Ēfarė na fsheh toka, misteret e sė shkuarės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė na fsheh toka, misteret e sė shkuarės

Mesazh  gjilanasi prej 27.02.16 12:59



Shumė nga kėrkuesit mbi fenomenet e pashpjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herė nė pah njė fakt shumė tė rėndėsishėm qė nuk mund t’i jepet njė pėrgjigje e saktė.

Ndėrsa mendohet nga shumica e shkencėtarėve qė merren me kėrkime tė kėsaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara ose UFO, janė nga burime jashtėtokėsore ose janė projekte qeveritare, ka dhe njė rrymė tjetėr mendimi, qė kėto objekte tė kenė lidhje me Indinė e Lashtė ose me Atlantisin. Ajo qė dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese nė Indinė e Lashtė, vjen nga burimet e vjetra tė literaturės indiane: tekste tė shkruara, qė kanė ardhur te ne nėpėrmjet shekujve. Nuk ka pike dyshimi se, kėto tekste janė autentike dhe shumė prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste tė tillė. Shumė prej tyre akoma nuk janė pėrkthyer nė anglisht qė prej sanskritishtes sė vjetėr.

Perandori indian, Ashoka, krijoi njė shoqėri sekrete tė quajtur “Shoqėria sekrete e nėntė burrave tė panjohur”, tė cilėt ishin shkencėtarė qė supozohet se kataloguan shumė shkenca. Ashoka e mbajti punėn e tyre tė fshehtė, pasi ishte i trembur nga pėrmbledhja e avancuar e shkencės, qė bėnė kėta shkencėtarė duke iu referuar burimeve antike, mund tė pėrdorej pėr luftė-ndaj tė cilės ai ishte totalisht kundėr. Ashoka ishte kthyer nė njė budist tė devotshėm pasi kishte mundur njė ushtri tė madhe nė njė betejė shumė tė pėrgjakshme. “Nėntė burrat e panjohur” shkruajtėn njė total prej nėntė librash, mundėsisht nga njė prej secilit.


Tė dhėnat

Njė prej kėtyre librave ishte “Sekretet e forcės gravitacionale”. Ky libėr, i njohur prej historianėve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjėrit prej tyre, trajton ēėshtjet e gravitacionit dhe tė kontrollit tė tij. Ky libėr, mendohet se ėshtė diku i mbajtur fshehur, nė ndonjė bibliotekė tė Indisė ose tė Tibetit (ose ndoshta dhe nė ndonjė vend tė Amerikės sė Veriut…). Arsyet e Ashokės mund tė kuptohen lehtėsisht nga kushdo, pasi nėse dikush me qėllime negativedo tė mund tė kishte nė dorė njohuri tė tilla, atėherė Toka do tė kthehej sėrish nė njė grumbull pluhuri. Ishin pikėrisht kėto armė e kėto njohuri qė shkatėrruan perandorinė e lashtė indiane, Rama, disa mijėra vjet pėrpara se Ashoka dhe raca e tij tė ishin aty.


Tekstet

Pak vite mė parė, kinezėt zbuluan disa dokumente sanskrite nė Llahsa, Tibet dhe i ēuan ato nė Universitetin Chandrigarh pėr t’i pėrkthyer. Dr. Ruth Reyna, i kėtij universiteti, deklaroi se, kėto dokumente pėrmbajnė instruksione pėr tė ndėrtuar anije hapėsinore pėr udhėtime ndėryjore. “Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit “anti-gravitacional” dhe ishte e bazuar nė njė sistem analog e “laghimas”, fuqia e panjohur e egos, qė ekziston nė psikologjinė e njeriut, “njė forcė centrifugale e fuqishme mjaftueshėm pėr tė mposhtur forcėn gravitacionale”. Duke iu akorduar Yogės Hindu, ėshtė pikėrisht kjo lloj force ajo qė lejon ngritjen nė ajėr dhe zhvendosjen e njė personi. Dr. Reyna, tha se, nė bordin e kėtyre makinave, tė cilat ishin tė quajtur “Astras”, nė tekst, indianėt e lashtė mund tė kishin dėrguar njerėz nė cilindo planet-duke i’u akorduar dokumentit, i cili mendohet tė jetė mijėra vjet i vjetėr.

Dorėshkrimet, u tha se ishin bartėse tė sekretit tė “antimas”, “mbulesės sė padukshme” dhe “garimės”, si dhe “si tė bėhesh i rėndė sa njė mal plumbi”. Natyrisht, shkencėtarėt indianė nuk i morėn kėto tekste seriozisht, por u bėnė mė tė ndjeshėm ndaj kėtyre teksteve tė lashta dhe vlerės sė tyre, vetėm kur kinezėt deklaruan se, studimi i kėtyre teksteve ishte pėrfshirė nė programin hapėsinor qė ata kishin. Ky ishte njė nga rastet e para, kur njė qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kėrkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Dorėshkrimet nuk thonė pėrfundimisht nėse udhėtimet ndėrplanetare u realizuan apo jo ndonjėherė, por pėrmend planifikimin e njė udhėtimi nė Hėnė, megjithėse nuk ėshtė e qartė nėse ky udhėtim u krye apo jo. Megjithatė, njė prej epikave indiane mė tė mėdha, Ramayana, ka nė pėrmbajtje tė saj njė pėrshkrm tė hollėsishėm tė njė udhėtimi nė Hėnė, nė bordin e njė Vimana (ose Astra), dhe tregon njė betejė tė zhvilluar nė Hėnė me njė Asvin (njė anije e qytetėrimit Atlantas). Kjo ėshtė vetėm njė evidencė e vogėl nė lidhje me kontrollin antigravitacional tė pėrdorur nė kohėn e indianėve tė lashtė. Qė tė kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet tė shkohet shumė prapa nė kohė.
E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisė Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet mė parė nė ndarjen kontinentale, qė i pėrkiste Indisė dhe ishte njė komb shumė i madh, me qytete tė sofistikuara, shumė prej tė cilėve vazhdojnė tė zbulohen edhe sot nė shkretėtirėn e Pakistanit, nė Indinė perėndimore dhe atė veriore. Rama ekzistonte paralel me qytetėrimin Atlantas, qytetėrim i cili drejtohej nga “udhėheqėsit shpirtėrorė tė dritės”, tė cilėt ishin dhe qeverisėsit e qyteteve.


Qytetėrimi

Shtatė qendrat mė tė mėdha tė qytetėrimit Rama, njihen nė tekstet Hindu si “Shtatė qytetet Rishi”. Duke i’u akorduar teksteve indiane, njerėzit kishin fluturuar me makina fluturuese tė quajtura Vimana. Kėto ishin me dopjo kuvertė, dritare anash dhe njė kube qendrore dhe ngjanin nga forma me njė pjatė tė filxhanėve tė sotėm. “Udhėtonin me shpejtėsinė e erės dhe lėshonin njė tingull melodioz”-shkruhet aty. Kishte tė paktėn katėr tipe tė ndryshme tė Vimanas. Disa ishin si tip pjate, tė tjera si cilindėr (anije nė formė cigarje). Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janė tė shumtė. Duhet tė shkruash volume tė tėrė librash me pėrshkrimet qė bėjnė ata. Indianėt e lashtė i prodhonin kėto anije vetė. Ata shkruajtėn manuale tė tėra mbi kontrollin e tipeve tė ndryshėm tė Vimanas, shumė prej tė cilėve janė akoma nė qarkullim dhe njė pjesė e mirė janė pėrkthyer edhe nė anglisht. Samara Sutradhara, ėshtė njė traktat udhėzues me tė gjitha detajet mė tė imta tė njė udhėtimi ajror nė njė Vimana.

Ka rreth 230 strofa qė tregojnė mėnyrėn e ndėrtimit, lėshimit nė ajėr, udhėtimin me mijra milje, uljet normale dhe ato tė detyruara e deri tė pėrplasjet e mundshme me zogj. Nė vitin 1875, Vaimanika Sastra, njė tekst i periudhės sė shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjuar (i cili i referohej disa teksteve akoma mė tė lashtė), u zbulua nė njė tempull indian. Ky dorėshkrim pėrshkruante operacionin e njė Vimana dhe jepte informacion nė lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisė pėr udhėtime tė gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetė dhe mėnyrėn sesi t’i jepje kėtyre makinave duke zėvendėsuar enregjinė diellore me njė lloj tjetėr energjie, e cila ėshtė ajo anti-gravitacionale. Vaimanika Sastra ka tetė kapituj me diagrama, ku pėrshkruhen tre tipe avionėsh, pėrfshirė aparaturat qė mund tė duheshin nė rast zjarri apo prishje. Aty pėrshkruhen edhe 31pjesė nga kėto anije dhe 16 materiale me tė cilėt ishin ndėrtuar kėto anije. Kėto materiale thithnin nxehtėsinė dhe dritėn dhe konsideroheshin tė vlefshme pėr ndėrtimin e Vimanave.

avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi