Hėnė e Plotė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hėnė e Plotė

Mesazh  Pashtrik-Quni prej 04.03.16 21:25




​Nėpėr shekuj, shumė persona kanė pėshpėritur frazėn: ‘Duhet tė jetė Hėnė e plotė atje pėrjashtė”, nė njė pėrpjekje pėr tė shpjeguar ngjarje tė ēuditshme natėn. 

Nė tė vėrtetė, perėndesha romake e Hėnės mbante njė emėr qė mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalės lunatik – i ēmendur. Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak, Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi “mė i lagėsht” nė trupin e njeriut dhe si rrjedhim mė i prekshėm nga ndikimet e Hėnės, e cila shkakton dallgėt. Besimi nė “efektin e ēmendurisė hėnore”, apo “efekti i Transilvanisė” siē e quajnė ndonjėherė mbizotėroi nė Europė edhe nė Mesjetė, atėherė kur qeniet njerėzore mendonin shpesh pėr shndėrrimin nė njerėz-ujq apo vampirė gjatė netėve me Hėnė tė plotė. Edhe sot, shumė njerėz mendojnė se fuqitė mistike tė Hėnės shkaktojnė ērregullime, shtrime nė spitale psikiatrikė, vetėvrasje, vrasje, aksidente nė trafik, pėrleshje, kafshime qensh dhe gjithfarėsoj ngjarjesh tė ēuditshme.


Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorė bashkėkohorė, si psikiatri nga Majemi Arnold Lieber kanė hedhur idenė qė efektet e hėnės sė plotė mbi sjelljen vijnė pėr shkak tė ndikimit ndaj ujit. Nė fund tė fundit, trupi i njeriut ėshtė 80 pėrqind ujė, kėshtu qė ndoshta Hėna vepronė me magjinė e saj, duke prishur reshtimin e molekulave tė ujit nė sistemin nervor. Por ka tė paktėn tre arsye, pėrse ky shpjegim nuk qėndron. Sė pari, efektet gravitacionalė tė Hėnės janė shumė tė vegjėl pėr tė gjeneruar efekte tė dukshėm mbi aktivitetin e trurit, jo mė sjelljen. Siē thotė njė astrolog, njė mushkonjė mbi krahun tonė ushtron mė shumė tėrheqje gravitacionale se sa Hėna. Sė dyti, forca gravitacionale e Hėnės ndikon vetėm nė trupat e hapur me ujė, si oqeane e liqene, por jo burime tė mbyllur uji, si trupi i njeriut. Sė treti, efekti gravitacional i hėnės ėshtė i fuqishėm vetėm gjatė Hėnave tė reja – kur Hėna ėshtė e padukshme pėr ne.                                              





Nga buron 

Nėse efekti i Hėnės ėshtė thjeshtė njė legjendė urbane astronomike dhe psikologjike, pėrse ėshtė kaq i pėrhapur? Ka disa arsye tė mundshme. Sigurisht qė mbulimi mediatik luan jnė rol. Shumė filma amerikanė i pėrshkruajnė netėt me Hėnėn e plotė si skenat e ngjarjeve tė tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike. Po kėshtu, studimet tregojnė se shumė njerėz bien pre e njė fenomeni qė psikologu Jean Chapman e quan “korrelacion iluziv” – perceptimi i njė asosacioni qė nė fakt nuk ekziston. Pėr shembull, shumė njerėz qė kanė dhimbje tė kyēeve kėmbėngulin qė dhimbja e tyre rritet gjatė kohės me shi, ndonėse studimet e hedhin poshtė kėtė. Pak a shumė si mirazhet me ujė qė ne vėzhgojmė nė rrugė tė lira gjatė ditėve tė nxehta tė verės, korrelacionet iluzivė mund tė na bėjnė tė perceptojmė fenomene kur kėta nuk ndodhin. Megjithatė, ky shpjegim ndonėse mund tė jetė njė pjesė e rėndėsishme e gjėzės, nuk tregon se si nisi nocioni i Hėnės sė plotė. Njė ide intriguese pėr origjinėn e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumė kolegėve tė tij.

Sipas Raison, efekti i ēmendurisė hėnore mund tė pėrmbajė njė pjesėz tė vėrtetė nė kuptimin qė dikur mund tė ketė qenė real. Raison mendon qė pėrpara mbėrritjes sė ndriēimit tė jashtėm nė kohėt moderne, ndriēimi i madh i Hėnės sė plotė nuk i lejonte njerėzit qė jetonin jashtė qė tė flinin – duke pėrfshirė shumėkėnd qė kish ērregullime mendore. Pėr arsye se mungesa e gjumit shpesh herė shkakton sjellje tė ērregullta me disa kushte tė caktuara psikologjikė, si ērregullimi bipolar (mė parė i quajtur depresion maniak), Hėna e plotė mund tė ketė qenė lidhur me njė rritje tė numrit tė sjelljeve tė ēuditshme nė njė epokė tė shkuar. Kėshtu qė, ky efekt, nė fjalėt e tyre mund tė jetė njė “fosil kulturor”. Ne mund tė mos e mėsojmė asnjėherė nėse ky shpjegim ėshtė i saktė. Por tė paktėn nė botėn e sotme, efekti i ēmendurisė hėnore duket se i ka shumė tė dobėta bazat                                                                                     

avatar
Pashtrik-Quni

Jeto si kur dot vdesesh neser.Meso si kur dot jetosh pergjithmon...?

Pashtrik Quni..?

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi