Dhjetė misteret e njerėzve tė parė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dhjetė misteret e njerėzve tė parė

Mesazh  gjilanasi prej 17.12.15 10:34



Njerėzit janė diēka unike nė planetin Tokė dhe mbetet njė mister i madh mėnyra se si ata evoluuan. Cilat ishin hapat e parė sipas teorisė sė evolucionit? Pse evoluuam nė kėtė mėnyrė dhe jo nė njė drejtim tjetėr? Pse jemi tė vetmet specie njerėzore tė mbetura? Ēfarė rrugėsh tė tjera mund tė kishim ndjekur?


1. Pse truri jonė rritet?

Nuk ka dyshim qė truri jonė i ka dhėnė njerėzve njė avantazh tė jashtėzakonshėm nė botė. Truri i njeriut ėshtė njė organ jashtėzakonisht i shtrenjtė, qė pėrbėn vetėm dy pėr qind tė masės trupore. Truri pėrdor mė shumė se 1/5 e energjisė sė trupi. Njeriu i dy milionė viteve mė parė nuk kishte tru mė tė madh se majmuni, por njė mundėsi ekziston qė zmadhimi i trurit ka ndihmuar tė parėt tanė pėr tė krijuar objekte mė tė mira. Truri mė i madh na ndihmon tė bashkė-komunikojmė mė mirė me njėri-tjetrin.


2. Pse njerėzit ecin me dy kėmbė?

Paraardhėsit tanė kanė evoluar edhe nė mėnyrėn e qėndrimit edhe pėrpara se tė shpikeshin mjetet e gurit. Por, pyetja ėshtė se pse ne nuk ecim si majmunėt me katėr kėmbė? Mbase sepse tė ecurit me dy kėmbė na bėn tė pėrdorim mė pak energji. Duke lėnė tė lirė krahėt, ka ndihmuar paraardhėsit tanė pėr tė mbledhur mė shumė ushqim. Duke qėndruar drejt ata kanė mundur tė kontrollojnė temperaturėn e trupit.


3. Ēfarė ndodhi me qimet tona?

Pyetja qė ėshtė shtruar gjithnjė ka qenė se pse ndryshe nga majmunėt njerėzit nuk kanė qime? Njė sugjerim ėshtė se paraardhėsit tanė i hoqėn qimet pėr tė qenė mė tė freskėt gjatė motit tė nxehtė. Njė tjetėr sugjerim ėshtė se njerėzit i hiqnin qimet pėr tė mbajtur parazitėt larg qė mos tė prekeshin nga ndonjė sėmundje


4. Pse u zhdukėn tė afėrmit tanė?

Afėr 24 mijė vjet mė parė, speciet tona, Homosapiens, nuk ishin tė vetėm nė botė, por tė afėrmit tanė, neandertalėt ishin ende gjallė. Gjithashtu mendohet se nė Indonezi ka ekzistuar njė tjetėr racė e quajtur Homo, qė arriti tė mbijetonte deri 12 mijė vjet mė parė. Po pse mbetėm vetėm ne gjallė? Disa prova tregojnė se ne kemi arritur t’u bėjmė ballė infeksioneve e vėshtirėsive mjedisore


5. A po pėrshpejton evolucioni i njerėzimit?

Provat e fundit sugjerojnė qė njerėzimi jo vetėm po evoluon, por se po pėrshpejton nė evoluimin e tij. Disa shkencėtarė e sfidojnė vėrtetėsinė e kėsaj prove, duke thėnė se ėshtė ende e paqartė pėr tė vėrtetuar pėrshpejtimin, kjo pasi, dietat jo tė shėndetshme dhe sėmundjet mund ta bllokojnė njė gjė tė tillė.


6. Ē’kuptojmė me “Hobbit”?

“Hobbit” ėshtė pseudonimi i pėrdorur pėr tė treguar skeletet e vogla tė gjetura nė ishullin indonezian tė Flores nė vitin 2003, njė specie humane nė zhdukje. A janė kėto skelete shembuj tė homosapiensit tė deformuar? Nėse zgjidhet ky mister do tė mund tė hidhet dritė mbi shtigjet radikale tė cilat evolucioni i njeriut ka ndjekur


7. Pse njerėzimi modern u pėrhap pėrtej Afrikės 50 mijė vjet mė parė?

Rreth 50 mijė vjet mė parė, njerėzit modernė u zgjeruan pėrtej Afrikės, duke u pėrhapur shpejt nė tė gjithė botėn pėr tė kolonizuar tė gjitha kontinentet pėrveē Antarktidės. Njė numėr shkencėtarėsh e kishin kėtė emigrim me njė mutacion qė transformoi trurin tonė, duke na udhėhequr drejt pėrdorimit tė gjuhės e duke na lejuar tė pėrdorim mjete mė tė sofistikuara.


8. A kemi bėrė seks me neandertalėt?

A jemi pėrzier me racėn e neandertalėve? A pėrmbajnė speciet tona gjene tė mbetura nga tė afėrmit e atėhershėm tė zhdukur? Disa shkencėtarė sugjerojnė qė neandertalėt nuk kanė vdekur, por ata janė bėrė pjesė e njerėzimit modern.


9. Kush ishte hominidi i parė?

Shkencėtarėt po zbulojnė gjithnjė e mė shumė hominide antike tė tė gjitha kohėrave, pėrfshi kėtu edhe paraardhėsit tanė apo tė afėrmit e lashtė. Ata po kėrkojnė shumė pėr t’i dhėnė pėrgjigje pyetjes themelore tė evoluimit tė njerėzimit.


10. Nga vijnė njerėzit modernė?

Pyetja mė e debatuar nė disiplinėn e evoluimit njerėzor ėshtė se nga evoluan njerėzit modernė. Sipas hipotezave tė ngritura, njerėzit modernė evoluan nė Afrikė dhe pastaj u pėrhapėn nė tė gjithė botėn, duke zėvendėsuar popullatat ekzistuese.
avatar
gjilanasi

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi