Tabuja (iluzioni-burgu obsesiv i njeriut).

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tabuja (iluzioni-burgu obsesiv i njeriut).

Mesazh  Anon prej 11.01.16 23:23

Tabuja eshte nje fjale polineziane. Eshte e veshtire per ne qe te gjejme nje perkthim per te, pasi koncepti qe ajo ngerthen brenda saj eshte i ketille, qe ne nuk e zoterojme me.

Ai hasej ende rendom nder popujt e lashte (si psh romaket qe termin sacer e trajtonin ne te njejten forme me tabune poleziane).  Kuptimi i "tabuse" , sic do ta shikojme , divergon ne dy drejtime te kunderta. Per ne ai ka kuptimin, nga njera ane, te nje dickaje te "shenjte/religjioze" , dhe nga ana tjeter ka kuptimin e dickaje te pashpjegueshme, te rrezikshme, te ndaluar e te papaster.

E kunderta e tabuse tek polinezianet eshte fjala "noa", e cila do te thote "dicka e zakonshme ose lehtesishte e kapshme per te gjithe". Kesisoj, tabu ne njefare menyre ka kuptimin e nje sendi, i cili nuk mund t'i afrohesh dhe perdorimi i tij zakonisht haset ne rastet e ndalimeve dhe kufizimeve. Togfjaleshi yne "frike e shenjte" mund te perkoje me "tabune". Ndalimet e tabuse nuk kane baze dhe jane me origjine te panjohur. Edhe pse ato duken te pashpjegueshme per ne, personat e dominuar prej tyre i konsiderojne keto ndalime si krejt te natyrshme. Wundt (1906 , ne librin e tij fq 308) e pershkruan tabune si kodin me te vjeter ligjor te pashkruar te njerezimit.

Pergjithesisht supozohet se tabuja eshte me e vjeter se perendite dhe daton me tutje nga lindja e cdo lloj i besimit fetare ( apo , zanafilla e cdo lloji fetare ka rrenjet ne tabune ).  

Per sa kohe qe neve na duhet nje parashtrim i paanshem i tabuse, per t'ia nenshtruar ate me tutje studimit , tani une do te jap disa fragmente dhe permbledhje te pjeseve nga termi "tabu" tek Encyclopedia Britannica (1910-11) , autori i se ciles eshte antropologu Northcote W.Thomas. "

Sipas kuptimit te ngushte te fjales, tabuja perfshin:

(a) karakterin e shenjte ose te papaster te personave dhe gjerave,
(b) lloji i ndalimit qe rrjedh prej ketij karakteri ,
(c) shenjteria e ndalimeve".

"Klasa te ndryshme te tabuse ne kuptimin e gjere te fjales mund te dallohen : (i) te natyrshme ose te drejtperdrejta, rezultate te mana-s, por -A- te fituara ose -B- te komanduara nga nje prift, kryetar ose person tjeter i larte, (iii) te ndermjetme, ku te dy keta faktore jane te pranishem, si psh . ne rastin e pervetesimit te nje gruaje prej burrit te saj" ... "

Termi po ashtu perdoret edhe per kufizime te tjera rituale" , " objektet e tabuse jane te shumta :

(a) mbrojtjen e personave te rendesishem - kryetare , prifterinj etj - dhe sende te ndryshme kunder rreziqeve ;

(b) mbrojtjen e subjekteve te dobeta - grave,femijeve dhe njerezve te thjesht ne pergjithesi - prej mana-s se plotfuqishme (influences magjike) te kryetareve te fiseve dhe prifterinjeve ;

(c) mbrojtjen kunder rreziqeve qe kanosen gjate perpunimit ose prekjes se kufomave , ose gjate ngrenies se ushqimeve te caktuara , etj;

(d) mbikqyrjen e etapave me te rendesishme te jetes - lindjen, konceptimin, martesen, funksionet seksuale etj .., kunder demtimeve te mundshme ;

(e) sigurimin e qenieve njerezore kunder zemerimit ose pushtetit te hyjnive dhe shpirtrave ,

(f) sigurimin e femijeve ende te palindur dhe njomezakeve, me te cilet njeri ose te dy prinderit kane krijuar marredhenie vecanerisht te ngushta, prej pasojave te disa veprimeve dhe akoma me posacerisht prej transferimit te disa cilesive , te cilat supozohen te merren permes ushqimeve te vecanta , (ii) tabute kane hyre ne fuqi, me qellim qe te sigurojne kunder vjedhjeve pasurite e nje individi, tokat apo mjetet e tij te punes etj .. " /

Ndeshkimi per thyerjen e nje tabuje, pa asnje dyshim, fillimisht i eshte lene nje vepruesi te brendshem dhe automatik : tabuja e shkelur hakmerrej vete. Kur , ne nje stad me te mevonshem ; dolen ne skene idete mbi hyjnite dhe shpirtrat , me te cilat bashkeshoqerohej koncepti i tabuse, ndeshkimi pritej te zbriste automatikisht prej ketij pushteti hyjnor. Ne raste te tjera, ndoshta si rezultat i nje evolucioni te metejshem te konceptit, vete shoqeria mori persiper ndeshkimi i tabushkelesve, sjellja e tyre e cila kishte vene ne rrezik kulturen e tyre te te menduarit.

Ne kete menyre , sistemet e hershme te ndeshkimit njerezor, mund te kene lidhje te ngushte me tabute.

"Shkelja e nje tabuje e ben fajtorin nje tabu me vete..." Disa nga rreziqet e supozuara qe rrjedhin nga thyerja e tabuve, mund te vihen ne dukje permes akteve komplekse te vetendeshkimit dhe purafikimit nga fajet. Burimi i konceptit i atribuohet nje pushteti te vecante magjik, i cili eshte i brendshem tek disa njerez e shpirtra dhe qe mund te tranferohet prej tyre me ndihmen e objekteve jo te gjalla. "persona ose sende te cilat konsiderohen te ndaluara"tabu" , mund te krahasohen me objekte te ngarkuara elektrikisht ; ato jane selia e nje pushteti gjigant, i cili eshte i transmetueshem permes kontaktit dhe mund te clirohet me efekte shkaterrimtare nese organizmi, i cili provokon shkarkimin e tij eshte mjaft i dobet qe t'i beje balle ; rezultati i shkeljes se nje tabuje pjeserisht varet nga forca e influences magjike , qe zoteron vete objekti apo personi tabu, e pjeserisht nga forca e mana-s kundershtare te tabushkelesit. Kesisoj, mbreterit dhe kryetaret zoterojne pushtet te madh dhe njerezit e zakonshem nuk mund t'i shpetojne vdekjes, ne rast se do t'u drejtohen atyre direkt ; por nje minister ose nje person tjeter me nje mana me te fuqishme se njerezve te rendomte , mund t'i afrohet atyre pa u demtuar , e nga ana tjeter mund te kontaktoje me vartesit e tij pa problem ...

Ne kete menyre tabute jo te drejtperdrejta varen nga forca e tyre, nga mana e atij qe i zoteron ato ; nese ai eshte kryetar apo prift, ato jane shume me fuqiplote se ato qe mund t'i perkasin nje njeriu te zakonshem ... " Shumellojshmeria e manifestimeve te tabuse, gje qe ka cuar ne perpjekjet per klasifikimin e tyre, reduktohet ne nje njesi te vetme permes tezes sone ; baza e tabuse eshte nje veprim i ndaluar, per realizimin e te cilit ne pavetedijen e personit ekziston nje tendece te fuqishme.  

Pra, kushdo i cili realizon dicka qe eshte e ndaluar , dmth shkel nje tabu, ai vete kthehet ne nje "tabu". Si mund ta sjellim kete gje ne nje plan, me faktin qe tabuja nuk ka te beje vetem me nje person qe beri dicka qe ishte e ndaluar, por gjithashtu edhe me persona ne gjende te vecanta, me keto gjendje ne vetvete, si edhe me objekte jopersonale? Cila karakteristike e rrezikshme do te jete gjithnje e pranishme ne te gjitha keto situata te ndryshme? S'ka c'te jete vetem nje gje : cilesia e provokimit te ambivalences tek njeriu dhe tundimi qe u shkaktohet atyre per te shkelur ndalimin.

Dikush qe ka shkelur nje "tabu" , kthehet vete i tille ,pasiqe zoteron cilesine e rrezikshme qe te tundoje te tjeret, qe te ndjekin shembullin e tij : perse duhet qe ai te lejtohet te kryeje dicka, qe per te tjeret eshte e ndaluar? Pra, ai eshte vertet infektues per "popullaten kolektive", sepse inkurajon imitimin e tij, e per kete arsye ai duhet te shmanget.

Por nje person , cili nuk ka shkelur asnje "tabu" , mundet qe megjithate te jete nje "tabu" e perkohshme ose e perhershme, sepse ai eshte ne nje gjendje te zoteron cilesine e zgjimit te deshirave te ndaluara tek te tjeret dhe ndezjen e konfliktit te ambivalences emocionale nder ta. Pjesa me e madhe e pozicioneve te jashtezakonshme dhe gjendjeve po ashtu te vecanta jane natyre dhe zoterojne kete pushtet te rrezikshem. Mbreti ose kryetari ngjall ziline per shkak te privilegjeve qe gezon : cilido mbase, do te donte te ishte mbret.

Te vdekurit, te porsalindurit dhe grate gjate menstruacioneve ose gjate aktit te lindjes zgjojne deshira, per shkak te nevojes se madhe qe kane per ndihme ; nje njeri, i cili sapo ka arritur pjekurine, i stimulon deshirat e ketilla nen premtimin e galdimit qe fal mosha. Per kete arsye te gjijthe keta persona dhe te gjitha keto gjendje jane "tabu", pasi tundimi duhet t'i behet balle.

Tabuja e nje mbreti eshte shume differente ndaj nje mendesie kolektive , pasiqe niveli i tyre perceptues eshte jashtezakonisht i madh. Nese ne e perkthejme kete prej gjuhes se tabuse ne ate te psikologjise normale, kjo ka per te tingelluar pak a shume si vijon . Nje person , i cili druhet tundimit te madh qe paraqitet gjate kontaktit te tij me nje mbret, mundet megjithate te toleroje takimin me nje zyrtar, te cilin ai nuk ka pse ta kete edhe aq shume zili dhe pozita e te cilit mundet qe , mbase ne njefare mase, t'i perngjase pozites se tij. Nje minister, po ashtu , mund ta zbuse ziline e tij karshi mbretit, duke reflektuar pushtetin qe zoteron ky i fundit vete. Ne kete menyre, differencat me te vogla ne sasite e forcave tunduse te magjishme qe zoterohen nga dy njerez, mund te jene me pak te rrezikshme nga ato me te medhate.

Edhe po keshtu eshte e qarte perse shkelja e disa ndalimeve te tabuse perben nje rrezik per shoqerine e thjeshte, i cili duhet te ndeshkohet ose faji i lidhur me ate te shlyhet prej te gjitha anetareve te nje komuniteti, nese ata nuk duan qe te demtohen pa perjashtim. Nese ne zevendesojme deshirat e pavetedijshme me impulse te vetedijshme, do te shikojme se rreziku eshte krejtesisht real. Ai qendron tek mundesia e imitimit, cka do te coje shpejt ne shperberjen e komunitetit te thjeshte. Nese shkelja e tabuse nuk ndeshkohet prej anetare te tjere, ata mund te ndergjegjesohen se edhe ata vete duan qe te veprojne ne te njejten menyre si tabushkelesi.

Ne nuk mund te mahnitemi me faktin qe , ne ndalimet e tabuse, prekja luan nje rol te ngjashem me ate qe luan ne "fobine e prekjes", edhe pse kuptimi i fshehte i ndalimit nuk mund te jete nje natyre kaq e specializuar tek tabuja, ashtu sic eshte tek neurozat. Prekja eshte hapi i pare drejt marrjes se cfaredolloj kontrolli, mbi ose gjate perpjekjes per te perdorur nje person ose objekt. Ne kete menyre, pushtetin infektues te brendshem te tabuse ne e kemi ekuivalentuar me zoterimin e nje cilesie, e cila ka shume gjasa te provokoje tundimin ose te inkurajoje imitimin. Kjo transpetueshmeri e tabuse eshte nje reflektimin i tendeces per te cilen kemi folur tashme, qe ka instikti i pavetedijshem i njeriut, qe te devijoje papushim permes rrugese dytesore mbi objektet te reja.

Kesisoj natyra e tabuse hedh drite mbi natyren dhe origjinen e vetedijes evolative te njerezve te thjesht.

- Sigumund Frojd , shkeputje nga libri i tij (totem dhe tabu).
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi