Mėnyra pėr tė mos marrė Energjitė Negative

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėnyra pėr tė mos marrė Energjitė Negative

Mesazh  Siroco prej 08.07.16 1:17



Tė absorbosh energjitė negative tė njerėzve mund tė jetė po aq helmuese pėr shėndetin, sa konsumimi i njė ushqimi helmues. Kėshtu qė duke mėsuar se ēfarė ndodh kur jeni duke marrė energji negative, kjo ėshtė njė aftėsi e vlefshme pėr ta bėrė jetėn mė tė bukur.

Ja 5 metoda qė mund tė pėrdorni pėr tė absorbuar sa mė pak energji negative dhe sa mė shumė energji pozitive.

1. Bėhuni pėrzgjedhės me njerėziz qė lejoni nė jetėn tuaj

Nuk ėshtė e thėnė qė tė shoqėroheni me gjithė ata qė ju kanė qejf. Ėshtė e rėndėsishme t'i besoni intuitės suaj duke mos e ndjerė presionin pėr tu bėrė mik me cilindo qė takoni. Sigurisht qė duhet tė jeni tė kulturuar dhe tė edukuar nė mėnyrėn e shmangjes sė tyre.

Nėse keni njė mik qė ėshtė vazhdimisht negativ pėr jetėn apo mėnyrėn se si i sheh gjėrat, atėherė ėshtė koha qė tė distancoheni. Duhet tė jeni nė dijeni tė faktit se disa miqėsi nuk janė tė mira pėr ju dhe shėndetin tuaj.

Duke mėsuar se si ti thoni "jo" njerėzve qė nuk e meritojnė vėmendjen tuaj, do keni mė shumė mundėsi t'i kushtoni vėmendje atyre njerėzve qė e meritojnė vėrtetė vėmendjen, pėrfshirė familjen dhe veten tuaj.

2. Mos u pėrpiqni ti kėnaqni tė gjithė

Kemi shumė pak orė nė dispozicion gjatė ditės, kėshtu qė duhet tė jeni selektiv me njerėzit qė marrin kohėn tuaj. Mos shpenzoni kohė me njerėzit qė nuk kanė pėrkujdesjen mė tė vogėl pėr ju. Po ashtu si edhe ju, do ketė njerėz qė nuk do ju pėlqejnė apo nuk do ju trajtojnė me mirėdashėsi.

Fokusohuni nė zhvillimin e atyre merrėdhėnjeve qė duket se lulėzojnė nė mėnyrė natyrale, nė vend qė tė shpenzoni kohė me njerėzit tė cilėve ju nuk i pėlqeni.

3. Bėni kujdes nga vampirėt e energjisė

Siē e pėrmendėmė mė lart, mund tė keni miq qė kanė gjithmonė qasje negative pėr jetėn, mos mos harroni se disa njerėz mund tė jenė edhe mė shumė helmues. Kėta janė vampirė tė energjisė pasi do ju thithin tė gjithė energjinė pozitive dhe do t'ju lėnė energjitė negative. Kjo i mban tė gjallė kėta tipa.

Bėni kujdes nga kėta njerėz, tė cilėt pėrdorin gjithmonė flajė negative qė nxisin emocione negative tek ju. Vini re se cilėt miq pėrdorin gjuhė pesimiste ose ju trajtojnė si njė shėnjestėr pėr tė zbrazur energjitė negative tė tyre, pasi ka tė ngjarė tė absorboni gjithmonė energjitė negative tė tyre.

Kjo nuk do tė thotė qė t'i shmangeni totalisht kėtyre miqve, por ėshtė mirė qė ti bėni me dije se si ndiheni kur ata pėrdorin arsenalin e tyre pesimist. Dhe nėse nuk e kuptojnė se pėrse po jua pėrthajnė energjitė, atėherė kėta nuk janė vėrtetė miqtė tuaj.

4. Jini pėrgjegjės pėr veten tuaj

Jeni i vetmi person qė mund tė kontrolloni mėnyrėn se si ndiheni. Nė ēdo situatė, keni zgjidhjen se si mund tė reagoni dhe ēfarė tė bėni. Disa thonė se nevojiten vite pėrvojė pėr tė kontrolluar ndjenjat, por gjithēka fillon nga ndėrgjegjja, e cila mund tė praktikohet menjėverė.

Tė kesh pėrgjegjėsi pėr veten tėnde do tė thotė tė jeni tė pėrgjegjshėm pėr mėnyrėn se si ndiheni kur jeni pranė disa njerėzve tė caktuar. Dhe nė kėto rrethana mos kini frikė tė veproni. Nėse jeni duke shpenzuar kohė me dikė qė po ju thith energjitė, ka ardhur momenti qė tė distancoheni.

Mos bini viktimė, sepse keni fuqinė e pėrvojės sė jetės suaj. Do tė absorboni mė shumė mirėsi dhe mė pak negativitet nėse reflektoni vėrtetė mbi njerėzit dhe situatat qė keni pėrballė.

5. Shpenzoni kohė nė vetmi

Pėr arsye tė ndryshme, shoqėritė perėndimore kanė nisur t'i denigrojnė disa karakteristika tė personalitetit si introversioni, turpi, intimidimi etj. Siqodoftė, koha nė vetmi dhe zbulimi i vetes qė ndodh gjatė vetmisė, ėshtė shumė i dobishėm dhe rigjenerues.

Pėr disa njerėz vetmia ėshtė e vėshtirė, pasi ėshtė momenti kur personi nis tė shohė vėrtetė se ēfarė po ndodh me tė dhe veten e tij. Por ėshtė shumė kohė e domozdoshme nėse dėshironi tė kultivoni ndėrgjegjen e nevojshme pėr tė identifikuar ēastet kur jeni duke absorbuar energjitė negative dhe identifikuar njerėzit qė njihen si vampirė tė energjisė.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mėnyra pėr tė mos marrė Energjitė Negative

Mesazh  Siroco prej 19.07.16 8:37

Nganjėherė arrijmė nė njė pikė tė caktuar kur duhet ta pranojmė se nė jetėn tonė janė mbledhur shumė gjėra negative, tė cilat nuk mund t’i trajtojmė menjėherė.

Ėshtė nė rregull qė tė pranohet njė gjė e tillė dhe kjo nuk do tė thotė se jeni i dobėt. Disa njerėz e kanė vėshtirė tė lirohen nga ai negativitet dhe ai nė fund i pushton krejtėsisht, e mė pas bėhet mėnyrė e pėrditshme e tė jetuarit. Mos lejoni qė t’ju mundė ai negativitet.

Ekzistojnė disa shenja qė tregojnė se ndoshta ka ardhur koha qė tė pastroheni nge disa gjėra tė panevojshme negative nė jetėn tuaj. Dėshironi qė vazhdimisht tė rrini vetėm Nėse dėshironi qė vazhdimisht tė rrini vetėm, diku larg prej njerėzve, kjo ėshtė njė shenjė se duhet tė liroheni nga gjėrat negative nė jetėn tuaj. Hapi i parė pėr zgjidhjen e kėtij problemi ėshtė qė ta kuptoni se kur ndodh, e mė pas ta ndalni. Kur e kuptoni se dėshironi tė jeni vetėm, larg njerėzve, pyeteni veten pse, e mė pas zgjidheni njė drejtim mė pozitiv dhe dilni nga ajo gjendje.

Vazhdimisht jeni nė depresion ose ankth Nėse ndjeni pikėllim dhe zhgėnjim tė madh ose ndiheni sikur kurrė nuk do tė dilni nga ndonjė vėshtirėsi, kjo ėshtė njėra ndėr shenjat mė tė mėdha tė paralajmėrimit se ka ardhur koha pėr pastrim nga negativiteti. Ndani kohė pėr vete dhe me tė vėrtetė fillojeni shėrimin mendor. Praktikoni meditim, ushtrime fizike, konsumoni ushqim tė shėndetshėm dhe bėni gjėra tė tjera tė cilat mund t’ju ndihmojnė qė tė dilni nga kjo gjendje.

Ju lodhin bisedat me tė tjerėt Nėse e keni vėshtirė qė tė bisedoni me dikė qė e njihni dhe ndjeni se biseda ėshtė njė ndėr mė lodhėset qė keni pasur ndonjėherė, kjo ėshtė gjithashtu shenjė se ju nevojitet pastrimi i negativitetit. Zgjidhje e kėtij problemi ėshtė qė thjesht tė bėheni dėgjues mė aktiv. Kur ia kushtoni tėrė vėmendjen personin qė flet, mė nuk pėrqendroheni nė gjėra negative qė ndjeni nė vete dhe nė fakt e drejtoni vėmendjen nė atė qė pėrpiqet ta tregojė ai person.

avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi