Zoti nuk i ka krijuar fetė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zoti nuk i ka krijuar fetė

Mesazh  gjilanasi prej 15.02.16 16:20



Nėse marrim priftėrinjtė, ose hoxhallarėt, pavarėsisht cilėt, mjafton njerėz tė cilėt abuzojnė nė emėr tė Zotit, kėta gėnjeshtar i referohen “vullnetit tė Zotit”, dhe janė gjakftohtė sepse matin kombet, popujt, individėt (veēse vėshtirė ca individė tė cilėt janė zot tė vetes). Kėta nuk janė pėr kombet, por direkt kinse me Zotin.

E keqja ėshtė se asgjė nuk ju intereson mė shumė se kontakti me hyjnitė. Nė kėto raste njeriu i edukuar mirė, nga fėmijėria i cili gjithnjė pėrbuzė Zotin jashtė vetes, vėshtirė ju kthehet kėtyre premtimeve qesharake. Kurse ata tė cilėt janė zhgėnjyer nga jeta si personale apo reale, me njė moral tė dobėt kokė e kėmbė i kthehen Zotit (priftėrinjve, hoxhallarėve....)

Njeriu i penduar me qėllim t’i falen mėkatet i nėnshtrohet priftit ose hoxhės. Tė dytė (prifti dhe hoxha) jetojnė nga mėkatet. Atėherė mė njeriu nuk ėshtė i vlerėsuar ose njerėzimi nuk ėshtė i shenjtė. Nėse zhduken tė gjitha fetė do tė jetojė njerėzimi dhe Zoti i pastėr ateistė. Jeta e vėrtetė qe gjetur qysh herėt, pėrjetėsia nuk u gjet, vetėm u premtua, sipas feve gjithkush ėshtė bir i Zotit dhe njeriu asgjė nuk mund tė pretendoj pėr vete. Ēfarė qe kjo kotėsi e tė jetuarit?! Kjo i bie t’i shpallėsh Jezusin dhe Muhamedin heronj.

“Duke folur me rregullsinė e fiziologut, kėtu mė shumė se kudo, do tė ishte e pėrshtatshme njė fjalė tjetėr, fjala idiot”, vlerėsonte Nietzsche.  Edhe vetė Nietzsche-ja qe njė idiot pėr priftėrinjtė dhe hoxhallarėt, vetėm se idiotėsinė e krijonte nga vetja pėr vetveten nė ca raste edhe pėr pėrmirėsime tė cilat i bėnin mėkatarėt. Nėse njeriu pajtohet ta kėrkojė Zotin, menjėherė shpallė rrugėn e idealizmit. Ky njeri i “shėndoshė” kėtė e bėnė nga pavarėsia e plotė dhe liria totale e tė menduarit.

Zoti kėtu shfaqet si paravėnė nga dashuria e shpirtit pėr tė cilėn ky njeri mendon se e bartė me vete. Mė e thella ėshtė kur ēdo njeri i kthehet  mendimit fėmijėror (pafajėsia, harresa, rėndėsia e momentit, jeta pa fillim pa fund, vetėm moment brenda sė mirės dhe keqes, pa jetėgjatėsi, pa Zot, tamam kafshė.) Kėtu nuk lind Zoti, por njeriu jeton nė mbretėrinė e tij. Ose mbretėrinė e zotit personal njeriu i pastėr e bart me vete, pa vetėdije dhe nėse ekziston Zoti nė idenė e kėtij njeriu atėherė ėshtė si fėmija, dhe fėmija ėshtė si Zoti.

Fetė e pengojnė Zotin dhe e obligojnė njeriun ta vrasė. Tė heqim Jehovain (Zotin e Izraelit), tė heqim Krishtin (tė birin e Zotit), tė eliminojmė profetin Muhamed, Nietzsche-ja do tė besonte vetėm nė njė Zot, (nuk do kishte arsye ta vriste ,) poashtu edhe njeriu mė i ri i tokės i cili u pastrua nga kėta idiotė tė propaganduar fetarė. Gjithnjė nė emėr tė feve u ndėshkua dhe kjo shprishi raportet me Zotin, Zoti (nėse ekziston), nuk ka fe, feja mundohet tė shkruan pėr Zotin pa e njohur, aty krijohet shpifja, dhe Zoti asnjėherė nuk shkroi pėr fe, nėse jeton (nuk ka lidhje me njeriun) ėshtė nė pavarėsi tė plotė, porse nganjėherė mendimi mė thotė se edhe Zoti ka njė Zot tjetėr, andaj mė mirė tė dominojė Zoti ateistė.

Edhe pse Nietzsche shpallė mbretėrinė e Zotit brenda njeriut, ai ndjen pėr njė kapėrcim dhe krejt filozofia e tij identifikohet me fjalėn “pėrtej”. Nėse mbretėria e Zotit ėshtė brenda nesh, si duhet tė veprohet? Kthimi nė pastėrtinė fėmijėrore, aty ku nuk ka ndėshkim, frikė dhe kufizim, vetėm liri dhe harresė. Ajo ēfarė jeton brenda, na vė nė lėvizje, kurse ajo e jashtmja krijon konfuzion ndėrmjet kontaktit me tė brendshmen.

Mė mirė t’i besohet vetėm Zotit tė brendshėm, me pa fjalėn “pėrtej” dhe nėse vritet ai nė emėr tė njeriut e jo tė fesė, vritet edhe vetvetja. Ky njeri i sė ardhmes duhet tė jetė Buda i madh dhe i vjetėr, i ngjanė fėmijės, vetėm se ai shpėrndanė dituri nga vetja, e fėmiju lojė dhe buzėqeshje. Fėmija i vogėl ėshtė Buda i madh kėshtu e rregullojnė botėn. Kėtij fėmiu nuk i mungon intuita ose logjika, pėrkundrazi ai e tejkalon logjikėn e tij dhe pafundėsisht ndjenė dhimbje gjė tė cilėn e arrinte Nietzsche dhe kritikonte Epikurin (Dekadent tipik paganė.) Nuk ka tallje mė tė madhe me njeriun se Zoti si person (ose individ), i cili qėndron nė botėn e pėrtejme dhe dėrgoi tė birin (mirėsinė), kurse i ati (ngul pėrjetėsinė. ) Kėtė e ka pėrdor Kisha e jo Zoti (tashmė zoti nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrė.)

Ēfarė bėjnė fetė sot? Mashtrojnė nė emėr tė Zotit (Zoti fare nuk ka dėgjuar pėr fetė), politizojnė, shkatėrrojnė kombet, pėrdoren si mantel, pretekst, vello pas se cilės sipas Nietzsches instinktet bėjnė punėn e tyre. Feja dinakėria e pėrhershme e njerėzimit i shpie nė verbėrim tė instinkteve reale, aty ku ekziston vetėm njė Zot: I vetvetes dhe fėmijė. Gjithnjė flitet sipas fesė, madje poshtėrsia mė e madhe: veprohet sipas fesė. Nė botėn e feve nuk shfaqet asgjė e cila ka tė bėjė me realitetin. Tė gjitha fetė rrotullohen rreth hiēit, janė plotė gabime, le qė kanė gabime, por edhe helmojnė shpirtin, mesiguri Zotat kėnaqen nė kėtė spektakėl tragjikomik sidomos ato hyjni tė cilėt i kam hasur unė p.sh  Nietzsche, Kamy dhe nė rastin kur vuajtja na braktisė ne, ndjehet mirėnjohje pėr tė  gjitha fetė dhe vazhdojnė tė kultivojnė rritjen e numrit tė kolektivit (kėtu shtohet forca e feve) janė mė superiore siē tallet Nietzsche-ja sesa majmuni.

Mė vjen keq qė jam i pranishėm nė kėtė planetin e vogėl tė quajtur Tokė. Ose nuk do ta akuzoja asnjėherė Zotin po tė mos shikoja njerėz tė lindur pa gjymtyrė, invalidė, me sėmundje psikike, defekte fizike, a duhet t’i kėrkojnė pėrgjegjėsi Zotit? Revolta ime ngritėt nė njė vendosmėri mė ekstreme dhe fetarėt janė me jo-nė definitive. Po-ja ime dhe jo-ja e tyre qėndron ndėrmjet revoltės sė arsyeshme dhe pajtimit tė pakuptuar ose me pėrcaktimin e fatit i cili qėndron edhe mbi Zotin. Fati shkruan pėr Zotin e jo Zoti pėr fatin. Pėr shkak tė pėrvuajturve, endacakėve, tė sėmurėve mental, Zoti ėshtė fajtor. Nėse vret njė njėri je vrasės, nėse vret me miliona je diktator, nėse i vret tė gjithė je Zot.

“Vrasja ėshtė atribut hyjnor” vazhdon Kamy. Zoti -vrasės i njerėzve, atėherė asgjė  nuk mund ta ndalojė qė t’i vret edhe tė afėrmit tonė. Vetė Zoti e dėnoj Jezusin me vdekje nė tokė (gjithnjė bėhet fjalė nėse Zoti komandon edhe fatin, por pak mund tė besohet nė kėtė) dhe vetė Jezusi nuk mundi tė bėjė asgjė mė shumė pėrveē tė publikoj demonstrimin mėsimeve e tij. Vdekja tė cilėn e morri pėrsipėr Jezusi si sakrificė pėr njerėzimin qe pėr paqe dhe gėzim tė zemrės. Po u dashka tė vuash tė dėnohesh pėr tė vėrtetuar mirėsinė. Jo ore Zot i paemėr, absurditet i jo ekzistimit, dėnimi qė morri “biri yt”, qe vetėm  propagandė personale e tij, pa ndihmėn tėnde. Por, pėrse e lė nė atė mėnyrė tė vuaj ai njėri, pasi qė ke forcėn edhe ta ndalosh? Jo Zot , forca jote nė tokė nuk ka kuptim dhe ti nuk ke raporte me njeriun.

U vetėsakrifikua Jezusi pėr veten e tij e jo pėr ty, ndonėse thirrej nė emrin tėnd. Vuajtja e Jezusit qe edhe hakmarrje pėr drejtėsi dhe gjithēka ėshtė poshtėruese pėr kėtė drejtėsi derisa pėrdorė revanshin. Ai u sakrifikua pėr hakmarrje. Pėr njė ēast u pėrqendrua vėshtrimi historik se mbretėria e Zotit vjen tė gjykojė armiqtė. Unė kėtu gjithēka filloj tė kuptoj. Kėtu merr fund mirėsia, paqja dhe humaniteti i Krishterimit.

Vdekja e Jezusit qe pėr mbretėrinė e Zotit dhe poshtėrsia e Zotit degradon kėtė mbretėri. Jezusi nė njė farė forme kėrkonte edhe tė barazohet me Zotin, porse kėtė nuk e publikonte nė tokė, sepse toka e vogėl ėshtė nėn Zotin dhe ai barazohej me njerėzimin. Vetė Zoti nuk do lejonte njė gjė tė tillė sepse po t’i afrohesh Zotit ai tė djeg, veē ai ka dėshirė te jetė Zot. Nėse Jezusi do barazohej me Zotin (me tė atin), ai menjėherė do pėrpiqej ta tejkalonte dhe do shpallte mbretėrinė e tij. Tw dytw e kishin luftėn pėr pushtet.

Si mund tė jetė Zoti i mirė kur ofroi birin e tij si viktimė? “Sakrifikimi nė kryq dhe nė formėn mė tė poshtėr dhe mė barbare, sakrifikimi i tė pafajshmit pėr mėkatet e fajtorėve”, revoltohet Nietzsche. Kėtu Zotin e shohė si vrasės ndaj tė birit, sepse vetė Zoti  duhej ta dinte betejėn e ashpėr tė Krishtit ndaj njerėzve. Kur u shpallė doktrina e gjyqit Zoti nuk kishte fuqi ta ndalonte, ose kishte por e linte me qėllim.

Pastaj, sakrifica drejt vdekjes, e tani ringjallja dhe vetė Pali qe skeptikė nė kėtė tė fundit kur pohon: “Nėse Krishti nuk ėshtė ringjallur prej vdekjes, atėherė feja jonė ėshtė e kotė”. Kishte tė drejtė dhe kjo pasiguri e tij e identifikoj si predikues, dhe a u ringjall vėrtetė Krishti? Pak mund tė vėrtetohet sepse propaganda depėrton mė shpejtė se shkenca, e kėtė njerėzit e dinin. Pas vdekjes nė kryq, fillon njė lumturi e re Budiste siē kishte me klithė Nietzsche-ja “Budizmi nuk bėnė por mban premtimin, krishterimi premton gjithēka por nuk mban asgjė.” Zoti shprehu pushtetin, Krishti erdhi pėr pushtet tė ri, ndėrsa priftėrinjtė krijuan fenė mbas tyre, poashtu synuan pushtetin. Kėshtu qė pėrdorej ideja, teoria, simbolet me qėllim tė tiranizimit tė masės dhe formimi i kolektivit tė madh, gjė qė e fuqizon fenė. Edhe Muhamedi morri nga Krishterimi, mjetin pėr tiraninė, formimin e kolektivit, ose siē e thotė Nietzsche “besimin te pavdekėsia”, kjo i bie doktrina e gjyqit.

Edhe te Myslimanizmi, pikėrisht te i dėrguari nga Zoti, Muhamedi, kėrkohet urdhėr pėr bindje ndaj tij, sepse kėtu bashkohet edhe bindja ndaj Zotit. Te Myslimanėt sipas tyre, Zoti dėrgon ndėrmjetėsues pėr bindje dhe besim. Njeriu i cili ka hequr qafesh Zotin dhe djemtė e tij nuk ka nevojė pėr bindje dhe besim ndaj tyre, sepse ai beson instinkteve tė veta dhe unit tė tij.

Kėto libra janė veē letėrsi dhe mos lejoni tė mashtroheni. Fetarėt do klithin: “Mos gjyko”, sepse do tė digjesh nė ferr, dhe jo veē ti, por tė gjithė ata qė pengojnė rrugėn e djemve tė Zotit. (Jezusi dhe Muhamedi.) Nuk e lejojnė Zotin tė gjykojnė sepse vetė njerėzit gjykojnė nė emėr tė tij. Luten, falen pėr mbretėrinė e Zotit, e ēojnė jetėn dėm drejt hipokrizisė. Jeta e tyre duket shumė e pėrulur, madje si hije. Kush nuk i bindet, ai ėshtė i kėrcėnuar, ndonėse Myslimanizmi shprehė mė shumė detyrim dhe rreptėsi pėr bindje sesa Krishterimi i cili kishte lulėzimin nė mesjetė.

Tė njėjtėn sot qė e bėjnė Myslimanėt. “Kush mė bindet mua, ai i ėshtė bindur Pėrendisė, ndėrsa kush mė kundėrshton mua, ai ka kundėrshtuar Pėrendinė”. Mirėpo, kush ju bindet tė dyve ka nėnvlerėsuar jetėn e tij reale, instinktin dhe ndjenjėn. Nuk ka kundėrshtim mė tė madh sesa dashurisė ndaj vetes e kėtė njeriu e bėnė kur adhuron “perėndinė” dhe “pėrjetėsinė”. Mirėpo, nuk ėshtė fillimi dhe fundi i ekzistencės mbarimi i gjithēkaje, njeriu duhet tė sakrifikohet pėr vetveten pėr “Zotin” qė e ka pėrbrenda e jo jashtė tij. Disi Zoti duket si me kamxhik, diktator urdhėrues pėr tė shijuar njeriu “parajsėn”.

Ja qė kishte dhe ka prej atyre qė nuk ju binden letėrsisė pėr Zotin, sepse kjo letėrsi u shkrua nga njeriu e jo nga Zoti, dhe po tė ekzistonte vėrtetė nga Zoti ai nuk do bėnte propagandė, por nė heshtje do ta obligonte ta kuptonte individi. Njeriu bėhet edhe mė qesharak kur “citon” nė emėr tė Zotit: “Ai nuk flet sipas qejfit tė vet, por ajo qė thotė ėshtė vetėm shpallje hyjnore, qė i vjen atij”. E merr tė drejtėn tė thirret nė emėr tė Zotit, ndėrmjetėsuesi i cili poashtu synon pushtetin dhe gjyqin.

O njeri i drejtė nuk ka besim mė tė mirė se nė vetveten tėnde, ajo ėshtė e vėrtetuar. Njeriu bėhet edhe mė qesharak kur vetėquhet profet dhe merr pėrsipėr tėrė universin. Fuqia njeri nuk mund tė ik mė shumė se nga vetvetja. “Qė bėnė mirė tė veshėsh dorashkat kur lexon Dhiatėn e Re”, shkruante Nietzsche, i cili nuk kishte mendim pozitiv pėr ēdo letėrsi fetare pėrveē asaj Budiste.

“Prania e shumė fėlliqėsie thuajse ta imponon kėtė”, vazhdon ai. Ēdo lloj libri tjetėr i pastėr bėhet kur lexon librat “e shenjtė fetarė”. Ja njė rast qė ka lexaur Nietzsche: “Lexova me njė frymė, menjėherė pas Palit, atė shakaxhiun, Petronionin, jashtėzakonisht tėrheqės e tė pacipė, pėr tė cilin mund tė thuhet ajo qė Domeniko Bokaciu i shkruante dukės sė Parmės pėr Cezar Borxhianin. Pavdekshmėrish i shėndetshėm, pavdekshmėrish i kthjellėt dhe i formuar mirė....” Gabimi i fetarėve qe te thelbėsorja, sulmi ndodh por, gjithēka vjen nga vetė ata.

Nga lindja e njė Zoti tė vetėm nuk u krijua ende njė Zot i ri. Nėse do krijohej do identifikohej si njė shpirt krijues, nė fakt prapė ai do qe mjeran, ashtu siē e pėrdorin njerėzit duke e idealizuar figurėn e tij. Nėse do krahasoja Budizmin dhe krishterimin, Budizmi ėshtė mė realist ngaqė problemet i rrok nė mėnyrė objektive dhe ka jetėgjatėsi prej qindra vjetėsh.

Shfaqjen e Zotit Budizmi e fshin fare dhe kjo fe vėrtetė ėshtė realiste. Kjo fe nuk e lufton mėkatin, por i hap dyer realitetit dhe vet Nietzsche-ja e lartėson sepse si Budizmi edhe Nietzsche nė thelb lartėsojnė dhimbjen. S’ka gjė mė reale se prania e dhimbjes. Budizmin Nietzsche e ngritė pėrtej sė mirės dhe se keqes dhe vazhdimi i pėrtejmes hap horizont tė panjohur dhe nuk krijon kufij brenda njohjes. Budizmi shpreh vullnetin e paskajshme tė vuajtjes dhe e dyta shprehė instinktin e njeriut qė vuan dhe vetėm vuan, kėtu lehtė mund tė kuptojmė se pėrse Nietzsche e pėlqen Budizmin. Ai qe njė objektivė ndaj Budizimit dikur u bė shumė personal ndaj tij, sepse gjente ngjashmėrinė me dhimbjen.

Ndoshta nuk mund tė them pėlqim, por njė pėrshtatje e pėrafėrt me Budizmin. Buda fiziologjisė tentonte t’i bėnte ballė, sepse e dinte se shpirti ėshtė nė burg, jo tė pėrjetshėm (nė trup), dhe vetvetja drejt rrugės sė shpirtit, me procedurė plotė dhimbje qe skėterrė e vėrtetė. E treta qė ka pozitive Budizimi ėshtė se lutja qe e ndaluar dhe asnjė detyrim absolut, apo imponim nuk i propagandohet njeriut. Mund tė hysh brenda tempullit dhe tė dalėsh pa problem.

Thjeshtė nuk ka luftė, nuk tenton tė rritė numrin e besimtarėve, tė shtoj forcėn, nuk ėshtė hakmarrės, e as nuk kundėrvepron. “Nuk i jepet fund armiqėsisė me armiqėsi”, refreni mė prekės i Budizmit i cituar nga Nietzsche, por me dobėsimin e individit (sepse egoizmi qe primarė pėr Budizmin), dhe ēlirimin nga dhimbja. Budizmi e kėrkon dhimbjen, pastaj tenton tė ēlirohet, kėshtu e sfidon nė thelb. Atėherė, Budisti i vėrtetė mė nuk ndjen dhimbje. Shpirtin Budistėt e vėnė nė dietė duke lartėsuar egoizmin dhe me plotė tė drejtė Nietzsche pėrmend Sokratin i cili i shpalli luftė shkencės pėr ngritjen e moralit egoist tė personit.

Budizmi nė shpirt ėshtė liberal, mungesė ekstremizmi, posedon kthjelltėsi dhe nga qetėsia e tepėrt eliminon dėshirat dhe Budizmi nuk ėshtė dėshirė drejt absolutes sepse idealen e ka pėrbrenda. Nėse e krahasojmė me Krishterimin dhe Islamin, tė dyja kėto fe janė tė tė nėnshtruarve dhe janė njerėzit mė tė ulėt ata qė kėrkojnė shpėtim nga Zoti.

“Te Krishterimi, hetimi mbi mėkatin, autokritika, inkuizicioni i ndėrgjegjes, ushtrohen si zėnie me punė”, revanshohet Nietzsche. Aty ai sheh rrugėdalje nga mėrzia duke ju nėnshtruar mė tė fuqishmit me emrin Zot.  Nėse njeriu tenton ta arrijė atė, ėshtė maje e paarritshme, nga kjo pėrpjekje e dėshtuar ai duhet tė lutet te krishterėt dhe tė falet te myslimanėt. Njeriu kėtu si qenie me trup ėshtė i nėnēmuar, i pėrbuzur duke mos i dhėnė rėndėsi jetės dhe trupit nė tokė. Nė njė farė forme tė dyja fetė: Krishterimi dhe Myslimanizmi e nėnvlerėsojnė Zotin, sepse e propozojnė ekzistencėn e tij nga vetja e tyre, pastaj e kėrkojnė jashtė ekzistencės pėr ta fuqizuar mė shumė.  Zoti nėse ekziston ai nuk ėshtė as i Krishterė e as Mysliman. Ai ėshtė ateistė.   Nė njė farė forme tė dyja fetė kanė shumė ashpėrsi ndaj vetes dhe urrejtje pėr tė tjerėt qė mendojnė ndryshe. Trupin nuk e kanė pėrbuzė qė mbanė shpirtin dhe mė shumė shpirti ju duhet se trupi.

Pas shpirti vije nėnshtrimi ndaj Zotit tė panjohur dhe nė vend se tė gjejnė harmoni ndėrmjet trupi, shpirtit unitetit, egoizmit, njeriu kėrkon diēka qė nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrė. Zoti.  Harxhimi i kohės qė njeriu e bėnė pėr Zotin, mė mirė do ishte tė harxhonte pėr vetveten se do arrinte qetėsinė ideale. Kėtė e ndjenė Buda. “Budizmi ėshtė fe pėr njerėzit jetėgjatė, pėr raca tė edukuara, tė zbutura, tej mase spiritual”, thoshte Nietzsche nga qetėsia e thellė e shpirtit. Kėtė e bėnte ta zėvendėsonte nga lodhja ekstreme e krishterimit.

Evropa dhe SHBA-ja ende nuk janė tė pjekura pėr kėtė gjė.  Budizmi nuk ka nevojė vuajtjen ta propagandojė sepse thellėsisht vuan pėr vetveten dhe kjo vuajtje ėshtė tejet e sinqertė.

Myslimanizmi dhe Krishterimi vuajtjen e ka nė propagandė dhe ju duhet interpretim pėr vuajtjen, atėherė vet instinkti i shtyn drejt mohimit tė vuajtjes.

Ilir Muharremi
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti nuk i ka krijuar fetė

Mesazh  IndigoStar prej 20.02.16 10:31

Ilir Muharremi ndjese qe po te them por ja ke futur PORDHES

sa per Muslimanet nje Musliman sdo t'ia dije per Hoxhen ka kontakt vetem me Krijuesin .... kshu qe PORDHES ia paske futur
avatar
IndigoStar

The starting point of all achievement is desire - Napoleon Hill -


82


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Per Niettzche-ne

Mesazh  4u prej 27.02.16 15:47

[qFilozofia lirike e Nietzsche (Niēe) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nėse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me do vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas veti njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenolog apo heideggeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėrsia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ē’domethėnje ka tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.
avatar
4u

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti nuk i ka krijuar fetė

Mesazh  Jetmira prej 28.02.16 14:57

Ende ka luft per punen e fes
avatar
Jetmira

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti nuk i ka krijuar fetė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi