Literaturė

Shko poshtė

Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:01

Engjėj dhe djaj kupola qė fsheh sekretet e botės

Autori i librit best -seller Kodi i Da Vinēit Dan Brown sjell pėr lexuesit shqiptarė njė tjetėr kryevepėr romanin Engjėj dhe djaj i cili ėshtė njė libėr po aq interesant dhe tėrheqės sa edhe i pari.

Libri nė fjalė ka njė subjekt brilant, me karaktere qė kanė thellėsi. Tregon pėr intriga shpėrthyese dhe qė janė tė befasueshme. Ndėrkohė qė pėrfundimi i librit ėshtė i papėrfytyrueshėm. Ngjarjet nė libėr kanė njė zhvillim kronologjik qė hapa pas hapi tė drejtojnė drejt misterit dhe tė paimagjinueshmes.

Pėrpara se tė shpėrthente te “Kodi i Da Vinēit”, simbologjisti me famė botėrore i Harvardit, Robert Landgdoni, thirret nga njė institut zviceran kėrkimesh shkencore pėr tė transkriptuar njė simbol tė lashtė, damkosur nė gjoksin e njė fizikanit tė vrarė.

Por ajo qė zbulon Robert Langdoni i kalon kufijtė e imagjinatės. Ai zbulon njė hakmarrje vrastare kundėr Kishės Katolike, e i kryer nga njė sekt qindravjeēar me emrin Tė Pėrndriturit. I prirur nga dėshpėrimi pėr tė shpėtuar Vatikanin nga njė armė e fuqishme shkatėrrimi nė masė, Langdoni bashkėpunon nė Romė me njė shkencėtare tė bukur e misterioze e cila quhet Vitoria Vetrėn.

Tė dy sė bashku, ata pėrfshihen nga njė ngut i ankthshėm nė njė gjueti kriptash tė damkosura, varresh misterioze, katedralesh tė braktisura dhe kupolash, qė fshehin sekretet e botės..... dhe tė Rrugėn e harruar prej kohėsh tashmė atė Tė Pėrndriturve.

Autori e fillon tregimin nė librin e tij me njė parantezė. Nė tė thuhet se ky libėr ėshtė njė vepėr fantazie. Personazhet dhe vendet e pėrmendura nė libėr janė tė sajuara nga autori dhe kanė pėr qėllim ta bėjnė sa mė tė besueshėm kėtė tregim.

Ēdo lloj ngjashmėrie me fakte, vende dhe njerėz tė gjallė apo tė vdekur, ėshtė krejt e rastit. Ky libėr qė i pėrket letėrsisė bashkėkohore amerikane duket se po sjell suksesin e librit tė botuar edhe mė parė i cili solli edhe shumė debate midis shumė studiuesve por ai edhe gjatė realizimit tė filmit tregoi se ishte i suksesshėm. Por sipas autorit tė librit tashmė kemi tė bėjmė edhe me njė fakt i cili servilet dhe mbart nė vetvete shumė kuptime.

Mė e madhja qendėr kėrkimesh nė botė, qė quhet Conceil Europeen por la Recbercbe Nuucleaire ( CERN) nė Gjenevė – kohėt e fundit ia ka dalė tė prodhojė ekzemplarėt e parė tė antimateries.

Nga pikėpamja fizike, antimateria ėshtė krejt e njėllojtė me materien, me tė vetmet ndryshim qė pjesėzat qė e pėrbėjnė kanė tipare tė kundėrta : p.sh. Njė proton ka ngarkesė pozitive, njė antiproton ka ngarkesė negative dhe pikėrisht kur kėto tė dyja ndeshen midis tyre tėrė masa e tyre shndėrrohet nė energji. Kjo do tė thotė se ėshtė e mundur tė ēlirohet njė sasi e stėrmadhe energjie pa prodhuar ndotės kimikė apo radioaktivė.

Mjafton njė sasi e vogėl antimaterieje pėr ta furnizuar me energji Nju Jorkun. Por antimateria ka edhe njė tė metė ėshtė tejet e paqėndrueshme. Nga kontakti i njė grami tė antimaterias me njė gram tė materia, ēlirohet po aq energji sa ajo e bombės atomike nė Hiroshima.

Deri pak kohėsh ishte pamundur tė prodhoheshin vetėm sasi jashtėzakonisht tė vogla antimaterie, por tashti CERN - i ka ndėrtuar njė ngadalėsues antiprotonesh, qė do tė lejojė tė prodhohen sasi mė tė mėdha.

Po kėtu lind njė pyetje nėse kjo substancė, jashtė mase flurore, ka pėr ta shpėtuar botėn apo do tė pėrdoret pėr tė krijuar armėn mė vdekjeprurėse qė ėshtė parė ndonjėherė. Qė nė faqet e para ky libėr kaq interesant hapet nga njė shėnim i autorit qė pohon se : Tė gjitha veprat e artit, varret, kalimet nėntokėsore, ndėrtesat dhe monumentet e Romės qė pėrmenden nė ngjarjet e pėrshkruara, janė tė njėmendta ( duke pėrfshirė edhe vend ndodhjen e tyre), ato ekzistojnė edhe sot e kėsaj dite. Edhe sekti i tė Pėrndriturve ėshtė njė gjė e njėmendtė.

Pa dyshim se Dan Brown ėshtė ndėr shkrimtarėt mė tė lexuar dhe mė tė talentuar tė letėrsisė sė sotme botėrore. Ndėrkohė edhe me romanin e tij “Kodi Da Vinēi” ai ka thyer rekorde sa i pėrket tirazhit tė botimit tė kėtij libri, si dhe leximit tė kėsaj vepre nga lexues tė shumė vendeve tė botės, vepėr kjo e cila ka nxitur dhe vazhdon tė nxisė opinione tė ndryshme, aprovime dhe kundėrshtime, kritika tė pamėshirshme dhe lėvdata.

Romani ka njė kompozicion shumė tė lidhur, tė strukturuar me mjeshtėri fascinuese, me tė gjitha komponentėt, qė e bėjnė gati tė pėrsosur njė vepėr, nė radhė tė parė temėn qė e ka trajtuar, pastaj zhanrin dhe mbarėshtimin e materies, tė cilėn romansieri e ka sintetizuar edhe me shumė guxim.

Gazeta Sot

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:01

Mbi librin "Mashtrimi i madh" nga Dan Brown

Nga autori i librit "Kodi i Da Vinēit", bestseller i New York Times-it, vjen njė tjetėr roman shpėrthyes e modern, qė e shpie lexuesin nga thellėsitė e acarta tė Oqeanit Arktik deri nė majat e frikshme tė pushtetit nė Uashington.

Kur njė satelit i ri i NASA-s dallon shenja tė njė objekti tė rrallė e tė mahnitshėm, tė groposur thellė nė akullin e Arktikut, agjencia e hapėsirės shpall njė fitore tė shumėdėshiruar,...njė fitore qė ka pasoja tė thella pėr politikėn hapėsinore tė Shteteve tė Bashkuara dhe pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Presidenti, qė kėrkon tė qėndrojė edhe pėr njė mandat tjetėr nė Zyrėn Ovale, dėrgon analisten e zbulimit tė Shtėpisė sė Bardhė, Reiēėll Sekston, nė akullnajėn Milne pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e zbulimit.

E shoqėruar nga njė grup ekspertėsh, mes tė cilėve edhe shkencėtari karizmatik Majkėll Tolland, Reiēėlli zbulon diēka tė papėrfytyrueshme: dėshmi tė njė mashtrimi shkencor, ... njė mashtrim i guximshėm qė mund ta zhysė botėn nė polemikė.

Por, pėrpara se Reiēėlli tė lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga njė skuadėr vrasėsish tė tmerrshėm, qė komandohen nga njė person misterioz me shumė pushtet, i cili nuk ndalet pėrpara asgjėje pėr tė fshehur tė vėrtetėn.

Duke rendur pėr tė shpėtuar jetėn e tyre nė njė mjedis sa tė shkretė aq edhe vdekjeprurės, shpresa e tyre e vetme pėr tė mbijetuar ėshtė tė gjejnė se kush qėndron prapa kėsaj dredhie mjeshtėrore. E vėrteta, do tė mėsojnė ata, ėshtė mashtrimi mė tronditės.

Nė librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombėtare e Zbulimit nė akullnajat vigane tė Rrethit Arktik dhe e kthen pėrsėri nė sallonet e pushtetit brenda Krahut Perendimor tė Shtepisė sė Bardhė.

I pėrshėndetur nga kritika pėr njė pleksje mjeshtėrore tė shkencės, historisė e politikės nė librat e tij "Engjėj e Djaj" dhe "Kodi i Da Vinqit", Brown ka shkruar njė roman nė tė cilin asgjė nuk ėshtė ashtu siē duket dhe ku prapa ēdo qosheje gjendet njė befasi trullosėse.

"Mashtrimi i madh" ėshtė njė roman mbi tė gjitha emocionues.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:04

Historia mes fikcionit dhe realitetit

Cfare do te ndodhte sikur Ruzvelti te humbiste zgjedhjet presidenciale dhe ato t’i fitonte Lindebergu?

Cfare do te ndodhte sikur demokracia me e permendur e botes te shnderrohej sa-hap-e-mbyllsyte ne diktaturen me te madhe mbi glob? Dhe mbi te gjitha, cfare do te ndodhte e si do t’i kishte vajtur filli historise sikur Amerika te kishte shkuar e te kish hyre ne lufte perkrah Gjemanise naziste dhe aleateve te saj te Boshtit, Italise fashiste dhe Japonise militariste?

E pra, mbi keto pandehma ngjethese, vjen e ngrihet romani me i fundit i shkrimtarit te njohur bashkekohor amerikan, Philip Roth. Ashtu si ne romanet e tjere te Rothit, dekori ku zhvillohen ngjarjet eshte Njuarku, vendlindja e tij, qyteti e ndoshta shteti me perqendrim me te larte te banoreve hebrenj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes; koha perkon me pragun dhe fillimin e Luftes se Dyte Boterore, teksa gjithcka vjen e perthyhet ne optiken e qashter, madje shpesh naļve, te syve te nje femije, i cili, pale, na u quajtkerka Philip Roth ashtu si vete shkrimtari, teksa presidenti quhet Lindberg, ashtu si heroi amerikan i aviacionit dhe kundershtari i tij Franklin Delano Ruzvelt.

Me pak fjale, gjithcka ngjan me reale se vete realiteti, sikur te mos kemi nje “lajthitje” te vockel: me kembe te Ruzveltit, president i Amerikes ne periudhen e luftes eshte Lindbergu, pronazist i shpallur e i njohur nga historia per bindjet e veta antisemite.

Bash ne kete pike historia shnderrohet ne fikcion, ose me mire te shprehemi ne isht, historia nuk behet me “sikur”, ndersa letersia behet qe c’ke me te e, kesodore, na ndihmon per ta kuptuar me mire historine, madje, per te qene me i sakte, ate pjese te historise qe nuk ka per t’u shkruar kurre nga dora e nje historiani.

S’do mend qe shkrimtari ka shfrytezuar nje truk letrar qe i jep atij te drejten (nje te drejte qe nuk i njihet gjithkujt e vecmasi historianeve), ta rishkruaje historine sipas fantazise, domethene sipas endjes se vet e kesodore te keqyre zhvillimet boterore nga nje kend tjeter, i cili, edhe pse i pagjase, vjen ne ndihme per te hedhur drite mbi te verteta te pathena nga kurrkush me pare.

Ne romanin e vet, Rothi ka shfrytezuar me mjeshteri pikerisht kete paradoks te mrekullueshem. Romani i Rothit ka nje arkitekture tejet te thjeshte, te endur me nje stil realist, pothuajse te zhveshur krejt nga figurat e letrare (sidoqe gjithcka merr trajte e shtjellohet brenda zhguallit te nje metafore gjigante). Kapitujt perkojne me periudha te caktuara historike, cka e perforcon dhe pahteson ndjesine e kronologjise, dicka tipike per nje roman historik.

Gjithsesi teknikes narrative te Rothit nuk i mungojne finesa te tilla si skena qe pershkruan nderrimin e pushteteve ne Ameriken e pragluftes; e gjitha me nje paragraf te shkelqyer: nderrimi i portreteve ne pullat amerikane, ne vend te Xhorxh Uashingtonit ne to shfaqet Adolf Hitleri. Ma do mendja qe fundi virtual i romanit duhej te perkonte me ditarin mediatik ku pershkruhet virulenca e diktatures qe njekohesisht eshte edhe fundi i saj, cka i hap rruge restaurimit te demokracise me kthimin ne Shtepine e Bardhe te presidentit Ruzvelt.

Philip Rothi na shperfaqet ne kete roman si nje vezhgues i holle dhe ironik i veseve dhe mbrapshtive te tjera te races se ciles i perket. Jane te paharrueshme skenat kur xhaxhai i tij Monti kishte paguar rr yshfet per te vellane, por qe me pas ia mban nga rroga per t’u shlyer; apo se si xhaxhai tjeter Leni u shiste ne “kosto” rrobat e reja te shkolles.

Ky liber i Rothit, qe u shnderrua ne ngjarje jo vetem e thjesht letrare ne Amerike me rastin e botimit, eshte nje deshmi e faktit se edhe nje tempull i demokracise si Amerika nuk eshte e imunizuar nga bacilet e diktatures. P.S. Nje verejtje miqesore per perkthyesin e librit. Apelativi “cifut” i perdorur rendom ane e kend romanit, mbart nje ngarkese pejorative, ndaj lypsej shmangur, me perjashtim te atyre rasteve kur autori mund ta perdore me nuanca te theksuara stilistikore.

Philip Roth “Komploti kunder Amerikes”
Perktheu: J. Qirjako Botues:Dituria

nga Virgjil Muci

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:05

Kur Vatikani pėrfshihet nė komplote

“Komplot nė Vatikan” njė nga librat mė tė rinj tė dala nė qarkullim nėpėr libraritė e kryeqytetit i autorit Norbert Gottler vjen para lexuesve me njė ngjarje qė ndodh nė Vatikan nė vitin 1870.

Nė kėtė periudhė tė koncilit tė parė nė Vatikan vidhet njė dosje me dokumente qė pėrveē njė steme tė peshkopatės, ka edhe njė numėr tė madh nėnshkrimesh. Ajo pėrfundon nė duart e klerikut Don Franēesku, i cili e kupton qė bėhet fjalė pėr disa letra delikate.

Ndėrkohė nė Vatikan nė kėtė kohė pėr tė bėrė kėrkime pėr ngjarjen vjen gazetarja amerikane e akredituar si korrespondente nė koncil , Suzana O’Kejzi qė pėr shkak tė kėrkimeve tė saj profesionale pėrballet tashmė me njė kėrcėnim me vdekje.

Gjatė kėrkimeve tė saj pėr hetimin e ngjarjes dhe mbledhjen e tė dhėnave ajo njihet me Don Franēeskon dhe sė bashku ata do tė bėhen dėshmitarė tė njė takimi tė fshehtė tė vėllazėrisė, e cila kėrkon tė marrė pushtetin fetar dhe politik botėror tė kishės katolike dhe t’i heqė Papės nė fuqi titullin e lartė tė Kryepriftit.

Pėrgatitjet pėr komplotin fillojnė tė marrin hov, ndėrkohė qė dy protagonistėt kryesorė nė kėtė ngjarje fillojnė dhe pėrballen me rreziqe tė mėdha ku rrezikohet edhe jeta e tyre.

Por gazetarja kėmbėngulėse Suzana O’Kejzi dhe kleriku Don Franēesko megjithėse jeta e tyre ėshtė nė rrezik ata janė tė vendosur tė zbulojnė tė vėrtetėn e cila do t’i njohė ata me fakte shumė interesante tė misionit tė vėllazėrisė.

Lexuesi nė kėtė libėr pėrballet me njė histori qė fillon dhe bėhet gjithmonė e mė interesante, ku etja pėr pushtet nuk kursen asgjė.

* Autori i librit “Komplot nė Vatikan” dr. Norbert Gottler studio teologj, filozofi dhe histori nė Mynih, nė vitin 1959. Nė vitin 1988 mbrojti doktoraturėn. Qė nga ajo kohė ai bashkėpunoi nė gazetėn “Suddeutsche Zeitnig” dhe me median bavareze (radio dhe televizion). Ėshtė antar i Akademisė sė Shkencave dhe Akteve Evropiane, antar i qendrės PEN tė Republikės Gjermane dhe i lidhjes sė shkrimtarėve (VS).

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:06

Vėshtrim mbi librin "Sekreti i sundimit te Botės"

Duke shfletuar kalimthi kėtė libėr, tė cilin mund ta quajmė Manual pėr sundimin e botės, fillimisht kisha dyshimin se mos mund tė ishte njė nga qindra librat e zhanrit mistik tė fantazisė, edhe pse nuk isha i panjohtuar me lėndėn apo plagjiaturėn e tij tė konvertuar tė programit nazist tė veprės “Mein Kampf” tė Adolf Hitlerit, tė dorės sė zgjatur apo tė mashės sė komplotit antinjerėzor, tė Luftės sė Dytė Botėrore, me pasojat katastrofale pėr njerėzimin dhe vet popullin gjerman, i cili nė “bisedimet” me Rauschningun shprehej:

“Nė kohėn time kam qenė sinqerisht i tronditur duke lexuar “Procesverbalet e dijetarėve sionistė”...E kam kuptuar menjėherė se duhet ta zbatojmė, natyrisht, nė mėnyrėn tonė (7, fq. 92). Kam mėsuar shumė nga kėto “Procesverbale”. Nė pėrgjithėsi, unė kam mėsuar shumė nga armiqtė e mij.

Teknikėn revolucionare e kam mėsuar nga Lenini dhe Trocki dhe marksistėt tjerė... I ēmendur ėshtė ai i cili nuk mėson nga armiqtė e tij. Vetėm i ligu frikohet se tek ato i humb idetė e veta personale...Mė sė shumti kam mėsuar nga jezuitėt. Kėtė e ka bėrė edhe Lenini. Deri sot asgjė nė botė nuk ka mė madhėshtore se sa rendi kierarkik i kishės.

Shumė nga ky rend kam marrė pėr partinė time ”. Pėrkthyesi i kėtij libri nė kroatisht, Dr. Franjo Letiq, duke arėsyetuar botimin e tij, thekson:

“A duhet tė heqim dorė nga Nobeli, sepse botės ia ka zbuluar dinamitin me tė cilin kjo botė mund tė shkatėrrohet (a nuk i bėhet nderimi mė i madh ēdo shkencėtari apo shkrimtari marrja e shpėrblimit Nobel?), ose nga zbuluesi i energjisė atomike, sepse ajo mund tė keqpėrdoret?”

Ky libėr, i botuar nė fillim tė shekullit XX, ka bėrė jehonė tė madhe, duke revoltuar e nxitur qarqet hebrenje pėr ta ndaluar apo larguar nga publiku, qė ka ngritur ēmimin e tij tė shitjes nė kuota milionėshe.

Pėrmbajtja e kėtij manuali nė formė tė procesverbaleve tė seancave, nga 1 gjer 27, dėshmon pėr fillet e hershme tė programit monstruz por praktik tė dominimit tė botės, i cili i ka paraprirė dhe nxitur ngjarjet e mėpastajme qė kanė ndodhur, si edhe tė atyre qė parashihen nė tė ardhmen, rezultat i skenareve tė planifikuar me domethėnie dhe zbatim nė botė, siē e thonė edhe autorėt e kėtij programi:

“Nė vend tė sunduesve mbretėror, do tė vendosim vet Demonin, tė cilin tė gjithė do ta konsiderojnė Qeveri Mbishtetėrore. Duart e tij do tė shtrihen nė tė gjitha anėt si kthetra, ndėrsa organizata e saj do tė jetė aq fuqiplote sa tė sundojė me tėrė botėn.” (Seanca e dhjetė: “Mbiqeverisja e jonė”).

Po ta trajtojmė kėtė libėr thjesht si pjellė tė njė fantazie utopiste, mund biem nė grackėn e verbėsive tona dhe tė qėllimeve tė tij, ngado qė ta ketė burimin. Motoja e misionit tė procesverbaleve tė kėtij programi apo manueli ėshtė kuptimplotė: sundimi i botės me tė gjitha format dhe mjetet nė dispozicion, pa marrė parasysh viktimat dhe pasojat, ose, shkatėrrimi i saj.

Njė program i kėtillė mund tė jetė produkt i mendjeve tė destruksionit gjenial, i cili ka gjetur aplikim nė skenėn politike botėrore, sa herė qė janė shfaqur krizat, si nxitės apo shkaktar i tyre, duke provokuar reaksionet e njerėzimit nė vetėmbrojtje nga forcat e errėsirės, tė personifikuara me liderė-maniakė tė botės, siē ėshtė Demoni i kėsaj vepre.

Ngjarjet e kohės sonė dėshmojnė se shkaqet e trazirave dhe tė zhvillimeve nė botė nuk janė rastėsi, apo vetėm luftė interesash kombesh e shtetesh, luftė fesh apo ideologjish, por luftė e imperatorive pėr tė sunduar botėn, me misione pėr interesa tė programuara, kryesisht shfrytėzuese tė vendeve nė zhvillim, qė kanė sjellė mė shumė luftra se paqe, mė shumė shkatėrrim tė natyrės se kultivim tė saj.

Sa ėshtė ky program ugurzi i realizueshėm? Kush qėndron prapa tij? Sa qėndrojnė pohimet e pėrmbajtjes sė tij si program sionist, me tė cilin instrumentalizohen hebrenjtė? Cili ėshtė synimi i mbjelljes sė urrejtjes kundėr tyre?

Lexuesi mund tė konkludojė edhe vetė pėr qėllimet e krijimit tė kėtij programi. Hebrenjtė kanė pėrjetuar vuajtje si edhe populli shqiptar, i cili i ka strehuar e mbrojtur, nė kohėrat mė tė vėshtira tė nazizmit: “Njė qind pėr qind tė hebrenjėve nė Shqipėri kanė shpėtuar nga Holokausti” (Harvey Sarner, “Rescue in Albania”).

“Kisha ortodokse serbe, nėpėrmes bishopit Velimiroviq, “profetit” serb me influencė mė tė madhe pas Sveti Savės, ka zbatuar antisemitizmin e vet nė shėrbim tė nazizmit, duke persekutuar dhe zhdukur hebrenjtė nė Serbi. Idetė dhe planet pėr Serbi tė Madhe etnikisht homogjene, i kanė rrėnjėt thellė nė politikėn e Serbisė, tė kodifikuara me memorandumin intern “Naēertanije”, tė ish ministrit serb Ilija Garashanit, mė 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen).

Kėto ide tanimė njihen botėrisht. Fillet e “Naēertanjes” janė pjesė e programeve sllavomėdha tė Rusisė, tė cilat kanė marrė rrugė e gjetur zbatim nė periudhat e mėpastajme tė regjimeve serbe, gjer nė ditėt e sotme, me njė synim kryesor: dalja nė detra tė ngrohta nėpėrmes zhdukjes dhe shpėrnguljes sė shqiptarėve.

Nuk duhet edhe aq shumė pėr tė zbuluar lojėn apo trukun e kėtij programi, nė grackat e tė cilit tanimė kanė rėnė liderė tė disa shteteve, duke nxjerrė plagjiaturat e tyre, pėr misionet dhe interesat e tyre megalomane, tė cilat kanė pėrfunduar me pasoja katastrofale pėr njerėzimin.

Liderėt e errėsirės e tregojnė vetė synimin konspirativ tė tyre (tė dalė sheshit!), duke e bėrė sa sinonim tė sė keqes, po aq edhe mjet tė popujve pėr t’u mbrojtur nga e keqja, e cila qėndron si hije permanente, si ushtri kobsjellėse e gatshme pėr tė vepruar sa herė qė degradon mendja dhe fuqia njerėzore.

Ndonėse autorėt e kėtij manuali - apo tė kėsaj kryevepre demonike, e kanė projektuar mjaft bindshėm misionin e tyre djallėzor, duke i shfrytėzuar me mjeshtri dobėsitė njerėzore e marrėdhėniet e degraduara tė jetės shoqėrore nė botė, ai mund tė shėrbejė pėr tė kuptuar mė mirė prejardhjen e ngjarjeve tragjike tė pėrjetuara gjatė historisė, tė cilat mund tė pėrsėriten, nėse njerėzimi nuk nxjerr mėsim nga e kaluara.

Nė fakt, misioni pėr sundimin e botės sipas kėtij programi, me planet despotike tė cilat i pėrmban, pėr tė vendosur rendin e proklamuar botėror, synon shkatėrrimin e saj dhe tė njerėzimit.

Tė gjitha seancat ligjėruese tė kėtij programi i pėrshkon ekspozeu gjakftohtė i referuesit, i liderit enigmatik tė planeve dhe metodave tė komplotit botėror, tė cilat duhet zbatuar nėpėrmes mashtrimeve dhe marrjes sistematike tė kontrollit dhe tė pushtetit, duke i futur qetė dhe hap pas hapi kthetrat e padukshme nė ēdo pjesė tė organizmit tė shteteve dhe popujve tė botės.

Programi zbulon fshehtėsitė dhe artin e uzurpimit tė pushtetit politik, psikologjinė e depėrtimit nė masa, metodologjinė praktike tė sistemit tė rivendosjes sė kontrollit ekonomik dhe tė rrėnimit tė qeverive nė botė.

Kėtu do t’i theksoj vetėm disa nga “margaritarėt” e kėtij programi, tė pėrmbledhur dendėsisht dhe gjėrėsisht nė formė koncentrati nė kėtė manual: “Do tė frikoheshim sikur forcat e dukshme tė qeverive Goje tė lidheshin me forcėn e verbėr tė popullit.

Por ne i kemi marrė tė gjitha masat kundėr njė mundėsie tė kėtillė: midis kėtyre dy forcave kemi ngritur njė MUR tė fortė mosbesimi. Kėshtu, forca e verbėr e popullit do tė mbetet njė mbėshtetėse e jona, ne do tė jemi udhėheqėsit e saj, duke e drejtuar nė kahje tė qėllimit tonė. Pėr kėtė do tė kujdesen agjentėt tanė, tė futur nė brendinė e popullit” (Seanca e tretė).

Pėr tė mbjellur farėn e pėrqarjes dhe tė konflikteve tė brendshme, kėta strategė tė magjisė moderne i kanė paraparė dhe zbatuar me kohė planet e tyre: “...sistemet rigoroze gojime i kemi zėvendėsuar me rregullime idioteske liberale dhe anarkike, duke ndikuar nė ligjet zgjedhore, nė shtyp, nė lirinė individuale, dhe, qė ėshtė mė me rėndėsi, nė arėsim dhe edukim... (Seanca e katėrt). Nė tė gjitha shtetet jasht nesh, duhet tė ekzistojnė vetėm masat proletare, disa milionerė tė besueshėm, policia, ushtria dhe qeverisja e jonė”.

Kėta magjistarė misionin e tyre e qartėsojnė edhe mė shumė kur thonė: “Sot mė asnjė ministėr nuk mund tė mbahet nė pushtet pa mbėshtetjen tonė, apo pa pėrkrahjen tonė formale, tė cilėn ne e pėrgatisim prapa perdes.”(Seanca e pestė).

“Tanimė nė gazetari ekziston solidariteti masonerik, qė ka parollėn e vet...Mjerimi, zbrazėtia, kryelartėsia dhe tė metat e tjera janė garancė e dėgjueshmėrisė sė gazetarit, i cili nxiton pas suksesit duke shkaktuar nėnshtrimin e tij ndaj solidaritetit masonerik. Kjo hapėsirė mbetet e mbyllur pėr shumė shpirtėra tė mėdhenj, tė cilėt, si tė papėrkulshėm ndaj urdhėresave tona, nuk mund tė hyjnė nė tė” (Seanca e trembėdhjetė, “Shtypi dhe masoneria”).

“Kur ne tė vijmė nė pushtet, do ta ndryshojmė nė themel sistemin financiar tė Gojėve...Mendjelehtėsia e pushtetarėve gojimė, korrupsioni i ministrave tė tyre, apo mosnjohja e ēėshtjeve financiare, sa i pėrket punėve shtetėrore, ka shkaktuar nėnshtrimin e popujve ndaj nesh, duke i detyruar tė krijojnė borxhe tek ne, nga tė cilat nuk do tė mund tė lirohen kurrė...” (Seanca e dhjetė).

Fuqitė pėrparimtare pozitive nė botė duhet ta kenė alternativėn e kėtij programi, gjatė ndėrtimit tė sistemeve tė reja demokratike, nė tė cilat thirren. Sepse, siē paralajmėron edhe autori amerikan i bestsellerit Ballkan Ghosts, Robert D. Kaplan, nė librin e tij The coming Anarchy: “demokracinė tė cilėn po e inkurajojmė aktualisht nė shumė vende tė varfėra tė botės, ėshtė pjesė integrale e transformimeve nė kahje tė formave tė reja tė autoritarizmit...”

Ky manual mbi artin e sundimit tė botės, para se tė paragjykohet mbi qėllimet qė pėrmban, duhet marrė e trajtuar si sfidė pėr njerėzimin, pėr vetėdijėsimin e tij mbi tė kėqijat tė cilat i kanosen natyrės dhe ekzistencės sė tij, pėr domosdonė e krijimit tė botkuptimit tė ri njerėzor mbi botėn, tė pėrmirėsimit tė virtyteve dhe tė raporteve ndėrnjerėzore.

Ofendimet qė i bėhen, skenaret dhe komplotet tė cilat ia pėrgatisin kėta dijetarė-maniakė tė errėsirės popujve dhe shteteve tė botės, para se tė mirren si shprehje e ligėsisė sė tyre shpirtėrore, parashtrojnė sfida tė reja pėr dijetarėt e botės sė shėndoshė, pėr ta mbrojtur dhe realizuar begatinė e mrekullisė sė natyrės e tė shpirtit tė vėrtetė njerėzor.

Nė kuptim filozofik tė vėshtrimit tė tij, nuk ėshtė primare se kush qėndron prapa kėtij programi, pėr tė instrumentalizuar kėtė apo atė popull, shtet apo qeveri. Sfida gjendet brenda ēdo individi, kombi, shteti apo qeverie pėr tė zgjedhur destinacionin e tij. Atje ku EGO-ja pushton UNIN, atje individi apo shoqėria merr fund, arrin kulmin e vetėrobėrimit, tė vetėpushtimit dhe tė kapitullimit. Pushtimeve tė tjera i hapet dera lirshėm, dhe djalli bėhet zot shtėpie.

Duke kujtuar filozofinė niēeane mbi njeriun do tė shtonim: “njerėzit tek tė cilėt mbizotėron shpirti, duke qenė mė tė fortėt, lumturinė e gjejnė atje ku tė tjerėt do ta gjenin shkatėrrimin e tyre, tek labirintet e tė panjohurės, tek pėrpjekja e pandalur pėr tė gjurmuar tė vėrtetėn.

Kėnaqėsia e tyre ėshtė zotėrimi i vetvetės, asketizmi i tyre bėhet natyrė, nevojė, instikt. Detyra e vėshtirė pėr ta ėshtė privilegj, loja me barrėn e cila tė tjerėt i shtyp, pėr ta ėshtė njė ēlodhje. Ata janė lloji mė i nderuar i njerėzve, mė tė qetėt, mė tė dashurit. Ata dominojnė jo pse e duan kėtė, por sepse nuk janė tė zotė tė jenė tė dytėt. Ata janė rojtarėt e sė drejtės, tutorėt e rendit dhe tė sigurisė, lufėtarėt fisnikė, ruajtėsit e ligjit. Pėr mediokrin ėshtė lumturi tė jetė mediokėr, tė shkėlqejė vetėm nė njė gjė.

Pėr ata dituria ėshtė vetėm njė drejtim, njė instikt.” Mėtej do tė shtonim se; njeriu i lig apo pėrfaqėsuesi i errėsirės ėshtė mistreci xheloz; gjuetar, krijues dhe tregtar i intrigave e i gėnjeshtrave, i mėsuar tė qėllojė ultas pastaj tė tėrhiqet si hijena, i cili njeh dhe respekton vetėm sistemin e frikės dhe tė dhunės, tė cilit i nėnshtrohet me servilizėm.

Ky lloj njeriu i pėrshtatet misionit djallėzor tė dekadencės (tė paraparė me kėtė manuel) dhe nuk i duron shpirtėrat qė nuk i gjasojnė, dhe lufton njeriun i cili synon pėrtėrirjen qytetare tė origjinės sė natyrshme dhe jo degjenerimin e kundėrnatyrshėm: qytetėrimin e rrejshėm, qytetarin e pashpirt, jetėn moēalike tė bretkocave tė fryera e boshe.

Shpirtėrat e shitur apo tė vdekur gogolianė, i shėrbejnė me pėrkushtim tė sėmurė tė konformistit jokurrizor misionit tė autorėve tė kėtij manueli, pėr tė degraduar e defaktorizuar intelektin dhe shpirtin autokton tė vendėsit. Njeriu i vėrtetė, duke luftuar tė keqen, lufton sė pari me njeriun e keq brenda llojit tė vet.

Betejat e humbura nuk e dekurajojnė - pėrkundrazi; e sfidojnė dhe forcojnė. Ai synon tė fitojė luftėn dhe nuk dėshprohet nga dėshtimet nė beteja, nga tė cilat nxjerr mėsim, pėr tė njohur veten dhe tė tjerėt, pėr t’i dalluar miqt e vėrtetė dhe tė rrejshėm. Nga dėshtimi merr lekcione tė merituara pėr tė vazhduar luftėn, sepse e di se ndalja sjell dėshtimin e vėrtetė.

vazhdon ...

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:07

Duke u shprehur me fjalorin herė pas herė (anti)biblik tė kėtij programi, do tė gjykonim: mos vallė duke u thirrur nė Perėndinė, si “i dėrguar” i tij, Djalli spekulon pėr tė sfiduar Njeriun, tė krijuar nga Perėndia?

Pasiqė Djalli e ka tradhėtuar Perėndinė, si mund tė jetė i deleguari i tij?! Apo, shikuar nga kėndi tjetėr: qė tė dy, Njeriu dhe Djalli, tė krijuar nga Perėndia, kanė misionet e tyre, plotėsisht tė kundėrt njėri me tjetrin. Pse? Pėr tė garuar, sikur Dr. Fausti dhe Mefistofeli?!

Bota ėshtė krijuar pėr tė sfiduar njeriun e papėrsosur pėr tė synuar pėrsosjen duke jetuar natyrshėm, pasiqė, sipas librave tė shenjtė, njeriu nė vete i pėrmban kėto mundėsi. Pėr kėtė ekziston djalli, pėrgjuesi dhe gjuetari i gabimeve tė njeriut!

Gabimi erdhi qė nė kohėn e krijimit tė njeriut, Adamit dhe Evės, tė cilėt, duke i harruar kėshillat e Perėndisė, e hėngrėn mollėn e ndaluar nė parajsė, nga epshet e botės materiale, nė tė cilat i ka shtyer djalli. Fitorja dhe pėrsosja e njeriut arrihet nė punėn dhe kujdesin e tij pėr tė mos rėnė nė grackat e djallit, i cili qėndron pranė njeriut si edhe vet Perėndia.

Rruga tė cilėn e zgjedh njeriu pėrcakton fatin e tij, tė dritės apo errėsirės, tė fitores apo humbjes, tė robėrisė apo lirisė. Nė kėtė kuptim, libri ėshtė i qartė dhe kėshilldhėnės. Nėse ėshtė djallėzor, nuk mund tė mohohet gjenialiteti destruktiv i programit. Ndoshta ėshtė program i ndėrtimit tė Rendit tė Ri botėror tė djallit, apo sfidė pėr tė ndėrtuar Rendin e Ri botėror tė Perėndisė?

Nė kuptim tė ngjashėm mund t’i vėshtrojmė edhe ngjarjet e kohės, e nė kėtė kontekst, edhe fatin e kombit shqiptar. Se ekziston misioni i errėsirės dėshmi pėr kėtė ėshtė historia e tij, krimet shekullore tė zhvilluar ndaj popullit shqiptar.

Se kombi ynė akoma gjendet nė kthetrat e kėtij misioni - “tė njėqind duarve tė zgjatura tė Zotit Vishnu”- apo tė “protektorit” tonė tė harlisur shumė-kokėsh qė sillet si rojtar i pakontestueshėm me tė drejta absolute pushtetore mbi popullin shqiptar dhe pasurinė e tij, dėshmon edhe pozita e tij aktuale kombėtare e territoriale; i nėpėrkėmbur, i copėtuar dhe i kolonizuar. A ėshtė kjo rastėsi, apo ėshtė njė mision djallėzor i misionarėve dje dhe sot, pėr tė maskuar tė vėrtetėn, ēelsin e sė cilės e kanė vjedhur mijėra vjet pėrpara, pėr ta mbajtur peng tėrė njerėzimin?

Ēka duhet bėrė pėr t’u liruar nga kjo ndrydhje shpirtėrore tė vendosur nga kėto ushujza misionarėsh modernė? Cili ėshtė ilaēi pėr t’u shėruar nga kjo sėmundje virusale moderne? Kujt i shėrbejnė, nėse jo njė misioni tė ngjashėm sipas kėtij manueli?

Kėtė mund ta dijnė dhe bėjnė vetėm shpirtėrat rebelė dhe jokonformistė, me njė Rilindje tė Re: “si nė mes tė detit tė tallėzitur, qė ngre lart dhe lėshon pastaj me vėrtik poshtė dallgėt si male, qėndron i palėkundur njeriu, qė i ėshtė besuar barkės sė dobėt, ashtu nė mes tė botės me mundime mbijeton, njeriu i vetmuar, i kapur plot besim pas principum individuationus” (Shopenhauer).

Mos janė edhe shqiptarėt shkaku dhe qėllimi i krijimit tė kėtij plan-programi, meqenėse mbijetesa dhe prejardhja e tyre pellazgo-iliro-etruske, hedh nė dritė tė vėrtetėn qė nuk guxon tė zbulohet, sepse e demaskon misionin djallėzor tė sundimit tė botės?

Pėrpiluesi i hieroglifeve egjiptase - ēelėsave deshifrues tė Biblės e Kuranit - profeti Thot, fliste shqip, thotė Giuseppe Catapano nė veprėn e tij “Thot - parlava albanese”. Mbishkrimet mė tė vjetra nė tokė flasin shqip - gjuhė nga e cila lindėn gjuhėt tjera tė popujve tė botės. Pse nuk lejohet, apo pse u ndalua botimi i kėtij libri?

Si dhe pse u zbuluan atėherė vetėm programet kriminale e monstruze tė sundimit; sionist, nazist, sllavo-ortodoks, serbomadh e grekomadh etj., qė tė gjitha duke u thirrur nė hyjnoren?!

Nė cilėn hyjnore?

Nga filozofėt e kohės sė vjetėr mėsojmė pėr popujt e Hėnės, tė cilėt erdhėn nė fuqi, pas agresioneve tė njėpasnjėshme tė fiseve tė egra primitive, duke lakmuar dhe uzurpuar begatinė e popujve tė Diellit, pėr tė filluar me jetėn e shfrenuar apo tė imitacionit tė jetės apolloniano-dionisiane, qė nga Vitet e Arta tė Athinės, tė cilat nė fakt, siē thoshte filozofi antik Thukidi, ishin edhe vitet e pėrfundimit tė Epokės sė Artė, vitet kur Herakliti paralajmėronte: “mos ju mbaroftė pasuria o burra tė Efesit, qė t’ju turpėrojnė poshtėrsitė tuaja”.

Burrėshtetasi athinas Soloni, me rastin e udhėtimit tė tij nė Egjiptin e lashtė dhe pas konsulltimeve me dijetarė egjiptas mbi artin e udhėheqjes sė shtetit, merr kėtė pėrgjigje:

“Solon, Solon, ju grekėt e sotėm, nuk jeni ata tė vjetrit, ju nuk e dini se para jush nė kėto pellgje ka jetuar njė popull i ndritshėm hyjnor, me dijeni e kulturė tė lartėsisė hyjnore, ndėrsa ju jeni vetėm imitim apo mbeturina tė pėrziera tė tyre...” (Mbi Legjendėn e Atlantidės - nga Sokrati).

Edhe kjo dėshmon pėr Lindjen e Tragjedisė pėrshkruar nga Niēe, duke krahasuar Satirin, njeriun e pyllit, mishėrimin e natyrės, me shtysa dhe prirje tė larta njerėzore, plot ėndėrrime pėr tė mirė, zėdhėnėsin e urtėsisė sė perėndive, me spitullaqin e stolisur e tė krekosur qė neverit, i cili krijon iluzionin e kulturės, realitetin e rremė tė njeriut tė kulturuar...

Sot, krahas kėrcėnimeve qė i bėhen njerėzimit, ndėrtimi i epokės sė re njerėzore po shfaqet si detyrė universale e forcave pėrparimtare tė botės, pėrballė terrorizmit, tė paralajmėruar edhe me programin e kėtij manueli, i cili nė esencė lindi dhe po zhvillohet si pasojė e shtimit kritik tė diferencės sė dy botėrave: tė pakicės sė pasur dhe tė shumicės sė varfėr.

Njeriu i vėrtetė beson dhe punon qė e vėrteta tė dalė nė shesh. Sa dhe si do tė shfaqet, nė bazė tė ngjarjeve nė zhvillim e sipėr, me gjasė do tė dėshmojė e ardhmja jo shumė e largėt.

Forcat e dritės nė botė, pasardhėsit e popujve tė kulturės hyjnore tė kohės sė vjetėr, tė stepura nga forcat e errėsirės ndėr shekuj, nga kahjet e egra dhe anarkike tė zhvillimit tė botės dhe tė civilizimit njerėzor, sipas njė ligji tė natyrshėm, pritet tė zgjohen sėrish nga gjumi mijėravjeēar, pėr tė demaskuar e mundur botkuptimin e trashėguar mesjetar duke rindėrtuar Epokėn e Artė, nė shembullin e ndritur tė rilindasve etruskė si: Leonardo Da Vinēi, Dante Aligeri, Marin Barleti, Galile Galileu e mijėra pellazgo-etrusko-ilirė tė kohės sė re.

Ne shqiptarėt, sa merremi me vizėllimet marramendėse artificiale tė kohės, mė mirė do tė ishte qė tė mos i harrojnė veprat e rilindasve tanė tė mėdhenj si Naimi: “Punė, punė, natė e ditė, qė tė shohim pakėz dritė...”.

Bota dhe kultura e vjetėr arabe kishte arritur kulmin e saj nga i cili u pėrplas nė greminėn e varfėrisė dhe tė shkatėrrimit si edhe Kulla e Babilonit; pasojė e harresės, e dhėnjes pas epsheve... Rilindja nga obskurantizmi mesjetar dhe rilindasit e mėvonshėm shqiptarė rezistuan gjatė, duke ndriēuar me veprat e tyre madhėshtore, nė mbrojtje tė natyrės, tė virtyteve njerėzore e kombėtare, tė cilat u lanė nė harresė nga destruksioni anticivilizues i automatizimit modern tė njeriut.

Koha e Re duhet tė sjellė Rilindjen e Re, tė tretė - tė vėrtetė, tė feniksit tė ndritur njerėzor nga gjiu i shpėrndarė pellazg anembanė botės, nga burimet e rebelizmit human sokratian dhe mrrekullia hyjnore apolloniano-dionisiane.

Ish ambasadori amerikan nė Greqi dhe Mal tė ZI mė 1914, Xhorxh F. Wiliams, gjatė kohės kur ishte vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė Durrės tė qeverisė sė Princ Vidit, shkroi librin Shqiptarėt, ku pos tjerash thekson: “Ėshtė larg mendjes qė Europa tė mund tė ushtrojė paqen duke humbur tė drejtat e kėtij kombi, ose duke e ndarė tokėn e tij.

Pa u siguruar liria e plotė e shqiptarėve ėshtė i pamundur ndalimi i luftės, dhe parimi pėr tė ndarė tokėn shqiptare, do tė hapi njė plagė tė re e tė helmatisur nė politikėn e Ballkanit...” duke apeluar nė Amerikėn dhe forcat liridashėse tė botės, pėr tė shpėtuar popullin shqiptar nga fqinjėt grabitēarė, tė ndihmuar nga diplomatėt e Europės, tė cilėt, pėrmes konferencave antishqiptare tė pambarim, ia kanė pamundėsuar pėr tė qenė i lirė dhe i bashkuar.

Ky paradoks merr fuqinė edhe sot, duke e zėnė sėrish peng tė drejtėn e shqiptarėve pėr vetvendosje, ndėrkaq “harrohet” kontributi i tyre nė tė kaluarėn, drita e emancipimit dhėnė Europės, borxhi i saj ndaj kombit shqiptar, i cili nuk lahet me “ndihma humanitare” por me zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare.

Metodat dhe teknikat e lansuara politike tė kėtij manuali - si edhe ato makiaveliane, janė aktuale e tė pranishme edhe sot, nė jetėn e pėrditshme politike.

Si ta cilėsojmė gjendjen e shqiptarėve sot: para rikthimit tė Kalit tė Trojės apo pranė “shpėtimit” nga kriza me kartmonedhat e Mefistofelit? “Askujt nuk do t’i kujtohet tė shfuqizojė dekretin e maskuar nė fuqi, pasi qė ai do tė paraqitet si pėrparim. Agjentėt tanė do ta kthejnė vėmendjen nė drejtim tė arriturave moderne – ne i kemi mėsuar njerėzit tė kėrkojnė gjithmonė modernizmin” .

(Seanca e tetėmbėdhjetė - “Skllavėrimi pėr shkak tė bukės sė gojės”). “Agjentėve tanė ju ka shkuar pėr dore t’i kėnaqin shpirtėrat e kufizuar, duke ju premtuar mbėshtetje dhe tė mira nė tė ardhmen. Mund tė kishin pyetur: ēfarė mbėshtetje?

Por ata kėso pyetje nuk kanė bėrė...Shikoni deri ku i ka sjellur kjo mospėrfillje, deri nė ēfarė dezorganizimi financiar kanė arritur, pėrkundėr veprimtarisė ēudibėrėse tė popujve tė tyre”. (“Paaftėsia e paganėve nė lėminė e taksimit financiar” – Seanca e njėzet e katėrt). Ose “margaritari” tjetėr: “Kur ne tė qeverisim, e drejta normale e njeriut pėr shitblerje do tė ndalohet...

Metoda mė e suksesshme pėr zbatimin e kėtij plani ėshtė ngritja e taksės dhe e tatimit mbi patundshmėrinė; me fjalė tė tjera, futja e tokės nė borxh. Kjo varėsi do t’i mbajė Gojėt, pronarė tė pasurisė sė patundshme, nė gjendje robėrimi tė parezistueshėm.

Aristokratėt (pasanikėt) e tyre, duke mos ditur t’i ndihmojnė vegjėlisė, sė shpejti do tė shkatėrrohen dhe lėshojnė tokat e tyre, tė cilat do t’i blejmė ne si dhurata, nėse jo personalisht – sė paku pėr njė ēast - atėherė nėpėrmes njerėzve tė thyeshėm”. (“Zbatimi i taksave – zhdukja e begatisė tokėsore tė aristokracisė goje” – Seanca e njėzet e gjashtė).

“Shtetet nuk janė formuar kurrė nėpėrmes zgjedhjeve...Krijo sė pari ekonominė pastaj kujdesu pėr zgjedhjet...Institucionet burokratike nuk kanė funkcionuar kurrė... Demokracitė nuk i bėjnė gjithmonė shoqėritė mė civile.

Hitleri dhe Musolini, qė tė dy, kanė ardhur nė pushtet pėrmes demokracisė - por ata e kanė ekspozuar nė mėnyrė tė pamėshirshme shėndetin e shoqėrisė me tė cilėn kanė operuar...

Nuk mund t’i vesh revolen njė populli nė kokė dhe t’i urdhėrosh: sillu sikur tė kesh pėrvojėn e shteteve tė zhvilluara perendimore...Sillu sikur tė mos kesh probleme etnike dhe regjionale” (R. Kaplan, “The Coming Anarchy”).

A duhen akoma lekcione pėr tė mėsuar dhe parandaluar pėrsėritjen e skenareve tė vjetra; duke i dalur vet zot vetes?!

Rilindasit tanė do tė thėrrisnin: shqiptarė, largojuni iluzioneve tė rrezikshme; keni rėnė shpejt nė harresė, nė gjumė tė rėndė, jeni habitur pas dėfrimeve...!

Kujtoni fjalėt e Pashko Vasės: “Ēonju shqiptarė prej gjumit ēonju...” Fjalėt e tij janė fjalėt e Zotit.

“Pa vatan nuk ka dinė as iman”. Lini intrigat, hipokrizitė, cinizmin...

Mekėn shqiptare e keni fare pranė: tek varrezat e dėshmorėve, te kulla e familjes Jasharaj... Respekti ndaj gjakut tė dėshmorėve tuaj ėshtė respekt ndaj Zotit.

Ky manuel tregon qartė se si dhe nga vie e keqja, se pėr tė parandaluar tė keqen qė vie nga jasht sė pari duhet mundur tė keqen brenda vetes, se e drejta pėr vetvendosje dhe pavarėsia kombėtare e shtetėrore nuk dhurohet por fitohet.

shkroi: Fatlum Rufati

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:10

Kodi i Da Vincit nga Dan Brown



Ky eshte nje thriller gjenial me plot kuptimin e fjales. Nje histori ndricuese prej 600 faqesh, e cila te hap syte neper shume mistere te botes. Edhe pse libri eshte nje trillim mahnites, faktet e tij jane 100 % te sakta.

Gjithēka qe flitet brenda ketij libri te jep shijen e nje faktori qe vepron dhe ndryshon jetet tona pavaresisht nese ne e dime apo jo.

Zbulimi i riteve te sekteve te fshehte, kodet mijeravjecare te cilet zberthehen thjesht nga nje njeri i vemendshem. Feja. Historia e Jezu Krishtit, masonet, paganet, gjithcka qe ju e konsideroni mister do t'ju zbulohet ne kete liber.

Femra, eshte nje force mbi mashkullin, kafshimi i molles se Eves tregon nje zgjuarsi dhe intuite te fuqishme. Lexoni kete liber dhe do te keni mundesi te krijoni nje kendveshtrim me te sakte ne ceshtje te rendesishme jetesore.

Ai eshte nje simbol i fuqishem per te thene se disa gjera nuk duhen permendur drejtperdrejt por pse jo nepermjet nje trilleri qe disa e konsiderojne si perralle.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:11

"Kodi Da Vinēi", a ka gafa nė super bestsellerin botėror?

Kush nuk e njeh? Eshte best-selleri i shekullit XXI: "Kodi i Da Vinēit" i Dan Braunit.

Nje thriller me sfond mistik, qe ka shitur me miliona kopje ne te gjithe boten, dhe qe eshte bere nje ēeshtje qe tashme e tejkalon sferen letrare: objekt debatesh te papajtueshem, botimesh dhe kunderbotimesh, manualesh qe shpjegojne dhe pamlfetesh qe e demonizojne.

Po, sepse amerikani Braun, ish profesor i anglishtes, nuk ka dashur te na jape vetem nje roman. Ka dashur te zgjidhe nje numer misteresh, te thote te veten mbi Graalin e Shenjte dhe mbi sekretet e Templareve.

Por edhe te zbardhe natyren e vertete te Krishtit, nje gje mbi te cilen prej mijervjeēaresh diskutojne teologet dhe mblidhen keshillet.

Faqja e pare e "Kodit te Da Vinēit" paraqet nje premtim krenar: "Te gjitha deshifrimet e dokumenteve dhe ritualeve te fshehta qe permban ky liber pasqyrojne realitetin". Por cilin realitet? Cilat dokumenta?

Pershembull: romancieri flet per ungjijtė heretikė tė zbuluar nė vitin 1945 nė Egjipt, nė Nag Hammadi, dokumente tė komuniteteve tė vjetra kristiane nė tė cilat duhet te flitej per martesen e Krishtit me Maria Magdalenen.

Sipas Braunit ky do te ishte "Graali i Shenjte", i kerkuar me kot per shekuj: e verteta sekrete, ana "femerore" e origjines se kristianizmit te cilen komploti i turpshem mashkullor i Kishes e ka mbajtur te fshehte ne shekuj.

Por sa shume gjera ditka ky Braun. Bart Ermanit, studiues i Kristianizmit antik sapo ka botuar nje liber te titulluar "E verteta e Kodit te Da Vinēit", liber i cili nxjerr te gjitha gabimet historike.

Loja e Ermanit eshte teper e thjeshte. Pikerisht hipoteza te studiuesve, por qe ne duart e Braunit kthehen ne elemente te historise sekrete te Kristianizmit, te fshehura nga Kisha qe per vite me rradhe ka kundershtuar botimin e rrotullave te Detit te Vdekur (nje tjeter gafe e perseritur).

Qe Brauni nuk i lexon drejtperdrejte tekstet per te cilet flet, e deshmon edhe nje rast qe mund t'u shtohet atyre qe ka treguar Ermani. Por ēeshtja nuk qendron tek gabimet e Braunit.

Problemi i vertete eshte qe tashme gjithnje e me te shumte jane njerezit qe jane te bindur se Jezusi eshte martuar me Magdalenen apo qe perandori Kostandin ka eleminuar qellimisht anen matriarkale te Kristianizmit sepse Brauni thote se ka dokumentet. Siē kujton Ermani, trillimi po zevendeson historine.

Nuk eshte nje fenomen i izoluar: dikush tjeter beson se lufta e Trojes eshte zhvilluar ne Finlande, per shkak te nje eseje simpatike dhe te ēuditshme qe perfundoi ne faqet e para te gazetave dhe ne raftet e librarive. Nuk eshte as ndonje fenomen i ri.

E njejta gje kishte ndodhur edhe me fundin e Perandorise romane: kur duke bere bashke historine dhe legjenden, shpjegohej qete qete pershembull se Aleksandri i Madh kishte gjetur burimin e rinise se perjetshme.

A duhet te shqetesohemi? Gjithēka eshte me magjepsese se nje roman.

Nga Blerta Meta

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:15

Konspiracioni dhe shoqatat sekrete
Autori: Saad Gashi
Recensent: Dr. Milazim Krasniqi

Libri ka qenė i prezantuar nė Panairin e Librit nė Prishtinė, ku ka zgjuar interesim tek dashamirėt e librit.

Autori ka bėrė njė pėrmbledhje tė shkurtėr pėr rreth 11 shoqata sekrete, si Tempullarėt, Kaballa, Sabateizmi, Rozėn Krojc, Masonizmi, Iluministėt, Kėshilli pėr lidhje me botėn e jashtme, Bilderbergėt, Komisioni Trilateral, Kafka dhe Kocka, Satanizmi.

Lexuesit mund tė lexojnė edhe disa fjalė rreth konspiracionit, Rendit tė ri Botėror, dhe lidhshmėrisė sė rritjes sė kriminalitetit me shoqatat sekrete. Kuptohet qė autori ka dhėnė disa mendime nė hyrje tė librit dhe nė pėrfundim tė librit. Mendojmė se nėpėrmjet kėtij libri, autori na ka mundėsuar, qė nė njė libėr tė vetėm tė njihemi shkurtimisht pėr kėto shoqata sekrete. Literatura e prezantuar na jep tė kuptojmė se ata qė kanė dėshirė tė thellohen mė tepėr nė kėtė lėmi kanė nga tė orientohen.

Pėrmbajtja e librit:

1.KONSPIRACIONI
2.SHOQATAT SEKRETE
3.TEMPLLARĖT
4.KABALLA
5.SABATEIZMI

* Disa ngjarje historike lidhur me ardhjen e ēifutėve nė trojet e perandorisė Osmane
* Hebrenjtė, sabetajistat dhe masonėt

6.ROZEN KROJC - KRYQ-ROZĖT
7.MASONIZMI

* Struktura e masonerisė
* Ruajtja e fshehtėsisė
* Aktiviteti i rotshildėve
* Syri dhe piramida
* Obeliskėt
* Kompasi dhe trekėndėshi

8.ILUMINISTĖT
9.KĖSHILLI PER LIDHJE ME BOTĖN E JASHTME
10.BILDERBERGĖT
11.KOMISIONI TRILATERAL
12.SKULL & BONES - KAFKA DHE 13.KOCKASATANIZMI
14.RENDI I RI BOTĖROR
15.RRITJA E KRIMINALITETIT SI PASOJĖ E 16.BANKROTIMIT SHPIRTĖROR


Shekuj me radhė bota ėshtė mashtruar me formėn e sistemit informativ problemet politike, ideologjike, terroriste, shoqėrore, kulturore, ekonomike etj, gjithnjė me metoda tė sofistikuara tė pėrdorimit, varėsisht nga periudha dhe situate e dhėnė. Civilizimi dhe politika e Perėndimit, ;respektivisht ajo Atlantike, qysh prej kohėrave tė kryqėzatave, mė vonė me kolonializimin e botės, i kanė pėrvetėsuar dhe monopolizuar edhe mjetet e informimit duke mbajtur deri nė ditėt tona monopolin e tyre.

Pjesa dėrmuese e njerėzve burimet e informatave i marrin nga masmediat, shtypi, qendrat e ndryshme tė privilegjuara informative, revistat, literaturė efemere, shpesh herė edhe subjektive, pėr ngjarjet ideologjike, ekonomike-shoqėrore, politike, kulturore, nga veprat e autorėve tė ndryshėm tė njohur dhe tė panjohur, nga analizat dhe komentet e ndryshme, mediat qė i servohen publikut botėror, lexuesve tė strukturave tė ndryshme intelektuale me fuqi tė ndryshme perceptive.

Por, intelektuali bashkėkohės duhet tė jetė nė dijeni qė tė gjitha kėto burime tė informatave nė botė t'i perceptojė nė mėnyrė kritike, pėr kėtė arsye tė jetė i vetėdijshėm se faktologjia dhe faktografia e ngjarjeve, eseve, shkaqeve etj., janė shpesh tė shtrembėruara, dhe kėshtu, arsyetimi nė raport me shkaqet e dimensionet origjinale shpesh bien ndesh me gjendjen reale tė proceseve qė zhvillohen nė hapėsirė.

Nė ngjarjet politike nė botė, ndikojnė njė numėr i madh faktorėsh si: qeveritė, popujt, individėt, rrethanat ekonomike, fatkeqėsitė natyrore, religjionet, ngjarjet sportive, e shumė faktorė tjerė, kėshtu qė shumica e kanė vėshtirė tė kuptojnė se ēka nė realitet po ndodhė, kush po i shkakton kėto procese dhe ngjarje. Njerėzit pėr nga natyra e tyre i thjeshtėsojnė gjėrat, prandaj edhe kėrkojnė pėrgjigje tė thjeshtė pėr tė gjitha kėto ngjarje.

Prandaj,jo rrallė, dėgjohen mendime, se pothuajse tė gjitha ngjarjet mė rėndėsi nė botė dirigjohen dhe kontrollohen nga disa fuqi tė fshehta qė veprojnė prapa skene. Kėshtu qė edhe mund tė thuhet se, kėta njerėz qė udhėheqin prapa skene janė njerėz qė qysh pėrpara e dinė historinė. Kėta jo qė i parashohin dhe i prognozojnė gjėrat por ato i programojnė dhe i dirigjojnė prej kėtyre qendrave.

Tė flitet sot pėr njė temė tė tillė ėshtė mjaft vėshtirė pėr shkak se ėshtė njė temė shumė e gjerė, pastaj nė gjuhėn shqipe lirisht mund tė thuhet se me pėrjashtim tė disa pėrkthimeve, asnjė hulumtues gjer mė sot nuk ėshtė marrė me kėtė problematikė, pastaj kjo ėshtė njė temė qė kohė tė gjatė ka qenė njė tabu, qė shumė autorė tė cilėt janė marrė me kėtė temė e kanė paguar me kokė.

Gjithashtu mund tė thuhet se ata qė dėshirojnė tė shkruajnė pėr kėto shoqata nuk janė sa duhet tė informuar kurse nė anėn tjetėr ata qė u takojnė kėtyre shoqatave duhet ta respektojnė ligjin e heshtjes. Ky ligj i cili njihet si "Omerta" nė Mafi, rrėnjėt i ka mu nė kėto shoqata masoniste e qė quhet: "Vide, Aude, Tace" d.t.th. Shiko, Dėgjo dhe Hesht.

Gjendja e pėrgjithshme nė botė ėshtė gjithnjė e mė e turbullt. Gjithnjė e mė afėr ėshtė dita kur dallimi nė mes tė parasė sė pastėr dhe tė papastėr do tė balansohet tėrėsisht. Athua, a do tė shndėrrohen tė gjitha institucionet shtetėrore tė kėtij civilizimi nė pjesė tė mekanizmit planetar pėr shpėrlarjen e parave? A jemi tė rrezikuar qė njė ditė do tė lidhet marrėveshja nė mes kapitalit planetar dhe kriminalitetit planetar.

Ēfarė fuqie ėshtė FMN (Fondi Monetarė Ndėrkombėtar), dhe pse mbledhjet e tyre gjithmonė zhvillohen me dyer tė mbyllura? Nė ēfarė lidhje ėshtė mafia botėrore me transnacionalizimin e heroinės? A ėshtė zmbrapsur " Cosa Nostra" nga ana e "Triadės" dhe "Jakuzės"?

Ēfarė ėshtė roli i mafisė ballkanike dhe asaj ruse? Kėto janė vetėm disa nga pyetjet, tė cilat e pėrjavshmja parisiene "L' Evenement du Jeudi" iu kishte parashtruar autoriteteve tė njohur nga fusha e gazetarėve, korrespondentėve nga jashtė, shkrimtarėve, historianėve, sociologėve, ekonomistėve, gjegjėsisht pjesėmarrėsve nė anketėn e quajtur: KUSH JANE SUNDUESIT E VĖRTETĖ TĖ BOTĖS ?

Tė gjithė jemi dėshmitarė se bota gjithnjė e mė tepėr ėshtė duke u kriminalizuar. Kurrė nuk ėshtė folur mė tepėr pėr demokraci dhe liri tė ndryshme njerėzore, ndėrsa nė anėn tjetėr asnjėherė mė tepėr nuk kemi pasur liri mė tė madhe tė terrorizmit. Luftė dhe terror kurrė mė shumė, kohė e megavdekjeve, nė anėn tjetėr terroristėt nuk po zihen pothuajse asnjėherė.

Korrupsioni, dhunimet, plaēkitjet, prostitucioni, trafikimi dhe pėrdorimi i drogės, trafikimi me qenie dhe organe njerėzore, vrasjet, e shumė e shumė lloje tjera tė veprave penale, kanė bėrė qė shkalla e kriminalitetit tė rritet me pėrmasa alarmante, kurse shumė shpesh pas kryerjeve tė kėtyre krimeve thuhet "hetimet vazhdojnė", kurse nė fakt hetimet lere qė nuk vazhdojnė po ato po bllokohen, kėshtu qė numri i errėt i kriminalitetit gjithnjė po rritet mė shumė. Prandaj, me tė vėrtetė e gjithė bota ėshtė e hutuar dhe e tronditur. Si asnjėherė mė parė, sot bota ka nevojė pėr njė liri, mirėqenie dhe tolerancė.

Kėtė paqe dhe liri bota e ka gėzuar rreth 1200 vite. Ėshtė kjo kohė e lulėzimit tė Islami. Juristi i famshėm bashkėkohor, Dr. Jusuf el Kardavi nė librin e tij "E Drejta Islame", shkruan se nė kėtė shtet islam, pėr 400 vite kishin ndodhur gjithsej 6 delikte tė vjedhjes! Nė anėn tjetėr, sot kriminologėt, krimet i llogarisin me tė ashtuquajturėn "Ora e Krimit".

Kjo orė na tregon se p.sh. nė Amerikė, nė ēdo 2 sekonda ndodhė nga njė krim, nė ēdo 11 sekonda nga njė vjedhje me thyerje, nė ēdo 20 sekonda nga njė vjedhje e automjetit, e kėshtu me radhė gjer te dhunimet qė ndodhin ne ēdo 5 minuta, vrasjet ne ēdo 21 minut, etj, etj. Prandaj, sot ora e krimit llogaritet me sekonda kurse kur ka sunduar Islami nė botė, kjo orė ėshtė llogaritur me shekuj! Nėse dikush mendon se kėtė mirėqenie do ta gjej nė ndonjė sistem tjetėr pėrpos Islamit, do tė vazhdon qė akoma tė merret me pasoja edhe mė tė rėnda se kėto tė sodit.

Kush janė ata qė po i bllokojnė hetimet, kush janė ata qė mė sė tepėrmi pėrfitojnė nga kėto krime, kush janė ata qė provokojnė dhe fillojnė luftėrat, kush janė ata qė pėrfitojnė nga luftėrat dhe nga sulmet tjera terroriste? Njė gjė ėshtė e sigurt se popujt nė mes veti nuk i fillojnė dhe as qė i pėrfundojnė luftėrat.

Prandaj kush janė ata "udhėheqės" tė popujve, qė nė "emėr tė popujve" tė tyre shkaktojnė krime dhe gjenocide tė ndryshme. Pėr kėnd punojnė dhe kujt i japin llogari kėta udhėheqės, kush qėndrojnė prapa tyre? Duke u munduar qė tė pėrgjigjemi nė kėto pyetje, do tė pėrpiqemi tė bėjmė pak fjalė pėr disa shoqata konspirative, qė shumė hulumtues, udhėheqėsit e tyre i konsiderojnė si sundues tė vėrtetė tė botės. Prandaj me tė drejtė kėta sundues mund tė quhen pėrgjegjės tė vetėm pėr situatėn e krijuar nė botė.

Libri i cili mbanė titullin "Konspiracioni dhe shoqatat sekrete", pėrkah vėllimi i ngjarjeve dhe pasojave, paraqet nė tė vėrtetė temė tė vėshtirė pėr njė analizė hulumtuese dhe shkencore me qė ngėrthen nė vete njė material dhe njė brum tė ndėrlikuar pėrkah elementi kohor, hapsinor dhe struktura e pjesėmarrėsve tė cilėt kanė ndikim vendimtar pėr tė krijuar njė pasqyrė tė shtrembėruar pėr fatin, jetėn dhe sjelljet brenda kornizave normale jetėsore tė njerėzisė.

Jemi dėshmitarė tė ngjarjeve dhe sjelljeve tė kriminalizuara nga ana e institucioneve, shoqatave, grupeve kriminale tė ndryshme etj, e mė tepėr tė atyre okulte qė luajnė me jetėn edhe tė njerėzve tė thjeshtė. Pėr kėtė gjendje tė vėshtirė tė botės, me tė drejt Alberto Moravia pat thėnė: "Se nga ana e institucioneve dhe strukturave tė njerėzve tė ndryshėm krijohen skenarėt, strategjia dhe planifikohet krijimi i sindromit tė frikės nė njerėzi, por zakonisht pjesa mė e madhe e tyre qėndrojnė nėn hije si tė padukshėm".

Bota sot, gati nė tėrėsi, u ėshtė nėnshtruar fuqive dominante, aktiviteti i tė cilave pėrqėndrohet nė suazėn e pėrbėrjeve kriminogjene. Pasojat e kėtij lloji tė faktorėve kriminogjenė shkaktojnė nė masė tė madhe katastrofa nė anėn e strukturave tė sulmuara tek popullsia civile sė cilės i mvishet sindromi i frikės, me tė cilėn gjė operohet njė kohė tė gjatė nė hapėsira tė ndryshme tė botės. Nga kėto sjellje kriminogjene, nė pėrgjithėsi, dėmtohen strukturat e popullsisė sė pafajshme dhe tė mirat materiale tė tyre.

Mirėpo, pėr kėso aktivitete subverzive shoqėria dhe individi nuk hasin nė faktologji tė duhur pėr t'u identifikuar bartėsit, urdhėrdhėnėsit dhe ekzekutuesit e kėtyre krimeve katastrofike pėr njerėzinė e botės, respektivisht pėr ndonjė rajon tė botės. Aq mė tepėr, kėto subverzione nuk janė deri mė sot tė definuara nė suazėn e literaturės nė trojet tona. Kėto kanė qenė shkaqe kryesore tė cilat mė kanė nxitur tė mendoj dhe tė kėrkoj literaturė qė ka qenė pėr mua gjithnjė irituese.

Jam i vetėdijshėm qė njė punim i tillė, pėr mua me tė vėrtetė paraqet njė sfidė serioze, duke marrė parasysh qė kėtu ngėrthehen lėmenjtė jo mjaftė tė njohur pėr mua edhe pėr arsye tė karakterit tė lėndės kriminologjike nė suaza tė pėrcjelljes dhe studimeve botėrore.

Interesimi im mė ka shtyrė pėr ta njohur pak mė thellė fenomenin e kėsaj dukurie negative nė pėrmasa botėrore, pėrhapjen, njohjėn e burimeve, aktorėve dhe ekzekutorėve tė ideve, praktikėn rrėnjėsisht antihumane, e cila mjerisht deri mė sot s'ėshtė identifikuar nė masė tė mjaftuar si nga vėllimi e edhe nga mosnjohja e arsyeve, tė cilat u takojnė strukturave okulte politike, sociale, ideologjike dhe morale.

Tentimet e mia pėr ta hulumtuar konstelacionin e fenomeneve tė cekura mė lartė kanė qenė tė pėrqėndruara nė hulumtime dhe praktika qė ėshtė zhvilluar sidomos nė shekujt XVIII, XIX dhe XX. Mund tė theksoj se kėto evenimente nuk mund tė dėshmohen nė shkallė tė lartė edhe pėr arsye se kėta faktorė tė lartpėrmendur gjithnjė gjenden nė pozita udhėheqėse dirigjuese dhe ekzekutive.

Ndaj, saktėsia e tyre mund tė merret me njė dozė rezerve deri nė momentin e shkatėrrimit ose tė shpėrbėrjės sė kėtyre sistemeve qė janė tė impenjuar nė kėto konspiracione, dhe hapjes sė dosjeve nga sirtarėt e fshehtė tė tyre.

Rastėsisht ndodhin ngjarjet apo jo?!

Rastėsisht na servohet e "vėrteta".

Sa e sa ngjarje madhore njė herė janė shpjeguar nė njė mėnyrė e pastaj nė mėnyrėn tjetėr.
Sa herė gjatė historisė mė tė re na kanė lavdėruar disa personalitete e pastaj i kanė sharė,
Si: Leninin, Stalinin, Mao Ce Dunin, Enverin etj.

Sa herė disa ideologji na janė servuar si mė tė mirat, e pastaj mėsuam se ato ideologji ishin antishkencore dhe antinjerėzore, si: marksizmi, komunizmi etj.

Ē'janė kėto krime tė mėdha?!

Sidomos tė fundit tė shek. XVIII, tė shek. XIX dhe tė shek.XX ?! Komunizmi vrau mbi 100 milion njerėz tė pafajshėm.
Lufta e Dytė Botėrore vrau mbi 50 milion njerėz.

Lufta e Parė Botėrore mbi 10 milion njerėz. Pse?! Rastėsisht?! Nėse jo, atėherė kush qėndron pas kėtyre?!
Si mund tė ndodh p.sh. tė vritet njė kryeministėr (Ulof Palme) nė mes tė ditės, njė kryetar i shtetit mė tė fuqishėm nė botė, John Kennedy, njė princezė (Dajana) tė vdes nė njė aksident dhe shumė atentate tjera tė mbesin misterie?
Pse ka qenė dashur tė ndodh 11. shatori 2001?

Bota duhet tė jetojė nė paqė, por ajo jeton nė gjak!

Vazhdimisht luftėra, eksploatime, kolonizim, neokolonizime. Bota e fundosur me probleme dhe dukuri negative.

Kujt i konvenon?!

Nė politikė thuhet se asgjė rastėsisht nuk ndodhė.

Atėherė pra, kush qėndron prapa ideve, ideologjive dhe veprave antinjerėzore qė shkakton krime me pėrmasa botėrore?!

A thua krimi masovik ėshtė i lidhur me forcat e errėta?!

Kush janė kėto forca tė errėta? kush qėndron prapa?!

Se sa kanė lidhshmėri idetė, ideologjitė, diktatorėt, kryerėsit e krimeve masovike dhe shoqatat e ndryshme me krimet botėrore, jemi pėrpjekur tė japim nė kėtė punim.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:18

Mes Mefistofelit dhe Frankeshtajnit

Doktor Faust ėshtė plakur; doktorFaust ėshtė nostalgjik.

Nostalgjia ėshtė privilegj i plakjes: shpresat e rinisė vlejnė pėr tė nesėrmen, sepse doktor Faust ėshtė nė kėrkim tė asaj qė ka humbur ose nė kėrkim tė asaj qė kujton se ka humbur, nė rininė e tij tė largėt, pikėrisht si Kristofor Marlou nė vitin 1604, ose si Gėte gati dy shekuj mė pas.

Faust do tė sigurojė dijen dhe dashurinė, atė tė cilėn asistenti i tij Uagner e quan "iluminim" dhe pėr tė cilėn Faust thotė: "Ja fati im mė i bukur teksa perėndon!", fjalė tė cilat Gėteja ka huazuar.

Pėr njė iluminim tė tillė, shkenca njerėzore i duket e pakėt dhe kėshtu kėrkon ndihmė te magjia. Dhe kėshtu, siē e dimė, shfaqet Mefistofeli.

Mefistofeli (nė versionin e Gėtes) pėrshkruhet si njė i humbur: dikush qė do tė bėjė keq edhe pse faktikisht bėnte vetėm tė mira. Do tė jetė totalisht i keq, por diēka nuk e lejon dhe bėmat e tij "tė kėqija" nuk arrijnė rezultatet e parashikuara mė parė.

Kjo ėshtė njė nga anėt e shumta tė demonit: ne, po ashtu edhe Faustit, na duket sikur e keqja na fiton gati pėrherė, sikur do tė pėrforcojė vuajtjet e vogla dhe tė mėdha tė jetės tonė, horroret dhe mizerjen e historisė tonė.

Por pėr demonin (qė duhet tė dijė nga kėto gjėra) nuk ėshtė kėshtu. Pa llogaritur vuajtjen njerėzore, duket se e mira, nė fund tė fundit, triumfon gjithmonė. Mefistofeli beson, si Korin Telado, se ka gjithmonė njė fund tė bukur, dhe ēuditėrisht shpesh herė ka tė drejtė.

Nėse ėshtė e vėrtetė se nė Faustin e Marlou flakėt e ferrit e gllabėrojnė doktorin ambicioz (i cili premton se nėse nė fund do tė shpėtojė, do tė djegė tė gjithė librat e tij), nė Faustin e parė tė Gėtes, e para qė do tė shpėtojė ėshtė Margarita, gruaja qė Fausti e korruptoi, dhe nė tė dytėn shpėtondoktori.

Ndoshta do tė jenė kėto tentativa tė dėshtuara qė kontribuuan nė reputacionin e keq tė Mefistofelit nė ditėt e sotme. "Nga hero nė gjeneral, nga gjeneral nė njeri tė politikės, nga politikan nė agjent tė shėrbimit sekret dhe nga aty nė njė njeri i cili pėrgjon nga dritarja e dhomės sė gjumit ose e banjės, dhe nga ai lloj njeriu nė njė thithėlopė dhe pastaj nė njė gjarpėr: kjo ėshtė karriera e demonit", ka shkruar C. S. Leuis.

Por doktor Faust kėmbėngul. Dhe kėshtu donte edhe Tomas Man, i cili me pseudonimin Adrian Leverkuhn bėri qė Faust tė pranonte paktin e tmerrshėm. Ndėrmjet poetit tė dėshtuar, Enok Soames, Maks Berbohm propozoi njė version britanik pėr kėtė tragjedi; nė kulmin e diktaturės staliniste, Mikail Bulgakov ėndėrroi njė version rus..

Historia e Doktor Faust u botua pėr herė tė parė nė Gjermani nė vitin 1587. Pas saj vazhduan tė shtypeshin versione tė tjera tė shumta, njė prej tė cilave ishte njė shfaqe me marioneta, ku Gėte mori pjesė nė moshė fare tė vogėl.

Shekuj mė parė, kur shkėmbimi i shpirtit konsiderohej si njė akt i frikshėm, pėr Mefistofelin gjėrat ishin relativisht tė thjeshta.

Sot qė shpirti ka mė pak prestigj dhe qė rėndom shpirtrat ofrohen nė shkėmbim tė shumė pak gjėrave, si pėr shembull kundrejt njė vile nė njė ishull, apo njė pune nė njė ministri, detyra e Mefistofelit ėshtė, nė mėnyrė paradokse, mė e vėshtirė.

Tė humbasėsh shpirtin ose ta shkėmbesh pėr pak gjė, e zhvlerėson qenien totalisht dhe Mefistofeli (i cili ėshtė edhe bankier) aspiron tė bėhet i pasur.Pėr kėtė arsye, Fausi i sotėm nuk aspiron as pėr dituri dhe as pėr dashuri, por pėrfamė, pėr suksesin popullor dhe pėr para.

Dhe kėtu Mefistofeli gjendet aty ku dėshirontė jetė.

Do tė bėhesh njė shkrimtar popullor? Pyet Faustin. A do tė shohėsh miliona kopje tė librit tėnd? Punė e mbaruar: do tė ketė pirgje me librat e tu nė librari, biblioteka dhe qendra tregtare; do tė jesh nė krye tė librave mė tė shitur ndėrkombėtarė; do tė blejnė tė drejtat e librit tėnd pėr tė bėrė njė film me protagonist Tom Kruis; do tė udhėtosh nė "business class" dhe do tė transferohesh nė Irlandė pėr mos tė paguar taksa.
Dhe pėr tė pasur tė gjitha kėto nuk do tė duhet tė humbasėsh gati asgjė, veē cilėsisė artistike, stilit, gramatikės, krijimtarisė, pėrgjegjshmėrisė morale, pozicionit etik, mirėnjohjes sė lexuesve tė ardhshėm, respektit pėr njerėzit qė tė rrethojnė.

Tradita pitagorike do qė ēdo krijesė tė ketė si sot, po ashtu nė tė ardhme, diēka tė njė krijese tjetėr. Nė njė hark kohor tė caktuar, ēdo njeri do tė jetė Sokrati, Napoleoni, do tė jetė njė fytyrė anonime e kujtdo. Askush nuk mund ta mishėrojė mė mirė atė ideal antik grek tė krijesės sė lindur nė njė natė nėntori nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė nė qytetin Ingolstad, nė Gjermani.

Nuk ka emėr. Lind i rritur dhe i pėrbėrė nga njė shumėllojshmėri organesh me origjina tė ndryshme, tė zgjedhura pėr nga proporcionet e tyre atletike dhe pėr nga bukuria e tyre klasike.

Dhe rezultati, siē pohon krijuesi i tij, nuk ėshtė ai i dėshiruari: duke i dhėnė jetė bashkimit tė shumė pjesėve njerėzore, nuk arrin perfeksionin e ēdo pjese tė veēantė. "Lėkura e tij e verdhė mezi mbulonte muskujt dhe venat e tij; flokėt i kishte nė njė tė zezė tė shndritshme dhe dhėmbėt tė bardhė si bora; por kėto karakteristika tė veēanta nuk bėnin mė shumė veēse tė krijonin njė kontrast tė shėmtuar me sytė e tij tė errėt dhe buzėt
e drejta dhe tė zeza".

Mė shumė se njė shekull pasi Meri Shellei e pėrshkroi kėtė pėrbindėsh nė mėnyrė tė frikshme, Hollivudi i censuroi ose i ekzagjeroi falė dorės sė magjishme tė trukuesit Ēarli Pirs, duke punuar nė fytyrėn e madhe tė pėrbindėshit.

Pėrbindėshi i krijuar nga Dr. Viktor Frankenshtain ėshtė (askush nuk e mohon madje as krijuesi i tij) tepėr i shėmtuar. Ta shohėsh, tė tmerron dhe pėrballė tmerrit qė krijon,

Pėrbindėshi sulmon ose mbrohet. Nuk di tė bėjė gjė tjetėr.

Mund tė jetojė edhe me qeniet njerėzore, por me kushtin qė tė mos e shikojnė.

Mund tė mėsojė se si jetojnė njerėzit, sepse plaku qė e mban ėshtė i verbėr; mund tė mėsojė tė gjithė historinė universale nga "Rrėnojat e perandorisė" tė Volneit, sepse zvicerani i ri qė lexon me zė tė lartė kėtė vepėr tė pafundme nuk e di se pėrbindėshi ndodhet aty, i fshehur pranė dritares sė tij.

Por kur tė tjerėt e zbulojnė, e ndjekin pėr ta vrarė, pa kuptuar mė parė nėse ėshtė i mirė apo i keq.

Pėrbindėshi ėshtė tipi i viktimės si: i pafajshėm dhe i shpifur, i provokuar deri sa e detyronin tė bėhej i dhunshėm. Dhe si tė gjitha viktimat e tjera, ai do tė dijė pėrse ėshtė aq i urryer.

Nuk ishte ai i pėrgjegjshmi pėr krijimin dhe prezencėn e tij nė kėtė botė, siē thotė edhe njė nga epigrafet marrė nga "Parajsa e humbur" e Milton: "Mos tė kėrkova unė o Krijues, qė nga argjili tė mė bėje njeri, tė kėrkova unė nga errėsira qė tė mė jepje jetė"?

Fryt i ambicies sė njė tjetri, Pėrbindėshi ndan fatin e tij tė hidhur me atė tė Adamit dhe kėshtu, me atė tė tė gjithėve ne. Gjithsesi, veē vuajtjeve tė tij, ai nuk donte tė vdiste. "Jeta, i thotė krijuesi i tij, edhe pse ėshtė njė grumbull mundimesh, ėshtė diēka e vyer". Dhe shton pėr tė shpjeguar sjelljen e tij: "Unė isha i mirė dhe bujar; mizerja mė ka transformuar nė njė demon.

Mė bėj tė lumtur dhe pėrsėri do tė jem i frytshėm". Dhe kėshtu i propozon Dr. Frankenshtainit njė pakt: nėse i krijon njė shoqe me pėrmasat e tij, qė tė dy ata do tė zhduken pėrgjithmonė nė pyjet e egra tė Amerikės Jugore.

I gjori Pėrbindėsh, cilin nga kėto vende do tė kishte zgjedhur pėr tė bėrė njė jetė tė lumtur? Paraguain e Strosner? Kilin e Pinoēet? Apo Argjentinėn e Videlas? I gjori Pėrbindėsh.

Edhe pas mundimeve tė Hollivudit dhe regjisorit Xheims Ueill, tė cilėt propozuan Elsa Lanēester si shoqen ideale tė pėrbindėshit, nė versionin e Shellei doktori e refuzon propozimin dhe pas njė ndjekjeje tė lodhshme nė Evropėn veriore, Pėrbindėshi pėrfundon i humbur pranė Polit tė Veriut, nė skajet e Kanadasė veriore.

Edhe pse Shellei nuk e pėrmend, ky destinacion i fundit pėrshtatet pėrsosmėrish me dėshirat e Pėrbindėshit pasi Kanadaja, nė gjeografinė imagjinare tė botės, ėshtė njė fletė e bardhė nė tė cilėn mund tė shkruhen ėndrrat e bukura dhe tė kėqija tė njerėzimit.

Apostulli Giakomo, nė veprėn e tij "Epistola Universale", krahason ata qė dėgjojnė vetėm urdhrin hyjnor, pa qenė zbatuesit e tij, me njeriun i cili shikon pėr njė moment nė pasqyrė fytyrėn e tij, atė qė i ėshtė falur qė nga lindja e tij, por mė pas i rikthehet jetės sė tij tė pėrditshme, duke harruar se si ishte bėrė. "Sepse ai ka parė vetveten, u largua dhe harroi sesi ishte bėrė".

I bėrė nga shumė njerėz, Pėrbindėshi i Dr. Frankenshtainit ėshtė, tė paktėn pjesėrisht, pasqyrimi ynė, pasqyrimi i asaj qė nuk duam ose i asaj qė nuk kemi kurajėn tė kujtojmė. Ndoshta prej kėsaj ėshtė i frikshėm.

GSh

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:19

Kodi hapsinor

Nje mase prej tete tonelatash rrezohet mbi akullnajat e Polit te Veriut. Perben nje sekret te tmerrshem. Zbulimi i se ciles mund te beje te lekunden ekuilibrat e botes. Ndersa shkenca mund ta trasformoje ne nje arme te forte politike

Mashtrimi, intriga, e verteta pas asaj qe shfaqet: keto jane elementet baze te romanit te ri te Dan Brown. Qe ndoshta do t'i zhgenjeje deri diku lexuesit, qe presin te dalin ne drite te tjera enigma te fshehta, te zbuluara mbi personazhe te tille si Jezusi dhe Maria Magdalena, apo mbi rrotullat e Detit te Vdekur... e keshtu me rradhe.

Ngjarje dhe detaje keto te diskutueshme ne planin historiko- shkencor, por qe jane kthyer mrekullisht ne trillime letrare, te cilat te gjithe i kane pranuar.

Gjithsesi "Pika e mashtrimit" (liber ky qe do te vije shume shpejt edhe ne shqip, nga shtepia botuese "Dudaj") do te jete nje liber i rehtashme dhe po aq i pelqyer, per te gjithe te apasionuarit e historive thriller, i skicuar ne nje menyre te atille, qe te mban pezull nga fillimi deri ne fund.

Zoti Brawn, ish mesuesi i historise se artit, vazhdon te rend lirshem neper kampe qe nuk jane aspak te tijat. Dhe pa u penguar asgjekundi. Autori i "Kodit te Da Vincit" nuk heq dore nga kodet, me te cilat synon te nxjerre te fshehta, per te zbuluar pastaj permes tyre te vertata tronidtese. E kete here kodi eshte hapsinor.

Libri i ri i Dan Brown-it, flet shume per ajsberget. Por edhe per nje lufte te furishme mes presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe kundershtareve te tij. Keshtu ajsberget dhe sekreti qe ato mbajne me vete, mund te behet nje arme shume me e forte se nje kallashnikov apo se nje scoop seksual.

"Pika e mashtrimit" te le te hysh thelle ne historine e Rachel Sexton, vajzes 35 vjecare e nje senatori ne Shtepine e Bardhe. Heroina respekton te gjitha rregullat e nje romani aventuresk. Nuk mund te jete nje shemtaraqe. Nuk mund te jete nje mit.

Nuk mund te mos jepet pas sfidave te medha. Rachel eshte e bukur, elegante e shume seksi, por asnjehere vulgare. Mjaft e zonja, e mprehte, punon per nje agjenci shteterore qe perpunon te dhenat sekrete te mbledhura nga CIA. Mardheniet me te atin, paksa mendjemadh, i ka per faqe te zeze.

Presidenti, ne detyre, qe ndjen se po i lekundet karrigia e postit te tij politik, e ngarkon Rachel-in me detyren per te kontrolluar te dhenat e nxjerra nga nje zbulim i jashtezakonshem shkencor. Kurthi eshte fare i dukshem: ai perdor te bijen e kundershtarit te tij per ta bere sa me spektakolare zbulimin qe mund t'i shpetoje te ardhmen e tij politike.

Dhe Rachel, qe u beson institucioneve, si te gjithe amerikanet e mire, pranon. Pa dyshuar se e gjithe kjo mund te jete nje manipulim apo nje scoop.

Keshtu ne "gjueti" e siper arrijne ne kupolen arktike dhe gjenden si te hedhur me katapulte, ne kufijte e botes. Shkenctaret e famshem perpiqen te shpjegojne nje zbulim te rendesishem. Nje copez esktrakti meteorit (8 tonelate) ka rene mbi ajsberget ne Polin e Veriut, duke mbartur me vete fosilet e nje nje lloj insekti.

Rachel-it nuk i duhet shume kohe te kthjellohet per te kuptuar se kjo eshte shfaqje e gjese se gjalle, qe egziston ne te gjithe universin, jo vetem ne Toke. Duken si flatraforte, ne te vertete, sipas klasifikimit darvinian eshte nje lloj morri gjigand. Nje fakt ky qe tregon se jeta nuk ka lindur ne planetin tone.

Rezultat qe miraton teorine se nuk ka qene Zoti ai qe ka krijuar jeten nga krijesat e vogla amorfe, por koeciedencat kozmike. Keshtu: ne qeniet humane jemi jashtetokesore. Toka jone e dashur dhe e vjeter do te kete qene e kolonizuar. Nga kush, nuk dihet por ndoshta pas morrave qendrojne njererit e larget.

Presidenti ne detyre, mban nje konference per shtyp. Meteoriti eshte asi qe ai ka ne duar dhe prova se miliona dollaret qe i jane dhene NASA-s kane qene nje shpenzim i mire. Senatori Sexton, i cili ne fushaten e tij elektorale ka kemengulur gjithmone ne paresite e veprimtarive sociale dhe humane, ne domosdoshmerine e ridimensionimit te udhetimeve shume te shtrejta ne hapesire, ndjen se duhet te veproje.

Situata nderlikohet edhe me shume kur ne te ftohtin polar vdesin shkenctaret e pare, kur ngrene krye dyshime te medha: nese eshte apo jo e vertete qe ajo mase gjigande vjen nga larg? Nese duhet apo jo te besojme vertet tek NASA? Eshte ky nje komplot apo nje mashtrim? Nuk e themi dot me siguri.

Paralelisht me ate qe ndodh ne oqeanin e pabese Arktik, ku Rachel ia doli te mbijetoje, ne Washington, ne kushte mjaft te rehatshme, ne limuzina apo ne dhoma hoteli luksoze ndodhin gjera te ndyra. Fonde ilegale, mardhenie seksuale ne stilin e Bill Clinton, grupe industriale qe kerkojne te perdorin Shtepine e Bardhe dhe tentojne ngritjen e dollarit.

Ndersa shkenctaret, te pershkruar nga Dan Brown si hokatare e te ndershem, vertiten mes dyshimesh shkencore dhe kurtheve te spiunazhit qe thuren ne Pennsylvania 1600, ne godinen e Shtepise se Bardhe, pikerisht aty ku zhvillohen dramat dhe antidramat.

Aty ku Dan Brown ndjehet si ne shtepine e tij ndaj dhe di te luaje me shume taktike me personazhet e tij. Autori i "Kodit te Da Vincit" eshte nje makine narative e vajisur mire. Eshte shkrimtari qe ka arritur te shese 25 mije kopje, qe eshte perkthyer ne 40 gjuhe te botes dhe qe ka mbetur ne krye te klasifikimit te best-seller-ve amerikane per 80 jave me rradhe.

Dhe e gjithe ky sukses vetem per nje histori misterioze, te nje piktori shpikes nga Toskana. nuk do te ishte aspak cudi qe ai te ngrihej nga varri, nese dikush do t'i tregonte se cfare interpretimesh marramendese i kane bere Xhakondes se tij. Dhe e gjithe kjo per faj te nje buzeqeshje te dyshimte. Sic mund te jete dhe nje kod.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 09.03.09 1:19

Se shpejt vepra e re e Dan Brown

Romani i ri i shkrimtarit amerikan, Dan Brown, "The Solomon Key" (Celesi i Solomonit), per te cilin u fol qe prej 2004, duket se po mberrin.

Autori, i cili me "Kodin da Vinci", ne vitin 2003 shiti rreth 7 milione kopje, duket se ka qellim qe te kape edhe nje here suksesin boteror me nje histori rreth mistereve te masoneve qe do te kete serish si protagonist profesorin Robert Langdon, eksperti i simbologjise se fshehte fetare ne Universitetin e Harvard, tashme i njohur prej te gjitheve si heroi i Kodit.

Lajmi vjen nga Gjeneva, gjate prezantimit te filmit "Engjej dhe Djaj", subjekti i te cilit eshte romani me te njejtin titull i Brown, veper te cilen shkrimtari amerikan e publikoi para "Kodit".

Filmi do te dale ne kinemate amerikane me 15 maj.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 19.04.09 22:38

“Kush e sundon Botėn?” Historia e pėrmbysur e Jim Marrs

“Kush e sundon botėn?”. Ky libėr i Xhim Marrsit, i sapobotuar nė gjuhėn shqipe nga shtėpia botuese “Bota shqiptare” ėshtė njė libėr i rrallė.

Ai flet pėr shumė ngjarje dhe histori tė rėndėsishme tė njerėzimit, por duke parė nė kėtė histori mė tepėr nga pjesa e hijeve, duke zgjidhur kėshtu, sipas autorit, shumė enigma qė egzistojnė nė mėndjet e njerėzve. Krahas kėtij digresioni tė thellė dhe shpjegues nga autori pėr momentet decisive tė gjithė historisė sė njerėzimit, ka edhe njė ndriēim verbues pėr shumė ngjarje historike qė janė ende nė mjegull.

Libri i Xhim Marrsit nuk ėshtė fiction. Ai ėshtė njė libėr shkencor qė pėrpiqet tė tregojė tė vėrtetat e xhunglės sė jetės sė brezit tonė duke dhėnė informacion me shumė referenca pėr grupet legale apo okulte qė dominojnė sot fatet e njerėzimit, vula e vendimeve tė tė cilėve ndikon nė mėnyra tė ndryshme mbi jetėt tona. Kėto tė fundit mund tė prosperojnė apo tė bien nė kaos, ekonomik apo institucional edhe prej dėshirės sė kėtyre polifemėve.

Kėto grupe, shpesh herė tė lidhura nga trashėgimia e gjakut brenda familjes, kanė njė fuqi tė tillė organizimi dhe ekonomike sa qė me vendimet e tyre mund tė zhdukin ndoshta tė gjithė planetin. Fatmirėsisht, edhe pse parimi i tyre i veprimit ėshtė makiavelist dhe me objektiv fitimin maksimal, ata janė aq tė ditur sa ta kuptojnė se nuk mund tė pritet dega ku kanė hipur.

Ata e dinė se edhe pse janė tė shėnuar mė sė paku nga fati, janė tė hipur nė njė anije me njerėzimin. Krijuesi i tyre, pavarėsisht se quhet Adona, Zot, Krisht, Allah apo Konstruktor i Gjithėsisė, ju ka venė atyre vulėn e tė qenit i pėrkohshėm fizikisht, njėlloj si gjithė qėniet e tjera tė ngjashme me ta dhe gjithė qėniet e tjera tė planetit tonė.

Njė fuqi e tillė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė histori. Ata pra duken se janė vetė Zoti pėr fatet e planetit tonė. Ata kanė si instrumenta zbatues institucionet e tyre financiare, kompanitė e tyre kozmopolite dhe multinacionale. Teknologjia dhe rrjetet e tyre tė komunikimit janė tė papara dhe tė padėgjuara nė historinė e njerėzimit.

Kėshtu autori tregon historitė e familjeve si Rockefellerėt, Morganėt, pėr Bilderbergėt, pėr superfuqinė vendimmarrėse botėrore si Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė nė USA (CFR e cila drejtohet sot nga Brzezhinski, ka zėdhėnės Holbrukun dhe nuk mund tė bėhesh dot njeri i rėndėsishėm nė SHBA apo nė botė, pa qenė antar i saj apo pa marrė bekimin e saj), pėr Komisionin Trilateral, etj.

Mėnyra e trajtimit tė kėtij libri ėshtė, kapitull mbas kapitulli, nga ditėt e sotme nė thellėsi tė historisė sė njohur dhe tė shkruajtur, nga ngjarjet para 11 shtatorit tek Sumerėt e Babilonisė, 7000-11000 vjet para Krishtit.

Autori tė trondit me prapaskenat e konspiracionit nė drejtim tė tregtisė midis armiqve nė kohėn e apogjeut tė Luftės sė Ftohtė nga armiqtė matanė Perdes sė Hekurt, me Luftėn dhe Paqen pas Luftės sė Koresė dhe tė Vietnamit, me vrasjen e Kenedit, me dritėn qė hedh ndaj zv.Presidentit (President i emėruar pas vdekjes sė J.F.Kenedit) mė tė ēuditshėm dhe enigmatik, Lindon Xhonson, tek i cili tė ēojnė tė gjitha rrugėt e ngjarjeve tė bujshme dhe prapaskenat e viteve 1960.

Autori tė habit me historitė e ēuditshme tė ngritjes sė Rajhut tė tretė dhe Adolf Hitlerit. Ai paraqit gjithė grupin e brendshėm dhe tė jashtėm (Ēurēilli, vėllezėrit Dullas, Krupėt, Siemensi, etj) tė atyre qė urdhėruan Hindenbergun tė sillte nė pushtet kėtė ēifut antisemit, mė i egėr me racėn e vet edhe se Nabukodonosori dhe, pėr kėtė shkak, mė i ēuditshmi qė ka njohur historia.

Po, po, nuk ėshtė lapsus, sipas autorit, origjina ēifute e Adolf Hitlerit. Autori jep edhe shpjegime pėr kėtė origjinė tė tij: pėr gjyshin e Hitlerit nga babai, Aloisi, i cili madje ishte njė ēifut nga njė derė e madhe bankierėsh, nga Rothschildi i Vjenės.

Po kėshtu autori flet pėr undergroundin dhe edukimin okult theosophist tė Hitlerit me idetė e shoqėrive sekrete si dhe pėr njeriun qė e ndihmoi se si tė orientohej politikisht dhe pėr t’u vendosur nė krye tė partisė naziste.

Nė njė prej kapitujve autori pėr Rebelimet dhe Revolucionet e mėdha ku trajtohen luftrat midis shteteve, shoqėritė sekrete tė agjitacionit, pėr lėvizjet anti masonike, pėr Revolucionin Francez, kush kishte interes pėr tė dhe si e realizoi, pėr jakobinėt dhe jakobitėt.

Autori tregon nė kėtė kapitull se kush ėshtė grupi qė udhėheq sir Francis Bacon dhe cfarė pėrfaqėsojnė ata nė ag tė Rilindjes Europjane. Po kėshtu autori shpjegon prapaskenat e Revolucionit Amerikan dhe sidomos ndikimi i ideve tė Iluminatit, ku ze fill masoneria moderne europiane.

Autori flet nė disa faqe pėr njė komplot masonik. Njė personazh i cili do t’i habisė lexuesit dhe do tė duket nė kufijtė e tė pabesueshmes, ėshtė njė ‘njeri’ qė jeton prej 3000 vjetėsh nė tokė dhe qė quhet Sen Xhermen. Po kėshtu flitet edhe pėr disa shoqėri sekrete europiane si Rosicrucianėt dhe mė tej, nė kapitullin e IV, flitet pėr shoqėritė sekrete tė vjetra, mesjetare si: Kalorėsit Templarė, Asasinėt (organizata e fshehtė islamike nga e cila morrėn stilin e organizimit dhe shumė sekrete qė vinin nga prehistoria, kryqėtarėt qė pushtuan Jeruzalemin), katharėt.

Autori flet pėr Kryqėzatat dhe vdekjen e Kalorėsve Templarė me nė krye Shėn Bernardin, nė Alba, kur flet pėr Kryqėzatėn Albigensiane ku u shfaros dinastia e merovingėve, pasardhėsve tė Krishtit nga gjaku, prej Kishės dhe mbretėrve francezė me gjak karolingian tė fillimshekullit tė 14-tė. Autori i shpjegon se ē’janė Merovingėt qė rilindin me Klovisin.

Njė tjetėr kapitull tronditės flet pėr origjinėn e njerėzimit. Tė dy presidentėt republikanė si Regan dhe Xh. Bushi, nė mandatin e tyre tė dytė janė shprehur nė favor tė historisė jo konvencionale tė Xh.Marrsit.

Nė kėtė kapitull thuhet se origjina mė e lashtė e gjuhės sė shkruar tė ngelur deri sot, janė Sumerėt dhe tė gjitha rrugėt pėrfundojnė tek ta.

Autori kėtu shpjegon ndėrtimet e pashpjegueshme tė Piramidave duke hedhur me bindje hipotezėn se planetin tonė, nė mėnyrė tė pėrsėritur sipas njė kohe tė caktuar, e shkelin jashtėtokėsorė, tė cilėt janė krijuesit e njerėzimit nė kushte laboratorike, sipas autorit, i cili edhe vetė nuk ėshtė arrogant nė tezat qė ofron. Ai thjesht mendon kėshtu dhe nuk kėrkon t’i imponohet lexuesit por t’i sjellė njė alternativė tė vetėn mbi origjinėn e njeriut nė tokė.

Ai thotė se popullsia e kėtij planeti tė quajtur Nibiru nga Sumerėt e lashtė, quhej populli Anunak dhe mbreti i saj ėshtė Anuja me dy djemtė qė e vizitojnė Tokėn, Enki dhe Enlili. Anunakėt janė shumė para me shkencėn dhe nuk vdesin pėr shkak tė pėrdorimit tė enzimave.

Ata e krijojnė njeriun sa herė qė vinė pas pėrmbytjes sė tokės nga turbulencat e mėdha qė shkakton ky planet kur i afrohet pėr pak kohė ēdo vit platonik (rreth 25,5 mijė vjet), Tokės. Ata vinė pėr tė marrė ar nga toka dhe ulen nė Lindjen e Mesme pėr shkak tė lėndės djegėse qė aty ndodhet me shumicė dhe qė atyre u nevojitet. Ata e duan arin se e pėrdorin pėr bombardimin e mbėshtjelljes dhe krijimit tė atmosferės sė planetit tė tyre Nibiru, pėr shkak tė dėmtimeve ekologjike tė ngjashme me shkatrimin ekologjik tė kohės.

Autori madje pretendon se kėta sundimtarė dhe zotėr tė racės njerėzore (autori thekson se ata e trajtojnė njeriun ashtu sic trajton ky njė qen). Mė pas ata lindėn fėmijė nga bashkimi me femrat e njeriut duke krijuar nefilimėt (me gjuhėn sumere) tė cilėt janė njė mutacion i tyre me racėn laboratorike njerėzore. Nefilimė apo gjysėm hyjni ishin psh Atlasėt, Herkuli, Akili etj dhe kėta u zhdukėn mbas fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė.

Autori pretendon se zhdukja e qyteteve tė tilla si Sodoma, Gomorrahu etj, janė kryer para largimit tė tyre nga toka dhe me goditje nukleare pėr shkak tė mosbindjes sė njeriut dhe nefilimėve dhe aleancės sė tyre me disa rebelė nga Anunakėt.

Autori pretendon pėr egzistencėn e Abrahamit nė kėtė kohė dhe pretendon se ata janė larguar nė kohėn e Moisiut nga Izraeli dhe lartėsitė Golan pėr herė tė fundit.

Madje edhe ngjitja nė mal e Moisiut ėshtė njė parabolė e Biblės pėr momentin e largimit tė tyre dhe kėrkesės sė tyre pėr tė ruajtur historinė e krijimit prej tyre tė racės sonė njerėzore.

Autori shpjegon edhe mutacionet e lėkurės sė rracave tė sotme njerėzore, madje ai tregon se edhe minotaurėt apo njerėzit me koka luani apo luanė me koka njerėzish janė krijuar prej tyre nė laborator.

Autori pretendon se edhe drithėrat qė pėrdor sot njeriu s’janė gjė tjetėr vec se farėra gjenetike tė sjella prej tyre nė tokė pėr tė ushqyer veten e tyre. Si pėrfundim, libri tė trondit. Atė nuk mund ta fillosh dhe pastaj ta kesh mendjen te njė punė tjetėr.

GSh

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Neo prej 30.08.09 21:27

Njė simbol i humbur pėr shkrimtarin e mistereve



Kode, simbole, koordinata gjeografike, rebuse: janė kėto misteret qė pėrmban romani i ri, i Dan Brown.

Ato kanė filluar tė gėrshetohen dhe tė zgjojnė kureshtjen e dashamirėsve para datės 15 shtator, kohė kur ėshtė parashikuar tė dalė nė qarkullim nėpėr libraritė amerikane me 5 milionė kopje fillimisht.

"The lost simbol", ("Simboli i humbur") ėshtė vazhdim i "Kodit tė Da Vinēit" dhe vjen pėr lexuesit gjashtė vjet pas suksesit tė parė tė shkrimtarit.

Nga data 23 qershor, shtėpia botuese "Knopf Doubleday" shfaq ēdo ditė nė faqet nė internet "Twitter" dhe "Facebook" nga njė tė dhėnė tė re pėr pėrmbajtjen e librit. E para ishte njė kod: T10C; 6POTSOD; 12SOTZ.

Fansave tė Dan Brown iu desh shumė pak pėr tė deshifruar siglėn: "Dhjetė urdhėresat; gjashtė cepat e yllit tė Davidit; 12 shenjat e zodiakut".

Mė e vėshtirė pėr t‘u kuptuar janė referencat te filozofi Francis Bacon, Bonifaci VIII, tė piktorit gjerman tė periudhės sė Rilindjes, Albrecht Durer, te financieri Roberto Calvi, i cili vdiq nė Londėr nė rrethana ende tė pasqaruara dhe te njė spiun misterioz, i cili mund tė udhėtojė me shpejtėsinė 5 mijė milje nė orė.

Detyra pėr tė rikompozuar puzzle-n edhe njė herė i takon Robert Langdon-it, Indiana Jones-it e simboleve tė protagonistit tė thrillerave tė Brown, udhėtimi i tė cilit nėpėr mistere dhe nė besimin katolik bėri qė "Kodi Da Vinēi" tė shitej nė 80 milionė kopje tė shituara nėpėr tė gjithė botėn.

Edhe pse bėhet fjalė pėr tė dhėna tė blinduara tė librit tė ri tė Dan Brown, i cili vjen dy vite me vonesė nga data kur ishte parashikuar tė dilte, tė dhėnat e mbledhura janė tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se cilat do tė jenė temat e kėsaj vepre tė re.

Kėsaj here Langdon do tė ketė vetėm 12 orė kohė pėr tė zgjidhur njė mister qė do ta ēojė nė vendet mė sekrete tė Uashingtonit, ato qė tė ēojnė drejt e nė origjinat e masonėve tė baballarėve qė themeluan Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Adhuruesit e shkrimtarit kanė nisur tė interpretojnė madje ēdo detaj edhe tė dy kopertinave tė librit, botimin anglez dhe atė amerikan. Nė kėtė tė fundit, mbi godinėn e Senatit tė Uashingtonit, bie nė sy njė vulė e kuqe, nė tė cilėn gjendet njė shqiponjė me dy krerė, numri 33 i vendosur brenda njė trekėndėshi si dhe motoja "Ordo ab chaos": tė gjitha simbolet janė lidhur me ritin skocez tė masonerisė qė gjendet nė 35 shtete amerikane, Kėshilli Suprem i tė cilėve pėrbėhet prej 33 anėtarėsh.

Elemente talmudike dhe tė kabalasė hebraike janė gjithashtu pjesė nė ritualet e ritit skocez, si nė librin e magjisė qė kishte frymėzuar titullin fillestar tė librit tė Brown "Sekreti i ēelėsit tė Solomonit".

Duke pasur parasysh efektin qė pati rileximi i doktrinės katolike qė pėrmbante "Kodi da Vinēi", masonėt amerikanė janė duke pėrgatitur njė website nė tė cilin do tė ketė njė analizė tė plotė tė "The lost symbol".

Megjithatė historiani Robert Cooper thotė se libri i Brown ka njė objektiv edhe mė tė lartė: rileximin e ēelėsit nė kuptimin e komplotit nė lindjen e Shteteve tė Bashkuara. Cooper shprehet se ka njė informacion sipas tė cilit nė libėr, George Washington, babai i pavarėsisė amerikane, rrėfen se ka qenė njė tradhtar qė, gjatė luftės amerikane pėr pavarėsinė, negocionte fshehtazi me anglezėt nėpėrmjet Bendeict Arnold, njė gjeneral qė nė tė vėrtetė kishte komplotuar t‘ia linte West Point anglezėve.

Nė libėr, Langdon do tė ndihmojė disa agjentė tė CIA-s dhe FBI-sė pėr tė gjetur provėn e rrėfimit tė Washington-it, e cila duhet shkatėrruar para se tė kthejė pėrmbys integritetin e historisė amerikane.

Njė tjetėr mason nga Nju Jorku, Mark Koltko Rivera, mendon se nė historinė e spiunazhit janė pėrfshirė tė tjerė baballarė themelues masonė (sipas disave nėntė prej firmatarėve tė Deklaratės sė Pavarėsisė ishin masonė) dhe se me historinė kryesore, gėrshetohet edhe njė mister mbi njė thesar tė fshehur.

"Nė gjysmėn e viteve ‘800 u themelua njė shoqėri sekrete, ‘Kavalierėt e rrethit tė artė‘, objektivi i tė cilėve ishte tė aneksonin si pjesė e Shteteve tė Bashkuara territore nė Meksikė, Kubė dhe Venezuelė, nė tė cilat tė mbanin njė regjim skllavėror", kujton Koltko.

"Gjatė luftės civile thuhet se kavalierėt fshehėn njė sasi tė madhe ari pėr ta pėrdorur pėr njė luftė tė re civile pėr tė mbrojtur jugun. Shumė tė dhėna tė ēojnė tė mendosh se edhe kjo histori do tė jetė pjesė e librit. Ashtu si edhe shumė studiues tė tjerė, Koltko ka pėrgatitur dy guida pėr interpretimin e librit, tė cilat janė gati pėr t‘u publikuar sapo libri tė dalė nė qarkullim.

E kėshtu, pas templarėve, Brown sjell masonerinė dhe komploti i madh botėror vazhdon tė ushqejė narrativėn e shkrimtarit. Protagonisti Langdon, eksperti i simboleve, do tė merret me njė mister qė lind prej Ēelėsit tė Solomonit, arkitektit tė tempullit tė Jerusalemit.

"Tė pėrqendrosh pesė vite studimi nė njė histori qė zhvillohet brenda pak orėve ėshtė stimulese. Ka qenė njė udhėtim i mrekullueshėm. Me sa duket jeta e Robert Langdon lėviz shumė mė shpejt se e imja", ka thėnė vetė shkrimtari.

Pas publikimit, megjithatė, nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė priten reagimet. Ashtu siē shumė e kujtojnė, Opus Dei, "Kodit Da Vinēi", nuk e priti shumė mirė protagonizmin nė romanin e tij. Nė njė komunikatė zyrtare nė vitin 2003, thuhej se romani pėrshkruan anėtarė tė Opus Dei qė praktikojnė masakra trupore dhe qė vrasin njerėz. "Tė gjitha kėto janė absurde dhe tė pabaza".

Por nuk ishte kjo e vetmja furtunė mbi romanin: Michael Baigent, Richard Leigh dhe Henry Lincoln, autorė tė "Graalit tė Shenjtė", e dėrguan nė gjykatė shkrimtarin pėr plagjiaturė.

Mė vonė arqipeshkvi i Gjenovės, Tarcisio Bertone, fton lexuesit tė mos e blejnė dhe tė mos e lexojnė "Kodin Da Vinēi". E natyrisht qė nuk munguan edhe kritikat, tė cilat nuk e vlerėsonin aspak romanin dhe qė sipas tyre ai ishte njė shembull i dekadencės sė letėrsisė.

E megjithatė kureshtarėt nuk kanė tė sosur. Madje Ron Howard, regjisori i dy filmave, subjekti i tė cilėve ėshtė marrė prej "Kodi Da Vinēi" dhe librit tjetėr tė suksesshėm "Engjėj dhe Demon", po pėrgatitet tė sjellė para ekranit tė madh njė tjetėr film, tė bazuar mbi romanin e ri tė Brown.

GSh
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Jon prej 20.09.09 1:53

"Ēmenduria" e fundit e Dan Brawn, mbi masonėt dhe Amerikėn


Ndoshta tashmė dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) tė "Kodit tė Da Vinēit", libėr i Dan Brown, ka qenė vetėm dy ditė para sulmit tė Shteteve tė Bashkuara kundėr Irakut.

Ky nuk ėshtė aspak njė konspiracion, por thjeshtė njė koinēidencė e ēuditshme. Por megjithatė, siē thonė fansat e Kodit tė Da Vinēit, tė bėn tė reflektosh.

Mendoni pėr njė ēast: Libri i Brown-it propozoi njė histori tė ndryshme tė kristianizmit, ku pati njė pėrēarje tė hidhur pak kohė pas vdekjes sė Jezu Krishtit midis fraksionit tė patriarkalėve qė kishin fshehur martesėn e Jezusit dhe fraksionit disi mė tė kėndshėm qė konsistonte nė valėn e parė tė shndritshme tė feministeve liberale.

Me fjalė tė tjera, Kodi i Da Vinēit rindėrton historinė e kristianizmit, duke e shndėrruar nė njė diēka qė tė jep mė tepėr pėrshtypjen e… Islamit, ku gjithashtu pati njė pėrēarje tė hershme midis Sunnis dhe Shi'itėve.

A mundet qė shtjellimi i librit, nė njė botė amerikane ku sundon kristianizmi, tė shprehė njė identifikim dashamirės sekret, madje edhe tė pavetėdijshėm me Islamin?

Nėse hyn nė thellėsitė mė tė errėta tė librit tė lind natyrshėm pyetja nėse shkrimtari ka dashur tė shprehė dėshirėn e shtypur tė kristianizmit pėr tė patur njė histori mė pak tė mėrzitshme dhe mė shumė islamike, pėr tė qenė mė e pasur, e errėt, e copėtuar nė rrėnjėt e saj nga njė luftė ngacmuese sektesh.

Ndoshta jo. Por, ky ėshtė emri i lojės nė universin e Brown-it: nė nivelin e saj mė kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinēidencat nuk janė thjesht ēėshtje fati dhe gjėrat nuk janė thjesht gjėra.

Ato gjithmonė kanė njė kuptim tė caktuar, njė domethėnie, pėrfaqėsojnė njė hallkė nė zinxhirin e gjatė tė ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, ėshtė nė fund tė fundit njė simbologjist (qė ndjek njė fushė tė hetimeve tė intelektit njerėzor qė, duhet theksuar kjo, nuk mund tė ekzistojė nė Harvard dhe nė asnjė vend tjetėr).

Nėn fėrkimet e tij tė ditura dhe ēuditėrisht aseksuale, objektet vijnė nė jetė dhe shndėrrohen nė simbole. Shkronja V nuk ėshtė thjeshtė njė shkonjė V, ėshtė njė kupė, njė simbol i feminilitetit tė pėrjetshėm. Kaosi, nė mėnyrė sekrete shpreh rregull. Zhurma nė fshehtėsi pėrēon sinjale.

Ndryshe nga dy novelat e tjera tė Langdon, "Simboli i Humbur" (i pėrbėrė nga 509 faqe) nuk merret me historinė e kishės kristiane. Mitologjia qė dekodon Langdon, ėshtė ajo e Frankmasonėve (parrulla e tė cilėve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund tė jetė edhe shprehje e marrė nga Dan Brown).

Langdon thirret nė Washington, D.C., nga njė telefonatė shumė misterioze qė ai mendon se e ka marrė nga miku i tij i vjetėr dhe udhėheqėsi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet tė mbajė njė fjalim nė njė mbrėmje Smithsonian pėr mbledhje fondesh nė ndėrtesėn Capitol.

Por, kur ai paraqitet atje, kupton se nuk do tė ketė asnjė mbledhje fondesh dhe asnjė fjalim. Aty ėshtė vetėm dora e prerė e Solomonit, e mbuluar me tatuazhe groteske dhe e varuar nė njė gozhdė nė rrethoren e Capitol-it. Oh, jo…

Deri nė kėtė pikė, na janė servirur disa gosti tė kėndshme familjare browniane. Langdon na e ka valvitur tashmė me mburrje shenjėn e markės sė orės sė tij Mickey Mouse ("E mbaj nė dorė pėr t'i kujtuar vetes qė herė pas here duhet tė ngadalėsoj hapin dhe ta marr jetėn me mė pak seriozitet") dhe gjithashtu kemi shijuar pak kujtesėn e tij tė ēuditshme, klaustrofobinė e tij tė frikshme dhe skepticizmin e tij tė pikėlluar.

Nė kėtė pikė tė librit na ėshtė rikujtuar edhe njė herė shija e Brown-it pėr dhunėn rituale - gjithashtu ka edhe njė koment tė Thomas Harris rreth mėnyrės sė tij tė tė shkruarit.

Na ėshtė prezantuar gjithashtu edhe njė tip i vetmuar, fanatik i dhunės me njė lėkurė tė ēuditshme. Emri i tij ėshtė Mal'akh nė vend tė Silas, dhe nė vend tė ishte njė albino ai ėshtė i mbuluar nga tė gjitha anėt me tatuazhe, duke tė dhėnė tė njėjtėn ide.

Dhe kėtu qėndron ēėshtja. Ėshtė e lehtė tė ulėsh Brown, pasi e shkruara e tij nuk ėshtė shumė e shkathėt. Ai prezanton karaktere tė reja me njė lloj marrje fryme elektrike, e cila kalon nė skajet e zbavitjes sė shkujdesur ("Roja e sigurimit i sapopunėsuar, Alfonso Nuńez, studioi me kujdes vizitorin mashkull, i cili po i afrohej pikės sė kontrollit…").

Dhe vendimi mė fatkeq "Organi i tij seksual masiv zbulonte simbolet e tatuazheve tė fatit tė tij", do tė duhej qė tė bėhej me forcė tatuazh mbi vetė organin masiv seksual tė Brown-it. Mė keq akoma, dituria e Brown-it ėshtė si puna e dikujt qė do tė besonte ēfarėdo lloj gjėje qė lexon nė Wikipedia.

Nė veēanti, libri vuan nga njė hallakatje e diktuar nga sėmundja e diēkaje qė quhet shkenca spirituale, e cila eksploron idenė se vetėdija njerėzore mund tė ndikojė botėn fizike, duke krijuar kėshtu (ashtu siē na bėhet e ditur dy herė nė gjysėm faqeje) njė "lidhje ndėrmjet shkencės moderne dhe misticizmit antik". (Ndryshe nga simbolizmi, shkenca spirituale ėshtė ēuditėrisht, diēka reale).

Pėr mė tepėr, ėshtė shumė e neveritshme tė shikosh se si studentėt i lėpihen Langdon-it. Gjithashtu, tė gjithė do tė donin tė dinin se cilin shėrbim telefonie celulare pėrdorin karakteret e Dan Brown-it, pasi duket se tė gjithė janė tė aftė tė komunikojnė me celular edhe kur ndodhen nėntokė.

Por - dhe le ta bėjmė kėtė "por" qė tė oshėtijė - do tė ishte e papėrgjegjshme po tė mos theksoje se ndjesia e pėrgjithshme, nėse jo e gjithė specifika, e kulturės historike tė Broėn-it ėshtė tėrėsisht e saktė.

Ai adhuron t'i tregojė lexuesve vende ku kufijtė e pėrcaktuar kulturorė - ndėrmjet kristianizmit dhe paganizmit, tė shenjtės dhe laikes, antikes dhe modernes - bėhen tė ērregullt nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Langdon cilėson, pėr shembull, se Capitol i Shteteve tė Bashkuara "ishte dizenjuar si atribut i njė nga faltoreve mistike mė tė adhuruara tė Romės", Tempulli Vesta, dhe se paraqet nė mėnyrė tė spikatur njė pikturė tė George Washington tė maskuar si Zeus.

(Kjo ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrshtatet nė besimin e fuqishėm kristian tė kėtij vendi", komenton egėrsisht audienca skeptike e Langdonit.) Fuqia ėshtė fuqi dhe rrjedh nga enėt religjoze tek ato politike me lehtėsi shqetėsuese. Kjo mund tė jetė ose jo evidente, por megjithatė ėshtė e vėrtetė, tejmase e ēuditshme dhe aspak e parėndėsishme.

Pėrmbajtja e "Simbolit tė Humbur" ecėn me shpejtėsi pėrpara me njė energji brutale, duke i bėrė karakteret e saj asgjė mė shumė se njė shtojcė nė makinerinė e saj tė hekurt. Libri ėshtė njė eksperiencė zbavitėse edhe pse pasi e lexon ndihesh disi i sfilitur dhe i nxirė sikur sapo tė kanė rrahur.

Langdon duhet mė pas tė kontrollojė me imtėsi ēdo cep tė ndėrtesės Capitol nė kėrkim tė mikut tė tij tė humbur, Peter Solomon, ai qė kishte humbur dorėn, dhe gjithashtu pėr njė piramidė masonike tė fshehur, e cila ėshtė ēelėsi i njė diturie mistike, e aftė ta kthejė njeriun nė Zot, gjė pėr tė cilėn Mal'akh, i ēmenduri mė tatuazhe, ėshtė mjaft i interesuar.

Langdon bashkohet me kreun e Zyrės sė Sigurisė sė CIA-s, i cili pėr njė arsye tė panjohur, ėshtė njė grua japoneze, e imėt dhe tinzare, me njė shenjė gjigante nė qafė - Brown e ka lėnė fantazinė e tij tė shfrenuar, tė fluturojė lirshėm nė kėtė pikė. Langdon, gjithashtu shoqėrohet nga njė tjetėr person nė listėn e "bruneve joshėse" tė Brow-it. Njė heroinė superseksi dhe tejet inteligjente, e cila ēuditėrisht ėshtė njė shkencėtare spiritualiste.

Gjatė rrugės, Langdon ndeshet me tė gjitha llojet e faunės ekzotike simbologjike, duke vėzhguar me imtėsi tė gjitha mostrat dhe speciet me njė sens mrekullimi tė palodhshėm (Jo, nuk ka mundėsi! Oh, por ka mundėsi, Profesor Langdon!).

Lufta e tij e brendshme ėshtė midis skepticizmit tė tij akademik tė lindur dhe evidencės sė madhe qė bota pėrmban diēka tė mrekullueshme pėr tė cilėn skepticizmi nuk tė hyn nė punė. "Ju, si shumė njerėz tė tjetėr tė shkolluar, jetoni tė ngecuar midis dy botėve", i thotė atij njė prift i zgjuar qė ėshtė gjithashtu njė mason.

"Njėrėn kėmbė nė spiritualizėm, tjetrėn nė botėn fizike. Zemra juaj lufton pėr tė besuar…, por intelekti juaj nuk do ta lejojė". Langdon ndoshta duhet tė bashkohet me agjentin Mulder nga telefilmi Dosjet-X, tė dy mund tė kishin shumė gjėra tė pėrbashkėta pėr tė diskutuar.

Megjithatė, Brown ka njė axhendė tjetėr tė planifikur nė "Simbolin e Humbur", qė ėshtė tė rehabilitojė Washtington D.C, si njė nga kryeqytetet mė tė mėdha tė botės me mister gotik, njė kryeqytet qė mund tė krahasohet me Parisin, Londrėn apo Romėn. "Amerika ka njė tė shkuar tė fshehur", mendon Langdon.

"Ēdo herė qė Langdon jepte leksione rreth simbologjizmit tė Amerikės, studentėt e tij turbulloheshin duke dėgjuar se qėllimet e vėrtetė tė baballarėve paraardhės tė vendit tonė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me atė ēfarė thonė sot shumica e politikanėve. Fati i shkruar i Amerikės ka humbur gjatė historisė".

Ai e vendosi veten pėrpara njė sfide tė madhe. Brown tashmė ėshtė duke bėrė pėr Amerikėn atė ēfarė bėri ai pėr kristianizmin nė "Ėngjėj dhe Djaj" dhe nė "Kodin e Da Vinēit": rikėrkoi pasurinė e saj, errėsirėn, tė ēuditshmen, misterin.

Ndoshta ėshtė njė tentativė donkishoteske, por ėshtė gjithashtu edhe prekėse dhe e guximshme. Ne nuk jemi thjesht turistė mbipeshė veshur me T-shirte dhe ēanta tė mėdha tė ēuditshme, thotė ai. Historia jonė ėshtė po aq e sėmurė dhe e ēuditshme si e ēdokujt tjetėr. Ka sinjale nėpėr zhurmė, rregull nė kaos!

Tė duhet vetėm njė diplomė nė atė departamentin qė nuk ekziston nė Harvard pėr ta kuptuar kėtė!

Lev GROSSMAN
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 22.08.10 11:27

Pėrse dhe cilėt e quajtėn Jezu Krisht



Meditim rreth njė libri


Kisha kohė qė mendoja pėr tė analizuar emrin e Jezu Krishtit. Shtytja e parė ishte leximi nė internet i fragmenteve nga libri i shkrimtares amerikane, Oera Linda, pėr kontinentin e humbur, Atlantidėn, tė cilin autorja e lidh me shqiptarėt dhe gjuhėn shqipe.

Madje ajo rekomandon qė njė historian serioz duhet tė studiojė gjuhėn shqipe qė ėshtė e vetmja gjuhė nė botė qė zbėrthen edhe kuptimin e dy fjalėve qė ndodhen nė Bibėl ,Urim dhe Thumim, fjalė qė asnjė gjuhė tjetėr nuk i zbėrthen.

Nė kėto fragmente kisha lexuar edhe pėr lidhjen e emrit tė Krishtit me Kreshnikėt, e ardhur nga fjala shqip, Krye. Pra sipas kuptimit qė i jep autorja, emri Krisht i ėshtė vėnė Jezu Krishtit pėr tė treguar se ai do tė ishte nė krye, do tė ishte hero kreshnik i atyre qė i dhanė emrin apo detyrėn. Ja fragmenti i autores amerikane:

[In Albania Kreshte comes from the composite krye eshte which means the head of the tribe or the peak of a mountain. While we in the bible call Christos Krisht, in Albania heroes are called Kreshnike. Well there are two words in the bible with Aryan origin that nobody until now has ever explained. They are called Urimm and Thummim. They were two stones that Moses inserted in his ephod. They were used like dice on the ground to talk with the El god. (Yll = El in Arabia and Africa) these two stones are the greatest mystery of the bible. No other language has helped the researchers of the Bible to solve it. Why? Because no serious historian has ever studied Albanian language which is the only language in the world to have a separate group of clauses called Deshirore or Mallkimore. It is similar to the imperative because it is used at the beginning only in the second person. Nowadays you can also use for literal effects in the first, second and third person singular and plural. Well urim is Deshirore and it comes from the word Ouranus. Only in Albanian language you address somebody with O wich is called thirror. To this day the priest is called urate. The blessing that he pronounces and also any kind of blessing, even that spelled by your father is called urate. The second word is Thummim which means Mallkim - curse.]

Pra, cili popull i dha emrin Jezu Krishtit, qė do tė lindte hyjni nga njė virgjėreshė, apo qė u bė shenjtor nė momentin e pagėzimit? A ishin hebrenjtė qė e bėnė kėtė apo tė tjerė ishin tė interesuar, apo kishin mesazhet nga Zoti qė heroi i ardhshėm do tė ishte nga popullsia hebreje. A ėshtė vetėm emri Krisht qė e lidh atė me popullsinė qė fliste shqipen arkaike apo edhe vetė emri Jezu?

Kėtyre pyetje dhe tė tjera si kėto iu dhashė pėrgjigje gjatė leximit tė librit tė Bart D. Ehrman “Tė keqcitosh Jezusin – Si dhe pėrse u ndryshua Bibla”. Njė pėrmbledhje e botimit tė Ehrmanit, i ardhur nė shqip nga Qendra Studimore “Erasmus”. Meqė kisha kohė qė mendoja mbi lidhjen qė mund tė kishte Jezu Krishti me shqiptarėt dhe cili ka qenė kontributi i shqiptarėve pėr Krishterimin, dhe meqė kam mendimin se historia, qoftė edhe Bibla, mund tė jenė ndryshuar, kėshtu qė nuk hezitova qė tė blija librin.

Po ēfarė gjeta nė librin e Ehrmanit. Autori shkruan nė kuadrin e kritikės tekstuale. Ai ballafaqon tekstet biblike tė kohėve dhe tė vendeve tė ndryshme, sikurse dhe Ungjijtė sipas apostujve tė Krishtit. Nga analiza qė bėn rezulton se ka ndryshime ndėrmjet Ungjijve, madje qė prekin edhe thelbin e Krishterimit. Sipas autorit kėto ndryshime qėndrojnė edhe nė vetė apostujt, por ndryshimet kanė ardhur edhe nga skribėt qė kopjonin materialet dhe mund tė kenė harruar rreshta, mund tė kenė futur komentet e tyre sipas kohės kur shkruanin, sikurse mund tė kenė bėrė ndryshime tė qėllimshme pėr t’i shpėtuar kritikės sė Biblės.

Nga historiku i Dhiatės sė Re, qė na sjell autori i Librit, rezulton se nė tre shekujt e parė, deri nė vendimin pėrfundimtar, se cilat shkrime do tė pėrbėnin Dhiatėn e Re, ka pasur konflikte ndėrmjet rrymave tė ndryshme tė Krishterimit saqė ata ndėrronin vendin ndėrmjet tyre. Sė fundi, konvertimi i Perandorit romak Kostandin nė Krishterim qe njė ngjarje qė ndryshoi gjithēka(f.78). Nė kėtė kohė u pėrfunduan dhe librat e Dhiatės sė Re.

Grupi qė doli fitimtar vendosi se cili do tė ishte besimi i Krishterė. Besimi duhej tė pohonte se kishte vetėm njė Zot, Krijuesin, se Jezusi ishte Biri i tij njėkohėsisht njerėzor e hyjnor dhe se shpėtimi vinte prej vdekjes dhe ringjalljes sė tij. Nė shekullin e katėrt u vendos se kanoni duhej tė pėrfshinte katėr ungjijtė, Veprat, letrat e Palit si dhe njė grup letrash tė tjera si 1 Gjoni dhe 1 Pjetri sė bashku me Zbulesėn e Gjonit.

Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se nė shekujt e dytė dhe tė tretė, predikues tė Krishterimit nuk ishin mė hebrenjtė, por njerėz tė tjerė tė konvertuar nė krishterim ku pėrfshiheshin edhe ata qė dikur kishin qenė pagan. Shėn Pali u predikonte hebrenjve nė sinagogėn e tyre nė Selanik, por ata nuk e pranonin Krishtin sipas predikimit tė tij.

Nė shekullin e dytė Krishterimi dhe Judaizmi ishin kthyer nė dy fe krejtėsisht tė ndryshme. “Qė nga shekulli i dytė, kur skribėt e krishterė kopjonin tekstet e tyre qė, mė pas, u bėnė pjesė e Dhiatės sė Re, shumica e tė krishterėve ishin ishpaganė johebrenj tė konvertuar nė Krishterim qė mendonin se ndonėse feja e tyre ishte e mbėshtetur nė besimin nė Zotin e hebrenjve, siē pėrshkruhet nė Biblėn e hebrenjve, ai ishte, gjithsesi, krejtėsisht antijudaik nė orientimin e tij.”f.137

Skribėt qė nuk ishin tė kėnaqur me atė qė kishin thėnė autorė tė Dhiatės sė Re, e kanė ndryshuar atė nė disa raste pėr ta bėrė mė tė qartė nė mbrojtjen e Krishterimit ortodoks e pėr tė luftuar me mė shumė energji heretikėt, gratė, hebrenjtė dhe paganėt. f.76.

“Njė nga ironitė e Krishterimit tė hershėm – thotė autori – ėshtė edhe fakti se vetė Jezusi ka qenė njė hebre qė adhuronte Zotin hebre, ndiqte rregullat hebraike, interpretonte Ligjin hebre dhe kishte thirrur pranė tij dishepuj hebrenj, tė cilėt e pranuan atė si Mesia i Hebrenjve. Pak kohė pas vdekjes sė tij, ndjekėsit e Jezusit kishin formuar njė fe qė qėndronte mbi Judaizmin dhe kundėr tij. Si arriti Krishterimi tė lėvizė kaq shpejt nga pozita e njė sekti brenda hebraizmit nė atė tė njė feje antihebraike?” (f.132)

Hebrenjtė e tradhtuan Jezusin duke e paditur tek Romakėt tė cilėt e kryqėzuan. Sipas hebrenjve Krishti quhej Mesia. Ai nuk mund tė ishte njė qenie hyjnore, por njerėzore. Ai kishte lindur nga bashkimi seksual i prindėrve tė tij (nėna e tij nuk kishte qenė e virgjėr). Ajo qė e bėnte Jezusin tė ndryshėm nga gjithė tė tjerėt ishte se ai ishte mė i pėrkushtuar nė ndjekjen e ligjit hebre.

Pėr kėtė shkak Perėndia e birėsoi atė gjatė pagėzimit tė tij, teksa njė zė erdhi nga qielli dhe shpalli se Jezusi ishte biri i Perėndisė. Hebrenjtė e mohuan Jezusin pasi ata besonin se kishin njė vend tė veēantė nė sytė e Perėndisė dhe kishin Ligjin e tyre. Ata e paraqitėn Krishtin e kryqėzuar si njeri tė dobėt, qė hoqi gjithė vuajtjet njerėzore, dhe qė u braktis nga Perėndia nė momentin e fundit tė tij, “veēmas nga Perėndia”.

Nė letrėn e hebrenjve lexohet se“Perėndia nuk ndėrhyri aspak gjatė pasionit tė tij… Jezusi, nė prag tė vdekjes, i pėrgjėrohet Perėndisė me klithma tė larta e me lotė qė ta shpėtonte nga vdekja… Jezusi ka pėrjetuar njė vdekje njerėzore plot vuajtje, njėsoj si qeniet e tjera njerėzore…” f.74.

Kurse apostuj tė tjerė tė Krishtit mbronin idenė se Krishti lindi nga njė nėnė e virgjėr dhe ishte hyjnor qė nė lindjen e tij dhe jo nga pagėzimi i tij. Ata e paraqesin ndryshe momentin e Kryqėzimit duke synuar qė tė tregonin qėndrimin e fortė dhe burrėror tė tij.

Flijimin e Jezusit nė kryq ata e shihnin si shfaqja mė e lartė e hirit tė Perėndisė. Jezusi i Lukės i qaset vdekjes i qetė dhe me gjendjen nėn kontroll, i sigurt nė vullnetin e Atit deri nė ēastet e fundit tė jetės.(f.65) Pėr tė martirizimi i Jezusit, synonte tė pajiste besimtarin me njė shembull pėr mėnyrėn se si duhet qėndruar i palėkundur pėrballė vdekjes.(f.64)

Ajo qė tė bie nė sy nė analizėn tekstuale tė autorit, ėshtė se ai mbėshtet idenė se librat e vjetėr janė mė tė saktė, pėr kėtė shumė herė i referohet dorėshkrimeve aleksandrine. Sipas autorit “… shumica e dorėshkrimeve me prejardhje joaleksandrine pėrmbajnė variantin tjetėr tė leximit, nė tė cilin Jezusi nuk ėshtė quajtur [u[i vetmi Zot, por i vetmi Bir[/u]” Pra, nė shkrimet e mėvonshme, Jezusi na paraqitet jo si Zot por si Bir. Kjo do tė thotė se kur Jezusi apo Krishti u quajt si i tillė nuk ishte Biri i Zotit por vetė Zoti i mishėruar nė tokė.

Nė Kodikun Aleksandrin thuhet pėr Krishtin si “Perėndi i shfaqur nė mish”, ky dorėshkrim i hershėm e pėrshkruan Krishtin si ai, “i cili u bė i shfaqur nė mish”. f.86 Pra Jezu Krishti ishte vetė Zoti i mishėruar dhe jo Biri i Tij

Gjoni nė Ungjillin e tij thotė se “Jezusi duhej pranuar si Perėndi nė kuptimin mė tė plotė tė termit.” f.92 “…Fjala e Perėndisė krijoi gjithēka qė ekziston. Pėr mė tepėr, ajo ishte mėnyra e Zotit pėr tė komunikuar me botėn, mėnyra se si Zoti e shfaqi Vetveten te tė tjerėt. E na bėhet e ditur se nė njė pikė tė caktuar, “Fjala u bė mish e qėndroi mes nesh”.Me fjalė tė tjera, Fjala e Perėndisė u bė njeri. Kjo qenie njerėzore ishte “Jezu Krishti”.

Nė bazė tė kėtij arsyetimi, Jezu Krishti pėrfaqėson mishėrimin e Fjalės sė Perėndisė, e cila ishte, nė fillim, me Perėndinė dhe ishte vetė Perėndia, pėrmes sė cilės Zoti bėri gjithēka. f.93. [Diku kam trajtuar ndryshimin qė ekziston ndėrmjet konceptit tė krishterė pėr komunikimin e Zotit me botėn njerėzore nėpėrmjet fjalės dhe konceptit tė lashtė tė komunikimit nėpėrmjet simbolit. Duke lexuar kėtė libėr mendoj se nuk ka kontradiktė, por ka njė evoluim nė komunikim nga Simboli nė Fjalėn dhe sė fundi nė mishėrimin e Zotit nė njeriun, qė ėshtė e lidhur edhe me vetė evolucionin e njeriut – nga njeri i pagdhendur, nė njeri qė zotėron dijen dhe nė njeri qė zotėron veten.]

Prologu pėrfundon mė pas, thotė autori, me disa fjalė tė habitshme, tė cilat vijnė nė dy variante tė ndryshme: “Perėndinė kurrė askush nuk e pa: I vetmi Bir/ I vetmi Zot qė ėshtė nė gjirin e t’Et ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur”.

Autori i librit ėshtė i paqartė me kėtė shprehje dhe prononcohet e thotė mos duhet tė themi “I vetmi Zot, qė ėshtė nė gjirin e t’Et” apo si “I vetmi Bir, qė ėshtė nė gjirin e t’Et”?f.93 . Autori i kėtij libri nuk ka kapur faktin se Biri dhe Zoti janė njė dhe prandaj shprehja ėshtė e qartė dhe e saktė I vetmi Bir/I vetmi Zot qė ėshtė nė gjirin e t’Et ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur.

Ajo qė kuptova nga ky trajtim ishte se ka pasur dy koncepte tė ndryshme nė lidhje me Jezu Krishtin. Koncepti i lashtė, ose protoortodoks, siē thotė autori, ishte qė Jezu Krishtin e identifikon me Zotin, ose anasjelltas, dhe se Zoti u mishėrua nė Jezu Krishtin. Edhe vetė fjala mishėrim vjen nga fjala mish. Ndėrsa koncepti i dytė e quan Jezu Krishtin si Bir tė Zotit. Edhe nė kėtė pikė disa thonin se Jezusi ishte thjesht qenie njerėzore, kurse tė tjerė se ishte edhe qenie njerėzore edhe qenie hyjnore.

Nė kėtė pikė arrij nė interpretimin tim se Elita e kohės, qė e shpalli Jezu Krishtin si hyjnor apo si tė zgjedhurin e Zotit pėr t’u mishėruar tek Ai, pėr tė provuar ekzistencėn e Zotit, ishte pjesė e popullit qė fliste shqipen arkaike. Ata e quajtėn jo vetėm Krisht, qė do tė ishte kreu apo hero, apo udhėheqės i popujve pėr tė transmetuar fjalėn e Zotit apo provuar ekzistencėn e Zotit, por e quajtėn edhe Jezu.

A ėshtė i lidhur ky emėr me emrin hebre Jesu (Xhezu) ose Joshua (Xhoshua) apo Jezu do tė thotė, Je+Zeus. Zoti ose Zeusi, dikur Zeusi i Dodonės pellazgjike, me simbolin e shqiponjės, qė shpjegohet vetėm me gjuhėn shqipe, duhet tė ketė ruajtur kėtė emėr edhe nė shekujt kur u shkrua Dhiata e Re. Cilėsimi Jezus ėshtė nė linjėn e Shėn Gjonit qė Jezu Krishtin e identifikon me Zotin, ose si mishėrim i Zotit nė Tokė..

Njerėzit e kohės, shumica pagan, besonin nė shumė zota dhe mbase kishte lindur nevoja pėr t’u imponuar atyre besimin nė njė Zot, pėr tė vendosur disi rregull nė botė. Ishte kjo njė kėrkesė e vetė Zotit apo njė kėrkesė e Elitės tė kohės kjo mbetet enigmė.

Njė tjetėr arėsye pėr inkurajimin e Krishterimit, mendoj, ėshtė nevoja pėr tė krijuar lidhje ndėrmjet popujve, pėr tė evituar konfliktet ndėretnike. Madje mund tė ketė filluar pėrpjekja pėr tė pėrzier popullsitė dhe zhdukur etnitė dhe homogjenitetin e popullsisė, tendencė qė dukshėm shihet edhe sot.

Tė krishterėt “… jo vetėm qė nuk ishin tė rrezikshėm nga ana shoqėrore, por ata pėrbėnin lėndėn ngjitėse qė mbante tė bashkuar shoqėrinė”(f.152) “ata nuk shiheshin si njė popull i veēantė, pasi ishin tė konvertuar… nė Krishterim, jo mbi baza tė lidhjeve tė gjakut, por mbi bazėn e besimit”(f.148).

Kjo ishte njė nga arsyet qė paganėt nė atė kohė i pėrndiqnin tė krishterėt, pasi i shikonin si njerėz qė braktisnin familjet e shokėt e mėparshėm e qė nuk merrnin pjesė nė festat e pėrbashkėta pagane tė adhurimit.

Madje nė Libėr thuhet se nė kėtė kohė konflikti nuk ishte ndėrmjet tė krishterėve dhe Perandorisė Romake, por ndėrmjet tė krishterėve dhe paganėve, nė nivel njerėzish tė thjeshtė. Jo vetėm nėpėrmjet Krishterimit, por mė vonė edhe nėpėrmjet Myslimanizmit ėshtė arritur qė tė krijohet bashkėpunim ndėrmjet popujve, qė i pėrkisnin tė njėjtit komunitet fetar.

Sikurse edhe kontradikta ndėrmjet dy komuniteteve mė tė mėdha si ai i krishterė dhe mysliman ka qenė edhe burim zhvillimi. Por gjithsesi ekziston mundėsia e konfliktualitetit ndėrmjet tyre, pėr mė tepėr kur ka prapavijė politike, apo shfrytėzohet nga grupe ekstremiste pėr interesa pėrfitimi.

Por ajo qė duhet kuptuar, edhe nga leximi i kėtij Libri, ėshtė se ata deshėn tė ndėshkonin disi edhe vetė hebrenjtė qė kishin dalė nga rruga e Ligjit tė Moisiut. Pali nė shumė nga letrat e tij bėnte dallimin ndėrmjet Ligjit dhe Ungjillit, duke kėmbėngulur se njė njeri mund tė ishte i drejtė nė sytė e Perėndisė vetėm pėrmes besimit te Jezu Krishti (Ungjilli) e jo duke kryer vepra tė Ligjit Hebre. … “Zoti i Dhiatės sė Vjetėr ishte ai qė kishte krijuar kėtė botė, qė kishte zgjedhur hebrenjtė si popullin e Tij e qė u kishte dhėnė atyre ligjin e tij tė vrazhdė.

Kur ata e thyen ligjin, gjė qė e bėnė gjithnjė, ai i dėnoi ata me vdekje. Jezusi kishte ardhur nga Zoti mė i madh, i dėrguar pėr tė shpėtuar njerėzit nga Zoti i mėrishėm i hebrenjve”.(f.96) Nė vitet 70 tė erės sonė Perandoria Romake shkatėrroi Jerusalemin duke i detyruar hebrenjtė tė shpėrngulen. Pėrse urreheshin hebrenjtė nė atė kohė madje edhe nga dishepujt e Krishtit?

A e pėrmbushėn ata misionin qė u ishte dhėnė nga Zoti, nėpėrmjet Moisiut, besimin qė u ishte dhėnė atyre duke i quajtur edhe popull i zgjedhur, apo misioni i tyre nuk kishte pėrfunduar dhe ata duhet tė pėrhapeshin nė botė.

Nė Libėr flitet pėr Kodikun aleksandrin, si mė i sakti dhe mė i besueshmi, kodik i cili u shkrua nė Aleksandri nėn kujdesin e Aleksandrit tė Madh. Krishterimi u zyrtarizua nė kohėn e sundimit tė Kostandinit tė Madh, po shqiptar.

Madje mund tė themi se nė kėtė kohė Krishterimi nuk kishte aspak gjurmė hebreje, ndonėse koncepti hebre pėr Krishtin, si Bir i Zotit, u pėrfshi nė Dhiatėn e Re. Mbase ēdo njėrit mund t’i ketė lindur pyetja se pėrse apostujt e Krishtit kishin emrat Pal, Gjon, Luk, Mark, Pjetėr ndėrkohė qė kėto emra janė shumė tė pėrdorur ndėr shqiptarėt.

Edhe unė, sikurse dhe tė tjerė, kam menduar se kėto emra janė trashėguar nga krishterimi. Edhe vėllezėrit e Krishtit quheshin Juda dhe Gjon apo Jon. A janė kėta emra hebrenj, meqė edhe nė Librin qė po i referohem thuhet se apostujt e Krishtit ishin hebrej?

Po Gjon Pagėzori qė pagėzoi Krishtin a ishte hebre? Maria e ėma e Krishtit ishte nė lidhje gjaku me Elisabetėn, nėnėn e Gjon Pagėzorit. Si thuhet apo kuptohet nė gjuhėn hebreje, pagėzim, ndėrsa nė shqip do tė thotė pa+gėzim, pra Gjon Pagėzori u gėzua qė pagėzoi Krishtin, apo vetė kjo fjalė mbeti me kėtė konotacion qė nga ajo kohė.

Po Juda a ishte hebre? Sepse gjuha shqipe kėtė emėr e zbėrthen nė Ju+da, pra iu nda Krishtit dhe realisht ai u nda, e tradhtoi Krishtin. Pra ata personin qė iu nda Krishtit e quajtėn Juda. Nuk duhet tė harrojmė edhe emrat jehve = je+veē, ēifut=ē’i fut, emėrtime qė u ishin vėnė hebrenjve nė Egjipt.

A mund tė themi se edhe vetė hebraishtja ka elemente tė gjuhės shqipe dhe se vetė hebrenjtė ishin pjesė e tė njėjtit popull nė Egjipt, qė flisnin shqipen arkaike? Faktikisht Zotit-Diell edhe ata i thonė El sikurse shqiptarėt i thonė Yll ose Il, (dibranėt i thonė edhe Ėll). Ndėrsa shprehjen “Perėndia ime”, hebrenjtė e kanė “Eloi” ose El+o+i ose yll o inė. Apo ata konceptin e Zotit e kishin marė nga shtresa mė e lartė qė ishin faraonėt, ndėrsa hebrenjtė ishin skllevėr.

Krishti nė momentin e fundit klithi “Eloi Eloi, lema sabakhtani” “Perėndia ime, Perėndia ime, pėrse mė ke braktisur?” Kjo shprehje nė Libėr jepet edhe nė variantin “O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn time” ose “Fuqia ime, o Fuqi, ti u largove nga unė” ose “Perėndia ime, Perėndia ime, pėrse mė ke pėrqeshur mua?”.

Pra, a i kėrkonte llogari Krishti Atit pėrse e kishte braktisur apo pėrqeshur apo nė atė moment shpirti po ndahej nga trupi dhe Krishti thotė, o Atė mė le tashmė, ose lemė me kaq sa ėshtė bėrė deri tani, mos mė torturo mė, ose kėrkon nga shpirti i Atit qė tė largohet. Mė ngjan disi edhe me shprehjen qė ekziston tek brahmanėt e Indisė (popullsia e bardhė e Indisė, e mbetur nė Indi nga lėvizja e Ariasve). Ata pėrdorin dy fjalėt: "Hik!" (qė ka po atė kuptim si nė shqipen: nisu), dhe: "Fet!" (qė do tė thotė si nė shqipen: shpejt.(D’Angely “Enigma”).

Ndėrkohė qė tek ne ka mbetur tradita qė njeriu qė ėshtė duke dhėnė shpirt duhet ndihmuar, qė shpirti tė mos i kthehet, prandaj nuk duhet tė bėrtasėsh pranė njeriut qė po vdes se e torturon duke i kthyer shpirtin. Kėshtu qė nė kėtė rast mbase shprehja, Ik shpejt, do tė ishte e pėrshtatshme. Kurse nė variantet e shprehjeve tė vėna nė gojėn e Krishtit, parė nė kėndvėshtrimin se ēfarė pėrfaqėsonte Jezu Krishti, mė duket mė e arsyeshme shprehja “Fuqia ime, o Fuqi, ti u largove nga unė”.

Do tė kisha qenė e mendimit se emrat qė pėrmenda mė sipėr i kishim tė trashėguar nga Krishterimi nėse nuk do tė kisha lexuar pėr prejardhjen e emrit Gjon. “Dėshmia mė e lashtė pėr ekzistencėn e hershme tė gjuhės shqipe nuk u shkrua mbi pergamena, por mbi gurė tė pavdekshėm nga koha. Prof. Dhimitėr Shuteriqi njoftoi pėr gjetjen e njė fjale tė vetme, tė gdhendur nė njė mozaik tė Liknidit (Ohrit) tė lashtė, kryeqytet i fisit ilir tė desaretėve.

Fjala "Gjon" ėshtė shkruar dhe shqiptuar njėsoj vetėm nga shqiptarėt, si atėherė ashtu edhe sot. Popuj tė tjerė e shqiptojnė kėtė emėr ndryshe, si p.sh., John, Jean ose Johan, kurse vetėm shqiptarėt e kanė ruajtur gjithmonė Gjon. Shuteriqi vuri nė dukje se kjo fjalė e lashtė shqipe ėshtė shkruar nė pėrputhje me tė gjitha normat e njohura drejtshkrimore.”(Jacques, Edvin “Shqiptarėt” f.309).

Pra Gjon Pagėzori me emėr shqiptar. Disa nga Dishepujt apo Apostujt e Krishtit me emra shqiptar dhe qė shkruanin pėr Korintasit. Predikonin nė Selanik. Juda tradhėtoi Krishtin duke futur nė krizė vetė hebrenjtė, duke realizuar disi edhe misionin e dishepujve tė Krishtit, apo duke i futur ata nė rrugė tė gabuar edhe me vetė judaizmin (mbase qėllimi ishte kundėrvėnia, qė sjell zhvillim).

A u ndėshkuan hebrenjtė pėr faktin se nuk pranuan Krishtin si mishėrim tė Zotit? Apo tradhtia e Krishtit nga hebrenjtė ishte e stisur qė tė ndėshkoheshin hebrenjtė qė kishin dalė nga rruga e Zotit, apo nuk kishin pėrmbushur misionin qė u kishte dhėnė Zoti nėpėrmjet Moisiut (mėsuesit) dhe ata kishin punuar pėr vete dhe jo pėr njerėzimin? A kishin tė drejtė hebrenjtė kur thonin se Krishti, nėse ishte hyjnor, nuk mund tė kryqėzohej si njė kriminel, dhe se nuk do tė kishte vuajtur dhimbjet si njeri? Por a kishte mundėsi tjetėr Elita e kohės t’i provonte popullit ekzistencėn e Zotit?

Si mundet ata tė provonin ndryshe tezėn e tyre tė ekzistencės sė Zotit qė e gjenin tė materializuar nė Krishtin dhe se vdekja dhe ringjallja e Krishtit ishte bėrė me hir (me miratim) tė Perėndisė, e cila kėrkonte t’u provonte njerėzve ekzistencėn e Tij?

A e dinin njerėzit e kohės se shpirti mund tė trupėzohet, rimishėrohet, se ėshtė i pavdekshėm dhe se trupi dhe shpirti ose duhet tė jenė bashkė ose tė veēuar. Pra nėse Krishti u ringjall me gjithė trup, si tė tillė, ai duhej tė jetonte diku dhe jo tek Perėndia. [Faraonėt e Egjiptit kishin teorinė se shpirti i tyre do tė jetė i pėrjetshėm nėse trupi do tė balsamosej.

Nė tė vėrtetė ata me balsamosjen i dhanė njė ndihmė tė madhe shkencės sė antropologjisė dhe njerėzimit, pasi sot ekspertiza e mumieve, si ajo e Ramsesit II, provoi se popullsia e faraonėve tė Egjiptit tė Lashtė ishte e racės sė bardhė. Edhe trupi i Thot Atlantidasit ndodhet nė sarkofagun e tij, ndėrsa shpirti i tij ėshtė rimishėruar disa herė.].

A pėrbėnte problem nė atė kohė qė Krishti u ringjall bashkė me trupin, apo qė trupi nuk u gjet nė varr, apo qė Krishti u ngjit me gjithė trup tek Ati, dhe nuk dinin si ta fshihnin faktin se Krishti nuk mund tė ishte ngjitur lart tek Zoti sė bashku me trupin e tij?

A u pėrpoqėn pėr kėtė arėsye skribėt e kohės qė tė ndryshonin tezat pėr tė mėnjanuar defektet, nonsenset, kundėrthėniet pėr t’u pėrballuar kritikėve tė shumtė, por qė nė kėtė mėnyrė shtrembėruan edhe vetė thelbin e Krishterimit duke e quajtur Jezu Krishtin Birin e Zotit dhe jo vetė Zotin?

A ėshtė kjo njė pikė e fortė ku mund tė kapen sot hebrenjtė, pėr tė vėnė nderin nė vend, pasi kanė vulėn e popullit qė tradhėtoi Krishtin, se kishin tė drejtė tė thonin se Krishti ishte njeri dhe se pati vdekje njerėzore? Nė Jerusalem, nė Talpiot, ėshtė zbuluar varri i familjes sė Jezu krishtit, ku nė njė urnė ėshtė shkruar emri Jesu biri i Josefit.

Ky zbulim ka vėnė nė pikėpyetje shumė predikime tė Biblės mbi ringjalljen e Krishtit dhe studjuesit sot mbrojnė tezėn se duhet tė jetė ringjallur vetėm shpirti i tij. Por nė tė njėjtėn kohė kjo provon edhe tezėn hebreje pėr natyrėn njerėzore tė Krishtit dhe tė faktit se ai ka qenė edhe i martuar me Maria Madalenėn. Maria Madalena figuron edhe me emrin Marjam ose Mirjam (emėr qė mbante edhe Aleksandri i Madh) dhe vinte nga viset e Greqisė.

Nė manastirin Athos nė Greqi janė gjetur dokumente tė rėndėsishme qė provojnė aktivitetin e saj nė krah tė Jezu Krishtit nė rolin e predikueses. Por ky fakt, nėse ėshtė i tillė, provon edhe rrėfimin e Mateut se trupi i Krishtit u mor natėn fshehurazi nga dishepujt e tij dhe u fsheh, pėr t’u varrosur pas njė viti nė varrezėn familjare. Cilėt ishin kėta dishepuj?

Nėse atėherė, nga Elita e kohės, u gjet njė rrugė pėr demaskimin e hebrenjve, qė kishin shtrembėruar ligjet e Zotit, dhe pėr t’i futur popujt e botės nė hullinė e besimit nė Zot, si mund tė veprohet sot, nėse hebrenjtė, duke mohuar Krishtin, vijnė si antikrisht, apo duan tė afirmojnė Krishtin e tyre si Mesi dhe jo si Krisht tė mbrojtur nga besimi Kristian?

A ėshtė i nevojshėm sot besimi apo sot ekziston arsyeja qė edhe vetė Zotin e nxjerr material, si energji [duket se idealizmi sfidohet nga materializmi, sakohė qė edhe mendimi, shpirti, ndėrgjegjja rezultojnė materiale, si formė e shfaqjes sė energjisė]. A mund tė pranohet sot se nuk ėshtė nevoja qė njerėzve t’u sakrifikosh njė Krisht pėr t’i bindur pėr ekzistencėn e Zotit?

A mund tė themi sot se Ligji i Moisiut pėr hebrenjtė, si populli i zgjedhur nga Zoti, ėshtė i kapėrcyer, ata e kryen misionin e tyre, apo ata nuk e kuptuan misionin e tyre, ata kapėrcyen kompetencat e tyre, apo ata u shfrytėzuan pėr tė kryer misionin e tyre.

Se sot gjėrat shkuan nė origjinė dhe mėsimet e Zotit transmetohen nga vetė Thot Atlantidasi, qė ēuditėrisht ėshtė mbajtur i fshehur, dhe qė mėsimet e tij janė, dukshėm, burimi kryesor ku janė mbėshtetur gjithė besimet fetare, ata janė shumė tė qarta, tė vlefshme pėr njerėzimin dhe jo vetėm pėr njė popull tė zgjedhur, apo pėr njė Elitė. A mund tė themi sot se njerėzit e kuptojnė se Zoti ėshtė jo vetėm tek Krishti por ėshtė tek ēdo individ.

Ajo ėshtė energjia pozitive dhe negative qė siguron ekzistencėn e qenieve njerėzore dhe vetė universin. Por nga fakti se cilėn energji do tė ushqesh varet edhe ekzistenca, ekuilibri, harmonia sikurse mund tė vijė edhe shkatėrrimi. A mundet vallė njeriu edhe sot tė jetė i verbėr dhe tė mos vlerėsojė qenien mė komplekse, mė tė arrirė dhe mė tė mrekullueshme qė ėshtė njeriu?

Pra kush i futi dy fjalėt Urim dhe Thumim nė Bibėl? Cili ishte funksioni i apostujve tė Krishtit dhe i etėrve tė kishės tė fundshekullit tė dytė dhe fillimshekullit tė tretė, si Ireneu, Klementi dhe Origjeni qė i pėrmbaheshin letrės sė shėn Gjonit me porosinė se tė krishterė do tė jenė “vetėm ata qė pranojnė se teza, se Jezu Krishti erdhi vėrtet nė mish, ėshtė nga Perėndia; ata qė nuk e njohin kėtė, janė nė kundėrshtim me Krishtin (antikrishtė) ose kanė “humb Jezusin” (f.112-113).

Pra si duhet tė shihet e tė kuptohet personi i Jezu Krishti “ si njė rabin, njė revolucionar shoqėror, rebel politik, filozof cinik, njė profet apokaliptik e kėshtu me radhė?” f.132. Fjalėt e Jezusit gjatė gjykimit, qė studiuesve u duken si ndryshim i parashikimit tė Jezusit, shprehin nė tė vėrtetė mesazhin e Zotit nėpėrmjet gojės sė tij. Ai deklaroi se “… ju do ta shihni Birin e njeriut tė ulur nė tė djathtėn e Pushtetit dhe duke ardhur me retė e qiellit”(f.159).

Ai nuk tha se do tė shihni Birin e Perėndisė por Birin e Njeriut. Pra biri i njeriut do tė bėhet i pushtetshėm, nė krah tė Zotit dhe falė mėsimeve tė Zotit. Se Zoti ėshtė nė vetė Birin e njeriut apo nė vetė njeriun. Se Zoti e bėri njeriun sipas shėmbėlltyrės sė tij. Njerėzimi priti tė zbresė nga qielli Jezu krishtin si Biri i Perėndisė, pasi u bė pré e mashtrimit se Jezu krishti ishte Biri dhe jo Zoti.

Por a do tė rrėzohet Zeusi nga Biri i njeriut, sikurse Ai rrėzoi nga froni tė Atin, Kronosin, sikurse thuhet nė “Prometeu i mbėrthyer” i Eskilit? Duke iu referuar vargjeve profetike tė Eskilit, Kadare thotė qė, nė trilogjinė pėr Prometeun (“Promete nė greqishten e vjetėr do tė thotė “Paramėthé”), “nė pjesėn e tretė Prometeu zė prapė vendin e humbur nė Olimp dhe jo vetėm kaq, por kompensohet prej Zeusit pėr vuajtjet mijėvjeēare duke u shpallur botėrisht si hyjnia e artizanateve, e qeramikės, i nderuar me festa tradicionale plot me flakadaj dhe i paraqitur nė qeramikė me kurorė shelgjishteje mbi krye, kujtim i hidhur i kurorės prej prangash tė martirit”.[ “Eskili” f.23, 24]).

A e gradoi Zeusi Prometeun se pėrmbushi misionin e tij, civilizimin e njerėzimit, qė raca njerėzore tė mos zhdukej nga injoranca e saj. E ēuditshme, kontradiktore, ėshtė se Zeusi e ndėshkoi dhe e lidhi Prometeun pėr faktin se vodhi zjarrin e diturisė nga Perėnditė pėr t’ia dhėnė njerėzimit, dhe kur ai e pėrmbushi kėtė mision e gradoi.

Pra a ishte nė tė vėrtetė dhe misioni i Zeusit i tillė por nėse Prometeu nuk do tė lidhej nuk do tė tėrhiqte vėmendjen e njerėzimit, sikurse Jezusi nėse nuk do tė ishte kryqėzuar nuk do tė ishte bėrė Jezu Krisht?

Fakti qė Prometeu u gradua ėshtė njė sinjal qė Eskili na jep se nuk do tė ketė trazira dhe pėrmbysje madje dhe atmosferike, por do tė ketė harmoni dhe zhvillim. [Tė shpresojmė qė Eskili nuk ishte thjesht njė Tragjedian, por njė mesazher, apo njeri i ditur sikurse i shpalli Pitia nė Delf edhe Sofokliun, Euripidin dhe Sokratin.

Nė tė kundėrt kurajo e Eskilit pėr t’iu kundėrvėnė Zeusit ėshtė e madhe, dhe shpresa jonė pėr rikthim tė Prometeut nė fronin e perėndive, si shprehje tė pėrmbushjes sė misionit tė tij pėr civilizimin e njerėzimit, do jetė thjesht njė iluzion. Pėr fat tė keq dy veprat e Eskilit, qė sqarojnė pėr atė qė e zgjidhi Prometeun dhe si ai u kthye pėrsėri nė fronin e Perėndive, kanė humbur.].

Atėherė kur njerėzit tė kuptojnė se Zoti ka krijuar botėn dhe njeriun nė shėmbėlltyrėn e tij, pra ēdo gjė ta kėrkojnė brenda vetes, atėherė pėrmbushet misioni i Zotit nė Tokė dhe i vetė Prometeut dhe Jezu Krishtit. Atėherė Ai i ka provuar njerėzimit, dhe jo vetėm njė Elite, apo njerėzve tė zgjedhur, ekzistencėn e Tij.

Mbase ėshtė koha kur njerėzimi mund tė ecė pėrpara falė civilizimit tė tij dhe tė shfrytėzojė burimet e fuqishme potenciale qė ndodhen brenda tij, duke mėnjanuar konfliktet dhe luftėrat shkatėrruese qė mund tė rrezikojnė edhe vetė ekzistencėn e Planetit tonė.

Dhe pėr kėtė njė kontribut tė madh ka dhėnė popullsia hebreje me kontributin nė fushėn e shkencės dhe tė ekonomisė. Zhvillimi i shkencės dhe teknologjisė ėshtė njė premisė e rėndėsishme pėr zhvillimin e njerėzimit. Ky ishte dhe misioni qė iu ngarkua popullsisė hebreje.

Linda

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Neo prej 24.12.10 13:32

Libri qe kisha jote nuk do te te lejonte kurre ta lexoje

Pjesa me e madhe e njerezve parapelqejne me mire te ndihen te qete se sa te njohin te verteten. Epo mire une jam ai qe do ta prishe qetesine tuaj duke ju thene te verteten.

Me kete thenie te Robert R. Kennedy-t hapet libri me i ri qe shtepia botuese Bota Shqiptare sapo ka hedhur ne qarkullim ne tregun e librit. Ky vellim qe vjen te lexuesi shqiptar eshte botimi i dyte i nje libri shume te famshem te quajtur Libri qe kisha jote nuk do te te lejonte kurre ta lexoje.

Paraqitja e botimit te pare i pritur me polemika dhe zhurme por edhe i komentuar pozitivisht nga Los Angeles Times e nga Orange County Register u be ne vitin 1993 ne Newport Beach Kaliforni ne pranine e shume prej autoreve midis te cileve Stiv Alen Robert Eisenman Gerald Larue Bill Edelin Alen Snou e Xhordan Maksuell.

Me te jane marre televizione te ndryshme te Kalifornise se Jugut dhe natyrisht eshte damkosur si heretik nga shume klerike te cilet edhe pse nuk jane angazhuar kurre seriozisht per ta lexuar prape se prape e kundershtojne dhe mbajne qendrim prej heretiku.

Duke lexuar kete liber lexuesi reflekton mbi karakterin e vet fetar dhe eshte pikerisht kjo ajo qe autoret i kishin vene vetes si qellim. Pasi u ribotua ne pak vite me tirazhe befasuese profesoret e universiteteve te ndryshme si ai i Alabames se Veriut dhe i Berklejit e kane pershtatur edhe si liber teksti universitar.

Botimi qe vjen per lexuesin shqiptar eshte zgjeruar permiresuar dhe korrigjuar ne mjaft drejtime dhe sic pohon njeri nga autoret Ne dallim prej fundamentalisteve fetare ne nuk kemi frike te pranojme gabimet tona dhe te ndryshojme mendimin tone. Eumlshte e natyrshme ta rishikosh dhe ta pershtatesh menyren tende te te menduarit kundrejt evoluimit te vazhdueshem shkencor e teknologjik.

Besimet e medha fetare kapen ne menyre te deshperuar pas falsitetit pas provave te paverifikueshme dhe pas legjendave qe vazhdojne ta tregojne veten jashtezakonisht te demshme per njerezimin.

Ende sot e kesaj dite doktrina teologjike e krishtere e krijimit te njeriut nga Zoti u mesohet femijeve tane nga profesoret e shkencave dhe politikanet aktuale citojne rregullisht tekstet e shenjta per te futur koncepte qe nuk kane te bejne fare me fene kjo ndodh edhe kur flasin per lufte. Libri qe kisha jote nuk do te te lejonte kurre ta lexoje trajton me ndershmeri dhe guxim temen me te diskutueshme te te gjitha koherave fene.

Midis faqeve te tij kontributet e teologeve te historianeve dhe te studiuesve te pavarur zbulojne mistifikime hedhin drite mbi besimet e lashta e diskutojne per anen e erret te besimit duke trajtuar argumente te cilat hierarkite e larta te cdo feje perpiqen tia fshehin njohjes se njerezve.

Nje lexim trondites qe faqe pas faqeje ve ne diskutim dogmat mbi te cilat bazohen besimet fetare me te rendesishme te planetit dhe ashtu si ne rastin e akuzave per pedofili qe kane rene mbi eksponente te shumte te katolicizmit trajton skandalet qe kane perfshire prelatet shume te larte duke sfiduar paragjykime e fjale bajate.

Nga origjinat hebraike te islamit te misteri i Maria Magdalenes nga masakrat e kryera prej kryqtareve ne Europe e ne Lindje te Mesme te gjenocidet e kryera prej ithtareve te Muhamedit. Libri qe kisha jote nuk do te te lejonte kurre ta lexoje eshte ne te njejten kohe nje kunderhistori rigoroze e besimeve fetare dhe nje ftese per te gjithe njerezit per te mos hequr dore kurre se menduari me koken e tyre.

Ai perfshin te gjitha besimet fetare me te rendesishme duke u thelluar ne karakteristikat e perbashketa dhe ne arsyet qe qendrojne ne bazen e konflikteve te ndersjella te pamendta. Duke analizuar kultin yjor natyren e shenjte te femres paganizmin dhe zhvillimin e hinduizmit shume probleme te diteve tona vendosen ne perspektiven e duhur.

Pjese e rendesishme e ketij botimi te dyte jane shkrimet e studiuesve bashkekohore kerkues autore e gazetare si Bill Moyers e Chris Hedges peshkopi John Shelby Spong Joseph Campbell Judy Chicago Rick Perlstein i revistes Village Voice Thomas Doyle e David Stannard.

Ky liber i jashtezakonshem per faktet mendimet dhe idete qe percjell e inkurajon lexuesin qe te mendojne me koken e tyre dhe qe te kerkojne prova konkrete dhe sic pohojne perseri autoret nuk deshirojme qe lexuesit tane te kene besim te pergjigje te dhena nga tekste te lashta e filozofi te vjetra atehere mite e tani absurditete.

Libri yne bazohet te mendimi i lire i lindur me greket e lashte Protagora Sokrati e te tjere dhe qe me pas nepermjet humanizmit rilindes Erazmit te Roterdamit e Spinozes dhe iluminizmit Volter Xhon Lok Tomas Pein Tomas Xheferson ka arritur deri te laicizmi modern i zbulimeve te medha shkencore.

Libri e pervijon linjen e vet te kerkimit permes autoreve si Robert Ingersolit e Tomas Peinit dhe nuk resht se sfiduari e se hequri masken asaj qe eshte e gabuar te Bibla dhe te feja.

Permendje te thjeshta ndaj origjinave pagane astroteologjise dhe mitologjise provokojne gjithmone protesta te forta dhe pergenjeshtrime nga ana e kishes zyrtare por teksti nuk kufizohet thjesht te te permendurit e tregon fene per ate qe realisht eshte.

Megjithate ketu nuk do te gjeni uniformitetin e mendimeve qe mund te ekzistojne te nje studim monografik fetar. Ne fakt autoret jane te ndare nga disa mospajtime te thella kjo nuk duhet te habise ne nje tekst provokues.

Te zbulosh prova te sigurta te ekzistences se shpetimtareve te tjere dhe te historive te tjera te njejta me shume prej atyre te Testamentit te Vjeter e te Ri histori te shfaqura mijera vjet perpara Jezusit mund te jete tronditese ashtu sikurse do te jete tronditese te lexosh per abuzime e politika qe jane cuar perpara ne emer te Zotit. Por ashtu sikurse shume njerez do te tronditen nga keto fakte shume te tjere do te mbeten te befasuar nga numri i burrave dhe i grave te mencur patriote te sinqerte e fisnike qe kane mendim te kundert.

Nje gje e fundit per tu thene eshte se ky nuk eshte nje liber antifetar ne fakt kerkimi i kuptimit te jetes ka filluar shume kohe perpara Moisiut Jezusit Muhametit apo fese se organizuar dhe ky deshiron te jete vetem nje liber konsultimi provokues dhe edukativ.

Shume njerez fetare jane fisnike paqesore e te mire shume te tjere jo. Eumlshte e veshtire te thuhet nese kjo i detyrohet sistemit te besimeve fetare qe u jep trajte apo natyres se tyre por pjesa me e madhe e ketyre njerezve eshte ne menyre te trishtueshme e dezinformuar dhe nuk ka te drejte te hyje te materiale qe mund ti ndriconin mendimin.

Por per te kuptuar eshte e nevojshme te lexosh per te ndryshuar eshte e nevojshme te angazhohesh dhe per ndricimin e mendjes ka nevoje per guxim.

Ne kohen e sotme te vetmet luftera ne zhvillim jane luftera te shkaktuara nga pretekste fetare arabet vrasin hebrenjte dhe anasjelltas pas renies se Bashkimit Sovjetik grupe etnish dhe besimesh fetare te ndryshme kane filluar te vriten midis tyre arabet vrasin te tjere arabe ndjekes te nje besimi te ndryshem fetar ne Irlande e ne Angli katolike e protestante luftojne midis tyre ne Afrike e ne vendet e juglindjes aziatike ka nje liste te pafund me konflikte ne zhvillim.

Ne kete liber do te zbuloni se historia e Jezusit dhe e kryqezimit eshte treguar gjashtembedhjete here ne dhjete mije vjetet e fundit dhe do te gjeni pervec kesaj mendime mbi fene te cilat Papa dhe te tjere krere fetare nuk do te deshironin tju lejonin qe ti lexonit apo ti kuptonit.

Sepse nese ju lexoni dhe kuptoni atehere nuk do te jeni me pjese e grigjes se tyre kjo do te thoshte se nuk do tu benit me atyre dhurime dhe nuk do te ishit me aq te shumte ne numer per ti bere gjithmone e me shume me ndikim te madh politikisht.

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Idlir prej 24.12.10 14:19

Libri eshte interesant per nga informacioni (shpetimtaret e tjere, plagjiatura rituale dhe simbologjike e krishterimit etj), por ka edhe komendte naive, te percipta. Gjithsesi, ia vlen te lexohet...
avatar
Idlir

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 20.03.11 19:17

Umberto Eco mbi komplotin hebraik

Libri i fundit i Umberto Eco-s me titull “Il cimitero di Praga” ka nxitur polemika tė mėdha nė Francė. Nė kėtė libėr italiani zhbiron nė gjenezėn e tezės mbi komplotin hebraik

Ka ca kohė qė nė Itali ka dalė nė treg libri i Umberto Eco-s me titull “Il cimitero di Praga”; nė shqip do bėnte Varrezat e Pragės. Autori ka pasur pėr synim tė zhbirilojė nė gjenezėn e tezės mbi komplotin hebraik, tė cilėn ka shumė njerėz tė kėsaj bote qė e besojnė.

Pėr ca e ca duket se edhe Eco vetė e beson? Ou, po si kėshtu? Nė fakt, ia bėn mś qė Umberto Eco ka pėr synim tė denoncojė e ta ēmontojė kėtė tezė, mirėpo e bėn “duke u bėrė palė me antisemitėt” (kėtė e thotė Lucetta Scaraffia sull’Osservatore romano), apo “duke rrezikuar tė rindėrtojė atė qė ka dashur tė rrėzojė (Anna Foa nė Pagine ebraiche), apo “duke e lėnė lexuesin tė ēoroditur e tė paaftė pėr tė pėrcaktuar diferencėn midis sė vėrtetės e rrenės” (rabini Riccardo Di Segni).

A nuk del qė protagonisti i librit, Simone Simonini, i sulmuar nga makthet prej hebrenjve e prej tė pabėrave tė tyre, “ėshtė kaq me teprime, kaq negativ, kaq grotesk, sa nė fund fare tė qaset pothuaj simpatik” (Ugo Volli nė l’Osservatorio)?

Kush e ka humbur kėtė polemikė nė Itali, ku janė shitur gati 700 mijė kopje, ka rast ta ndjekė nė Francėn e kėtyre ditėve. Duket si seria e dytė e tė njėjtit film. Libri ka provokuar fort dhe nė Paris. Nuk ka dalė akoma nė tregun francez (del me titullin Cimetičre de Prague mė 23 tė kėtij muaji, dmth pas disa ditėsh; ėshtė publikim i shtėpisė botuese ‘Grasset’), por dikush ndėrkohė e ka lexuar.

Njė syresh ėshtė dhe eksperti nė lėmė tė antisemitizmit, politologu e filozofi Pierre-André Taguieff. Dhe ėshtė ky qė hap zjarrin i pari nė njė intervistė dhėnė pėr Figaro littéraire. Nuk ėshtė harbut, kuptohet (e si mund tė jetė?); ka shumė klas, di mirė se kė po kritikon, por e thotė tė vetėn me gjuhė tė troētė: «Pėrzjerja e sė vėrtetės me rrenėn del njė rrenė mė e keqe se sa vetė rrena, thotė Valéry”, shprehet Taguieff duke iu referuar eseistit e filozofit tjetėr francez.

E mė pas vijon: “Eco ėshtė mjeshtėr dhe virtuoz, dhe si i tillė, nuk heq shumė pėr ta bėrė lexuesin tė pėrfytyrojė komplotin e madh hebraik dhe ta lėrė gjykatės tė realitetit qė krijon ai vetė. Nė vend tė njė analize e tė njė shqyrtimi kritik tė akuzave e stereotipeve false qė u janė bėrė hebrenjve, Eco rrezikon tė kontribuojė nė forcimin e paragjykimeve, sidomos pėr njė pjesė tė caktuar tė lexuesve tė vet”.

Cliché-tė antisemite, nėnvizon fort Taguieff, Eco «i ekspozon gjerė e gjatė me pakėz bashkėfajėsi, tė cilėn e maskon ose me ironinė e autoironinė e vet, ose duke lozur nė njė fushė ambige, ku pėrzihen e vėrteta, rrena, e mundshmja, e sigurta, faktet dhe thashethemet, legjendat, rrėfimet mitike”.

Shkurt, «tėrheqja e Eco-s ndaj prehistorisė sė Protokollit tė tė Urtėve tė Sionit ėshtė shumė infektuese”. Dhe njė fshikull i fundit i Taguieff-it: «Pasi tė lexojnė librin, personat dashakeqas do tė thoshin se Eco nė kėtė rast ėshtė shfaqur si njė Dan Brown i mirėdokumentuar dhe i sofistikuar».

Tė merremi vesh, nuk ėshtė se kėtė mendim e kanė dhe tė tjerėt nė Francė. Nė gazetat e tjera flitet shumė mirė pėr librin e Eco-s. Fjala vjen, gazeta Libération i ka kėrkuar Giorgio Pressburger-it njė recension pėr librin, dhe ky e ka mbuluar autorin e famshėm italian me mburrje. Ndėrsa revista Le Point lėshohet me pėrcaktorė tė llojit: «étourdissant», «grand coup», «triomphe» (nuk kanė nevojė pėr pėrkthim, besoj).

Vetė Umberto Eco ka zgjedhur tė mbrohet nė Nouvel Observateur: «Po, e di, ka lexues qė ngatėrrojnė atė qė thotė njė personazh me atė qė do tė thotė autori; por tė gjithė artikujt e publikuar, qoftė nė gazetat e djathta, qoftė nė ato tė majtat, kanė treguar se libri ėshtė marrė e kuptuar pėr atė qė nė tė vėrtetė ėshtė”. Intervista nė fjalė nė Nouvel Observateur ėshtė publikuiar pėrpara shpėrthimit tė Taguieff-it.

Por Eco, sikur ta ketė ditur atė qė do ndodhte, thotė: “Nėse mė kėrkoni se si do t’u pėrgjigjem objeksioneve tė ndryshme qė mund tė ngrihen kėtu nė Francė, po ju them qysh tani se nuk kam asnjė pėrgjigje tė veēantė. I vetmi argument qė kam ėshtė libri qė kam bėrė, tė cilin mund ta lexojė kushdo.

Mua mė pyesin lidhur me komplotin hebraik, por nė kėtė mes mund tė flas pėr njė komplot tė Vatikanit. Polemika ėshtė nisur e provokuar nga Osservatore Romano, dhe kuptohet pse: janė irrituar nga pėrshkrimi qė unė u kam bėrė jezuitėve dhe Leonit XIII. Mirėpo, nuk ėshtė faji im. Kjo ėshtė historia”.

/La Repubblica/

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje

Mesazh  bardhi_tr prej 22.03.11 9:50

Libri qe kisha jote nuk do te te lejonte kurre ta lexoje

Eshte nje liber qe e kam lexuar por nuk paraqet fakte konkrete dhe bindese ka plot gjera te verteta por nuk mundet askush te ul vlerat e nje feje qofte Krishtere Myslimane apo Cifute
Sepse burimin e mirfillte e kane nga njerez qe quhen Avatara.
Mund te shkruaje rreth devijimeve qe eshte bere fese nder shekuj por jo te thot qe jan budalleqe ose perralla
avatar
bardhi_tr

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 01.07.12 18:46

Kush e sundon botėn?
Moda e librave qė zbulojnė tė padukshmen


Ndėrsa mendon se je i “qartė” pėr ēfarė tė rrethon, mjafton njė shkėndijė pėr tė prishur balancat. Po kush e drejton botėn? Janė udhėheqėsit botėrorė ca marioneta nė duar tė fuqive madhore, a ka pas tyre shoqėri tė fshehta?

Po nė sistemet e tjera yjore, a ka jetė? Janė 1001 pyetje qė tė vėrdallisen nė kokė, pa mundur tė gjesh pėrgjigje. Kėtė gjendje paqartėsie e nxisin jo pak botimet e shumėllojshme, qė sė fundi kanė filluar tė mbushin edhe tregun shqiptar tė librave.

Viteve tė fundit, disa shtėpi botuese shqiptare e kanė kthyer vėmendjen e tyre kah botimit tė njė kolane tė veēantė librash qė lidhen me tė padukshmen, me tė mistershmen, me atė qė fshihet pas asaj qė ne e quajmė “e zakonshme” apo “normale”. Autorė tė ndryshėm hedhin lloj-lloj idesh mbi mėnyrėn se si qeveriset globi, nxjerrin lloj-lloj formulash, makinacionesh, konspiracionesh.

Ca bazohen nė gjuhėn e simboleve, ca tė tjerė nė analiza tė sė tashmes drejt sė ardhmes. Po a lexohet kjo lloj literature, ēfarė e tėrheq lexuesin drejt saj dhe nė fund tė fundit, a duhen besuar kėta libra? Mė mirė pėr kėtė mund tė orientojnė vetė botuesit, ata qė morėn iniciativėn pėr tė sjellė nė shqip kėta libra. Dy nga shtėpitė botuese qė botojnė mė sė shumti kėtė lloj literature janė “Bota shqiptare” dhe “Helga’s Secrets”.

Flet Alfred Cako, botuesi i “Helga’s secrets”



“Historia e njerėzit, njė ajsberg, tė zbulojmė ē’fshihet nėn ujė”

Alfred Cako, pėrfaqė sues i shtėpisė botuese “Helga’s Secrets”,
thotė se e ka mbėshte tur veprimtarinė botuese, kryesisht nė kėtė kolanė. Sipas tij, lexuesi i kėsaj literature sa vjen dhe rritet. Si e filluat rrugėn si botues dhe pėrse nisėt tė botonit serinė e librave qė lidhen me “mistere”, tė tipit ufo, shoqėritė e fshehta, e ardhmja… etj.?

Kam rreth 20 vjet qė e studioj nonfictionin. Mė duket se dallimi midis fictionit dhe nonfictionit ėshtė si ndryshimi midis dy pikturave me stil romantik tė engjėjve tė Botiēelit (gjithsesi tė bukur) nga njėra anė, dhe disa qiellgėrvishtėsve tė ndriēuar nė njė natė pa re me yjet rreth e rrotull e me njė stil kubist, njė Kandinsky – apo dallimi midis njė filmi me Fernandelin dhe njė filmi si Star Trek 2009.

Nė fillim i propozova njė mikut tim tė njė shtėpie tjetėr botuese librin e parė kryesor tė konspiracionit nė shqip me 2007, tė pėrkthyer nga unė dhe ai libėr ndoshta ėshtė bestseller ende nė shqip. Dhe kėshtu mendova se “pėrse tė mos e provoj vetė dhe ta sfidoj e grish njė grup modern lexuesish drejt shkrepave moderne tė nonfictionit nė gjuhėn shqipe?”.

E theksoj, nė gjuhėn shqipe, pasi misteri dhe okulti qė janė shumė tė vjetra gjetiu, tek ne nuk ka qenė i ushtruar prej shekujsh, me pėrjashtim ndoshta tė lashtėsisė, si nė Dodonė apo nė shkollat e vjetra tė misterit nė ishujt dorikė e Jon, pėr tė cilat flet i madhi Albert Pike dhe ku s’pėrjashtohen tė kenė qenė aktivė edhe ilirėt, te cilėt mė pas u shkėputėn pėr shkaqe historike nga kėto praktika tė mistereve e okultit qė vinin si dritė nga njė e panjohur e lashtė.

Ē’kriter ndiqni nė pėrzgjedhjen e librave qė botoni, sepse autorė qė shkruajnė mbi tė tilla tema ndoshta janė shumė, ēėshtja ėshtė sa tė besueshėm janė ata…



Meqenėse kam filluar prej vitesh ta studioj kėtė lloj gjinie, mendoj qė e njoh se cili ėshtė ‘flori’ e cili ėshtė ‘bakėr’. Pėr ta shprehur mė qartė pėr lexuesin tradicional nė Shqipėri, i njoh autorėt mė tė rėndėsishėm qė rrokin temat e nonfictionit, tė cilėt janė Shekspirėt, Balzakėt, Dostojevskėt, Drajzerėt, Nerudat e kėsaj gjinie.

Temat mė tė diskutueshme midis virtuales e realitetit tė nonfictionit natyrisht qė janė konspiracioni dhe okulti. E para ka lidhje mė tepėr me tė fshehtat e njerėzve apo grupeve tė fuqishme, tė cilat synojnė tė arrijnė sa mė shumė fuqi ekonomike e politike nėpėrmjet konspirimit dhe ilegjitimitetit.

E dyta ėshtė mė shpirtėrore, por lexuesi i saj i pastėrvitur e ka tė vėshtirė tė pėrtypė fusha tė tilla, si astrologjia, numerologjia, alkimia, kur njerėzit njohin nga arsimimi i tyre shkencat njerėzore tė ngjashme me to si astronomia, matematika dhe kimia.

Dallimi midis tyre ėshtė se tė parat vinė tė marra apo tė shpallura si edhe librat e shenjtė dhe tė dytat janė zhvilluar dora-dorės nga njeriu. Tė parat madje kanė humbur disa prej kuptimeve tė tyre tė fshehta nga kalimi i viteve e shekujve dhe prej shkatėrrimit tė rrjeteve okulte qė i kanė studiuar ato nė epoka tė caktuara.

Po kėshtu, e afėrt me okultin ėshtė edhe tema e misterit, qė ka lidhje me ufologjinė, hierarkinė e mundshme qiellore e tokėsore, vizitat dhe lidhjet historike midis origjinave tė njeriut dhe jashtėtokėsorėve nė periudha tė caktuara, pėr tė cilat flet aq shumė Dhiata e Vjetėr.

Ndėrsa me shumė degė tė tjerė tė trajtuara nga nonfictioni i “Helga’s Secrets”, siē janė ekonomia, filozofia, diplomacia, memuaristika, historia, shkenca dhe teknologjia, lufta kibernetike, religjioni etj, nuk besoj qė ka shumė probleme, pasi njerėzit janė pak mė tė familjarizuar me kėto tema.
Sa i interesuar ėshtė lexuesi pėr kėtė kategori librash dhe pėrse?

Nė pėrgjithėsi kjo temė ka qenė shumė pak e lėvruar dhe ka njė pjesė mendjehapur tė lexuesve, tė cilėt nuk mund tė qėndrojnė dot nė rresht dhe nuk mund tė manipulohen nga shumė idiotėsi zyrtare tė trajtimit tė ngjarjeve dhe tė fenomeneve tė ndryshme historike e shoqėrore apo shpirtėrore e religjioze.

Nisur nga parimi se monopolin e sė vėrtetės shpirtėrore e materiale e ka vetėm “Gjeometri i Gjithėsisė”, si dhe nga fakti se historia e njerėzimit ngjan me njė ajsberg qė e fsheh shumicėn e masės sė vet qė i pėrcakton drejtimin e lėvizjes, mendoj se askush nuk mund tė pretendojė se vetėm trajtimi tradicional ėshtė definitiv dhe s’ka asgjė tė re pėr t’u trajtuar.

Nė kėtė prizėm tė ngjarjeve, aktualiteti po na ballafaqon me njė brez kryesisht tė ri – po jo vetėm tė ri – i cili e kundron kėtė realitet nė mėnyrė moderne, pra sipas qasjes sė nonfictionit. Dhe numri i kėtij lexuesi sa vjen e rritet.

Edhe shtėpi tė tjera botuese janė tė tėrhequra nga kėto tema, sa e fortė ėshtė konkurrenca mes jush?

“Helga’s Secrets” ėshtė e fokusuar totalisht te nonfiction-i. Mund tė ketė edhe tė tjera shtėpi botuese qė janė joshur rastėsisht nga kjo gjini e letėrsisė, por ato deri mė sot kanė qenė tė fokusuara te letėrsia fiction. “Helga’s Secrets” ėshtė njė shtėpi botuese e re me karrierė mė pak se dyvjeēare mbi shpatullat e saj, por ajo ka hyrė nė treg me njė agresivitet relativ dhe me njė ofertė risi pėr lexuesin, si nga pėrmbajtja, ashtu edhe nga pamja e librave tė saj.

Pėrmbajtja, siē e thamė, ėshtė nonfiction book, ndėrsa pamja e kopertinave tė librave tė saj dallohet nga librat e shtėpive tė tjera prej ngjyrave bardhė e zi qė mbizotėrojnė nė kopertinė, si dhe prej formatit standard. Unė kėtė lloj gjinie kam vite qė e studioj dhe mendoj se e njoh, kėshtu qė nuk do ta kem tė vėshtirė ta pėrballoj konkurrencėn pėr mbijetesė, nėse ajo njė ditė do tė vijė e ashpėr.

Megjithatė, mendoj se ka vend pėr tė gjithė dhe konkurrenca vetėm sa e pėrmirėson cilėsinė e pėrzgjedhjes si edhe atė tė librit, por ul edhe ēmimin e tij nė interes tė lexuesit.

Flet Genti Gjonaj, pėrfaqėsuesi i “Bota shqiptare”



Pėr Genti Gjonajn, pėrfaqėsues i shtėpisė botuese “Bota Shqiptare”, librat qė ai boton nuk ofrojnė tė vėrtetėn absolute, por ama njė botė tė panjohur mė parė nga lexuesi…

Si ju lindi ideja pėr tė botuar kolanėn “Tė vėrtetat e fshehura”?

Shtėpia botuese “Bota Shqiptare” nė veprimtarinė e saj botuese ka rrokur e rrok hapėsira tė gjera, ku pa dyshim pėrfshin autorė tė shquar tė letėrsisė botėrore, qofshin kėta klasikė apo bashkėkohorė, pa bėrė pėrjashtim edhe autorė shqiptarė mė nė zė tė kohės.

Nė fondin e botimeve tė “Bota Shqiptare” renditen mbi 300 tituj, ku tė klasifikuar sipas llojeve, mund t’i ndajmė nė disa kategori: autorė vendės, letėrsi europiane, letėrsi amerikane, nobelistė, biografi, kujtime etj.

Kolonat mė tė rėndėsishme tė “Bota Shqiptare” janė: Autorė bashkėkohorė; Biografi tė shquara ; Biblioteka universale; Histori&Dossier; Shqiptarėt nė syrin e tė huajve; Kolana “Tė vėrtetat e fshehura”.

Kjo e fundit ėshtė njė ndėr kolanat mė tė suksesshme tė botimeve “Bota Shqiptare”, ku pėrfshihen mbi 20 tituj tė autorėve nga mė tė shquarit nė botė. Motoja e kėtyre botimeve, nga mė tė suksesshmet ėshtė thėnia e Benxhamin Dizraelit (kryeministėr anglez) se: “Bota qeveriset nga personazhe krejt tė tjerė nga ata qė mendohen, personazhe tė cilėt veprojnė nė fshehtėsi”.

Duhet pėrmendur libri “Kush e sundon botėn?” Jim Marrs, botim qė hapi serinė e kėsaj gjinie pothuajse ose aspak tė panjohur nga lexuesi ynė. Themi pothuajse sepse njė pjesė e mirė e tė rinjve, njohės tė gjuhėve perėndimore kanė tentuar individualisht tė njohin kėtė zhanėr tė letėrsisė dokumentare.

Si ėshtė pritur ajo nga lexuesi dhe ku qėndron interesi?

Ėshtė njė letėrsi qė u mirėprit dhe u pėlqye nga lexuesi. Libra si “Kush e sundon botėn?”, pėrkthyer me mjeshtėri nga Aurel Manushi (katėr pjesė) dhe pjesa e fundit nga A. Cako, bestseller ndėrkombėtar, shumė shpejt u kthye edhe nė bestseller shqiptar.



Po kėshtu “Tė fshehtat e Masonerisė”, shkruar me shumė vėrtetėsi autentike nga njė ish-mason i lartė (Laurence Gardner) e me radhė “Konspiracioni Botėror” dhe “Sekreti mė i madh” i David Icke qė shquhet pėr trajtesat e veta tepėr interesante dhe faktet tronditėse qė i servir lexuesit. Edhe kėta libra janė thithur nga lexuesi nė masė tė konsiderueshme.

Pra, ėshtė njė letėrsi dokumentare me vlera tė spikatura realiste, me informacion tė shumtė dhe interpretime shkencore. Faktet, ndodhitė dhe ngjarjet qė pėrshkruhen janė tronditėse. Ėshtė njė letėrsi qė trajton ēėshtje qė kanė tė bėjnė me sekrete qeveritare, me histori dhe besime tė fshehta, me shoqėri sekrete, me sekretet e pasurisė tė pushtetit dhe tė kontrollit, sekrete qė asnjėherė nuk janė pėrmendur nė tekstet e historisė dhe qė nuk janė zėnė asnjėherė nė gojė nga mediat. Ato shpalosin para lexuesit njė botė tė re tė panjohur mė parė.

Sa tė besueshėm janė kėta libra?



Autorė si David Icke, Texe Marrs, Jim Marrs etj. janė prof. universitetesh nga mė tė shquarit tė Universiteteve tė Amerikės dhe Britanisė. Pra, janė libra qė sjellin tek lexuesi njė informacion tė bollshėm nė sasi dhe cilėsi, por qė tė krijojnė mundėsinė, ashtu si pretendojnė edhe autorėt, zgjedhja mbetet nė dorė tė lexuesit.

Kėta nuk janė libra qė imponojnė tė vėrtetėn absolute, por mundohen tė zbardhin shumė ndodhi, episode dhe ngjarje tė ndodhura nė botė, pėr tė cilat lexuesi masiv ka pasur vetėm njė mundėsi njohjeje, atė tė informacionit zyrtar.

Ky kėndvėshtrim i ri e bėn kėtė lloj letėrsie dokumentare tepėr tė pėlqyer dhe tė mirėpritur. Kjo lloj letėrsie shėrben si bazė e mirė pėr letėrsinė fiction. Ėshtė njė letėrsi qė hap alternativė mendimi dhe e bėn lexuesin tė gjykojė me mendje tė kthjellėt. Ka prurje tė mėdha informacioni alternative, larg shablloneve tė zakonshme edhe gjykimeve stereotipe.

Janė libra tė shkruar bukur dhe me gjuhė ekspresive. Ėshtė jo vetėm letėrsi e shkruar, por ka edhe shumė filma dokumentarė (fitues ēmimesh ndėrkombėtar) qė merren artistikisht me kėtė temė. Admiruesit e kėsaj letėrsie janė lexues tė formuar, studentė ose tė rinj tė diplomuar nė universitete perėndimore, pa lėnė mėnjanė edhe lexuesin klasik.



Shumė nga problemet dhe ngjarjet qė prekin kėta libra tashmė janė botuar nga Wikileaks. Kėshtu, numri i skeptikėve ndaj kėsaj letėrsie ėshtė ulur nė maksimum dhe numri i lexuesve ėshtė rritur.
Edhe shtėpi tė tjera botuese, po e lėvrojnė kėtė gjini, ndihet konkurrenca?

Fakti qė shumė shtėpi botuese “lulėzojnė” si kioskat dhe shuhen nga “fadroma” e vlerave, tregon se edhe nė kėtė hapėsirė pėrpjekjet pėr tė pėrfituar nga rruga qė kanė hapur tė tjerėt, ėshtė evidente.

E rėndėsishme ėshtė profesionalizmi, pėrzgjedhja e autorėve pėr ēdo lloj gjinie, pėrkthyes profesionistė, pėrgatitja pėr botim me nivel tė arrirė, prurja nė shqip brenda standardeve tė gjuhės shqipe. Botues mund tė ketė shumė, profesionistėt ngelen.

Pra, nė kėtė aspekt konkurrenca nuk pėrbėn asnjė problem, sepse bota e letėrsisė ėshtė e madhe, hapėsira pėr tė kontribuar nė tė ėshtė e pamasė, mbetet vetėm dėshira dhe pėrkushtimi pėr t’i dhuruar lexuesit vlera.

Alma Mile

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Admin prej 18.08.12 23:20

Intervistė me Umberto Eco - realizuar pėr "Goodreads"



Njė nga intervistat mė interesante tė shkrimtarit tė njohur italian i cili ka kaluar tė 80-at. Si i sheh ai marrėdhėniet me letėrsinė e vjetėr, atė bashkėkohore, marrėdhėniet qė ka me internetin, risinė e teknologjisė rreth librave dixhitalė por edhe rreth lidhjes qė ai ka krijuar me historinė botėrore nga ku ka gjetur frymėzim pėr tė shkruar veprat mė tė suksesshme tė tij.

Gjinia pėrmes sė cilės lėvron ka ngjallur interesin e mjaft lexuesve, intervistė e cila ėshtė botuar dhe risjellė nė vėmendje me pėrjetim tejet social. "Varrezat e Pragės" njė triller i ngjizur nga historia pėr tė cilin autori Eco ka bėrė njė zbulim nė llojin e vet pėr tė vėrtetat e asaj kohe nė kėtė shtet.

Umberto Eco njė shkrimtar triller pėr lexuesin intelektual, ėshtė po aq i njohur pėr komplotin e tij tė ndėrlikuar si dhe detajet misterioze qė ai shton nė misteret personale historike tė pėrvijėzuara nė romanet e tij. Duke pasur parasysh sfondin e gjerė nė semiotikė dhe filozofi, nuk ėshtė ēudi qė Eco nė librat e tij tė marrė hua nga ato fusha shkencore, qė janė impresionuese dhe kanė njė apel gjithpėrfshirės.

I pėrkthyer nė dhjetėra gjuhė dhe lexuar nė mbarė botėn, krijimet mė tė mira tė Eco-s, pėrfshirė misterin e vrasjes tė titulluar “The name of Rose” (1980), e teorisė konspirative tė lavjerrėsit shkel e shko, “Foucault's Pendulum” (1988) dhe shumė trille tė tjera psikologjike si “The Mysterious Flame of Queen Loana” (2004).

Historia mė e fundit misterioze ėshtė edhe “The Prague Cemetery” (Varrezat e Pragės) e cila ka nxitur polemika nė mesin e lexuesve europiane pėr portretizimin sfidues qi i bėn Eco, njė anti semit-i, karakteri i vetėm imagjinar nė roman, midis njė morie figurash tė tjera historike tė shekullit tė 19-tė.

Kapiteni imoral Simone Simonini punon si mjeshtėr falsifikator dhe agjent sekret, ndoshta pėrgjegjės pėr Protokollet e tė Urtėve tė Zionit, njė tekst mashtrues dhe teori komploti qė mė vonė shėrbeu si justifikim i Adolf Hitlerit pėr Holokaustin. Shkrimtari italian, njė profesor i nderuar, ndan pėr revistėn Goodreads mendimet e tij rreth tė shkruarit dhe mėnyrėn e pėrshkrimeve mbi protagonistė tė neveritshėm.

Goodreads: Nė zemėr tė "Varrezave tė Pragės" ėshtė koncepti i urrejtjes. Ēfarė ju frymėzoi pėr tė shqyrtuar urrejtjen si temė nė kėtė roman?

Umberto Eco: Mund tė them se ka shumė romane qė i pėrkushtohen dashurisė dhe se ishte koha e duhur pėr tė shpjeguar urrejtjen, e cila ėshtė njė ndjenjė shumė mė e shpėrndarė sesa dashuria (pėrndryshe nuk do tė kishte luftėra, krime apo sjellje raciste). Dashuria ėshtė njė marrėdhėnie selektive (unė tė dua ty dhe ju mė doni mua dhe pjesa tjetėr e botės ėshtė e pėrjashtuar nga kjo ndjenjė), ndėrsa urrejtja ėshtė kolektive, sociale: njė popull i tėrė mund tė urrejė njė tjetėr, dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse diktatorėt, pėr tė mbajtur pasardhėsit bashkė, pyesin pėr urrejtje (jo pėr dashuri). Mbaj mend fėmijėrinė time qė e kam kaluar nė diktaturėn fashiste. Isha mėsuar vazhdimisht tė urreja shtetas tė huaj si francezėt, anglezėt, amerikanėt, dhe isha i imponuar tė doja vetėm Musolinin. Pėr fat tė mirė ky lloj arsimimi nuk funksionoi, dhe ėshtė kjo arsyeja pse unė kam shkruar “Varrezat e Pragės”.

Goodreads: Protagonisti i veprės suaj, kapiteni Simone Simonini, ėshtė njė mizantrop, njeri i vrenjtur. Cilat ishin rreziqet e vendosjes sė njė antiheroi nė qendėr tė tregimit tuaj?

Umberto Eco: Simonini lartėson ide tė tilla tė rrezikshme dhe tė neveritshme. A ishte kjo zgjidhje e rrezikshme? Nė fillim kisha frikė se mund tė ndodhte. Pastaj statistikat bindėse, mė bindėn se njė numėr i madh i lexuesve nga vende tė ndryshme tė botės do ta pranonin lojėn. Pėrveē kėsaj, nė historinė e prozės ka shumė personazhe tė tjera negative. Merrni, pėr shembull, Riēardi i Tretė, Makbethi, Jago.

Goodreads: Nė internet, informacioni pėrhapet shumė shpejt. Krahasuar me shekullin e 19-tė, a mund tė thoni se tani ėshtė mė e lehtė apo mė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar se ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe ēfarė gėnjeshtėr? A mundet njė tekst si “Protokollet e tė Urtėve tė Zionit” tė ketė ndikim sot?

Umberto Eco: Pėr fat tė keq interneti punon mė shumė sot. Mjaft tė shkosh nė internet dhe do tė shihni se sa shumė faqe i pėrkushtohen argumenteve raciste. Dhe nė internet njė shfletues naiv nuk mund ta dijė nėse ajo qė po lexon ėshtė e vėrtetė apo jo, mė mirė se lexuesit e rinj tė romanit tim, kėshtu qė ata do tė dinė se ēfarė ėshtė njė falsifikim. Protokollet qarkullojnė kryesisht nė botėn arabe, por ju gjithashtu mund t’i gjeni ato nė shumė librari perėndimore. Kjo do tė thotė se nuk ėshtė gjithmonė njė audiencė pėr ta.

Goodreads: Librat dixhitalė kanė filluar tė zgjerojnė pėrkufizimin e njė “libri” tė pėrfshirė nga multimedia, lexues interaktiv dhe risi tė tjera, ashtu si ju e keni ngritur nė kontekst dhe nė librin “This is Not The End of the Book”, (Ky nuk ėshtė fundi i librit) shkruar bashkė me Jean-Claude Carriere. A mundet qė njė libėr tradicional tė pėrmirėsohet?

Umberto Eco: Ajo qė kemi dashur tė themi ėshtė se libri (libri letėr) ėshtė ende mėnyra mė e mirė pėr tė pėrcjellė informacion. Unė jam njė pėrdorues i kompjuterėve dhe iPad-it dhe mendoj se ata janė shumė tė dobishėm pėr shumė qėllime, porse kurrė nuk mund ta zėvendėsojnė librin. Nė tė njėjtėn mėnyrė nė asnjė fotografi nuk mund tė realizohet njė pikturė e vjetėr.

Goodreads: Njė anėtar i yni pyet, “Ka njė cilėsi nė mėnyrėn se si ju perceptoni dhe shkruani librat tuaj njėri nga tjetri, nė lidhje me karakteret dhe ngjarjet, mėnyra e rrėfimit tė cilat e inkurajojnė lexuesin ose e vėnė nė pikėpyetje rreth historisė apo trillit. Do tė dėshiroja tė dija se cili ėshtė perceptimi i zotit Eco nė lidhje edhe kėtė”.

Umberto Eco: Ishte njė listė e madhe e teksteve tė shekullit tė 19-tė, trakte anti-semite, pamflete anti-masonike, broshura anti-jezuite e kėshtu me radhė. Pėr shembull, kam arritur nė kthimin e njė sasie tė madhe tė librave tė botuara nga Leo Taxil, njė karakter qė nga shumė lexues besojnė se u shpik nga unė, sepse ai duket shumė i pabesueshėm. Por nė vend kanė ekzistuar me tė vėrtetė kėto figura ndaj dhe ai u bė pjesė nė romanin tim.

Goodreads: Njė tjetėr lexues pyet: “Do tė dėshiroja tė dija se ē’mendon zoti Eco. Historitė qė ai pėrdor janė pėr tė krijuar literaturė apo pėr tė shpjeguar historinė pėrmes literaturės. A ėshtė historia njė shkencė e gjallė?”

Umberto Eco: Nė disa prej romaneve tė mi (si Baudolino) kam pėrdorur historinė pėr tė krijuar letėrsi, por nė “The Prague Cemetery” (Varrezat e Pragės) kam pėrdorur literaturėn e vėrtetė historike pėr tė zbuluar njė mashtrim historik.

Goodreads: A mund tė mė pėrshkruani njė ditė tipike qė shpenzoni nė tė shkruar. A ka ndonjė ditė tė pazakontė?

Umberto Eco: Kjo mund tė ndodhė kur unė mund tė shkruaj nė njė tren, ose mund tė imagjinoj se ēfarė do tė shkruaj mė vonė. E zakonshmja ndodh mė tepėr kur mbledh materiale apo ide kur ndodhem nė qytet apo fshat gjatė dimrit dhe verės, atėherė shkruaj.

Goodreads: Cilėt shkrimtarė, libra apo ide kanė ndikuar ju?

Umberto Eco: Nėse jam ndikuar nga njė autor i vetėm do tė isha njė idiot. Njėri mund tė ndikohet nga njė tjetėr ndryshe nga vetja, ashtu si stinėt e vitit ndikojnė nė jetėn e gjithsecilit. Kjo ėshtė rritje intelektuale. Pėrveē kėsaj, pėrgjigja ime do tė jetė ndryshe nėse ju pyes pėr filozofėt oapo nobelistėt dhe poetėt. Nė mėnyrė qė tė pėrgjigjem mė lejoni t’ju jap dy emra, Joyce dhe Borges.

Goodreads: Ēfarė ėshtė tjetėr pėr ju si shkrimtar?

Umberto Eco: Ju lutem, brenda dy muajve do tė jem 80 vjeē. Mė lejoni tė mendoni rreth programeve tė reja dhe tė kėrkoj pyetjen pėrsėri pėr ditėlindjen time tė 90-tė.

Pėrgatiti: L.Veizi

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Literaturė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi