Mėsimet e Aleister Crowley-it

Shko poshtė

Mėsimet e Aleister Crowley-it

Mesazh  Luli prej 22.03.16 23:18



Aleister Crowley (1875-1947) ishte okultist i madh i shekullit XX. Ai dhe mėsimet e tij janė pėrdorė si nga Hollivudi, po ashtu edhe nga industria e muzikės, ku mjafton tė pėrmenden bendet, si “The Beatles”, “Led Zeppelin” dhe “The Rolling Stones”.


Ai e zbuloi shenjėn “V” pėr fitoren


Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pati shumė simbole tė fuqishme dhe, sipas Crowley-t, shenja e aleatėve nė formė tė shkronjės “V”, me dy gishta lartė, qė sinjifikonte fitoren, ishte pjellė e mendjes sė tij. Kjo duket tė jetė e vėrtetė. Ka disa zėra qė thonė se edhe vet Crowley ishte spiun gjatė kėsaj lufte, sikur edhe miku i tij, Ian Fleming. Por, kjo shenjė kishte pėr qėllim edhe ta fuste frikėn nė zemrėn e okultistėve gjermanė. Mendohet se shenja “V” konsiderohej si e kundėrta e svastikės, po aq e fuqishme sa ajo.


“Llamba e dritės sė padukshme”


Pasi qė i prishi marrėdhėniet me organizatat okultiste “Rendi Hermetik” dhe “Agimi i Artė”, Crowley nė fillim iku pėr nė Paris, e mė pas nė kontinentin amerikan. Derisa ishte nė Meksikė, ai u frymėzua nga ajo qė gjeti atje dhe themeloi rendin e vet – “Llambėn e dritės sė padukshme”. Ai thotė se vetėm atėherė filloi qė tė mėsonte i lirė dhe i pavarur.

Gjatė asaj kohe ai shkroi punimet e tij rreth ceremonive tė inicimit nė rendin e tij mistik. Crowley tregonte se kjo nuk kishte tė bėnte me faktin qė do tė bėhesh i padukshėm, por qė t’i kontrollosh tė gjithė tė tjerėt rreth jush, duke i bėrė ata tė painteresuar qė tė vejnė kontakt tė syve me ju, pra duke mos vėrejtur praninė tuaj.




Eukaristia e Crowley-t


Eukaristia ėshtė diēka qė lidhet me krishterimin, por Crowley e pėrdorte atė si njė ritual sekret. Ai ua ka shpjeguar kėtė atyre qė i ka konsideruar se ia vlenin, por pėr ne tė tjerėt kjo ceremoni mbetet mister. Ai thotė vetėm se merr diēka tė rėndomtė, e shndėrron atė nė zot dhe, mė pas, e konsumon. Por, ai thotė se, pėr ta arritur kėtė, duhen pėrdorur gjėrat e gjalla. P.sh., nė vend tė verės, ai pėrdorte gjakun e atij qė e bonte ritualin. Ai flet edhe pėr “atė”, duke thėnė se “ai” ėshtė diēka qė nuk ėshtė as i gjallė, e as i vdekur, as i ngurtė, e as i lėngėt, as i ftohtė, e as i nxehtė, as mashkull, e as femėr. Me gjasė, “ai” i referohej seksit.


Bazat e Thelemės


Ky koncept ka kohė qė ekzistonte, por ishte Aleister Crowley ai i cili krijoi pėrzierjen e idealeve Perėndimore dhe misticizmit lindor, tė njohur me emrin Thelema. Bėhet fjalė pėr njė filozofi tė ēuditshme, e cila mund tė aplikohet nė forma tė ndryshme, si dhe tė interpretohet varėsisht nga interpretuesi. Parimi kryesor i kėsaj filozofie, sipas shumicės, d.m.th. se mund tė bėsh ēka tė duash dhe prapėseprapė je nė suaza tė filozofisė. Crowley thoshte se, vetėm nėpėrmes aktit tė dashurisė, njerėzit e humbin ndjenjėn e tė qenit tė vetėm dhe e hapin derėn ndaj asaj qė duhet tė arrijnė nė Tokė. Ai thoshte se nuk ekzistonte mėkati fillestar dhe se ēdo njeri ėshtė qenie hyjnore. Crowley shkon mė tej, duke thėnė se Zoti nuk ekziston dhe se, nė fakt, ēdo njeri ėshtė zot. Ja, ky ėshtė njeriu ideal, aq i dashur pėr aktorėt dhe kėngėtarėt perėndimorė.


avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mėsimet e Aleister Crowley-it

Mesazh  V13 prej 05.04.16 23:28

Ky eshte si mistiket e sotem qe deklarohen se zoterojne dije okulte, qe organizohen ne grupime te fshehta patetike, qe perfaqesohen me simbole allasoj qe te mund te njohin njeri=tjetrin dhe pretendojne se do kryesojne se shpejti.

Ajo qe arrihet lehte, nuk eshte e verteta.
avatar
V13

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mėsimet e Aleister Crowley-it

Mesazh  The Punisher prej 06.04.16 20:11

Aleister Crowley ka qene satanist ,krye mason ne disa llozha ,hermetik ,magjistar ,okultis ,spiritualist ,alkimist .Nje nga kreret e llozhes masonike Golden down . Librat e tij jane te shumte ,me rituale magjike . Sot te gjithe llozhat masonike ne programin e tyre kane literaturen e Crowley . Ai ska qene filozof por magjistar .Nuk e di nese ai e mohonte ekzistencen e zotit apo jo por ai besonte tek Djalli ,dhe nese Djalli ekziston atehere edhe zoti ekziston . Sot nga shume njerez quhet satanist . Ju qe keni bere kete shkrimin duket se e adhuroni personin e Aleister Crowley .Por a dini ndonje gje ne praktike ? Dicka konkrete ,a keni bere ndonje ritual te tij ? Hajde ndihmojme njeir tjetrin ne forum per te vertetuar nese ritualet e tij jane te verteta apo vetem peralla . Dhe Crowley nuk i ka shpikur nga mendja ato simbolet edhe ritualet ,ai ka punuar me arkivat dhe librat e vjeter nga shume vende te botes ,keshtu ritualet e tij jane nje miks . Por perderisa cdo llozhe masonike meson librat e tij do te thote se ka dicka me interes .Librat e tij jane te gjitha ne internet po ne Anglisht ,nese dikush di mire ANglisht mund ti perkthejme per lexuesit e forumit
avatar
The Punisher

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mėsimet e Aleister Crowley-it

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi