Meditim me imagjinatė tė udhėhequr

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditim me imagjinatė tė udhėhequr

Mesazh  gjilanasi prej 10.12.15 12:41

Si njerėz, esenca jonė ėshtė shpirti/fryma/kujtimet, ata qėndrojnė me ne pėrgjithmonė, edhe kur vdesim dhe rilindim, edhe mijėra herė.

Por trupat tanė zgjasin vetėm pėr njė jetė, pra njė kohė relativisht tė shkurtėr. Shumica e njerėzve besojnė se trupi i tyre ėshtė njė pjesė e tyre, ndėrsa nė realitet ėshtė vetėm njė mjet nė tė cilin rrinė pėr tė pėrjetuar pėrvojėn njerėzore. Por trupat tanė nė tė vėrtetė janė diēka me vetė... kanė njė kujtesė stėrgjyshore (ADN-ja jonė biologjike) dhe janė tė gjalla pėr vetė... po tė mos banonim ne trupin qė kemi, ndonjė shpirt tjetėr do ta banonte. Por trupi prapė do tė kishte atė kodin gjenetik nga prindėrit dhe gjyshėrit e vet nėpėr gjihė kohėn mbrapa. Fatkeqėsisht nuk e falėnderojmė kėtė dhe priremi t'i abuzojmė trupat tanė nė aq shumė mėnyra.

Njėra nga mė tė kėqiat ėshtė tė mos e dėgjojmė kur mundohet tė na thotė diēka. Trupi ynė dėshiruaka qė tė komunikojmė me tė. Dėshiron tė pranohet dhe tė kuptohet dhe tė respektohet. Kjo do tė thotė t'i japim atė qė dėshiron dhe i nevojitet, gjė qė ėshtė e ndryshme pėr tė gjithė ne.

Pra si mund tė akordohesh me trupin tėnd dhe tė dėgjosh atė qė pėrpiqet tė tė tregojė? Me njė teknikė shumė tė thjeshtė. Nėse mediton tashmė, kjo do tė jetė mjaft e lehtė. Nėse meditimi ėshtė diēka e re pėr dy, do tė tė duhet pak ushtrim. Por mos u dorėzo. Sa mė shumė e bėn, aq mė shumė lidhesh me qendrėn e komunikimit tė trupit tėnd. Sė paku ai do tė dijė se po pėrpiqesh. Nuk mė beson? Pėrpiqu megjithatė, ēfarė ke pėr t'u humbur?

Relaksim:

Shtrihu nė kurriz mbi njė shtrat ose mbi dyshemenė. Vėr re qė je veshur me rroba tė liruara dhe ndoshta mbulohu me njė batanije.

Fillo me kėmbėt e tua dhe vazhdo pėr mė sipėr.

Shtendosi kėmbėt, gishtat e kėmbėve, kyēet e kėmbėve. Vizualizo ngjyrėn e zezė, qė ėshtė ngjyra e tokėzimit. Kalo rreth 3 minuta nė ēdo zonė.

Shtendosi kėmbėt, gjunjtė, kofshėt dhe ijėt. Vizualizo ngjyrėn e kaftė pėr orientim dhe drejtim.

Shtendose trungun tėnd tė poshtėm, kjo ėshtė ēakra jote bazė. Vizualizo ngjyrėn e kuqe pėr bazamentin tėnd. Kėtu do tė shkosh nėse ke probleme me kurrizin, infeksione fshikėze, organet riprodhuese, probleme seksuale, depresion.

Shtendose zonėn e barkut, qė ėshtė ēakra sakrale. Vizualizo ngjyrėn e portokalltė pėr forcėn tėnde vitale. Kėtu do tė shkosh nėse ke probleme me pikėllim, probleme me ankth, vetėbesim tė ulėt, probleme me inat ose obsesione me seks.

Shtendose pleksusin diellor, qė ėshtė ēakra diellore. Vizualizo ngjyrėn e verdhė pėr unin. Kėtu do tė shkosh nėse ke probleme me tretje, probleme duke punuar me tė tjerė, varėsi nga droga...

Shtendose zonėn e gjikosit, qė ėshtė ēakra e zemrės. Shtendosi njėkohėsisht krahėt, duart dhe gishtat. Kjo ēakra ka dy ngjyra, kėshtu qė mund tė vizualizosh ose ngjyrėn e gjelbėr ose atė rozė. Kėtu do tė shkosh nėse ke probleme me dashuri dhe/ose probleme me marrėdhėnie, zemrėn, mushkėritė (siē ėshtė astma), sistemin imunitar, maniako-depresive (bipolare) probleme me para.

Shtendose zonėn e grykės, qė ėshtė ēakra e grykės. Vizualizo ngjyrėn e kaltėr. Kėtu do tė shkosh nėse ke probleme me grykėn (dhembje gryke etj.), flet tepėr, nuk flet mjaft, probleme komunikimi tė ēfarėdo lloji, ērregullime tiroide, drojė.

Shtendose kokėn dhe fytyrėn, balli yt ėshtė ēakra jote e syrit tė tretė. Vizualizo ngjyrėn vjollce. Kėtu do tė shkosk nėse ke probleme me spiritualitet, empati (tė ndiesh atė qė ndien tė tjerė), githēka qė ka tė bėjė me mendjen/trurin, ērregullime mėsimi, probleme gjumi. (Kėtu shkova sė fundit pėr tė gjetur pėrse nuk mė zinte gjumi. Zbulova qė syri im i tretė ishte i vėrshuar me njė ngjyrė tė ndritshme tė verdhe si drita e diellit. Kur ndėrrova atė ngjyrė pėr vjollcen, mė erdhi gjumi menjėherė.

Tani kjo ėshtė pjesa e vėshtirė:

Ta bėsh dhe ta kuptosh. Ēakra jote e 7-tė ėshtė ēakra jote e majės sė kokės dhe ndodhet rreth 5 centimetra mbi majėn e kokės. Kėtu fillon shpirti yt/fryma/aura jote dhe rrethon gjithė trupin tėnd. Kjo ėshtė ēakra mė e vėshtirė pėr t'u hapur dhe pėr t'u pastruar. Mos u mėrzit nėse nuk e kupton krejt. Por pėrpiqu tė jesh pa paragjykime, se kėtė do tė thotė njė ēakėr e hapur e majės sė kokės. Vizualizo njė dritė tė bardhė ose tė artė qė fillon nė majėn e kokės sate dhe vorbullon kudo pėrreth teje, nga koka deri te majėt e gishtėrinjve tė kėmbės.

Pusho pėr njė minutė a dy vetėm duke vizualizuar ylberin e ngjyrave tė mbėshtjellur me njė flluskė tė bardhė ose tė artė.

Tani imagjinoje veten se si ecėn nė njė dhomė, njė dhomė qė duket aq e njohur dhe aq e rehatshme qė ndien qė kurrė s'dėshiron tė largohesh. Mendo pėr atė qė ėshtė nė kėtė dhomė: ngjyrat, mobiljet, sendet qė bėjnė qė tė ndihesh aq shumė nė shtėpi. Ky ėshtė vendi yt i sigurtė. A ndihesh mė mirė jashtė? Atėherė shiko se dhoma ka dyer me xham, qė hapen pėrjashta.

Ē'ėshtė atje jashtė? Por para se tė dalėsh, vėr re se ka njė dollap tė madh me shumė sirtare dhe dyer, tė gjitha me brava. Vendosi preokupimet, frikat dhe brengat tuaja nė kėto sirtare dhe mbylli mirė. Tani e tutje, asgjė nuk do tė tė dėmtojė. Bėje kėtė edhe nė qoftė se ke ndėrmend tė rrish nė dhomėn tėnde tė sigurtė.Vizualizo/imagjino njė mjedis ku ndihesh mė shumė me rehat. Pėr mua, ky ėshtė njė plazh ku dallgėt spėrkasin nė bregdet. Ka njė shtėpizė tė gjelbėr plazhi, dhe mbi tė ėshtė njė Korb, udhėheqėsi im kryesor shpirtėror. Ai ka unaza tė bardha pėrreth syve dhe mė lė tė shoh gjėra tė ēuditshme nėpėr sytė e tij. Ēdo herė qė meditoj ose kam terapi hipnoze ose bėj projektim astral (njė teknikė ku shpirti del nga trupi), Korbi ėshtė me mua.

Nė vendin tėnd tė sigurtė, ēfarė po sheh? Ēfarė po dėgjon? Unė dėgjoj zhurmėn e dallgėve qė vėrsulen dhe pastaj rrjedhin prapa. Ēfarė mund tė nuhasėsh? Unė mund tė nuhas ajrin e kripur. Gjithashtu mund tė shijoj kripėn nė ajėr. Ēfarė mund tė shijosh? Ēfarė mund tė ndiesh? A ėshtė njė plazh me rėrė si ajo ku jam unė? Krijoje vendin tėnd tė sigurtė. Jepia njė emėr, nėse dėshiron. Tani ēfarė tė thotė intuita jote? Pėrdor imagjinatėn tėnde, qė nė fakt gjithsesi ėshtė vetėm intuita jote.

Kujto atė qė intuita/imagjinata jote po tė tregon.

Tani a tė kujtohen ēakrat e ndryshme? Ēoje veten atje mendėrisht, nė varėsi tė zonės nė tė cilėn duhet tė shkosh dhe ēfarė duhet tė pėrmirėsosh. Sonte pėr mua do tė jetė kėmba ime, pra do t'i drejtohem ēakrės sime dytėsore tė kėmbėve. Do t'u falėnderoj kėmbėve tė mia pėr atė qė mė ēojnė kudo qė mė duhet tė shkoj, qė qėndruan me mua kur mjeku donte tė amputonte njėrėn. Do t'i kėrkoj kėmbės falje pėr atė qė nuk u kam kushtuar vėmendje shenjave qė mė dėrgonte mė parė. Pastaj do ta pyes se ē'dėshiron dhe nevojitet prej meje. Do tė premtoj se do tė kujesem pėr gjėrat qė kėrkon. Pastaj do tė pyes se a do tė largohet dhembja tani. Dhe shpresoj qė do tė thuajė po.

Nėse thotė jo, atėherė do tė di se duhet tė bėj atė qė u duhet kėmbėve tė mia dhe pastaj do ta ribėj kėtė meditim pėr tė mėsuar ē'tjetėr duhet bėrė. Me disa probleme shumė tė thella mund tė kesh nevojė ta pėrsėritėsh kėtė disa herė. Nėse dhembja ime thotė po, do tė largohet, do t'u falėnderoj pėrsėri kėmbėve tė mua pėr gjithēka qė bėjnė pėr mua.

Por mos harro, po qe se nuk i bėn gjėrat qė i duhen kėsaj pjese tė trupit pėr t'u shėruar, dhembja jote do tė kthehet.

Pra edhe njė herė, hapat e kėsaj pjese janė:

Gjeje pjesėn e trupit qė duhet tė shėrohet.
Falėnderoji kėsaj pjese pėr ēdo gjė qė bėn pėr ty.
Kėrko falje.
Pyete pėr atė qė i duhet.
Premto tė ndryshohesh dhe tė kujdesesh pėr atė qė i duhet pėr t'u shėruar.
Pyetje dhembjen se a do tė largohet.
Thuaj edhe njė herė falėminderit.

Pusho pėr disa minuta dhe pastaj, njė pas njė, duke filluar nė majėn e kokės, mbylli cakrat... thjesht duke vizualizuar njė derė qė mbyllet.

Meditimi yt mbaroi. Mos harro qė vendi yt i sigurtė do tė jetė gjithmonė atje, ashtu siē e le, ēdo herė qė ke nevojė pėr tė. Bile mund tė shkosh atje nė mendje pa kaluar gjithė procesin e meditimit. Ēdo herė qė ndihesh i trembur, i shqetėsuar ose i kėrcėnuar, lėre mendjen tėnde tė shkosh nė vendin tėnd tė sigurtė.

Po ato brenga, frika dhe preokupime? Mund t'i lėsh atje nė atė dollap, nėse dėshiron. Askush nuk do t'i prekė dhe kurrė s'do tė humbasen, dhe ty nuk tė duhet t'i mbash gjithmonė me veten.

Bekime, dhe unė lutem pėr njė rezultat tė suksesshėm tė kėtij meditimi pėr ty

Namasté (pėrshėndetje indiane: ana ime e shenjtė pėrshėndet anėn tėnde tė shenjtė),

Cindi Wafstet
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi