Qeveria britanike po krijon njė shtet policor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qeveria britanike po krijon njė shtet policor

Mesazh  Admin prej 19.02.09 11:57

"Qeveria britanike po krijon njė shtet policor"

Stela Rimington ėshtė grua ja qė ka pasur funksionin mė tė lartė nė shėrbimet e fshehtabritanike dhe qė kur ka lėnė punėn, vite mė parė, ėshtė shndėrruar nė njė personazh, deklaratat e sė cilės kanė ngjallur gjithmonė debate dhe diskutime.

Nė njė intervistė tė fundit pėr tė pėrditshmen spanjolle "La Vanguardia" , Rimington akuzon hapur ministrat e qeverisė pėr shkelje tė privatėsisė sė qytetarėve britanikė.

"Qė kur kam lėnė detyrėn, ndihem mė e lirshme pėr tė dalė kundėr disa vendimeve tė qeverisė, veēanėrisht kundėr tentativave tė saj pėr tė aprovuar disa ligje tė caktuara qė kanė tė bėjnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me privatėsinė e njerėzve".

Sipas saj, qeveria do tė bėnte mirė qė tė konstatonte ekzistencėn e rreziqeve tė mundshme dhe jo tė frikėsonte njerėzit pėr tė krijuar kėshtu klimėn pėr aprovimin e ligjeve qė u shkaktojnė dėm tė drejtave qytetare, ēka pėrbėn edhe njė nga objektivat e terrorizmit: tė jetojmė nė frikė nėn njė shtet policor.

73-vjeēarja shtoi se "Shtetet e Bashkuara kishin shkuar tepėr larg nė kėtė drejtim, me Guantanamon dhe aplikimin e torturave dhe njė taktikė e tillė jo vetėm qė nuk kishte
arritur tė ndryshonte situatėn, por pėrkundrazi e kishte pėrkeqėsuar atė edhe mė. Terroristėt vetėvrasės janė shtuar dhe ata tashmė kanė gjetur justifikim pėr veprimet e tyre".

Sipas saj, edhe "djemtė" e shėrbimeve sekrete britanike "nuk ishin engjėj", por tė paktėn nuk ishin tė pėrfshirė nė vrasjen e njerėzve. Rimington ishte femra e parė qė mori detyrėn e shefes sė MI5 nė vitin 1992 dhe qėndroi nė krye tė agjencisė deri nė vitin 1996.

Qė nga momenti kur u largua nga detyra, ajo ka qenė njė kundėrshtare e hapur dhe e ashpėr e politikės dhe taktikave anti-terrorizėm tė pėrdorura nga qeveria britanike, veēanėrisht pėr masat qė kanė tė bėjnė me liritė dhe tė drejtat e qytetarėve.

Nė vitin 2005, ajo deklaroi se planet e qeverisė pėr Kartat e Identitetit (ID Cards) ishin "absolutisht tė panevojshme dhe kurrsesi nuk do tė rrisnin sigurinė e publikut. Njė vit mė parė ajo kritikoi tentativat pėr tė zgjatur periudhėn e arrestit pa formuluar akuzėn nė rastin e tė dyshuarve pėr terrorizėm.

Vėrejtjet dhe deklaratat e saj mė tė fundit janė bėrė ndėrsa Ministria e Brendshme pritet qė tė publikojė planet pėr njė shtim dhe zgjerim tė mbikėqyrjes shtetėrore pėrmes policisė dhe shėrbimeve sekrete qė do tė ketė tė bėjė me monitorimet e tė gjitha e-maileve tė qytetarėve, telefonatave dhe veprimeve.

Kėshilla tė ndryshme lokale nė Britaninė e Madhe janė akuzuar pėr pėrdorimin e ligjeve
anti-terrorizėm, pėr tė futur hundėt nė punėt personale tė personave tė dyshuar.
Sipas disa parlamentarėve, Stela Rimington ngre me tė drejtė alarmin nė lidhje me njė qeveri qė ka si interes tė sajin parėsor pėrdorimin e sebepit tė kėrcėnimit terrorist pėr tė trembur njerėzit, jo pėr t‘i vėnė nėn mbrojtje, por pėr t‘u marrė liritė dhe tė drejtat qė u takojnė.

Dy ditė mė parė, njė raport i hartuar nga disa juristė dhe gjyqtarė ndėrkombėtarė tė pavarur, akuzoi drejtpėrsėdrejti vende si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr "shkelje aktive" tė ligjeve pėrmes masave qė ata ndėrmorėn nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit.

Raporti i hartuar nga Komisioni Ndėrkombėtar i Juristėve thoshte shprehimisht : "Dėshtimi i shteteve tė caktuara pėr tė kryer detyrat e tyre ligjore po krijon njė situatė tė rrezikshme kur terrorizmi dhe frika nga terrorizmi po minojnė parimet thelbėsore tė ligjit ndėrkombėtar tė tė drejtave tė njeriut".

Sipas raportit, njė numėr i madh masash tė ndėrmarra nga shumė qeveri ishin tė paligjshme dhe kishin dhėnė efekt tė kundėrt dhe se sistemi ligjor i krijuar pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte plotėsisht adekuat pėr t‘iu kundėrpėrgjigjur kėrcėnimeve terroriste, pa pasur nevojėn e ligjeve shtesė.

Kreu i komisionit deklaroi: "Gjatė procesit hetimor pėr pėrpilimin e raportit ne jemi tronditur nga dėmi qė ėshtė bėrė gjatė shtatė viteve tė fundit prej ndėrmarrjes sė masave abuzive anti-terrorizėm nė shkallė tė gjerė nga shumė vende tė botės".

Sipas tij, shumė qeveri kanė injoruar mėsimet e historisė, duke lejuar veten tė pėrfshihen nė kundėrpėrgjigje jo tė drejta ndaj rrezikut terrorist nė dėm tė vlerave dhe duke dhunuar tė drejtat e njeriut".

Stela, gruaja qė frymėzoi zonjėn "M"

Stela Rimington ishte gruaja e parė qė u vendos nė krye tė Shėrbimeve Inteligjente Britanike.

Ajo hyri nė botėn e fshehtė tė shėrbimeve sekrete, ndėrsa punonte pėr Komisionin e Lartė nė Indi nė vitin 1967.

Pas kthimit nė Britaninė e Madhe, punoi nė tė tri degėt e spiunazhit: kundėr-spiunazhi,
kundėr-zbulimi dhe kundėr-terrorizmi. Nė vitin 1992 emėrohet drejtoreshė e Pėrgjithshme e MI5 dhe ishte gruaja qė frymėzoi edhe krijimin e personazhit tė "M" nė serialet e James Bond.

Qė pas largimit nga detyra nė vitin 1996 , ka tėrhequr vazhdimisht vėmendjen nė lidhje me deklaratat e saj kundėr establishmentit britanik dhe ligjeve tė caktuara antiterrorizėm tė ndėrmarra kėto 8 vitet e fundit.

Nė vitin 2001 ajo botoi kujtimet e saj dhe qė nga ajo kohė ka shkruar disa romane spiunazhi. Veē kėsaj, ka qenė dhe ėshtė njė kritike e vazhdueshme e politikės anti-terrorizėm jo vetėm e Britanisė sė Madhe, por edhe e vendeve tė tjera, pėrfshi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Njė nga deklaratat e saj mė tė bujshme ka qenė ajo e vitit 2005, kur tha se kundėrpėrgjigjja amerikane ndaj ngjarjeve tė 11 shtatorit "ishte njė reagim shumė mė i madh nga sa duhej".

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi