Tė lumtur nuk na bėn as paraja dhe as fama

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė lumtur nuk na bėn as paraja dhe as fama

Mesazh  Siroco prej 08.01.16 21:13



Psikologji – Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, e ka analizuar kėtė temė pėr njė kohė tė gjatė, duke u marrė me shumė studime paralelisht. Ai ka arritur nė pėrfundimin se tė lumtur na bėjnė njerėzit nė jetėn tonė dhe lidhjet qė ne ndėrtojmė me ta.

Ēfarė duhet nė tė vėrtetė qė tė bėsh njė jetė tė lumtur? Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, e ka analizuar kėtė temė pėr njė kohė tė gjatė, duke u marrė me shumė studime paralelisht dhe regjistruar njė rekord nė kėtė drejtim, si eksperti qė ėshtė marrė mė gjatė me kėtė ēėshtje. Ai ka drejtuar njė studim tė paraardhėsve tė vet profesionalė, qė zgjat tashmė prej 75 vitesh.

E sot duket se ai ka arritur nė pėrfundimin se: nuk ėshtė mirėqenia dhe suksesi ato qė janė vendimtare nė kėtė aspekt, por njerėzit nė jetėn tonė dhe lidhjet qė ne ndėrtojmė me ta.

Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, i ėshtė kundėrvėnė kėsisoj njė pyetjeje tė vėshtirė: ēfarė i bėn njerėzit nė tė vėrtetė tė lumtur nė terma afatgjatė?

Pėr kėtė, Waldinger u ėshtė pėrkushtuar studimeve afatgjata e sė fundmi rezultatet e tyre ai i bėri tė qarta nė “TED-Talks”, njė vėllim leksionesh tė pėrmbledhura nė konferencėn vjetore tė inovacionit nė Kaliforni.

Tri gjėra na ēojnė drejt lumturisė nė jetė

Waldinger arrin nė pėrfundimin se: lidhjet e mira sociale i bėjnė njerėzit mė tė lumtur dhe mė tė shėndetshėm. Nė “TED-Talk”, Waldinger pėrcaktoi veē tė tjerave, sidomos tri pika tė rėndėsishme nė kėtė aspekt:

Lidhjet e mira sociale, si nė rrethin shoqėror, ashtu dhe nė familje, ėshtė vėnė re se ēojnė shpesh nė njė jetė mė tė gjatė. Njerėzit e vetmuar vdesin shpesh mė herėt, sipas Waldinger.
Ėshtė cilėsia dhe jo sasia e miqėsive, tha profesori i Harvardit nė referatin e tij me kėtė rast gjatė konferencės. Kjo do tė thotė se: edhe atėherė kur njeriu i sheh miqtė e vet mė tė ngushtė njė herė nė vit, ai ndihet mė i lumtur sesa kur kujdeset tė shtojė numrin e njohjeve tė tij nė njė mėnyrė fare sipėrfaqėsore, qė ia diktojnė situatat dhe rrethanat.
Veē kėsaj, martesat apo lidhjet e stabilizuara, nė tė cilat sekush mbėshtet partnerin, kishte rezultuar tė ishte dhe ēelėsi i lumturisė pėr pjesėmarrėsit nė teste.
Sipas rezultateve tė sjella nga studimet afatgjata tė profesor Waldinger, nuk janė pra as paraja dhe as fama, ato qė i bėjnė njerėzit tė lumtur.

Krahasim i dy studimeve tė mėparshme

Waldinger me kėtė rast solli nė vėmendje tė dhėnat e dy studimeve tė mėparshme, me tė cilat ai ishte marrė gjerėsisht. Ai iu referua si fillim studimit tė ashtuquajtur “Grant” tė George Vaillant, i cili i shoqėroi 268 diplomantė tė Harvardit nga viti 1910 e nė vijim, nga periudha e studimeve deri nė pension.

Veē kėsaj, ai solli nė vėmendje rezultatet e studimit “mbi lumturinė” tė profesorit tė jurisprudencės, Sheldon Glueck. Ky i fundit ekzaminoi 456 tė rinj tė moshave nga dymbėdhjetė deri nė gjashtėmbėdhjetė vjeē, tė cilėt ishin rritur nė brendėsi tė qytetit tė Bostonit.

Kėrkuesit ekzaminuan jetėt e subjekteve tė tyre. Pėr kėtė u morėn parasysh edhe cilėsia e lidhjeve tė tyre, kėnaqėsia me vendin e punės dhe aktivitetet sociale.

Edhe shėndeti psikik u mat dhe u vlerėsua nė distanca tė rregullta kohore. Sidoqoftė, nė kėtė rast, bėhej fjalė vetėm pėr pjesėmarrės meshkuj nė atė studim.

Sidoqoftė, duke u nisur edhe nga krahasimet dhe vėnia nė pah e tė dhėnave tė shumė studimeve tė tjera, profesori i Harvardit theksoi se tri pikat e pėrmendura mė parė nė mėnyrė tė pėrmbledhur nuk mund tė lėkundeshin, duke vėrtetuar tashmė edhe shkencėrisht diēka pėr tė cilėn shumė njerėz nė botė e marrin si njė konstatim tė mirėqenė e tė gjithėpranuar.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi