nivelit mė tė lartė, nė dy piktura tė Mihallaq Xhavos, ku ka njė analogji mjaft tė dukshme mes Heroit tonė Kombėtar dhe Kodit tė Da Vinēit, librit tė Dan Braun.
Po pse Prof. Mihallaq Xhavo paraqet figurėn e Skėnderbeut nė kėtė mėnyrė dhe si e justifikon punėn dhe studimin e tij pėr kėtė figurė kombėtare? Ēdo tė thotė pėr Xhavon simboli i pėrkrenares sė Skėnderbeut dhe ēfarė ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri mė sot?
Nė njė intervistė pėr Tirana Observer, Xhavo rrėfen pėr Skėnderbeun mistik dhe antikishtar. Nė pikturat e tua Skėnderbeu shfaqet i rrethuar me elementė mitologjikė e historikė.
Pse e keni sjellė figurėn e tij nė kėtė mėnyrė dhe ēdomethėnie ka kjo?
Skėnderbeu vjen nė njė dimension tė paparė deri tani. Evolucioni nuk ėshtė te piktura, por te mėnyra sesi ėshtė parė Skėnderbeu pėr tė dhėnė njė ide tjetėr. Kjo rinovon edhe pikturėn, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturėn reale qė ėshtė e vėshtirė pėr tu parė dhe pėr tu kuptuar nga njė publik i caktuar, por jam pėrpjekur tė sjell esencėn e Skėnderbeut.
Skėnderbeu i pėrkiste asaj qė quhet dija arkane(dije sekrete tė antikitetit). Ishte njė kalorės tempullar me grada tė larta e tė fshehta i aristokracisė evropiane masone.
Ēfarė ju shtyu pėr ta parė dhe pėr ta sjellė figurėn e Skėnderbeut nė kėtė formė?
Ne dimė qė Skėnderbeu i pėrkiste njė familjeje mbretėrore, por figura e tij nuk ishte e plotėsuar. Nuk ka asnjė figurė mesjetare qė tė mos jetė e lidhur me kultin, me mistiken.
Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni qė Skėnderbeu ishte njė tempullar mason?
I vetmi simbol autentik i Skėnderbeut ėshtė pėrkrenarja, e bėrė qė atėherė qė tė mos humbasė nė shekuj. Kjo pėrkrenare mishėron njė simbol tė fuqishėm. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret paraqiste simbolet e tij tė caktuara, qė njiheshin nga ata vetė, por jo nga masa e popullsisė.
Ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ėshtė kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Sot ne mund tė themi me bindje, se Skėnderbeu ishte njė njeri me prirje dhe aftėsi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė ( tempullarėt) mbrojtės tė njė historie tė madhe dhe tė shumė sulmuar.
Njė gjė e tillė ėshtė shtjelluar gjerėsisht edhe nė librin Kodi i Da Vinēit tė autorit David Braun.
Ku i shihni kėto ngjashmėri mes Kodit tė Da Vinēit dhe te Skėnderbeu?
Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterė. Ndaj pėr tė mos humbur besimin te Zoti tek krishterimi, njė pjesė e njerėzve vepronin dhe punonin nė rrugė tė dyfishtė.
Edhe Skėnderbeu e bėnte diēka tė tillė. Ai ishte i krishterė dhe e donte krishterimin, por ishte kundėr priftėrinjve, apo kishės dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata.
Kjo ėshtė njė praktikė e njohur botėrore dhe nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinēi, Galileo Galilei, Njutoni etj.
Nė pikturat e mia unė e kam bėrė aktuale kėtė ide nėpėrmjet instrumenteve figurative.
Ku e shihni kėtė antikishėrim ( me tė cilin bėni paralelizėm me veprėn e Braunit) tė Skėnderbeut besimtar?
Njė simbol qė kam pėrdorur nė pikturat e mia ėshtė njė kupė, e cila qėndron vertikalisht me Teutėn sipėr, kupa e Gralit, e cila nė Shqipėri e sollėm vetėm tė pikturuar nė ikona.
Nė Evropė e shohim te Darka e fundit e Krishtit. Kjo kupė simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor tė Krishtit, qė ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vėrtetė tė Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shėn Pjetrin. Ky ėshtė devijimi i madh i kristianizmit.
Do tė ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shėn Pjetri. Prandaj tė gjithė kėta mjeshtėr tė mėdhenj, tė fshehtė, por dhe kalorės tė kristianizmit ishin nė dijeni tė kėtij mashtrimi tė madh tė asaj kohe. Mund tė na tregoni diēka pėr simbolet tempullare dhe instrumentet figurativė qė keni pėrdorur?
Simbole tė tilla si trėndafili, shpata, ku trėndafili qėndron nė qendėr tė shpatės atje ku formohet nė qendėr kryqi janė simbole tė kristianizmit mesjetar dhe tė rilindjes, tė tempullarėve tė asaj kohe dhe kėtė simbole janė vendosur pėr tė pėrēuar idenė se Skėnderbeu ka qenė njė tempullar, sepse ka elementin e dashurisė dhe rinor pėr jetėn dhe pėr misteret.
Ēfarė vendi zė, Skėnderbeu nė rrafshin historik? Duke marrė spunto nga pėrkrenarja e Skėnderbeut ne mund t'i veshim shumė elementė tė tjerė dhe na shpjegohet shumė qartė figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.
Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn, domethėnė t'i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės. Cilėsitė e tij ishin tė veēanta dhe tė rralla, prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t'i referoheshin nė histori, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara mund t'i referohej ilirėve dhe Teutės, e cila nė pikturė qėndron sipėr; njė nudo e shtrirė nė tempullin e vet tė historisė, por edhe si figurė frymėzuese e kalorėsve tė asaj kohe.
Skėnderbeu dhe historia mistike Duke marrė spunto nga pėrkrenarja, ne mund ti veshim Skėnderbeut shumė elementė tė tjerė. Kjo na shpjegohet shumė qartė te figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure.
Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn domethėnė ti shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės, thotė prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilėsitė e Skėnderbeut ishin tė veēanta dhe tė rralla.
Prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund ti referoheshin nė histori. Jam pėrpjekur tė sjell historinė e Shqipėrisė nė pikėpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste.
Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historinė e fshehtė, mistike dhe historinė e dokumentuar pėr masat.
Nė gjithė botėn po rishikohen figurat historike, nė gjithė botėn historia zyrtare po pasurohet me historinė mistike, okulte dhe po shihen si tė vėrteta disa gjėra qė deri dje ishin dėnuar gabimisht. Historia jonė ka mohim tė kėtyre vlerave.
Ata nuk ėshtė se janė kritikuar, por tek ne nuk janė vėnė re asnjėherė. Dhe ne po pretendojmė t'i vemė nė dukje duke marrė spunto nga njė kulturė universale iluministe.
Ėshtė njė shekull i zhvillimeve tė mėdha nė kėtė fushė.

avatar
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi