Mitet rreht Hipnozės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitet rreht Hipnozės

Mesazh  Siroco prej 27.02.16 23:49



Kur njė person hipnotizohet, kjo do tė thotė se ai ndodhet nė njė gjendje tė ngjashme me gjumin. Truri i tij ka tendencė tė jetė mė aktiv gjatė kėtij lloj gjumi, i ngjashėm me gjendjen kur njeriu ėshtė plotėsisht i ndėrgjegjshėm. Kur ju hipnotizoheni nuk jeni aq i vetėdijshėm pėr veten. Ka shumė mite qė pėrfshijnė hipnozėn, dhe pjesėrisht kjo i detyrohet gjendjes nė tė cilėn ai ju vendos.

Tė qėnit i hipnotizuar mund t’iu ndihmojė nė shumė mėnyra. Por para se tė pėrjetoni hipnozėn ėshtė mirė tė dini tė vėrtetėn mbi tė. Mos kini frikė tė hipnotizoheni pėr shkak tė njė miti. Edhe pse hipnoza nuk ėshtė pėr tė gjithė. Paraprakisht duhet tė bėni njė studim tė detajuar pėr tė parė nėse kjo ėshtė gjėja mė e drejtė pėr ju. Mė poshtė po paraqesim 6 mitet e zakonshme rreth hipnozės.


Ju mund ta gjeni veten tė mbėrthyer nė gjendjen e hipnozės

Disa njerėz besojnė se ju mund tė mbeten tė mbėrthyer nė gjendjen e hipnozės. Unė besoj se njė pjesė e kėsaj frikė ka tė bėjė me filmin “Office Space”. Personazhi kryesor ishte duke u hipnotizuar, dhe gjatė pjesės dėrrmuese tė atij filmi ai qėndroi nė atė gjendje. Nėse dikush ju ka thėnė se nuk do tė zgjoheni kurrė nga kjo ekstazė, mos e besoni. Fakti ėshtė se ju kurrė nuk jeni realisht nė gjumė gjatė hipnozės. Gjatė kėtij procesi, mund tė ndjeni njė relaksim meditues. Nuk do tė ndjeheni tė tensionuar, dhe stresi vetėm sa do tė zbehet gjatė kėsaj gjendje.


Njerėzit vullnetdobėt mund tė jetė mė tė lehtė pėr t’u hipnotizuar

Shumė njerėz e ngatėrrojnė kėtė me njerėz qė mund tė mos kenė shumė energji. Nė fakt, ka njė tendencė qė e kundėrta tė jetė e saktė. Duhet mė shumė pėrqendrim pėr njė person qė tė hipnotizohet, pėr mė tepėr kėrkon edhe inteligjencė. Njerėzit tė cilėt kanė njė I.Q (koefiēent inteligjente) tė ulėt shpeshherė s’mund tė hipnotizohen.
Megjithatė, kjo nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė, sepse edhe ata kanė mundėsi tė hipnotizohen, nėse realisht e duan diēka tė tillė. Disa njerėz me probleme tė tjera neurologjike apo shėndetėsore, nuk mund tė kalojnė nė atė gjendje tė tillė pėrgjumje. Kjo do tė thotė se njerėz tė cilėt kanė prirje tė jenė krijues apo qė kanė njė inteligjencė mbi mesataren, mund tė hipnotizohen.


Tė hipnotizohesh ėshtė vepėr e djallit

Njė mit popullor, thotė se tė hipnotizohet ėshtė njė punė e Djallit. Disa tė tjerė gjithashtu mundet edhe tė mendojnė, se ajo ka tė bėjė me padukshmen. Pjesė e arsyes pse njerėzit e besojnė kėtė, ėshtė pėr shkak tė filmave horror dhe tregimeve pėr njerėzit qė vdesin, pasi ishin hipnotizuar. Tė tjerė qė e besojnė kėtė, mund tė mos e kuptojnė plotėsisht se ēfarė ėshtė gjendja hipnotike. Shumė fe e kanė pranuar tashmė faktin, se hipnoza mund tė ketė efekte shėruese.
Ajo mund t’iu ēlirojė nga stresi, dhe madje edhe tė forcojė sistemin tuaj imunitar. Gjithēka qė mund bėni vetė ėshtė hyrja dhe dalja e shpejtė nga ajo gjendje. Vetėm se kjo nuk ėshtė e aq mirė dhe as e keqe. Njė hipnotizues profesionist mund t’iu ndihmojė, duke ju udhėzuar gjatė kėsaj gjendje nė mėnyrė qė tė mund tė pėrmbushni dėshirat tuaja.


Njerėzit do tė harrojnė gjithēka kur ata ndodhen nė hipnozė

Nė fakt shumė njerėz e mbajnė mend se ēfarė ndodh, kur ata qenė duke u hipnotizuar. Disa njerėz mund tė harrojnė pėr njė farė kohė, por ajo ėshtė thjesht nė pjesėn e prapme tė mendjes tuaj tė ndėrgjegjshme. Kujtesa nuk ėshtė zhdukur, dhe ju mund tė hyni nė tė sa herė qė dėshironi. Vetėm disa persona mund tė harrojnė pėr njė kohė tė shkurtėr, por shumica e njerėzve kujtohet pėr ēdo gjė, kur zgjohen nga gjendja e gjumit.


Hipnoza ėshtė diēka e keqe pėr shėndetin e pėrgjithshėm tė njeriut

Disa mendojnė se tė hipnotizohesh, mund tė jetė diēka negative pėr shėndetin e tyre nė tėrėsi. Ata mendojnė se nuk do tė jenė nė gjendje pėr tė fjetur ose kryer ēfarėdolloj aktiviteti normal gjatė kėsaj gjendjeje. E megjithatė, hipnoza ėshtė nė fakt shumė pozitive pėr shėndetin tuaj, dhe mund t’iu ndihmojė si fizikisht ashtu edhe mendėrisht.
Trupi juaj ėshtė nė njė gjendje relaksi tė thellė, nė krahasim me kohėn kur jeni plotėsisht i zgjuar. Nuk jeni i stresuar. Ndjeni se keni mė shumė kontroll mbi tė ardhmen tuaj dhe fatin tuaj. Truri juaj ėshtė nė gjendje tė lėshojė shumė endorfinė, e cila qarkullon masivisht nė gjak. Kėto hormone do t’iu ndihmojnė tė ndjeheni mė tė sigurtė dhe tė lumtur. Njerėzit qė mund tė jenė nė depresion, kanė tendencėn tė ndihen shumė mė mirė kur hipnotizohen pikėrisht pėr kėtė sėmundje.


Ju mund tė detyroheni tė thoni apo bėni gjėra kundėr vullnetit tuaj

Njė nga mitet mė tė zakonshme, pėrsėri kryesisht falė filmave tė Hollivudit, ėshtė qė hipnotizuesi mund tė detyrojė tė bėni apo thoni gjėra kundėr vullnetit tuaj, gjatė kohės qė jeni i hipnotizuar. Ky ėshtė njė mit. Klienti ėshtė ai qė ka gjithmonė situatėn nėn kontroll, dhe jo hipnotizuesi. Ju nuk do tė bėni asgjė qė shkon kundėr asaj qė ju besoni, apo vlerave tuaja.
Shpesh herė, kur njė person ėshtė duke u hipnotizuar, mesazhet negative neutralizohen apo zbehen. Zakonisht hipnoza ėshtė pėrdorur pėr tė siguruar njė mesazh qė ėshtė pozitiv. Ajo shpesh herė pėrdoren pėr tė ndihmuar me krijimin e njė ndryshimi, por vetėm nėse klienti dėshiron tė ndryshojė dhe ėshtė i gatshėm pėr tė.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi