Asgjė nuk krijohet, asgjė nuk shkatėrrohet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Asgjė nuk krijohet, asgjė nuk shkatėrrohet

Mesazh  Siroco prej 20.03.16 1:09

Atėherė, ku pėrfundoi Jul Cezari?



“Asgjė nuk krijohet, asgjė nuk shkatėrrohet”, thoshte filozofi grek. Kishte tė drejtė: natyra riciklon gjithēka. Njė shembull? Merrni Jul Cezarin: miliarda e miliarda e miliarda atomet qė pėrbėnin trupin e tij janė ende mes nesh. Ndonjėri, edhe mė afėr nga sa e imagjinojmė

Ndėrkohė qė po lexoni kėtė artikull, ka shumė mundėsi qė fragmente shumė tė vegjėl tė Jul Cezarit vėrtiten nė ajėr pėrreth jush, kėrcejnė nė ekranin e celularit tuaj, apo kompjuterit, pėr tė marrė mė pas fluturimin me njė tė fryrė tė erės dhe tė nisin njė udhėtim prej mijėra kilometrash nė atmosferė. Pas dhjetėra ditėsh mund tė bien nė portin e Melbournit, nė Australi, apo nė Oqeanin Indian. Dhe ndoshta do tė rimarrin jetė nė sytė e njė peshku.

Atomet, thėrrmijat elementare qė pėrbėjnė materien dhe tė gjithė qeniet e gjalla, janė nė njė trup njeriu, shumė mė tepėr se njė mijė miliardė qeliza qė e formojnė atė. Pėr shembull, nė trupin e Jul Cezarit mund tė supozojmė se kanė qenė, paka shumė, 15 miliardė miliardė miliardė (1,5 x 1028).


ATOME ENDACAKE

Dy mijė vite pas krimit mė tė famshėm tė historisė sė lashtėsisė, kėta atome janė ende nė qarkullim. Janė pėrzierė me tė tjerė pėr tė krijuar forma tė reja jete, ose janė fiksuar nė shkėmbinj apo tokė. Dhe nė pėrgjithėsi, probabiliteti qė tė jenė pranė nesh ėshtė i lart. Ku gjenden ekzaktėsisht? Sa mundėsi kemi qė tė thithim, pijmė, prekim ndonjėrin? Duke marrė parasysh kompleksitetin e cikleve natyrore, vlerėsimi mund tė bėhet natyrisht vetėm me pėrafėrsi, duke shfrytėzuar probabiltetet dhe pakėz fantazinė. Nė fakt bėhet fjalė pėr llogari me shifra shumė tė mėdha.


CEZARI NE NJE GOTE UJE

Marrim njė shembull. Nė njė metėr kub ajėr ku ndodheni teksa lexoni kėtė artikull, janė afro dhjetė milionė miliardė miliardė atome.

Sa prej kėtyre i pėrkisnin Cezarit? Duke marė parasysh numrin e atomeve tė Cezarit, tė metrave kub ajėr qė ekzistojnė nė atmosferė, mund tė arrihet nė pėrfundimin qė janė tė paktėn dhjetė milionė. Janė atomet e karbonit qė ishin pjesė e yndyrnave tė tij, tė sheqernave dhe acideve organike qė pėrmbanin qelizat e tij, nė total 1026 atome, qė janė transformuar nė anhidrit karboni (gazi i efektit serrė) pas riteve funebre: njė zjarr solemn ku u dogj kufoma, si dhe dhuratat e veshjeve dhe xhevahirėve tė bėra nga fisnikėria romake. Ndėrsa nė njė gotė ujė mund tė gjejmė tre atome tė Jul Cezarit.

Nė fakt ēdo njeri ėshtė i pėrbėrė kryesisht prej ujit, domethėnė hidrogjen dhe oksigjen. Cezari kishte 1028 atome hidrogjeni dhe 1026 atome oksigjeni. Hidrogjeni ėshtė elementi mė i bollshėm: pėrbėn 90% tė tė gjithė atomeve tė universit dhe 15% tė atyre qė janė tė pranishėm nė planetin tonė. Pjesa mė e madhe e atomeve tė hidrogjenit gjenden tė lidhur me oksigjenin, nė formėn e ujit. Oksigjeni ėshtė elementi mė i bollshėm i Tokės: i vetėm pėrbėn 50% tė peshės sė planetit, afro 3 mijė miliardė miliardė tonė. Cezari kishte afėrsisht 14 kilogramė. Pra ekziston njė probabilitet njė nė njėqind miliardė miliardė, qė atomi i ardhshėm i oksigjenit qė do tė pijmė i ka pėrkitur dikur Cezarit. Por duke qenė se atome oksigjeni ne pijmė 1024 pėr gotė, ėshtė shumė e mundur qė na ka ndodhur disa herė tė pijmė prej atomeve tė perandorit romak.

Ndėr elementėt mė me bollėk qė kishte Jul Cezari (dhe tė gjithė ne) ėshtė azoti (afro 1025 atome), qė pėrdoret pėr sintezėn e proteinave. Shtatė miliardė ton proteina fabrikohen pėrvit nė Tokė. Ekziston njė probabilitet njė nė njė miliarė miliardė, qė ndonjėra prej tyre pėrmban njė atom azoti qė i pėrkiste dikur Jul Cezarit. Eshtė si tė thuash qė do tė hamė Cezarin, pėr ēdo njė milion biftekė.


BALER PERANDORAK

Nė fund, Cezari pėrbėhej nga njė sėrė mineralesh tė pranishėm nė sasi tė vogla, tre kg nė total. Shumė prej tyre kanė mbetur nė Romė dhe pėrreth saj. Kaliumi pėrshembull: pėrmbahet nė lėngjet qelizore tė qenieve tė gjalla, por nė momentin e vdekjes, qelizat ndahen dhe e ēlirojnė. Pas njėzetė ditėsh, 95% riciklohet nga bakteret, kėrpudhat dhe bimėt qė, siē dihet nuk zhvendosen shumė. Eshtė shumė e mundur pra, qė bimėt e kopshteve tė Vila Borghese nė Romė, ku u dogj trupi, tė pėrmbajnė atome tė kaliumit tė Cezarit.


ASGJE NUK KRIJOHET, ASGJE NUK SHKATERROHET, GJITHCKA TRANSFORMOHET

Pra, atomet nuk zhduken. Jeta e tyre vazhdon nė pafundėsi. Planeti ynė ėshtė si njė anije kozmike nė udhėtim drejt kufijve tė universit. Nuk do tė rifurnizohet, pra duhet qė tė riciklohet nė pafundėsi materiali qė kemi marrė qė nė nisje. Si? Duke e transformuar kimikisht, falė energjisė sė Diellit.

Shpejtėsia e riciklimit varet nga mjedisi: ėshtė mė e lartė nėse uji dhe drita janė tė bollshme, dhe temperatura e lartė. Nė pyjet tropikale, nė gjashtė muaj substanca organike e vdekur rikthehet tek qeniet e gjalla. Nėse Jul Cezari do tė kish lindur nė tropik, atomet e tij do tė ishin hedhur tashmė 4 mijė herė mes jetės dhe vdekjes. Ndėrsa nė Romė, njė cikėl i plotė kėrkon nga 10 nė 12 vite. Me ndonjė pėrjashtim: cilido element mund tė shkėputet pėrkohėsisht prej ciklit. Kjo ndodh pėr shembull pėr karbonin, qė akumulohet pėr miliona vite nė formėn e qymyrit, naftės dhe torfės. Por pastaj mjafton tė ndezėsh motorrin e makinės dhe tė djegėsh benzinė, pėr ta rifutur nė cikėl.


Focus
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi