Ēfarė ėshtė Tokėzimi?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė ėshtė Tokėzimi?

Mesazh  Luli prej 11.12.15 19:43



Babai i mjekėsisė, 2500 vjet mė parė, e dinte shumė mirė pėr ēfarė po fliste.

Nė shekullin XXI, kur teknologjia, mjekėsia e gjithēka tjetėr ėshtė nė kulmin e saj, gjithnjė e mė shumė fėmijė vuajnė nga alergjitė, nga astma; gjithnjė e mė tė shpeshta janė rastet e sklerozės sė shumėfishtė, diabetit, artritit, sėmundjeve tė zemrės, kancerit. Bakteret, po ashtu, po bėhen aq tė fuqishme sa po na mbarojnė armėt pėr t’i luftuar. Shkaqet mbeten tė paidentifikuara plotėsisht, por fajtorė quhen gjenet, ndotja e mjedisit, ushqimi i varfėr nė vlera, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik apo deri edhe banesat sterile.

Domethėnė, tė paktėn unė kėshtu e kuptoj: vetė ne. Ishim dhe vazhdojmė tė jemi ne ata qė i krijuam armiqtė tanė. Por lufta ndoshta nuk ėshtė ende e humbur! Mbase sepse njė nga instinktet mė tė fuqishme qė gėzojmė ėshtė pikėrisht ai i mbijetesės.

Njė teori e re, por aspak e dalė nga hiēi, premton shumė: Tokėzimi! Me njė kusht tė vetėm: Tė kthejmė sytė apo mė mirė kėmbėt, tek ajo qė na e mundėsoi jetėn: Toka. Gjėja mė e thjeshtė dhe, pėr mė tepėr, siē duam tė kemi gjithēka nė kėtė kohė: Falas!

Ėshtė tė ecėsh zbathur mbi sipėrfaqen e tokės, pa kėpucė, pa ēorape, pėr gjysmė ore apo sa tė mundesh pėr aq shpesh sa tė mundesh. Kaq e thjeshtė! Teknikisht, ne jetojmė nė njė planet tė gjallė, me energji natyrale. Sipas pėrkrahėsve tė kėsaj teorie, ne jemi qenie bioelektrike, qė jetojmė nė njė planet “elektrik”. Ēdo funksion i organizmit tonė bėhet i mundur nė sajė tė elektricitetit dhe pėrēimit tė tij. Nga ana tjetėr, ashtu si bateria e njė mak¬ine qė vė dhe mban motorin nė punė, toka mban tė gjallė “makinėn e jetės”.

Rrezatimi i diellit i dhuron asaj energji tė vazhdueshme, energji qė mund tė transferohet lehtėsisht tek dhe pėrgjatė trupit tonė, pėr sa kohė qė, njėsoj si Toka, pėrbėhemi kryesisht nga uji dhe mineralet, pėrēues tė shkėlqyer tė elek¬troneve. Por e gjitha kjo ėshtė e mundur vetėm nė rast tė kontaktit tė drejtpėrdre¬jtė tė lėkurės sonė me sipėrfaqen e saj. Pėrdorimi i kėpucėve a na izolon nga Toka?

Sipas “Tokėzimit” po. Materialet qė pėrdoren pėr to nuk janė pėrēues dhe si tė tillė pengojnė shkėmbimin e natyrshėm tė energjisė mes nesh dhe sipėrfaqes sė Tokės. A ėshtė pasojė e modernizim¬it shėndeti ynė jo i mirė? A u dėmtua sistemi ynė imunitar qėkur nisėm tė vishnim kėpucė e tė jetonim nė shtėpi qė na izolonim nga mjedisi? Sėrish po. “Kėmba e njeriut ėshtė njė vepėr arti dhe njė kryevepėr inxhinierie!” Leonardo Da Vinēi “Evolucionit iu deshėn miliona vjet pėr tė krijuar diēka unike si kėmba e njeriut, nė pak centimetra katrorė tė sė cilės pėrfundojnė mbi njė mijė nerva. Mė shumė se nė ēdo pjesė tjetėr e trupit, me tė njėjtėn madhėsi. Pėrse do tė duheshin tjetėr nė mos pėr tė na mbajtur nė kontakt me Tokėn?

Kėmba ėshtė pikėrisht lidhja “e gjallė” mes qenieve njerėzore dhe Tokės. E nga ana tjetėr, nė vetėm disa qindra vjet ne krijuam kėpucėt, duke i mbyllur kėmbėt brenda tyre dhe duke e shkėputur lidhjen mes nesh dhe burimit tė jetės: planetit tonė.” Ende vazhdojmė ta bėjmė: i mbajmė sytė tė ngritur nga qielli, duke harruar qė jemi bij tė Tokės. Ngremė pallate tė larta pėr t’iu larguar ēdo ditė e mė shumė. Ngrihemi mbi taka e veshim kėpucė gjithmonė e mė “tė mira”, pėr tė cilat shpenzojmė ēdo ditė e mė shumė, qė tė mos shqetėsohemi nga sipėrfaqja e saj “e parehatshme”… Pėr shumė nga ne, kontakti me natyrėn nuk ėshtė mė tepėr sesa njė kamping apo piknik, njė ngjitje me kėmbė nė njė mal apo kodėr, njė kafe nė breg tė detit apo njė dhjetė ditėsh pushimesh, por, sipas “Tokėzimit”, rilidhja me Tokėn, ėshtė absolutisht diēka tjetėr; ėshtė ta ndjesh atė poshtė kėmbėve tė tua tė zbathura, pa kėpucė, pa sandale, pa ēorape.

Ėshtė tė ecėsh mbi tė, tė ulesh, tė qėndrosh... “Provoni ta bėni, - thonė pėrkrahėsit e Tokėzimit,- pėr gjysmė ore ose pak mė shumė (nėse keni artrit apo dhembje shpine apo edhe thjesht nėse jeni tė lodhur) dhe nė fund do tė ndiheni aq mirė, sa do tė kuptoni se kėrkesa dhe pėrpjekja e vazhdueshme pėr mirėqenie, ju ka bėrė tė harroni se mund tė ndiheni mirė falas, se stili juaj i jetesės ju ka larguar nga ajo energji e pashtershme pozi¬tive, qė shtrihet e gjitha nėn kėmbėt tuaja. Mjafton tė ku¬jtoni se sa mirė ndiheni kur pushoni pranė detit, kur ecni nė breg dhe ndieni rėrėn nėn kėmbėt tuaja, kur futeni nė ujė dhe ndieni pėrkėdheljen e tij.

Mendja juaj ėshtė mė e ēliruar nga stresi, oreksi juaj mė i mirė dhe gjumi po ashtu.” Me pak fjalė, Tokėzimi kthen dhe ruan gjendjen natyrale, ideale, “elektrike” tė organizmit tonė, duke siguruar mbarėvajtjen e funksioneve tė tij dhe duke na siguruar kushtet optimale pėr tė gėzuar njė shėndet tė mirė. Ndoshta paraardhėsit tanė kanė ditur diēka prej gjithė kėsaj. Ndoshta ata nuk e njihnin natyrėn elektrike tė plan¬etit apo tonėn, por pėr ta Toka ishte e shenjtė (dhe nė njė vend tė shenjtė, asnjėherė nuk hyhet me kėpucė!).

Nė filozofinė kineze, Chi ėshtė forca e jetės ose energjia e Tokės. Tė gjitha qeniet apo bimėt ndikohen prej saj. Chi mund tė transmetohet vetėm nė rast se ecėn zbathur mbi tokė. Mjafton tė mendojmė pėr ndjesinė pozitive qė Yoga, Tai Chi etj, i dhurojnė trupit dhe mendjes sonė. Dhe ato praktikohen zbathur! Nė mitologjinė e lashtė greke Herkuli arriti ta mundė Ante¬un, vetėm kur e shkėputi nga toka dhe e ngriti nė ajėr. Pėr sa kohė kėmbėt e tij ishin nė tokė, ai ishte i pavdekshėm.

Shembuj tė ngjashėm, tė pafundmė, gjejmė edhe nė filozofinė e indianėve tė Amerikės e kudo gjetkė. Ata sigurisht nuk flisnin pėr elektrone, por e shprehur nė gjuhėn e ditės, forca e njeriut i kishte rrėnjėt nė tokė. Kontakti zbathur me tokėn nuk shėron sėmundjet, por rivendos stabilitetin tonė natyral elektrik dhe ritmet natyrale tė organizmit tonė, duke stimuluar njė funksionim mė tė mirė tė tė gjitha sistemeve, pėrfshirė atė kardiovaskular, frymėshkėmbyes, tretės apo imunitar. Ai mundėson kalim¬in e sistemit tonė nervor nga njė gjendje e stresuar nė njė gjendje qetėsie, duke mundėsuar nė tė njėjtėn kohė rritjen e aftėsisė sė organizmit pėr t’u vetėshėruar. “Mendoni tani, - thonė pėrkrahėsit e Earthing, - ku e kaloni pjesėn mė tė madhe tė ditės: nė apartamentin tuaj, nė zyrė, tė gjitha nė kate tė ngritura nga toka, tė izoluara me beton, tulla, shtresa tė tjera, pllaka apo parket.

Tė gjitha ndarėse mes nesh dhe Tokės. Provoni, sikur edhe pėr pak, kur klima ua lejon, tė ndieni tokėn me kėmbėt tuaja tė zbathura duke ecur mbi tė (por jo mbi asfalt), tė shkelni barin, rėrėn, guriēkat… tė uleni mbi njė trung, tė hyni nė lumė, det, oqean, qė tė ndieni ujin me lėkurėn tuaj, zbathur sėrish… dhe ajo qė do tė ndieni do t’ju bėjė tė ktheheni pėrsėri! Lėreni Tokėn t’ju bėjė tė ndiheni njerėz!”

/Living/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Tokėzimi?

Mesazh  55 prej 12.12.15 17:17

HE HE HE...PO NULEZIMI CFARE ESHTE?
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi