Legjenda per ritet e fshehta tė shqiptarėve

Shko poshtė

Legjenda per ritet e fshehta tė shqiptarėve

Mesazh  gjilanasi prej 01.03.16 20:23



Burrat e Labovės, magji pėr tė shtėnė nė dorė femrat

Nė Skoriadh e Labovė ushtrohet magjia, veēanėrisht pėr ēėshtje seksuale. Nė rast se njė burrė kėrkon tė shtjerė nė dorė njė vajzė, kap njė lakuriq nate vrarė nga njė musliman, dhe e gropos nė njė vend prej nga s’arrin tė dėgjohet kirikija e kėndezit nė agim. Kur kanė kaluar dyzet ditė nga groposja, i riu shkon te vendi dhe thėrret tri herė rresht “O dreq haje mishin, o dreq lėri kockat”. Pas disa ritualesh tė tjera, ai merr njė kockė tė kthyer nga lakuriqi i natės, e lidh nė njė grep prej argjendi, dhe godet pėllėmbėn e vajzės me majėn e grepit, nė mėnyrė qė ajo t’i shkojė pas deri nė vdekje.

Por nė qoftė se ai don qė ta heqė qafe, e godet femrėn nė shpinė tė dorės. Thuhet se magjistaret janė tė zonjat qė tė parandalojnė lidhjet seksuale tė njerėzve dhe tė kafshėve, nė rastin e mėsipėrm me anė tė pėrdredhjeve misterioze tė telit, dhe shpėrblimi caktohet sipas llojit tė magjisė. Plakat e fshatit Skoriadh parashikojnė tė ardhmen, duke pėrdorur si instrument njė shpatull qingji gati tė tejdukshme.

Tė krishterėt e Labovės kanė njė copė nga “druri i shenjtė” (i Kryqit). Kjo copė, kalon shtėpi mė shtėpi nėpėr fshatra dhe mbahet nga tė krishterėt dhe muslimanėt. Pėrshembull, kur kishte rėnė epidemia e skarlatinės qė shkaktoi tetėmbėdhjetė tė vdekur brenda njė fshati tė vetėm, dhe kur pllakosi luzma e karkalecave. Relika e shenjtė shėtitet pėrreth kufijve tė fshatit nė krye tė ritualit.


Njė burrė mes xhindeve


Besimi pėr shpirtrat e “xhindėve” ėshtė gjerėsisht i pėrhapur. Xhind ėshtė trajta shqitpare e fjalės arabe “xhini”. Fshatarėt kanė frikė qė tė udhėtojnė natėn pėr shkak tė tyre. Deri dyzet ditė pas lindjes sė gruas asnjė burrė nuk duhet tė hyjė nė shtėpinė e kėsaj lehone pasi bie mbrėmja, pėr tė mos u ndjellė shpirti i djallit, nė rast se derdhet ujė apo diēka tjetėr qė besohet se i sjell keq fėmijės. Thuhet se xhindėt banojnė nė veri tė Pogonit tė Vjetėr nė njė shkrep thikė tė lartė tė quajtur Kezenek, poshtė tė cilit ka njė guvė nga vėrshon uji i zi.

Kėtu xhindėt quhen Nereida, dhe barinjtė qė flenė jashtė me bagėtitė, gjatė natės dėgjojnė zėrat e tyre.
Njė herė e njė kohė, njė burrė ndjeu nė mesnatė zėrat e tyre duke kėnduar kėngė dasme. Ai u ēmend, dhe pėr tre muaj rresht banonte midis ujit tė zi tė guvės. Natpėrnatė flinte me tė njė femėr qė nuk ia thosh kurrė emrin sesi quhej. Ajo i rrėfente historinė e familjes sė saj. “Ju burrat jeni tė verbėr”, thoshte ajo. “Nganjėherė ju na shkelni mbi djepe dhe na i lėndoni foshnjet, pastaj na grabisni kopshtijet. E dimė qė s’e bėni me qėllim tė keq, prandaj nuk po tė lėndojmė; por ju s’keni sy tė shihni shtėpitė tona me tufėn e deleve dhe mirėsitė e tjera.

Tashti, ktheu nė fshatin tėnd nė Malishovė dhe thuaju fshatarėve; se tė kam trajtuar mirė, se natėn s’ke ndjerė kurrė tė ftohtė, dhe t’i thuash babait dhe nėnės qė tė mos kenė frikė, pasi kujdesem unė pėr ty”. Kur kthehet nė shtėpi ai u bė shėndoshė e mirė dhe s’dukej i ēmendur si pėrpara. Por sapo e ēoi nė vned porosinė, u ēmend pėrsėri dhe iku nga shtėpia te guva me ujin e zi. Pėr sa kohė qė ndjejti atje, Nereidat vazhduan t’i qortonin burrat pėr zakonet e tyre dhe shpallėn se guva me ujin e zi ishte vendi mė i mirė, tamam njė pallat i vėrtetė.

Aty ai rrinte nė kėtė shoqėri tė kėndėshme ku pėrēdo natė Neraidat kėndonin, kėndonin dhe bėnin dashuri me tė. Kur erdhi dimri, burri iku nga guva dhe jetonte nė majė tė malit, flinte pa u mbuluar fare dhe as e ndjente tė ftohtin dhe as u sėmur. Nereidat e bindėn qė tė rrinte bashkė me to; kėshtu ai u martua me njėrėn prej tyre dhe jetoi i lumtur pėr njė muaj. Pastaj Nereidat u zunė ndėrmjet tyre. Burri u frikėsua, vrapoi nė shtėpinė e tij dhe u tregoi fshatarėve pėr ato qė kishte kaluar. Bujtėsi i Klarkut ishte takuar me kėtė njeri nė vitin 1914, dhe asokohe atė e kishte kapur dalldia prapė qė tė ikte nga shtėpia, por iu kthjellua mendja.


Hesape lugetėrish


Ndėrsa xhindėt mund tė ishin tė mirė, “lugetėr-it” ishin tepėr tė frikshėm, qė greqisht u thonė, “voukolakes”, qė ishin bisha si ujqit ose aty afėr. Njė tė premte, bujtėsi i Klarkut, kishte parė djegjien e njė lugati nė Taē. Nė Poliēan besohej se lugetėrit shfaqeshin vetėm midis muslimanėve (por mund tė ishte e kundėrta nė Kurvelesh). I ashtuquajturi lugat, pasi vdiste dhe varrosej, ringjallej pas shtatė ditėsh, vinte natėn nė shtėpi dhe hante pak miell.

Nė rast se ishte grua, merrte ushqim nga sėnduku, plaēkiste ē’tė gjente, dhe i fuste te varri i saj. Tė premten nuk ēlirohej nga trupi i saj, por tre-katėr netėt pasuese vinte dhe trazonte nė shtėpinė ku kishte vdekur. Kur njerėzit e shtėpisė bėheshin tė vetėdijshėm pėr fantazmėn, e kuptonin se do tė kishte qenė “ajo”. Atėhere thoshin: “Tė premten shkojmė t’ia zbulojmė varrin; t’i vemė pėrsipėr njė turrė me shkarpa, gjysėm oke parafinė nėn to, dhe pastaj e djegim”. Ky veprim ndėrmerrej vetėm kur i pllakoste ndonjė fatkeqėsi e madhe.

Zakonisht i vdekuri trajtohej me respektin mė tė madh. Si rregull, kufomat ndreqen dhe shoqėrohen nė varrezė nga gratė e martuara, por jo vajzat. Kur pjesėmarrėsit kthehen nga ceremonia mortore nė shtėpi, te pragu i derės i pret njė grua me peshqir tė lagur nė dorė, pėr tė larė duart. Burrat lart nga kushėriri i parė, pėr njė vit tė tėrė mbajnė kostum tė zi, ndėrsa farefisi e qan njė muaj tė vdekurin. Vajtimi shoqėrohet me gjeste tė rėnda pėr tė shprehur hidhėrimin. Ndėrsa disa fise janė vėnė re pėrpjekje pėr tė vėnė disa kufizime. Nė vitin 1894, njėzet e katėr pleqtė e Kastratit pėrpiluan kėtė ligj; cilido qė do tė shihet me lot pėrfaqe dhe vajton tė vdekurin nė mėngjes, do t’i paguajė Kishės 1000 grosh, ndėrsa pėr krerėt do tė paguajė 1000 grosh dhe dhjetė deshinj.

Zakone dasmash


Nė jug tė Zagorisė ndodhet njė grup fshatrash greqishtfolėsish tė krishterė, mė i madhi ndėr ta ėshtė Poliēani. Kjo komunė njihet si Paleo-Pogoni, pra “Pogoni i Vjetėr”, pėrkundėr Pogonit tė Parė, qė shtrihet mė tutje nė jug, nė anėn greke tė kufirit. Populli i Paleo-Pogonit banon nė njė grykė edhe mė tė lartė te masivi shkėmbor i Nemerēkės. Rrugėkalimi i vetėm pėr nė Pogon merr pėrpjetė Drinit, nėpėr njė luginė tė ngushtė qė ėshtė formuar nga degėzimet e Drinit.

Megjithė territorin e tyre mė tė thellė, pogonasit janė mė tė qytetėruar sesa fqinjėt nė luginėn e Drinit; sepse varfėria e skajshme e rrafshinės shmėbore ku mbarėshtrojnė dhentė, i ka detyruar shumė prej tyre tė mėrgojnė drejt Amerikės, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinės. Pasi zakoni pėr t’u martuar ndėrvedi nė kėto fshatra, ėshtė i fortė, tė ikurit jashtė shtetit, rikthehen nė shtėpitė e tyre pėr tė krijuar familjen.

Pastaj ikin pėrsėri jashtė. Nėse kanė mundėsi, ata e marrin nusen me vete; por nė tė shumtėn e rasteve e lenė nusen shtatzėnė nė shtėpi, dėrgojnė para pėr ta mbajtur, dhe kthehen afėrsisht njė herė nė pesė vjet pėr tė shtuar numrin e familjes. Kjo mėnyrė jetese afrohet me zonat malore greke tė Maqedonisė, si nė rastin e “fshatrave tė gėshtenjave” (Kastanokhoria) dhe, me Zagorinė e Epirit Grek. Pėr shkak tė kėtij zakoni, nė kėto fshatra ka mė shumė gra se burra, dhe puna e krahut e grave tė Pogonit ėshtė mė e rėndė se gjithkund tjetėr nė Epir. Shtėpitė nė Poliēan ndėrtohen me gurė dhe me traversa tė trasha druri.

Ēatitė janė prej guri, rrasat mbulojnė njėra tjetrėn dhe shėrbejnė pėr t’u qėndruar stuhive. Falė marrėdhėnieve me botėn e jashtėme, shtėpitė janė tė pajisura sipas modės. Kėta fshatarė pėrdorin takėme dhe mbulesa tryeze, madje njė herė, provova luksin e rrallė qė tė flija me ēarēafė. Kurse nė shumicėn e fshatrave, kur i zoti i shtėpisė mė lutej pėr t’u larė, do kėrrusesha kokėposhtė dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtė nė zverk. Por njėherė, nė Pogonin e Vjetėr, mė nxorėn njė legen me ujė tė ngrohtė dhe njė copė sapun.

Por modernia nė pėrgjithėsi krijon njė pėrshtypje tė rreme, sepse zakonet dhe traditat primitive kanė krijuar lidhje tė thella nė kėtė bashkėsi. S.S. Klarku ka kryer njė studim mbi fshatrat e Pogonit tė Vjetėr. Ky ishte njė studiues qė vdiq i ri nė njė aksident me jaht nė Gjirin e Korintit. Ai kaloi disa javė nė fshatrat e Pogonit tė Vjetėr nga dhjetori i vitit 1921 nė janar tė 1922-it dhe vėzhgimet e tij i ka pėrmbledhur nė njė ditar tė pabotuar.


Njė martesė nė Poliēan


Ai pėrcolli njė martesė nė fshatin e Hlomos, gjė qė e pėrshkruan gjerė e gjatė. Nė mėngjes, dhėndėrri duhej rruar prej dikujt qė i kishte gjallė tė dy prindėt. Procesioni ishte “shpirti i festės”. Ky duhej tė ndiqte gjithmonė krahun djathtas. Nė krye, qėndronte njė djalė me njė flamur nė dorė (nė kėtė rast flamuri ishte shqiptar, por nė ndonjė rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkė me ahengēitė. Fillimisht, kėta shtonin nė kishė dhe mė pas nė shtėpinė e dhėndrrit.

Pranė dhėndrit viheshin nė radhė krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga njė ēadėr hipte nė njė hamshor tė bardhė qė mbahej nga i jati, ndėrsa nė fund rrinin krushkat po nga dhėndėri. Sapo procesioni nisej nga shtėpia e dhėndrrit pėr te shtėpia e nuses, fillonte muzika. Te shtėpia e nuses, meshkujt e familjes sė saj zinin vendin nė procesion. Pastaj, hipur nė njė mushkė tė bardhė mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga njė ēadėr dielli. Mė pas e kishin rradhėn krushkat nga nusja. Nė fund fare, vinte njė mushkė e ngarkuar me sėnduk dhe qilima (qė duhet tė mjaftonin pėr njė vit).

Mushka drejtohej nga njė femėr nga krushqia e dhėndrit. Dhėndėri hynte nė kishė sė bashku me mikun e tij mė tė ngushtė. Nė krah tė majtė mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, nė kishė, dhėndėri dhe nusja shkėmbejnė kurorat tri herė; dhe i vijnė rrotull tri herė altarit; pastaj marrin tri herė kungimin e shenjtė. Pas dasmės, dhėndėri dhe nusja kanė “kullure” (bukė nė formė unaze) te shtėpitė e njėri tjetrit, ndėrsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltė nė gojėt e tė dyve, dhe lėpin gishtin. Gjatė ritualit, baballarėt ngrenė dolli me njėri tjetrin duke kryqėzuar gotat; mamaja e dhėndrit i hedh nuses oriz, ndėrsa nusja shpėrndan ėmbėlsira, portokalle dhe mollė; ndėrsa nuses, i ngjitin nė shalėn e mushkės tri vogėlushė pėr ta puthur.

Kur rituali i dasmės bėhet gati tė shpėrndahet nė tė dyja shtėpitė, krushqia e dhėndrrit rrethojnė nusen dhe i japin dhuratat, ndėrsa ajo i jep dhuratat dhėndrit. Natėn e parė, te dhėndėri, shtrohet dreka pėr krushqinė dhe miqtė e tij, ndėrsa natėn e dytė shtrohet pėr krushqinė e nuses, nė tė dy rastet ngrihet dolli pėr dhėndėrin me urimin “u bashkofshim pėr gėzime tė tjera” (“na prokovoun stereomena”). Kur nusja shkon nė shtėpinė e burrit, shoqėrohet nga krushqit e saj qė duhet tė jenė me numėr tek.

Nė hyrje tė shtėpisė kumbari ia jep dhuratat nuses pėrpara se tė zbresė nga mushka. Te dera e shtėpisė ajo i ngjyen katėr gishtat nė njė filxhan me mjaltė tri herė dhe ja jep mjaltin kumbarės, me qėllim qė tė largojė zėnkat. Nė prag tė derės rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapėrcen pragun e ndihmuar nga dhėndėri, i cili e ēon hopa. Sapo nusja futet brenda nė shtėpinė e dhėndrit, vajzat e shtėpisė nisin kėngėn. Dy-tri ditėt e para nusja ėshtė kaq e ndrojtur sa nuk flet me askėnd, as me vetė burrin, pėrveē tė afėrmve tė saj. Ēifti i sapo martuar, javėn e parė pushon, dhe bashkė me afro tridhjetė krushq nga tė dyja familjet, janė tė ftuar nėpėr shtėpitė e krushqisė.


Ritet e martesės


Martesa nė Poliēan nė pėrgjithėsi, shfaq disa variacione tė sė njėjtės temė. Bujtėsi, ja kishte shpjeguar Klarkut ceremoninė e vet tė dasmės, nė vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetė ditė, gjatė kėsaj kohe shpenzimet llogariteshin nė 95 kokė bagėti, 600 okė verė dhe 600 gjerdanė me fishekė, por atėhere ai kishte pėr tė mbajtur 34 kushėrinj tė parė, pa futur nė hesap ata tė nuses. Asokohe mashkulli mė i afėrt i nuses, flinte me tė natėn e parė, ndėrsa dhėndėri flinte me nusen atė natė qė mbaronin festimet.


Bujtėsi i Klarkut, e kishte konsumuar martesėn e vet, vetėm nėntė ditė pas dasmė. Pozita e gruas ėshtė e tillė qė t’i bindet krejtėsisht tė shoqit. Ajo s’mund tė flejė pa lejen e tė shoqit (kėtė zakon e zbatojnė tė gjitha gratė e shtėpisė). Nusja duhet tė sillet me pėrunjėsi. Kur i shoqi s’ėshtė nė shtėpi, ajo mund tė dalė prej andej vetėm kur shoqėrohet nga njė grua e martuar.

Gruas sė martuar i pėrket njė burim nė fshat, qė s’mundet ta pėrdorė askush tjetėr. Pozita e gruas ėshtė e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gėzon mė tepėr liri, dhe madje mund tė sillet nė mėnyrė tė pahijshme para tė jatit. Gjyshja nuk mund tė urdhėrohet nga i biri, prandaj nipat kėshillohen me gjyshen ashtu si me tė jėmėn.

Nicholas Hammond
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi