Njerėzimi dhe e ardhmja jonjerėzore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njerėzimi dhe e ardhmja jonjerėzore

Mesazh  Luli prej 15.01.16 17:27



Impakti i pėrparimeve teknologjike inovative si inteligjenca artificiale nė funksionimin e ekonomive tona dhe tregjeve tė punės ka qenė njė temė e nxehtė pėr njė kohė tė gjatė. Por libri i fundit i Jerry Kaplan “Njė guidė e pasurisė dhe punės nė Epokėn e Inteligjencės Artificiale” mė ka bėrė tė kuptoj madhėsinė e rreziqeve tė vėrteta socioekonomike.

Njė shembull relativisht i njohur i impaktit tė revolucionit dixhital mbi punėt e tregjeve ėshtė aftėsia pėr tė fituar rikthime tė mėdha nė tregtinė me shpejtėsi tė lartė duke qenė pėrpara kujtdo njė mikrosekond. Njė tjetėr ėshtė kapaciteti pėr diskriminim tė ēmimit nga ata qė bėjnė tregjet e reja elektronike si Uber, qė kėshtu pėrvetėsoi ēdo qindarkė tė “tepricės sė konsumatorit tė vjetėr” tė teorisė mikroekonomike. Shpejt njė lloj i ri i Uberit tė pėrparuar do tė shfaqet, makina integruese, autobusė, anije, avionė udhėtimi dhe dhoma hoteli njė super aplikacion. Nė fakt, disa prodhues makinash tani po punojnė pikėrisht mbi kėtė.

Njė pyetje kyēe ėshtė pėrse kompeticioni i mirė, i vjetėr nuk i pret kėto pėrfitime menjėherė. Pėrgjigjja shpesh gjendet nė modelin e biznesit. Kompanitė huazojnė shumė pėr tė filluar biznesin, mbledhin kosto tė mėdha fikse dhe shpesh ofrojnė ēmime tė lira nė fillim aq sa humbasin para. Kjo i jep atyre mundėsinė tė zgjerojnė bizneset e tyre virtualisht pa konkurrencė derisa tė krijojnė atė qė ėshtė nė thelb njė monopol. Nė kėtė pikė ata mund t’i ngrenė ēmimet dhe tė pėrfshihen nė diskriminim tė ēmimit relativisht lirshėm.

Siē e thekson Kaplan, kjo ėshtė pikėrisht ajo ēfarė ka bėrė Amazon. Nė fillim arriti njė shkallė masive, duke i dhėnė mundėsinė ruajtjes sė produkteve tė paporositura nė vende tė pėrhapura dhe duke pakėsuar kostot e transportit. Tani mund tė ofrojė shėrbim tė shpejtė dhe falas, qė kompanitė mė tė vogla nuk e mundin dot. Shtoji kėsaj algoritmet komplekse qė vendosin ēmimet nė njė mėnyrė qė maksimizohet fitimi dhe dominanca e kompanisė duket relativisht e sigurt.

Teksa kjo qasje lehtėson rritjen e super-firmave globale, ajo krijon probleme serioze pėr tregjet e punės dhe shoqėritė, sepse shkatėrron mė shpejt punėt e nivelit tė mesėm bazuar nė aftėsitė e vjetra sesa mund tė krijohen punėt e bazuara te aftėsitė e reja. Po aq serioze, ėshtė kontribuimi te nivelet shokuese te pabarazia e tė ardhurave, ku disa kryefamiljarė jo vetėm shijojnė pasuri tė madhe, por gjithashtu kanė influencė politike tė konsiderueshme. Nėse tė ardhurat bėhen shumė tė pėrqendruara shumė shpejt, investimi i dėshiruar priret tė pengohet nga kursimet e mundshme, duke krijuar njė mungesė balance makroekonomike Kejneziane. (Ndryshe nga besimi popullor, ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė sasia e tė ardhurave qė shkojnė drejt atyre qė fitojnė mė shumė, por ndryshimet nė atė tė ardhur).

Kėshtu, impakti i kėtyre pėrēarjeve teknologjike mbetet relativisht i vogėl nė vendet e pėrparuara. Por mund tė ndikojė te rreth 20pėr qind tė PBB dhe rreth 40 pėr qind tė punėve deri nė vitin 2030. Ky ėshtė njė ndryshim i madh, qė ndodh nė njė shpejtėsi tė paprecedent.

Kėshtu ne po mėsohemi me thyerjen e rekordeve – nė vitin 2013 mė shumė se 90 pėr qind e tė gjithė tė dhėnave tė mbledhura nė historinė njerėzore u akumuluan nė dy vitet e fundit – realiteti ėshtė se shpejtėsia dhe shkalla e kėtij transformimi paraqet sfida madhore. Nėse dėshtojmė nė adresimin siē duhet tė tyre, rezultati nuk ka gjasa tė jetė njė shoqėri e mė sigurt dhe mė e begatė, por njė shoqėri ku frustrimi dhe mungesa e shpresės rritet, duke ēuar mundėsisht drejt sjelljeve ekstreme.

Njė propozim, i bėrė nga Kaplan, ėshtė tė krijohet njė “hua pune”. Kompanitė me njė nevojė tė ardhshme pėr disa aftėsi do tė bėhen njė lloj sponsori, duke pėrfshirė ofertat e mundshme pėr punė te njė person qė kėrkon t’i zotėrojė ato aftėsi. Punonjėsi mund tė sigurojė njė kredi kundrejt tė ardhurave tė projektuara pėr tė ardhmen pėr tė financuar studimet. Kreditė do tė shpaguhen sapo tė fillojė puna. Nėse nuk gjendet punė, individi do tė ketė pėrgjegjėsi vetėm pėr pagimin e njė pjese tė kredisė, me balancėn tjetėr tė shlyer nga kompania qė ka njė lloj rreziku. Do tė ketė gjithashtu njė tavan mbi pagesat si njė pėrqindje e tė ardhurave.

Propozime tė tjera pėrqendrohen mbi reformimin e kornizės ligjore pėr tė reflektuar mė saktė mėnyrat e reja tė punės. Pėr shembull, ata qė janė pjesėrisht tė vetėpunėsuar dhe pjesėrisht tė punėsuar nga njė palė e tretė do tė duhet tė inkorporohen mė mirė nė politikat sociale.

Ndryshime tė tilla do tė ishin padyshim tė dobishme. Por asnjė prej kėtyre propozimeve nuk reflekton shkallėn e transformimit qė ne kemi pėrballė. Ēfarė vėrtetė kemi nevojė ėshtė nė thelb transformimi i mėnyrės si shoqėritė funksionojnė – dhe shpejt.

France Stratégie, qė kėshillon qeverinė franceze dhe sipėrmarrėsi amerikan Nick Hanauer kanė propozuar reforma nė politikėn sociale qė kanė njė thelb tė ngjashėm konceptual. Individėt fitojnė “pretendime” pėrgjatė jetės sė pari duke qenė banorė tė ligjshėm, dhe mė pas le tė themi duke marrė diploma arsimi, duke fituar certifikata profesionale, duke performuar shėrbime komunitare dhe duke fituar para. Kėto pretendime mund tė shkėmbehen pėr pėrfitime tė ndryshme, si leje familjare, ritrajnim ose tė ardhura shtesė pėr pensionin. Sistemi duhet tė pėrfshijė tė gjithė banorėt dhe tė jetė plotėsisht portabėl, me shumė hapėsira pėr njerėzit qė kėta tė zgjedhin se kur t’i pėrdorin pretendimet e tyre. Rregullimet plotėsuese, – me le tė themi ofrimin e punėdhėnėsve tė mundshėm tė krediteve shtesė pėr ritrajnim – mund tė zbatohen.

Njėkohėsisht, qeveritė duhet tė pėrditėsojnė politikėn e konkurrencės pėr tė mbrojtur ndaj shfaqjes sė monopoleve globale. Kėtu, marrėveshjet mega-rajonale tė reja tė tregtisė si Marrėveshja e Transatlantikut dhe Partneriteti i Investimit dhe Partneriteti Trans-Paqėsor, duhet tė rezultojnė pa vlerė, duke qenė se aktorėt e sotėm tė fuqishėm nuk lejohen tė diktojnė kushtet qė shkojnė vetėm nė interes tė njėrit.

Bashkėpunimi ndėrkombėtar duhet tė forcohet gjithashtu pėr tė parandaluar shumėkombėshet nga shmangia e taksave duke ndryshuar pėrfitimet sipas juridiksioneve. Shmangie e tillė e taksave ka arritur nė miliarda dollarė.

Sajimi me sistemet ekzistuese nuk do tė jetė i mjaftueshėm pėr tė na pėrgatitur me transformimin e nxitur nga teknologjia me tė cilin po pėrballemi. Ne kemi nevojė pėr njė strategji gjithėpėrfshirėse qė synon tė krijojė tregje – dhe politika – vėrtetė konkurruese dhe tė sigurojė se politika publike i sjell pėrfitim tė gjitha palėve.

Nga Kemal Derviş
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi