Shkenca, evolucioni dhe kreacionizmi /.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkenca, evolucioni dhe kreacionizmi /.

Mesazh  Anon prej 15.12.15 3:42

-Perse eshte evolucioni i rendesishem?
Zbulimi dhe kuptimi i proceseve te evolucionit perfaqeson nje nga arritjet me te medha ne historine e shkences. Evolucioni shpjegon ne menyre te suksesshme diversitetin e jetes ne Toke dhe eshte konfirmuar vazhdimisht nepermjet vezhgimeve dhe eksperimenteve ne nje spekter te gjere te disiplinave shkencore.
Shkenca e evolucionit eshte thelbi i biologjise moderne. Ka hapur deren e nje lloji te ri mjeksie, agrikulture dhe kerkimeve mjedisore qe kane cuar ne zhvillimin e teknologjive qe mund te ndihmojne ne luftimin e semundjeve.

Si funksionon shkenca?
-Studimi i evolucionit sjell shembuj te shkelqyer se si shkencetaret e bejne punen e tyre. Ata vezhgojne natyren dhe bejne pyetje te testueshme rreth botes natyrore, i testojne keto pyetje nepermjet eksperimenteve dhe vezhgimeve te reja dhe ndertojne shpjegimet per evolucionin te mbeshtetura ne prova. Nderkohe qe shkencetaret arrijne rezultate te reja nga gjetjet e tyre, ata vazhdojne te rafinojne idete e tyre. Shpjegimet ndonjehere pershtaten dhe disa here te tjera refuzohen kur provat kundershtuese dalin ne drite.
Disa shpjegime shkencore (hipotezat) jane kaq te mirendertuara sa asnje prove e re nuk do te bjere ne kundershtim me to. Shpjegimet kalojne ne stadin e teorise shkencore. Ne gjuhen e perditshme fjala "teori" nenkupton "spekulim", por jo ne shkence. Ne shkence fjala "teori" i referohet nje shpjegimi te kuptueshem te nje karakteristike te rendesishme te natyres te mbeshtetur nga shume fakte te mbledhura gjate kohes. Teorite lejojne qe shkencetaret te bejne parashikime per fenomenet e pazbuluara akoma.
Nje shembull i mire eshte teoria e gravitetit. Pas qindra vezhgimeve prej qindra vjetesh dhe eksperimentesh faktet thelbesore te gravitetit u arrit te kuptoheshin. Teoria e gravitetit eshte nje shpjegim i ketyre fakteve thelbesore. Shkencetaret e perdorin teorine per te bere parashikime se si graviteti do te funksionoje ne rrethana te ndryshme. Parashikime te tilla jane verifikuar nga eksperimente te panumerta, duke e konfirmuar akoma me tutje teorine. Teoria e evolucionit ka te njejten mbeshtetje ne vezhgime, eksperimente dhe prova te konfirmuara, ashtu si edhe graviteti.

-Teoria e evolucionit eshte testuar dhe konfirmuar vazhdimsht.
Te gjithe e dime nga eksperienca jone se tiparet biologjike kalojne nga prinderit tek femijet. Kjo eshte baza e evolucionit. Ndonjehere disa tipare ndryshojne midis gjeneratave. Nese nje tipar i ri rezulton ne nje pasardhes qe eshte me i suksesshem ne mjedisin perreth dhe prodhon pasardhes trashegojne tiparin e tij, atehere ai tipar behet me i shperndari pergjate kohes. Nese tipari i ri i ben pasardhesit me pak te afte per te mbijetuar dhe duke lene keshtu me pak pasardhes, atehere tipari i ri tenton te zhduket nga ekzistenca. Perzgjedhja natyrore eshte procesi, nepermjet te cilit disa tipare kane sukses, ndersa disa te tjere deshtojne ne mjedisin, ku organizmi jeton. Per cdo lloj jete qe shohim sot ka shume lloje te tjera qe nuk kane qene te suksesshem dhe si rezultat jane zhdukur.

-Te dhenat fosile.
Koncepti i evolucionit mbeshtetet nga gjetjet e fosileve ne shtresat e gureve ne epoka te ndryshme te historise se Tokes. Ne pergjithesi, fosilet qe ngjajne me shume me format e sotme te jetes gjenden ne shtresa me te reja te gureve, ndersa shume fosile qe vetem per se largu ngjajne me format e jetes sot gjenden ne shtresa te vjetra te gureve. Duke u bazuar ne gjetje te tilla natyralistet propozuan se shpecjet ndryshojne ose evoluojne pergjate kohes. Perzgjedhja natyrore eshte identifikuar si forca drejtuese pas ketyre ndryshimeve dhe qe atehere shkencetaret kane gjetur nje numer shume te madh te fosileve ne shtresat e gureve te epokave te ndryshme qe vazhdimisht konfirmojne ndryshimet ne format e jetes te parashikuara nga teoria e evolucionit.

-Hulumtimet per ADN-ne.
Biologjia molekulare dhe gjenetika kane treguar se si evolucioni funksionon ne nivelin molekular. Gjenetika ishte panjohur kur evolucioni dhe perzgjedhja natyrore u propozua fillimisht me 1859. Ajo ka treguar se tiparet kalohen nga prindi tek pasardhesi nepermjet ADN-se, nje molekule qe ndodhet ne te gjitha qeniet e gjalla dhe drejton qelizat se si do te rriten dhe sa here do te riprodhohen. Studimet per ADN-ne mbeshtesin gjetjet nga fusha e tjera te shkences. Pershembull, specjet qe duken me pak te ngjashme nga pozicionet e tyre ne te dhenat fosile jane gjetur te kene me shume ndryshime ne ADN-ne e tyre se sa specjet qe shfaqen me te ngjashme ne te dhenat fosile.

(Krahasimi i sekuences se ADN-se se gjenit te njeriut dhe shimpanzese qe kodon hormonin leptine, i cili perfshihet ne metabolizmin e yndyrave, tregon vetem pese diferenca ne 250 nukleotide. Aty ku sekuenca e njeriut dhe e shimpanzese ka dallim nukleotidi korrespondues tek gorilla mund te perdoret per te derivuar nukleotidin qe me shume mundesi ekzistonte ne parardhesin e perbashket te njeriut, shimpanzese dhe gorilles. Ne te dyja rastet nukleotidet e gorilles dhe njeriut perputhen, ndersa ne dy raste te tjera sekuencat e gorilles dhe te shimpanzese jane te njejta. Parardhesi i perbashket i gorilles, shimpanzese dhe njeriut ka shume mundesi te kene patur nukleotidin qe eshte i njejte ne dy apo tre organizma moderne te kohes se sotme per shkak se kjo do te kerkonte vetem nje ndryshim te ADN-se ne vend te dy te ndryshimeve).

Origjina e perbashket.
Ka struktura dhe sjellje te perbashketa midis shume specjeve. Nje person shkruan, nje lope ecen, nje balene noton dhe nje lakuriq nate fluturon me nje strukture te ndertuar nga kockat qe jane te ndryshme ne detaje, por shume te ngjashme me njera-tjetren. Kur fosilet krahasohen me njeri-tjetrin ne strukture dhe moshe behet e qarte se nje specje paraardhese i dha jete nje grupi tjeter specjesh pasardhese me te njejtin rregullim te kockave te gjymtyreve. Ashtu sic kane treguar vazhdimisht gjetjet e reja se per cdo dy specje qe jetojne sot, linja e tyre evolucionare mund te gjurmohet mbrapa ne kohe deri kur dy linjat nderpriten ne nje paraardhes te perbashket.
Te dhenat fosile, hulumtimi i ADN-se, provat se specjet kane parardhes te perbashket dhe gjetje te tjera perbejne provat derrmuese se evolucioni nepermjet perzgjedhjes natyrore eshte menyra se si jeta ne Toke eshte shperndare dhe u be kaq e shumellojshme.


-Tiktaalik. Nje ceshtje per studimin e parashikimit shkencor.
Duke perdorur parimet e evolucionit shkencetaret kane qene te afte te parashikojne se cilat fosile te reja mund te zbulohen. Pershembull, shkencetaret kane gjetur fosilet e nje peshku antik qe jetonte ne ujera te ceket gjate koheve te hershme dhe fosilet e nje gjallese tokesore me kater gjymtyre qe shfaqet me vone ne kohe. Cfare ndodhi ndermjet kesaj kohe? Teoria e evolucionit parashikon se duhet te kene jetuar nje ose me shume krijesa me karakteristika te peshkut antik dhe gjalleses tokesore. Nje ekip shkencetaresh vendosen te kerkonin neper guret sedimentare ne veri te Kanadase, te cilet ishin depozituar rreth 375 milion vjet me pare gjate kohes qe mendohet se keto dy specie ndermjetese kane jetuar duke u bazuar ne provat e tjera te te dhenave fosile. Ne vitin 2004, nje ekip gjeti ate qe kishin parashikuar: fosilin e nje gjallese me karakteristika te peshkut (luspa dhe krahe) dhe karakteristika te gjallesave te tokes (mushkeri te thjeshta, qafe fleksibel dhe krahe te modifikuar per te mbajtur peshen e tij). Kockat e gjymtyreve te ketij fosili te quajtur Tiktaalik ngjajne me kockat e gjymtyreve te gjallesave te tokes sot. Nepermjet kuptimit te evolucionit shkencetaret kane qene te afte te parashikojne se cila lloj gjallese ka jetuar dhe ne cilen shtrese gjeologjike do te gjendeshin. Zbulimi i Tiktaalik mbush nje hallke te munguar ne te dhenat fosile.


Perktheu: Genti M
Permbledhje e librit me 89 faqe te publikuar nga "Akademia Kombetare e Shkencave" ne Shtetet e Bashkuara.
http://www.nap.edu/read/11876/chapter/1#viii
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkenca, evolucioni dhe kreacionizmi /.

Mesazh  55 prej 15.12.15 17:40

Flaming Homo...Sapiens
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


365


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi