Zoti nuk ka vdekur sepse nuk ka jetuar kurrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zoti nuk ka vdekur sepse nuk ka jetuar kurrė

Mesazh  gjilanasi prej 25.01.16 20:18



Nė antikė njerėzit mendonin pėr Zotat se bėnin njė jetė jo shumė tė ndryshme nga njerėzit (Poezia epike e Homerit qė u projektua nė skenėn kozmike tė malit tė Olimpit), Zotėt mund t’i dėnojnė njerėzit pėr mospėrmbajtjen e tyre dhe mosnėnshtrimin e tyre tė cilėn grekėt e quanin hubris. As atėherė perėnditė nuk kishin moral, por shprehnin forcėn dhe ngulnin frikėn. Kjo qe nė vetė idenė e njeriut e jo tė Zotit. Gjithmonė njeriu kėnaq njė forcė mė tė madhe.

Kėtu qe miti pėr Zotin, mit jo i vjetruar edhe tash. “Zoti ėshtė nė ēdo gjė”, kjo qe ideja bazė e stoikėve. Mendimi se Zoti ėshtė, zjarr, forcė, natyrė... nxjerrė mendimin se thelbi ėshtė Zoti, pastaj vjen arsyeja. Kėtu ndodhi njė pėrzierje ndėrmjet absolutes materiale dhe idesė (pra prezencės sė zoti nė materien), gjė qė ėshtė gabim. Pastaj lindi feja si rrugė drejtė pavdekshmėrisė.  Sa mund ta njeh njeriu Zotin? A e njeh shqisa ose shpirti? Asnjėherė kjo s’mund tė jetė qėllim nė vetvete. Shqisa dhe shpirti njėjtė si te Zarathustra duan tė na bindin qė Zoti ėshtė fillimi dhe fundi, qėllimi i ēdo gjėje. “E tillė ėshtė mendjemadhėsia e tyre”, shkruan Nietzsche. Zoti, shqisat dhe shpirti janė vetėm instrumente dhe vegla, ngaqė mbrapa tyre gjithnjė rri vetvetja. Vetvetja gjithnjė qe nė pėrgjim mė kot Zoti lartėsohet nė ide, por ka tė tillė qė e shesin vetveten pėr Zotin. Nietzsche-ja vetveten pėrpiqet ta tejkaloj me klithmėn mė tė madhe qė i bėri mbinjeriut. Vetė e tha: “Njeriu ėshtė diēka qė duhet tejkaluar”. Kėtu ai na mėson mbinjeriun, ndonėse vetveten e prezanton si mbinjeriu. Por, sa mund tė jetė sovran vetvetja ndaj Zotit, shpirtit dhe shqisave? I tėrė trupi bashkėvepron dhe nga nėnēmimi i madh qė i bėnė vetvetes ai ulėrinė pėr njė Zot tė panjohur qė u shpik nga vetė ky njeri.

Zoti u shpik nga frika, urrehet prapė nga frika, frika ndjek pas Zotin, nėse njeriu e kėrkon po e supozoj e takon Zotin, ai kėrkon tė barazohet me tė, pastaj njeriu kėtu shpall mbretėrinė. Njeriu nė tokė shpallė mbretėrinė e vdekshme duke shpresuar te Zoti mbretėrinė e pėrjetshme. Frika e obligon njeriun tė komunikoj me Zotin, por nė vend se ta urrej pėr shpallje tė frikės, njeriu e ndėrgjegjėson. Subjekti i Zotit ėshtė frika, kurse objekti truri dhe trupi.

   Si mund tė vritet Zoti kurrė asgjė nuk dihet nė hollėsi pėr tė.  Pėrse njeriu tė besoj nė Zot kur ka diēka mė tė lartė se ai? Ajo ėshtė drejtėsia. Nė emėr tė saj vritet dhe gjykohet, andaj a duhet tė jetė njė Zot pėr kėtė? Ēfarė do tė thotė tė jesh Zot? Tė refuzosh ēdo tė drejtė tjetėr, ose ēdo ligj pėr veē tėndit. “Nė emėr tė drejtėsisė mohohet Zoti”, shkruan Kamy.

Drejtėsia nuk mund tė kuptohet pa idenė pėr Zotin. “Atėherė a jemi nė absurditet”, pyet Kamy. Zoti ėshtė absurditeti ma i madh nė idenė e njeriut, kėtij absurditeti Nietzsche-ja i qaset nė krye. A mund ta hedh poshtė ēdo ide pėr Zotin? Ėshtė labirint pa dalje, Stirner qesh nė kėtė pashtegdalje, Nietzsche-ja i vėrsulet barrierave, kurse Kamy e refuzon nė vetvete dhe ndjenė lodhje ndaj tij. Mjaftė mė me gėnjeshtra tė kultit tė pėrjetėsisė. “I vėrtetė ėshtė vetėm uniku”, pėshpėrit Kamy, nga momenti kur njeriu e gjykon Zotin nė aspektin moral, ai e vret nė vetvete, nė fakt ai gjithnjė merret me njė kufomė e cila bujshėm u ringjallė me tendence tė frikės pėr drejtėsinė dhe shpresėn pėr pėrjetėsinė (lodhje nga gėnjeshtra dhe asgjė rreth kėtij kuptimi). Foshnja lind nė pamendim pėr tė, ideja pėr tė krijohet gjatė jetės pėr ta mbajt nėn fre lirinė e njeriut.

     Thoma Akuini pėrpiqet tė aprovoj ekzistencėn e Zotit nga “argumenti” qė del nga lėvizja. “Dihet se ajo, qė lėviz, shtyhet nga diēka tjetėr drejt asaj ku ėshtė shtyrė”, shkruan Akuini. Natyrisht, sepse lėvizja ėshtė kalimi i diēkaje nga njė fuqi pėr tu konkretizuar nė lėvizje. Nxitėsi  i dytė lėvizė nga nxitėsi i parė, dhe ēdo njėri sipas Akuinit duhet ta kuptoj se shtyhet nga Zoti. Ai nuk e konkretizon saktėsisht (argumentin e nxitėsit tė parė, bile me emėrtim, ose grimcė apo ēfarėdo forme), por e nisė nga mesi dhe vėrehet se Zoti ėshtė i ngulitur thellė dikund pafundėsisht nė mendimin e tij. Atėherė, edhe Zoti vihet nė lėvizje nga njė Zot tjetėr.

Nėse Zoti ėshtė absolut dhe lėvizė nga vetvetja, edhe njeriu ėshtė brenda kėtij absolutizmi, ose qėndron jashtė kėsaj, dhe nuk ka fare lidhje me tė. Kundėr sulmet ateiste (tė krijuara mė herėt dhe tash), janė kryengritje religjioze, ato qenė tė nevojshme si ilaē pėr kurimin e sėmundjes (sikurse njė antibiotikė qė vret bakterin nė trup.) Mėnyrėn e dytė e tė vėrtetuarit tė Zotit ky filozof e nisė me shkakun veprues. “Po tė heqim shkakun, heqim edhe pasojėn”, shkruan ai.

Nėse nuk gjejmė shkakun e parė, atėherė nuk do ta gjejmė as atė tė fundit, atėherė si mund ta pranojmė shkakun e parė tė cilit ēdo kush ia jep emrin Zot? Shkaqet vepruese vazhdojnė pafundėsisht pavarėsisht a gjejmė tė parin pėr atė tė fundit, por kjo nuk do tė thotė se vepruesi i parė ėshtė Zoti. E para gjithnjė ka njė para saj, por qė njeriu ta rrumbullakoj mė lehtė gjetjen, kėtė e fut nė njė rreth absolut i cili ėshtė i pavarur. Krijesa njeri jeton nė pavarėsi totale me Zotin, dhe kjo gjithnjė ka qenė kėshtu, andaj ideja pėr vrasje dėshton, sepse asnjėherė nuk ka jetuar, por duhet asgjėsuar ideja pėr ekzistimin e tij, kėtu Nietazche-ja vėrsulet (me antibiotikėt). Nė rastin kur ai e vret, nė njė farė forme e pranon ekzistimin e tij. Mė mirė ta anashkaloj (tu kthehet instinkteve tė vėrteta njerėzore.)

    Nė mėnyrėn e tretė tė vėrtetimit tė Zotit sipas Akuinit, diēka qė kurrė s’ka ekzistuar, s’mund as tash tė ekzistojė. Pasi qė nuk ka pėrjetėsi pėr njerėzit nė kohėn tė cilėn jetojnė, si mund tė ketė pėrjetėsi pėr Zotin? Sipas, tij vetė njeriu ėshtė pjesė nga Zoti dhe i lejohet tė vdiset nė kėtė botė, kurse Zotit tė dominojė pėrjetshėm nė idetė e njerėzve. Nietzsche e materializon Zotin kur e vret. (Krishterimin e sulmon vetėm si moral, le tė paprekur Jezusin dhe aspektet cinike tė Kishės.) Krishtin nuk e sheh tė revoltuar Nietzsche-ja kjo del nga mosrezistenca e tij ndaj sė keqes. Nėse diēka ka ekzistuar para Zotit, atėherė edhe Zoti duhet tė ekzistojė.

Nėse njeriu nė ide mendon vetėm pėr njė Zot ekzistues dhe asgjė para tij, kjo ėshtė absurde. “Nė rast se ēdo gjė mund tė mos ekzistojė, atėherė pėrpara saj nuk mund tė ketė ekzistuar asgjė”, shkruan Akuini. Kjo ėshtė e vėrtetė, se mė parė asgjė nuk ekzistonte dhe nuk do tė fillojė tė ekziston. Sa ėshtė e nevojshme ekzistenca e Zotit? Domosdoshmėria e ekzistimit shkaktohet gjithnjė nga diēka tjetėr, dhe ėshtė e pamundur ta zgjatim pafundėsisht (pėrjetėsisht Zotin). Si mund tė pranojmė ekzistencėn e njė qenieje qė ka vetė domosdoshmėrinė brenda vetes dhe nuk merr atė nga njė tjetėr? Nuk mund tė shkaktojė tek tė tjerėt domosdoshmėrinė nėse nuk ka pikėnisjen, sepse njerėzit varen nga diēka para tyre. Arsyeja pėr ekzistimin e Zotit, sipas tij, ėshtė vetėm nė domosdoshmėrinė brenda vetes pa marr nga tė tjerėt. Akuini kamuflon  Zotin absolut.

Nėse ekziston Zoti absolut, ai nuk mund tė ketė kontakte me njeriun, sepse vetė njeriu jeton brenda ekzistencės absolute. Dy absolutet nuk mund tė kenė lidhshmėri. Mėnyra e katėr sipas kėtij filozofi del nga shkallėzimet qė vėrehen nė gjėrat, nga shkaku dhe arsye e lartėsisė. “Zjarri ėshtė kulmi i nxehtėsisė, pra, bėhet shkaku i tė gjitha gjėrave tė nxehta”, shkruan ai. Duhet tė ketė diēka si shkak nė tė gjitha qeniet, dhe ēdo pėrsosje tjetėr tė tyre, kėtė e quan ai Zot. Njė logjikė mė e thellė thotė se ky gradacion drejt lartėsive mohon ēdo arritje mė tė lartė, sepse i mungon fillimi pėr ta ditur fundin. Dhe nėse Zoti kamuflon pėrgjigjen pėr njė fillim, atėherė si mund ta quaj tė mirė?

Njeriu ėshtė i harruar dhe i humbur nė kėtė univers. Ndoshta instinktet e dinė vlerėn e vet, andaj Zoti nuk pėrzihet me ta. Zoti ėshtė veē nė ide. Rreziku ėshtė qė njeriu atėherė kėrkon tė zėvendėsohet me Zotin. Duhet jetuar si fėmija: harresa, rifillimi, loja, rrokullisje rreth vetes... Nėse bota me Zotin ėshtė hyjnore, atėherė vetėm arti ka ngjashmėri nė tė kuptuarit. Mėnyra e pestė e cila sipas Akuinit ėshtė drejtimi i botės, i orientuar nga zgjuarsia drejt qėllimit sikur shigjeta nga e drejton shigjetari.

Gjėrat shtyhen drejt qėllimit, ky veprim ėshtė i pėrhershėm me tendencė tė arritjes sė nivelit mė tė lartė. Qėllimi qe me paramendim, por komplotimi i universit pėr arritjen e qėllimit ėshtė mė i madh sesa vetėm qėllimi. Atėherė, nuk qe qėllimi i arritjes sė qenies mė tė lartė tė quajtur Zot, por tokės (tė vetmes sė vėrtetė tė cilės duhet qėndruar besnik dhe jetuar nė kėrkesė tė shpėtimit.) Bota ėshtė provim i vetėm pėr Zotat. Nuk duhet prodhuar Zota pėr pėrmirėsimin e kėsaj bote, toka ėshtė e mbushur me njerėz-zota. Duhet t’i thuhet po vetvetes pastaj botės, e jo Zotit. Zoti nuk ka vdekur, vetė ėshtė rrėzuar pėrballė drejtėsisė. Zotin njeriu nuk e ka armik sepse s’ka ekzistuar kurrė, nuk duhet tė kemi kujtim pėr tė. Njeriut mė nuk do ti duket i rėndėsishėm koncepti “Zot”, pas tij “mėkati”, kjo sikur njė plaku qė nuk luan me lodėr, ose kujtim i dhimbjes fėmijėrore, por ai do tė kėrkon dhimbje tjetėr.

    Subjekti i ndėrgjegjes mė thotė se njeriu ėshtė mė i poshtėr se Zoti nė idenė e tij. Zoti u pėrdorė pėr dashurinė ndaj njerėzve, ana e tij e mirė kėtu qėndron. Ideja e zbritjes nga qielli dhe ideja e kthimit te ai me pastėrtinė e sė mirės nga toka, e shpiki njeriu pėr mirėsinė. Ai krijoj njė ligj, ligjin hyjnor nė kontakt me atė tokėsor, dhe ndjenja e frikės u lartėsua. Vėrtetė duhet tė jetė e saktė pyetja se tregomani njė njėri tė mirė. Jo tė gjithė njerėzit janė tė kėqij, ata tė mirė janė nga frika tė mirė, kurse tė kėqij nga vetvetja. Ky njeri shprehė revoltėn, padrejtėsinė qė i bėhet ndaj vetvetes. “Por nė ēastin e qartėsisė kur nė tė njėjtėn kohė e kuptojmė legjitimitetin e kėsaj revolte dhe pafuqinė e saj, tėrbimi i mohimit shtrihet atėherė edhe nė atė qė pretendohej tė mbrohet”, shkruan Kamy. Meqenėse, njeriu i mbuluar me tė keqen nuk mund tė pasurohet me tė mirėn, ėshtė i obliguar tė mirėn ta zhyt nėn tė keqen, sikurse drejtėsinė nėn padrejtėsinė, dhe krejt nė fund kjo pėrzihet mė shkatėrrimin.

     Zoti tė ekzistencialistėt ėshtė i hequr qafesh, por ideja pėr tė mbetet aktive. Ky ekzistencializėm ateistė tipik i Sartrit ėshtė mė koherent. “Nė qoftse Zoti nuk ekziston, ekziston tė paktėn njė qenie tek e cila ekzistenca paraprin esencėn”, shkruan Sartri. Pra, njė qenie ekziston para pėrcaktimit (anulimi i mendimit se Zoti e pėrcakton), kjo qenie ėshtė vetė njeriu, apo sipas Hjdegerit realiteti njerėzor. Pėr cilėn tė vėrtetė e ka fjalėn? Ajo qė duket se ėshtė e vėrtetė prapė dyshohet nė ėshtė e vėrtetė. Kėtu edhe lind ideja pėr Zotin nė njė pavėrtetė.

Ekzistencialistėt e vėnė pėrpara njeriun dhe pėrcaktimi ndodh mė pas. Kjo bindje ėshtė rregulli i absolutizimit njerėzor. Nė rast se nuk pėrcaktohet njeriu, atėherė ai mohohet dhe pėr ekzistencialistėt ėshtė asgjė. Pėrcaktimi para krijimit edhe nė krijim nxjerrė tė njėjtėn gjė. Njeriu kėtu na del i vetėm dhe ēdo gjė varet nga ai: pėrcaktimi pėr njohjen e vetvetes dhe fjalė e lehtė ėshtė ajo ekzistencialiste se: njeriu nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ai qė ėshtė bėrė. Ata flisnin veē pėr njeriun, mirėpo nė anėn subjektive ēdo krijesė ėshtė e njėjtė nėse flitet pėr idenė e Zotit. Sikurse para zjarrit, ashtu edhe para Zotit krijesat digjen njėjtė. “Asgjė nuk ėshtė shkruar nė qiell, dhe njeriu do tė jetė para se gjithash ajo ēka ai ka menduar tė jetė. Jo ajo qė ai dėshiron tė jetė”, shkruan Sartri. Ajo ēfarė ai ka menduar i pėrket njė bote tjetėr (iluzion, imagjinatė, fantazi), kurse dėshira vendimit tė ndėrgjegjshėm, kėtė edhe e arsyetojnė ekzistencialistėt, kjo vjen pas krijimit tė njeriut ose siē pohon Sartri “Nga ne vetė”, kjo nėnkupton prapė absolutizimin.

      Njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr ekzistencėn e tij, nuk ka dyshim, por pėr esencėn e ekzistencės, pak mund tė flitet pėr fakte, sepse qartėsia nuk mund tė nxjerrėt nė sipėrfaqe. Vetė njeriu e krijon Zotin, dhe vetė e vret. Nė qoftėse njė shkėndi vjen nga qielli drejt meje, nga do ta kuptoj unė se vėrtetė ėshtė kjo nga Zoti? Dhe nė rast se dėgjoj zėra, si do ta vėrtetoja se ato vijnė nga qielli (Zoti), e jo nga ferri, ose nga njė gjendje patologjike? Nėse e ndjejė nė thellėsi Zotin, ose jam mėsuar ta ndjejė, ngaqė nė realitet asnjė ndjenjė nuk pėrcakton kėtė, jam unė ai qė vendos pėr njė realitet brenda meje dhe e quaj zėri i Zotit, engjėllit etj. Pa mua kjo nuk do tė kishte kuptim dhe pa Nietzchen Zoti nuk kishte vdekur, ashtu si lindi me njeriun. A ndryshon diēka me mos prezencėn e Zotit? Natyra prapė do tė kishte tė njėjta rregulla, ndershmėria do qe po ajo, veēse Zoti do ishte si njė hipotezė e vjetruar njėjtė siē shkruanin ekzistencialistėt humanist “Zoti do tė vdesė qetėsisht dhe vetvetiu”. Nė qoftėse Zoti tashmė e ka vėrejtur se ėshtė i braktisur nga njeriu, ai do tė heq dorė vetė nga njeriu dhe bota. Mos tė harrojmė se gjithnjė bėhet fjalė pėr idenė e Zotit e jo pėr Zotin (tė vėrtetuar me fakte.)

      Tė gjitha fetė flasin pėr vetveten si mė tė mirėn prej tjera feve dhe pėr kėtė arsye unė nuk mund t’i pėrkasė asnjė feje, pasi qė aty s’mund tė gjej madhėshtinė dhe lirinė e shpirtit. “Rruga e Kishave ėshtė e thjeshtė pėr t’u gjetur, dyert janė tė hapura, vetėm se mungon propaganda”, thotė Hermann Hesse. Aty ka vend edhe pėr kriminelin qė tė nisė nga e para. Fuqia e nėnshtrimit aty klithė pėr barazinė, prandaj ka vend pėr kriminelin e penduar nė kėrkim tė njė tė ardhme paqėsore lumturie. Kėtė hapėsirė ofrojnė tė gjitha fetė, sepse nė thelb pėrfaqėsojnė Zotin e mirė dhe propagandėn pėr tė rritur numrin e tė penduarve.

Feja e di se dija e popujve ėshtė e njėjtė andaj lufton unitetin. Brenda kėtij uniteti mbanė jo tolerancė pėr fe tjera dhe nuk e pranon se tė gjitha fetė janė motėr njėra me tjetrėn. Nga ky mos respekt secila nė vetvete ulėrinė pėr tė vėrtetėn e madhėrishme ose rrugėn e drejtė e cila duhet tė ndiqet, natyrisht pėr paqe. Ēdo fe posedon adhurimin pėr ndjenjėn e pėrulėsisė. Por, rruga drejt mendimit pėr Zotin tė kthen pas jo ashtu siē thekson Hesse “Tė shpie pėrpara”. Ai kėtu propozon njeriun tė ecėn verbėrisht nėn errėsirėn e fatit tė kufizuar dhe prapė me panjohuri dhe fakte qofshin materiale ose nė ide. Mendimi pėr Zotin ėshtė i vjetruar, por mė i vjetruar qe paganizmi dhe mė i moderuar ėshtė anashkalimi pėr mendimin se “Zoti ka vdekur”, nė pamundėsi tė vrasjes sepse s’ka ekzistuar asnjėherė. Nėse njeriu vazhdon tė jetoj pa besimin nė Zot, atėherė nė vete zhduk idenė pėr pėrjetėsinė.

   Hesse me plotė tė drejtė thekson pėr mitet e Biblės qė janė tė pa vlera sikurse ēdo mit i librit tjetėr fetarė. Nė ēfarė konteksti? “Janė tė pavlera deri kur nuk u japim vetė njė interpretim pėr ne dhe kohėn tonė”, shkruan Hesse. Ato propagandojnė pa pėrmirėsime ose avancime, shtyjnė kohėn e sė shkuarės (pėr atė kohė qe bujė ēdo fjalė), kurse me avancimin e botės, veprat fetare janė tė prapambetura. Sipas kėtij filozofi, rėndėsia e kėtyre librave ėshtė atėherė kur ne u japim interpretim. Prapė vdes nė  momentalen, ndonėse qėllimi i veprės synon jetėgjatėsinė e kėtė e arrin me absoluten.

     Pse Nietzsche-ja e vret Zotin?  Kėtė e bėnte nė mėnyrė strategjike dhe i thoshte po asaj qė ėshtė. Imagjinonte lirinė e njeriut pa Zot, ditėn e re me diell, dhe kjo ditė qe nė mesditė, aty ku ėshtė e nevojshme ndalja e rrotės sė kohės. Tė pohohet vetėm mendimi pėr ēastin nė tė cilėn ndjehet njeriu. Mirėpo, ajo qė ėshtė evoluon dhe Nietzsche-ja i thotė po evoluimit. Ai shprehė vullnetin pėr pushtetin qė synonte totalitetin, ky vullnet qe i fuqisė individuale. Pa e sunduar botėn, ky filozof e kuptonte se ishte asgjė. Pas tij, e dinte qė mendimtarėt e rinj nisen nga fakti historik i vdekjes sė Zotit, porse pasojat ende qenė tė njėjta. “Ti thuhet po gjithēkasė  supozon se i thuhet po vrasjes”, shkruan Kamy, mirėpo vdekja posedon dy mėnyra: Nėse njeriu thotė po pėr gjithēka, ai i thotė po edhe Zotit, pranon nga imagjinata nėnshtrimin.

E kundėrta nėse edhe Zoti dėshiron po-nė pėr gjithēka, ai miraton robėrimin, nėnshtrimin dhe dhembjen e tė tjerėve. Ligji i shenjtė na del shumė qesharak, nėse bėhet fjalė pėr miratim tė tij dhe Nietezsche-ja si revoltues metafizik e vret Zotin me plotė tė drejtė. Revolta metafizike qe protestė kundėr gėnjeshtrės qė i bėhej njeriut dhe ekzistencės sė tij. Sipas Kamysė, Nietzsche-ja me po-nė dhe harrimin e jo-sė origjinale, e rimohon vetė revoltėn, ndonėse nė tė njėjtėn kohė edhe moralin,  i cili nuk e pranon botėn ashtu si ėshtė. “Nietzsche-ja e kėrkonte me tėrė dėshirėn e tij njė Cezar romak me shpirt tė Krishtit”, thotė Kamy, nga e cila nėnkuptohet po-ja edhe robit edhe zotėruesit, nė tė njėjtėn kohė. Por, prapė nga kjo po, shenjtėrimi ėshtė nė anėn e zotėruesit.

    Aspak nuk mund  ta quaj vetveten si njė i revoltuar metafizik, sepse i revoltuari metafizik preokupohet  me asgjėsimin e tė Zotit, por edhe Zotit nė tėrėsi jo si qenie , por si zotėrues. Kurse unė e kthej mendimin dhe idenė nė folenė e saj tė vėrtetė, aty te paralindja dhe lindja me tė cilin vjen ideja pa Zotin dhe njofton idenė pėr Zotin nga historia. Atėherė, nuk duhet vrarė Zoti, por duhet kthyer vetvetes njeriu. Ata qė shpikėn Zotin, e bėnė si referencė “tė njė vlere”, jo tė pėrbashkėt, sepse pėrbrenda njeriut ekziston vetvetja si Zotėrues e jo Zoti jashtė tij, andaj njeriu ėshtė i pakuptueshėm pėr njeriun. Kėtė e dinin shpikėsit e Zotit. Unė ngrihem para njė bote tė shkatėrruar pėr ta shpėrndarė unitetin, parimin e drejtėsisė qė gjendet tė secili prej jush, dhe duhet kundėrvėnė padrejtėsisė.

Nėse zhduket ideja pėr Zotin, do tė shkatėrrohet mesjeta e cila vriste nė emėr tė Zotit, dhe do tė zhduket ISI-SI qė ripėrsėrit mesjetėn. Mjaftė mė dogmave fetare! Parasegjithash njeriu pėrdorė si lehtėsim pėr dominim “humanitetin” fetar pėr tė arritur vrasjen dhe pushtetin. Pėrdorej Zoti pėr pushtetin, por unė aspak nuk kam qėllim tė afirmoj pushtetin tim dhe nuk gjendemi nė tė njėjtėn histori si unė (revoltues mohues kundėr Zotit), dhe Zoti shpikės nga njeriu. E them se nė ēastin e rebelimit, nuk e kam pėr qėllim shkatėrrimin e idesė pėr Zotin, por vetėm argumentin e lindjes sė njeriut pa mendimin pėr Zotin. Mė shumė duhet besuar instinktit tė njė foshnje e cila nga ēasti na ēast harron, njėjtė si kafsha, sesa njė tė rrituri i cili propagandon pa fakte pėr njė tė pavėrtetė. Nuk filloj tė kėrkojė drejtėsi dhe tė pėrfundoj deri nė mbretėri, unė do tė mbetem vetėm nėn kufijtė e drejtėsisė pa shpallė mbretėrinė. Ajo i bie ta kthej mendimin kur isha fėmijė dhe ta vazhdoj tė shtyjė jetėn pa Zot drejt unit tim dhe nė fund vdekjes (diēka e natyrshme qė vije pa Zotin.)

     Kur tė pėrmbyset lufta e Zotit, njeriu do tė pranojė se ka drejtėsi, kėtė fat i cili gjithnjė qe i heshtur te njeriu, tash e shpronėson hyjnoren. Pas kėsaj do tė fillojė njė pėrpjekje ndoshta edhe e pa shpresė pėr tė themeluar perandorinė e njerėzve (pa dallim race dhe feje), me synim tė unitetit dhe shpėrngulje tė frikės nga ekzistenca. Rreziku ėshtė se ēdo njėri do tė kėrkojė me ngulmė tė afirmojė mbretėrinė e tij. Na del se njeriu gjithnjė ėshtė Zot dhe s’ka nevojė pėr Zotin jashtė tij.

nga Ilir Muharremi
avatar
gjilanasi

424


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi