Gjėra qė njerėzit besojnė se u Shpikėn nga Djalli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjėra qė njerėzit besojnė se u Shpikėn nga Djalli

Mesazh  Siroco prej 24.01.16 18:21

Djalli ėshtė akuzuar se ka krijuar shumė gjėra, pėrfshirė rrokun, Hari Poterin, dragonjtė, internetin etj.

Por mund tė surprizoheni kur tė shihni se pėr shumė gjėra qė aktualisht mund tė ndodhen pranė jush, pretendohej seriozisht se janė shpikur nga djalli.


Teatri



Nė vitin 1632, njė puritan i quajtur Uilliam Pryne nxorri togfjalėshin "Kamzhiku i aktorėve," duke argumentuar se teatri ishte mėkat dhe i shpikur nga djalli.

Uilliam besonte se aktorėt dhe dramaturgėt ishin "lavire tė specializura, fufjanė, pijanecė, dhe pa Zot," dhe se ishin tė angazhuar nė akte tė adhurimit tė djallit.

Kjo qasje e tij u bė pėrhap nė tė gjithė botėn.

Kulmi do tė arrinte nė vitin 1910, kur pastori Isaac M. Haldeman publikoi njė shkrim nė New York Times ku pretendonte se teatri ishte njė shpikje e Satanit. "Nuk bėjnė pjesė nė jetėn time, bashkė me bixhozin dhe kėrcimin. Tė gjithė janė tokėsorė dhe bėjnė keq." shkruan ndėr tė tjera Haldeman nė shkrimin e tij.


Futbolli




Sipas evangjelistes nigeriane Fumilayo Adebayo, futbolli ėshtė shpikur nga djalli si njė formė idhujtarie. Kur njeriu kėrkoi tė arrinte Parajsėn duke ndėrtuar Kullėn e Babelit, Zoti turbulloi gjuhėt e tyre dhe i shpėrndau nė erė, kėshtu shkruhet nė shkrimet e lashtė.

Futbolli ėshtė njė lojė qė bashkon klasat, kombet, dhe fetė, ėshtė pjesė e axhendės pėr tė krijuar njė qeveri tė vetme botėrore dhe pėr tė ngritur antikrishtėrimin, pretendon Adebayo.


Zarat ose bizhozi




Nuk pėrbėn ēudi fakti qė bixhozi konsiderohej si njė mėkat i madh nė Mesjetė. Shihej si diēka qė inkurajonte blasfeminė dhe idolatrinė, dhe thuhej se disa bixhozēi zėvendėsonin Deciusin, zotin e zarave, nė vend tė Zotit. Sipas shkrimtarit Bernadette Paton, loja me zara ishte njė formė satanike adhurimi dhe se bizhozēitė vėnė zarat para zotit.


Telefoni




Shkrimtari Ambrose Bierce e pėrshkruan telefonin si "njė shpikje tė djallit qė shfuqizon disa avantazhe tė njeriut pėr tė mbajtur distancė nga njė mospajtim." Nė fakt kjo ishte qasje satirike, por kur ky mjet u shpik, kishte plot njerėz qė e shihnin me dyshim dhe dyshonin pėr origjinėn diabolike tė tij.

Kur telefoni u prezantua pėr herė tė parė nė Suedi, shumė gojėdhėna fshatarėsh kishin frikė dhe e shihnin si diēka magjike, pasi mendonin se telat e telefonit do tė tėrhiqnin shpirtat djallėzorė.


Duhani




Spanjollėt nė fillim u alarmuan dhe ishin konfuzė sa i pėrket duhanit. Kolombi nuk u impresionua aspak kur iu dha duhan pėr herė tė parė, dhe mė vonė nisi tė qahej kur iu dha njerėzve tė tij.

Spanjollėt e parė qė kanė parė indjanė tė tymosin besohet se janė Luis de Torres dhe Rodrigo de Jerez, tė cilėt shumė shpejt e mėsuan vetė kėtė ves. Nė vitin 1498, Jerez mori me vete pėr nė Barcelonė 6 tufa duhan pėr konsum personal, por mėnyra e frymėmarrjes ndėrsa ai pinte duhan bėri qė banorėt tė besonin sikur nė trupin e tij ishte vėnė nė punė djalli.

Mė pas Jerez u arrestua nga Inkuizicioni dhe bėri disa vjet burg.


Instrumentet muzikore




Ekziston njė besim nė traditėn muslimane se instrumentet muzikore janė shpikur nga djalli sepse ishte xheloz nga zėri i Davidit (nė Bibėl), kur kėndonte.

Njė traditė siriane sugjeron se instrumentet u shpikėn nga vajzat e Kainit pėr tė festuar vdekjen e Abelit.

Nė disa shkolla islame, besohet se muzika shkakton ulēėr, diabet, ēmenduri dhe se vonon progresin shpirtėrorė dhe etik.


Socializmi




Ndėrsa ekziston njė traditė e respektuar e Socializmit Kristjan, disa e shohin ideologjinė e majtė si njė reflektim tė mėsimeve tė Jezusit, ndėrsa disa tė djathtė kristjan besojnė se socializmi i ka rrėnjėt tek makinacionet e Satanit.

Sipas njė siti ekstrem tė djathtė nė Kanada, bazat e socializmit qėndrojnė nė herezinė e Joakimit tė Florės, i cili beson se historia ėshtė ndarė nė perjudhat e Babait, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė. Ashtu siē Joakimi besonte se Kisha do tė venitej duke i lėnė vendit krijimit tė njė utopie shpirtėrore, po ashtu edhe Karl Marksi besonte se shteti do tė venitej duke i lėnė vendit utopisė materiale.

avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi