Kafsha juaj Totem dhe si gjendet pėrmes meditimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kafsha juaj Totem dhe si gjendet pėrmes meditimit

Mesazh  gjilanasi prej 06.09.16 23:27

Ēfarė do tė thotė kafsha Totem



Nėse keni mbėrritur nė njė pikė nė jetėn tuaj ku duhet tė merrni njė vendim, dhe po orvateni tė gjeni njė udhėheqje, atėherė ka ardhur koha tė zbuloni kafshėn tuaj totem, dhe mė pas lėreni atė t'ju thotė ēfarė tė bėni.
Njerėzit e lashtė kishin njė kulturė qė bazohej vetėm nė botėn rreth tyre - imazhi i natyrės, nė tokėn mėmė dhe rėndėsinė e kafshėve nė jetėn e pėrditshme. Ata kishin shumė respekt pėr tokėn, i cili duket se nuk ėshtė i ngjashėm me atė tė ditėve tė sotme, dhe njė nga mėnyrat me tė cilėn ata e tregonin respektin ishte pėrmes skalitjes nėpėr shpella.

Si tė gjesh kafshėn tėnde totem pėrmes meditimit

Kjo pėrvojė pabesueshmėrisht shpėrblyese kėrkon pak durim dhe kėmbėngulje. Pėr disa njerėz, duhet tė kalojnė shumė sezone derisa kafsha e tyre totem tė shpalosė veten, por kur ndodh, ėshtė diēka shumė shpėrblyese dhe befasuese!

Si fillim duhet tė gjeni njė vend tė qetė e tė pazhurmshėm, mė pas uluni dhe fokusohuni nė frymėmarrjen tuaj. Merrni frymė pozitiviteti dhe nxirrni frymė negativiteti. Sapo tė jeni krejtėsisht tė qetėsuar, imagjinoni veten nė njė pyllė, nė pyllin mė tė madh qė keni parė ndonjėherė!

Dėgjoni pėr tinguj dhe thithni aromat e pyllit. Vazhdoni kėshtu, kjo mund tė jetė e lodhshme e mund tė kaloni nė rrugė gjarpėruese dhe mund tė duhen disa ditė, javė apo muaj derisa tė shihni njė kafshė. Kjo ėshtė kafsha juaj totem. Mund tė surprizoheni se cila kafshė ėshtė, sikur t'ju ketė gjetur ajo vetė, nė vend qė ta zgjidhnit ju. Harroni ēdo frikė qė mund tė keni mbi kėtė kafshė, kjo do t'ju mėsojė e ndihmojė tė pushtoni edhe frikėrat mė tė mėdha!

Zakonisht kėto kafshė e manifestojnė veten e tyre duke na dėrguar nė njė rrugė tė re nė jetė, drejt njė rruge pėr tė cilėn mund tė mos jemi tė sigurtė. Nė kohė tė ndryshme tė jetės sonė, mund tė mirėpresim kafshė tė ndryshme, dhe kjo ėshtė krejtėsisht normale derisa rritemi nė moshė, rritemi edhe si njerėz, por shumė njerėz tė suksesshėm apo tė rėndėsishėm kanė raportuar se janė udhėhequr nga njė kafshė e vetme pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre.

Ēfarė do tė thotė kjo?

Ēdo kafshė ka njė kuptim tė rėndėsishėm e tė shenjtė qė mund ta aplikosh nė jetėn tėnde. Ekzistojnė me miliona specie kafshėsh qė popullojnė tokėn, por kafshėt totem janė shfaqur nė formėn e qindra kafshėve pėrgjatė kohės. Nevojiten ditė tė tėra pėr tė lexuar njė listė tė gjatė, ndaj kėtu kemi pėrzgjedhur njė listė tė kafshėve mė tė zakonshme dhe me simbolikėn mė interesante.

1. Shqiponja

Pendėt e shqiponjės janė pėrdorur nė tė gjithė botėn si instrumente ceremoniale dhe janė konsideruar si mjetet mė tė shenja tė shėrimit. Shqiponja simbolizon fuqinė, shėrimin dhe menēurinė.
Shqiponja tregon kėmbėngulje tė madhe dhe na kujton qė tė praktikojmė durimin e tė presim ēastin e duhur pėr tė bėrė njė lėvizje nė jetėn tonė.
Nėse njė shqiponjė shfaqet si kafsha juaj totem, kjo ėshtė mėnyra pėr t'i treguar botės se mund tė fluturoni mbi hijet e realiteteve tė shkuara.
Ndoshta mė e rėndėsishmja ėshtė se shqiponja kėrkon qė tė lejoni veten tė jeni tė lirė, nė mėnyrė qė tė arrini kėnaqėsinė e dėshirave tė zemrės.

2. Ariu

Ariu jeton nė shpellė, dhe kjo ka lidhje tė fuqishme me tokėn mėmė, ku ariu kthehet gjatė muajve tė dimrit pėr siguri.
Kjo tregon njė personalitet tė fortė femėrorė qė lidhet me ushqimin dhe sigurinė.
Arinjtė janė tė vetė-mjaftueshėm dhe kanė talent imagjinatėn, por zakonisht konsiderohen si ėndėrrimtarė. Janė introskeptik, tė vetmuar, tė menēur dhe kanė lidhje me yjet.


3. Flutura

Metamorfoza dhe transformimi janė kuptimet e fluturės. Pėrfaqėson njė nevojė pėr ndryshim dhe liri. Nėse ju shfaqet njė flutur, atėherė jeni tė gatshėm pėr kėtė ndryshim.


4. Dreri

Dreri ėshtė i shpejtė, vigjilent dhe intuitiv. Janė tė prirur tė kenė mendime tė shumta nė kokė, shumė prej ture duket sikur nuk dėgjojnė. Janė pabesueshmėrisht individė fisnikė, tė mbushur me hijeshi dhe bukuri dhe janė shumė mirėnjohės pėr botėn rreth tyre.


5. Kali

Kuajt shfaqen nė shkrimet mitike nė tė gjitha kulturat. Nuk ekziston kafshė tjetėr e cila i ka dhėnė njeriut kaq shumė liri fizike!
Nėse shfaqet njė kalė nė meditimin totem tuajin, mund tė ndjeni njė fuqi tė madhe vėshtirė tė kontrollueshme.
Kuajt janė tė ndershėm dhe kanė besė dhe dashuri tė pakushtėzuar. Jeni tė zotė dhe keni kėmbėnguljen tė realizoni qėllimet tuaja.


6. Bufi

Bufat janė krijesa kurioze, dhe nėse totemi juaj merr formėn e njė bufi, kjo mund tė jetė njė shenjė se po e shihni botėn prapa njė maske.
Bufi ėshtė i qetė dhe i shkathėt, dhe ėshtė mesazheri i ogureve sekrete.
Duke qenė se janė qenie tė natės, mendohet se janė lidhja mes errėsirės, botės sė padukshme dhe botės sė dritės.
Do e gjeni fuqinė nė Hėnė, dhe do t'i realizoni gjėrat nė jetėn tuaj mė mirė gjatė natės.


7. Ujku

Nė kulturėn e lashtė ujku konsiderohej si mėsues ose rrugėzbulues. Tmerrėsisht besnikė ndaj miqve, kanė njė sens tė fortė tė familjes, ndėrsa e ruajnė lirinė.
Nė fakt ujqit janė keqkuptuar pėr shkak se qėndrojnė tė veēuar, pėr tė shmangur luftimet.
Njerėzit me njė totem ujku janė tė prirur tė flasin pabesueshmėrisht mirė, qoftė dhe me anė tė komunikimit jo verbal.
Janė tmerrėsisht tė aftė tė zgjidhin problemet. Nėse jeni tė pavendosur se ēfarė do zgjidhni pėr jetėn tuaj nė vazhdim, atėherė pėrse tė mos i drejtoheni kafshės suaj totem?
Shumė rrallė do t'jua tregojnė drejtpėrdrejtė rrugėn e duhur, por do t'ua shfaqin atė pėrmes trajtave tė tyre, tė cilat janė brenda jush. Pastaj rruga e duhur do nisė tė shfaqet mu pėrpara syve tuaj.


8. Breshka

Breshka ėshtė nė shtėpi kudo qė shkon, pasi e mban mbi kurriz!
Breshkat janė tė lira tė kėrkojnė pėr mundėsi tė reja kudo qė tė ndodhen dhe kanė aftėsi tė mira naviguese.
Breshka do tė futet nė guackėn e saj nėse ndihet e rrezikuar apo jo rehat, dhe kėto aftėsi pėrfshijnė durimin, vetė-besimin, dhe mbrojtjen jo tė dhunshme.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafsha juaj Totem dhe si gjendet pėrmes meditimit

Mesazh  Muneer prej 07.09.16 7:48

une do te keshilloja hapjen e 7 chakrave.. keshtuqe ajo kafshe do ta kishte rrugen e lire per tu futur ne trupin tend, e kontrolli me pas do te ishte me i thjesht per ta
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

411


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi