46 milionė njerėz vuajnė nga skllavėria nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

46 milionė njerėz vuajnė nga skllavėria nė botė

Mesazh  Siroco prej 02.06.16 23:28



Rreth 45.8 milionė njerėz vuajnė nga skllavėria nė botė. Kėto janė tė dhėnat mė tė reja tė indeksit tė skllavėrisė globale 2016 qė u publikuan nga fondacioni “Walk Free” me qendėr nė Australi.

Sipas indeksit, dy tė tretat e 45.8 milionė personave -qė janė skllavėruar si pasojė e abuzimeve seksuale, martesave tė detyruara, trafikimit, punės sė detyruar, robėrisė sė borxhit- jetojnė nė rajonin Azi-Paqėsor.

Themeluesi i fondacionit Andrew Forrest, njoftoi se pėr tė pėrgatitur kėtė studim u zhvilluan 42 mijė takime nė 167 vende dhe nė 53 gjuhė tė ndryshme, ndėrsa shtoi se duhet tė merren masa tė ashpra pėr t’i dhėnė fund trafikimit tė qenieve njerėzore dhe skllavėrisė moderne.

Shteti i parė nė listė, ku ndodhen mė shumė skllevėr ėshtė India me 18.3 milionė persona tė detyruar nė skllavėri, ku kjo normė nė krahasim me dy vite mė parė ka shėnuar rritje prej 28%.

Ndėrsa nė vend tė dytė vjen Kina me 3.9 milionė persona, pastaj Pakistani me 2.1 milionė, Bangladeshi me 1.5 milionė, Uzbekistani me 1.2 milionė, Indonezia me 736 mijė, Mijanmari me 515 mijė dhe Malajzia me 129 mijė persona skllevėr.

Nė bazė tė pėrqindjes sė popullatės, nė indeks thuhet se vendi ku pėrmasat e kėtij fenomeni janė mė tė mėdha ėshtė Koreja e Veriut me njė masė e cila pėrbėn 4.37% tė popullatės.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi