Ne fillim qe Drita

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ne fillim qe Drita

Mesazh  Arsenic prej 09.12.15 23:11

Ne fillim qe Drita, e Verteta.

Ajo eshte akoma ne fakt. Eshte gjithandej, e gjitheqenshme, e gjithekohshme, e pafundme, e pamate, e panumerueshme, e papercaktueshme, e paperlyer (nga se mund te perlyhet drita valle?) dhe e gjithedijshme (po po, inteligjente).

Dhe Drita sigurisht vjen nga nje Burim drite... qe disa mund ta quajne zoti, por une s po e quaj keshtu, mqs ky emer u uzurpua nga dikush tjeter me vone.

Dhe Burimi, pati deshire te kundronte veteveten... ne forma te ndryshme, ne vale te ndryshme, ne ngjyra te ndryshme, nga kende te ndryshme...  E atehere i hodhi Rrezet e veta gjithandej... e i zgjati e i zgjati ato... e shperndau e i shperndau ... ne bote te ndryshme... me frekuenca te ndryshme, me ngjyra e aroma te ndryshme, me dendesi te ndryshme, ne dimensione te ndryshme... sipas ligjit te Njeshit dhe sipas ligjit te Lirise absolute te seciles per te vajtur atje ku deshironte, pa harruar Origjinen e saj, dhe per t'iu rikthyer serisht Burimit...

E rrezet lodruan e udhetuan e eksperimentuan e krijuan, secila sipas deshires se saj.. secila sipas preferences se saj, e te mos na genjeje mendja, ato jane shume, e secila perben nje burim me vete, sipas Burimit Nje... e afte per te krijuar... per te hedhur rreze te tjera ne bote... te cilat marrin formen e tyre vetjake... e kundrojne Krijimin nga vendqendrimi i tyre... nga pikepamja e seciles... pa harruar ama Origjinen e tyre, pa harruar se ne thelb jane te gjitha pjese e Nje-shit...

Dhe keshtu drita u shperhap e u dendesua e deshi te provonte jeten ne materie... e atehere u krijua bota jone ... ne galaksine tone... ne universin tone fizik... e historia eshte aq e gjate sa dhe e larmishme e nuk perben objektin e ketij komenti, por gjallesat apo Rrezet qe erdhen per ta populluar qene te shumta, e ato vinin e iknin ne Liri te plote... pa e harruar kurre se nga kishin ardhur, pa e harruar kurre se kush ishin, pa e harruar kurre se pse ishin aty...

Por nje dite te bukur, dikujt, nje administratori te ketij universi...qe do ta quajme Anush, me perkedheli,  i erdhi ne mendje te kryente nje eksperiment dhe tha ... sikur ta mbyllnim kete matrice nen vete e ta ulnim pak Ndricimin brenda saj... sikur te harronim per nje moment se nga vijme... Drita jone do te rritej e do te zbukurohej... Te pakten keshtu ua mbushi mendjen Rrezeve qe do merrnin pjese ne loje... sepse arsyet e Anushit ishin dhe me te thella, po sigurisht, kubi rubik ka shume faqe e nuk eshte e nevojshme te pershkruajme secilen prej tyre per te imagjinuar qe nuk jane te gjitha te gjelbra.

E Burimi, i gjithedijshem... e dinte se kjo s-kish kuptim, por si mund te ndalohet dikush te kryeje eksperiencen e tij ne nje bote ku ligji i vetem eshte Liria e plote? E burimi e dha lejen per te filluar kantieri, por nenshkroi edhe Premtimin me Rrezet e tij, se sado larg te shkonin ato, sado thelle te kridheshin ne erresire, nje dite do te ktheheshin prape tek Ai. Burimi nuk e harron kurre Premtimin e tij...

E keshtu, Anushi me skuadren e tij filloi te ende Rrjeten e Merimanges... dhe e mbylli sistemin tone diellor dhe Token bashke me te, ne nje cohe hapsire-kohe te harkuar e mori matricat trupore te gjallesave te ahershme, te krijuara per bukuri nga Mema (qe me vone e quajtem Mari) e u hoqi ca fije ADNje e u la vetem aq sa u mjaftonte per tu sjelle verdalle mbi faqen e Tokes, per te ngrene e pire, per tu shumuar e per te menduar ... me nje mendje te cunguar... me nje mendje te coptuar... me nje mendje vello-mbuluar. E i ftoi Rrezet e Lira te asaj kohe te vinin te provonin materializimin ne kete forme te re.

E ato, gazmore, e te pafajshme, te bindura per kudondodhjen e Drites, per pafundesine e saj, per plotfuqine e tyre, thane se do te ishte e lezetshme ta provonin, se kurre nuk do te shkonin aq larg sa per te humbur, se s eshte e mundur te humbesh, kur je pjese e Jetes dhe kur Jeta eshte e gjithe-ndodhur dhe e perhershme.

E ato pranuan dhe moren trupat e rinj. E molla e diturise u kafshua. E keshtu lindi Adami dhe Eva, kode gjenetike per keta trupa te rinj, te cunguar, qe te privuar nga vetedija e bollekut dhe gjithendodhjes se Drites, do te detyroheshin tashme te punonin gjithe jeten e tyre, per te fituar buken e gojes. E qe te mos rebeloheshin kurre e te iknin nga kjo Bote, u instalua ne kokat e tyre moduli i Frikes nga e panjohura. E keshtu, kjo eksperience u quajt jete dhe cdo gje tjeter jashte saj, e panjohur, e frikshme, u quajt Vdekje. E keshtu askush nuk do te donte te 'vdiste'.

E keshtu filloi ky eksperiment, ketu e disa qindra mijra vite me pare. E keshtu u nda kjo bote me dysh, ne te mire e ne te keqe. E keshtu drita njesh u be dysh. E erresira u shfaq... ne mendjen e njeriut te ri, qe kujtonte se ishte i ndare nga Burimi, megjithese ndarja e plote eshte e pamundur, sepse edhe nje trup i copezuar mbete nje copez drite, edhe Hija ekziston sepse diku ka Drite.

Keshtu u shfaq dhe koha lineare e Njeriu, ne pamundesi per te udhetuar lirshem ne te, harroi Prezencen e tij ne Perjetesi e filloi te jetonte ne limitet e jetes se tij te shkurter, me borxhet e se kaluares dhe me kredira ne llogari te se ardhmes. E i thane, se po te perpiqej, e te bente gjithmone mire, ne jeten e tij te ardhshme, do t 'i shpreblehej me pak me shume drite. E nese vazhdonte te bente mire jete pas jete... nje dite, do te lirohej nga ky kalvar mundimesh toksore. ... E ai e besoi dhe keshtu beri, por s-qe e lehte e nuk qe as e vertete. Sepse, qindra mijra vite me vone, kokrrat qe dolen ne drite, i numeruam me gishtat e dores e madje u vume edhe emra e i levduam e admiruam per arritjen e tyre: Jezus, Buda e te tjere...

E sigurisht, kjo s eshte e gjitha... e sigurisht, harruam Anushin... qe i mrekulluar nga krijimi i tij... ose le te themi nga shtremberimi qe i beri krijimit, u kujtua i barabarte me Burimin... dhe e quajti veten Zoteri... ose zot. E here pas here, ky Zoti, zbriste ne Toke, e mblidhte frytet e punes se Njeriut te harruar e te munduar e verente se si vente eksperienca... E djallezia e tij vente aq larg sa krijoi mite e fe e u tha njerezve te besonin, se ndryshe do te ndeshkoheshin. Por ama, u tha edhe se i donte, si babai femijet e tyre. A ndeshkon Drita qe dashuron PA KUSHTE?

Por njeriu, i harruar, i frikesuar, besonte... besonte... dhe shpresonte... per vite e vite me rradhe... Jete pas jete, shekull pa shekulli... epoke pas epoke... E kush guxonte te pyeste se pse Zoti i dashur i linte njerezit e tij ne varferi, ne padrjetesi, ne vuajtje... dergohej ne turren e druve e behej shembull per te tjeret.  E here pas here, kur njerezit shtoheshin shume e Anushit nuk i leverdiste... Anushi vinte e leshonte ndonje permbytje... E kur epoke pas epoke, kalendari astronomik e afronte Token drejt Drites ... keshtu cdo 50 000 vjet le te themi... Anushi, vinte e sigurohej qe Rrezet nuk do e linin Matricen por qe shfaqja do vazhdonte...

E shfaqja vazhdoi e po vazhdon ende... edhe per sa kohe?  Tik/tak tik/tak.... dikush po pret zbritjen e Anushit perseri... por kesaj rradhe ai s-ka per te ardhur... Burimi ka plane te tjera. E Rrezet jane zgjuar... e po zgjojne sho-shoqen... etj .. etj...  etj... qe s mjafton nje jete e tere per t i shkruar. Sidoqofte edhe kjo histori, s-ka me rendesi... kujtesa jone nga rrjeta e merimanges ka per tu fshire perfundimisht.

Kur homo sapiensi jep shpirt, trupi fizik i kthehet matrices fizike meme (Tokes... nuk thuhet kot se njeriu u krijua me balte), por shpirti mbijeton e kalon ne nje shtrese light, ku Rrezja akoma nuk di gje per Veten dhe akoma nuk eshte e Lire. Graviteti i matrices eshte aq i madh sa shpirti vazhdon t'i qepet kesaj bote te mbyllur e Rrezja mbart akoma kujtime te lidhura me jeten e vet te kaluar. I nenshtrohet dashur pa dashur ligjit te karmes, qe thote se c'te mbjellesh do korresh; sipas ligjit te Njutonit qe thote po t'i biesh murit me koke, muri do te te bjere ne koke me po aq force.

E keshtu, mqs Liria e plote nuk ekziston per te, por arbitri i lire po, shpirti kalon shiritin e jetes se vet ne projektor e vendos se ku do te rilinde prape per te shlyer karmen e vet ose per te vazhduar eksperiencen e vet toksore dhe per te provuar ndonje gje te re kesaj rradhe. Zgjedh vendin, prinderit, kohen, gjinine ... e ben nje fare plani te pergjithshem te cilit duhet t'i permbahet ne jeten e ardhshme. Pastaj, hop, kridhet ne barkun e nenes se vet te ardhshme dhe ze vend ne fetus. E hop, lind nje femi i ri, i cili nuk ka te njejten kujtese mendore se s'ka te njejten mendje, por ka te njejten 'kujtese' ne shpirt.

E kjo gje ndodh per sa kohe rrjeta e merimanges ekziston. Kur matrica hapet, njeriut i vjen mundesia te dale pertej 'mjetit' te vet trup-mendje-shpirt dhe te kontaktoje ate Veten e vet e te kontaktoje Burimin; e cila aty ka qene gjithe kohen, vetem se rrezja nuk kishte vetedije per te.

Them se historia jemi ne; kush me gjate e kush me pak, te gjithe ne ketu jemi ricikluar me qindra here, qe nga momenti kur kemi vene kembe ne rrjeten e merimanges. Eshte si rruge me hyrje te gjere po me dalje te ngushte, dmth... Renia...

Sa per pyetjen e dyte, mund te themi se te dyja vlejne dhe plotesojne njera-tjetren dhe se varet nga te dyja. Nese shpirtit psh i ka mbetur peng dicka apo dikush dhe i duket e rendesishme ta rishikoje... qofte me idene per te lare borxhin apo me tjeter synim, me siguri kthehet ne ato situata e perballet me po ata njerez. Dhe keto situata mund t'i vlejne per te mesuar dicka me teper.

Po per mendimin tim, ketu qendron edhe kurthi, se per sa kohe jemi nen influencen e aksion-reaksionit, kurre nuk mund te shlyejme dicka dhe te dalim 'te lare' e 'te shplare'. Sipas ligjeve te kesaj loje, te kundertat terhiqen. Mund te marrim edhe shembullin e atij trekendeshit ne psikologji, qe s'po me kujtohet emri po qe ka tre kunj: viktima, xhelati dhe shpetuesi. Gjate pervojes se personalitetit, te gjithe marrim pa perjashtim njerin nga keto tre role (here njerin e here tjetrin), bazuar ne bindjet ose nevojat e personalitetit tone. Po secila nga te treja terheq dy te tjerat pa mbarim dhe keshtu loja s'mbaron kurre.

Prandaj permend nganjehere qe vullneti per te bere mire ( si puna e ekologjistave qe duan 'te shpetojne' planetin ) eshte okay per te eksperimentuar rolin e 'shpetuesit', po kjo sjell pambarimisht 'viktima' dhe 'xhelate' ne kete mes,  se ndryshe s'do kishte kuptim te marresh kete rol. Nuk eshte lineare dmth: njehere eshte xhelati, pastaj vjen viktima dhe si perfundim shpetuesi i ndreq te gjitha. Jo. Kjo eshte peralla qe na tregohet qe te vegjel, dhe na mban ne iluzion edhe kur rritemi.

E vetmja menyre per te dale nga trekendshi eshte te gjesh burimin e energjise brenda vetes dhe te mos thithesh ate te tjereve. E them kete, sepse:
-Arsyeja e te qenit xhelat eshte se dhuna eshte nje lloj menyre per t'u mbushur me energji, ne kete rast duke marre energjine e viktimes. Xhelati eshte nje forme Drite, po shume e zbehte, qe nuk ka vetedije per driten e vet ("Fali perendi, se nuk dine se c'bejne"...).  

-Arsyeja e te qenit viktime eshte edhe kjo per t'u mbushur me energji. Viktimizimi si metode per te terhequr vemendjen e shpetitmtareve. Edhe viktima eshte nje forme Drite, ndoshta me e forte se xhelati, po prape e zbehte, sepse nuk ka vetedije per plotfuqine e vet dhe ndihet ne mungese dashurie e njohjeje te pergjithshme. Dhe viktima vuan seriozisht, deri ne momentin kur vendos te dale nga roli i viktimes. Moment kur meson se dashuria qe kerkon jashte vetes, ekziston brenda vetes. Kur vendos nje lidhje me burmin brenda vetes dmth.

-Dhe arsyeja per te marre rolin e shpetimtarit eshte nevoja per te qene 'i dobishem', per te qene i nderuar, per te qene i mire, per t'u pare ose njohur si dikush qe ka arritur dicka. Kjo mund t'i ngreje qimet perpjete dikujt qe mund te thote 'Po sikur te jete nje femi buze rruges gati duke e shtypur makina, cfare te bej, ta le ta shtype makina?' Jo. Nese nje situate te paraqitet dhe te kerkohet te besh dicka, beje. Por te shkosh te kerkosh viktima ane e mbane botes qe te ndihesh se po permbush nje mision, eshte te marresh rolin e te mirit kunder se keqes, e sado mire te besh, do perforcosh te keqen. Si psh ideja e ushtarve (disave e) amerikane qe po luftojne per te perhapur demokracine. (Ne emer te kujt?) Besoj se menyra me e mire per te ndihmuar dike kur ky te kerkon ndihme (dhe jo te nderhysh pa te kerkuar kush) eshte t'i tregosh rrugen drejt vetes se vet. Dmth te mos i japesh peshk, po t'i mesosh te peshkoje (energjine brenda vetes). Keshtu ruan integritetin tend dhe respekton lirine e tjetrit.

U zgjata pak, po besoj se ka lidhje me punen e karmes e te borxheve, e per sa kohe jemi brenda trekendshit me trup a me shpirt, situatat qe ndjellim ne kete jete apo ne nje tjeter jane ne varesi te gjendjes sone (qe une e permend nganjehere me fjalen frekuence apo vibrim, apo gjatesi vale, c-rendesi ka) ose te besimit tone: meritoj te denohem per xhelaterine time prandaj kesaj rradhe do shkoj tek viktima e do behem viktima e saj, ose shpetimtari i saj, ose do i fal dashurine qe s'i pata falur dot kur isha xhelat, etj...

Pastaj mendoj qe ka edhe shpirtra qe terhiqen thjeshte per shkak te frekuencave te peraferta, qe kompletojne njeri-tjetrin, po qe per t'u gjetur ne kete bote duhet te dalin nga trekendshi i famshem. E ketyre u themi shpirtra binjake. E kerkojme, e kerkojme... ate shpirtin e famshem binjak, po per sa kohe jemi te bindur se kemi nevoje per te per t'u plotesuar, biem prape ne rreng e gjejme gjithmone 'belane' me dike qe eshte cdogje pervecse shpirti yne binjak.

Burimi e dinte qe kjo eksperience ishte kot, ne kuptimin qe drita nuk do zgjerohej, pse do shkeputej nje pjese nga e Tera, po kur dikush do te eksperimentoje, ka Liri absolute per ta bere kete, askush nuk i kundervihet vullnetit te askujt, ne nje bote te lire. Fundja, askush nuk mund te largohet nga Drita pergjithmone. Vete Koha lineare sic e dime ne, eshte iluzion i krijuar brenda kesaj matrice te mbyllur/te ndare. Ne momentin qe del nga matrica dhe del nga koha, kupton qe historia eshte e gjitha e shkruar ne te njejtin cast, ne ta tashmen. E shkuara dhe e ardhmja ekzistojne Tani, s'ka asgje pervec te tashmes. Keshtuqe edhe vuajtjet tona mijra-vjecare jane te verteta po te jesh brenda iluzionit, por jane iluzion dhe jo-ekzistuese kur del jashte saj.

Prandaj, them prape dhe e kane thene edhe te tjere, te jetosh te tashmen eshte celsi per te Jetuar. Te jetosh me traumat e se kaluares apo me friken ndaj se ardhmes eshte te vazhdosh te ushqesh matricen.

E cdo gje ne qyteterimin tone eshte krijuar me qellim per te na larguar pikerisht nga e tashmja.

E jashtmja kuptohet me mendje, e brendshmja kuptohet me intuite. Te dyja bashke formojne Zemren, qendren, burimin e secilit, qe eshte thelbi. Te dyja jane te rendesishme pra, por kur neglizhon njeren ne perfitim te tjetres, ka cekuiliber. Kur te dyja vihen ne rezonance dhe jeton nga Zemra, jo nga mendja, behesh vete Krisht. Zgjon kryqin tend siper kokes dhe kryqin e zemres. Kater elementet zjarr, toke, uje, ajer, me ne qender Eterin.

Je thjeshte Rreze e rene ne harrese dhe ne kthimin  e veshtrimit totalisht drejt botes se jashtme, duke pritur gjithashtu nje ngjarje te jashtme (ndonje katastrofe, semundje te rende ose prag-vdekjen) per te filluar eksplorimin e asaj te brendshmes, sikur keto te dyja te ishin komplet te ndara (bie prape ne dualitet, pa dashur).

Gjithe puna eshte te arrish unitetin ketu, ne kete bote, ne kete trup, tani. Te zbresesh shpirtin nepermjet lendes dhe ta jetosh jeten me gjithe zemer, ketu ku je, jo diku tjeter, jo neser, sepse e nesermja nuk ekziston dhe "bota tjeter" nuk vjen vete, por shkon ti tek ajo. Kjo eshte ta shijosh jeten me plotekuptimin e fjales, dhe te mos i lesh asnje minute dualitetit.

Po kur e arrin kete liri, kupton qe nuk je me i varur ndaj lendes dhe mund te vish e te shkosh lirshem ne te e prej saj, sipas qefit. Mund te jesh rreze me trup lendor ose rreze me trup jo-lendor... je i lire.

Ceshtja ketu ne boten tone ne prag te skadences eshte se per sa kohe shumica e rrezeve vazhdojne te perkunden nga iluzioni, matrica kolektive vazhdon te ekzistoje, dhe dashje pa dashje je i detyruar te jetosh ne limitet e saj (s'mund te fluturosh me trupin tend lendor, psh, se graviteti ekziston akoma), edhe pse vete mund te kesh dale nga koma shume-shekullore dhe te kesh arritur paqen totale per vete.

Keshtu qe mund te jetosh mire e bukur e ta shijosh jeten plotesisht edhe ne kete matrice, duke bere durim derisa te zgjohen te gjithe me rradhe, po nuk eshte e thene te kesh me nevoje te vazhdosh eksperiencen ne kete dimension. Shpirti yt mund te aspiroje te shkoje diku tjeter sepse i ka mbaruar punet ketu. Po per sa kohe matrica vazhdon, bejme durim... s'kemi c'bejme, bicim misioni qe i eshte ngarkuar secilit e kush e arrin me heret, kush me vone.

Lajmi i mire, nuk eshte e thene te presim deri sa te zgjohet edhe psikopati i fundit nga gjumi, se keshtu s'do mbaronim pune edhe per nja 300'000 vjet te tjera. Fatmiresisht jane ca kalendare astronomike te caktuar qe sistemi yne diellor eshte i detyruar t'i ndjeke e duan apo s'duan te pergjumurit, vete Toka do hidhet ne dimensionin e ri.

Atehere, ata qe kane pranuar ta ndjekin, do e ndjekin, ata qe deshirojne akoma te shijojne jeten 3D, do vazhdojne ta bejne kete por jo mbi toke, mqs Toke 3D nuk do kete me, do kete kaluar ne frekuence tjeter e do jete bere "e padukshme" per syte e 3D-se. Cfare do te thote kjo? Kjo do te thote qe si e ndoqe, si s'e ndoqe, kockat e tua prej karboni do t'i lesh ketu, se i perkasin kesaj matrice. Ama po s'e ndoqe do gjesh kocka te reja ne nje sistem diellor tjeter ne nje planet tjeter 3D, po kesaj rradhe jo me te ndare nga burimi yt, po te bashkuar.  

Eksperienca e ndarjes merr fund me kaq. Vetem se do jete e veshtire per ata qe do vazhdojne ne 3D te shohin zhberjen e iluzionit pas te cilit ishin ngjitur kaq shume dhe me te cilin ishin mesuar e nuk shihnin gje tjeter te mundur pos tij.

Gjykimi i fundit, ky eshte: gjykim i vetes, rezistence ndaj transformimit, dhimbje ngaqe transformimi ndodh dhe egoja nuk e pranon. Nuk ka per te ardhur njeri per te te thene se a ke bere mire a ke bere keq ne jete... Iluzion fetar edhe ky.

Ka plot njerez te afte qe dalin ne astral. (Kur shohim endrra, kete bejme gjithashtu, por ne menyre te pandergjegjshme.) Po kjo s'do te thote qe kane pare Driten.
Astrali eshte pjese e Matrices, ne dimensionin e 4-t.

Kur enderrojme, jemi te lire te udhetojme ne kohe, te sfidojme ligjet e gravitetit, ngjarjet duket sikur nderrojne rend ose sikur ndodhin ne dy kohe te ndryshme, nje person mund te na duket si dy persona te ndryshem njekohesisht, etj. Kjo sepse ne nje matrice 4D perfshihet edhe koha ne dimensionet ne te cilat levizim lirshem. Gje qe nuk e bejme dot ne realitetin 3D, zhvendosemi vetem lart-poshte, para-mbrapa, majtas-djathtas si dhe perpara ne kohe, ne menyre te pakontrollueshme.

Mund te jete etape e dobishme per dike, per te hapur mendjen ndaj te gjitha mundesive qe ekzistojne jashte realitetit fizik qe njohim kaq mire. Por ka shume qe mbeten ne kurth, qe iluzionohen e kujtojne se kane takuar te verteten.

Astrali mbetet dimension jo-stabel, nuk zhvillohet dot ndonje forme "qyteterimi" ne te, sic zhvillohet ne te 3-in (ku jetojme ne) apo ne te 5-in etj... Eshte si shtrese e ndermjetme dhe mqs s'ka mundesi evolucioni ne te, "banoret" e vetem qe enden ne te 4-in jane kalimtare (shpirtra te sapo shtrupezuar qe nuk dine akoma se nga do shkojne, ose "fantazmat" do thoja) apo te tjere qe nuk respektojne principin e arbitrit te lire dhe "thithin" energjine e  banoreve te dimensionit stabel ngjitur poshte tyre (neve) nepermjet tensioneve emocionale kryesisht, si frikes e ankthit (demonet, arkontet, reptilet... ) ose direkt nepermjet aktit seksual te dikujt, gjate orgazmes.  

Do shtoja, qe duke ditur se keta te fundit jane format e energjise (te vetedijshme!) qe animojne udheheqsit tane ne maje te piramides e si rrjedhoje drejtojne punet e kesaj dynjaje e ne jemi si bicim gjedhesh per ta, burim energjie, nuk eshte cudi qe pas deshtimit te fese per te mjelur ne mase me ane te frikes dhe shtypjes psiqike, dekadat e fundit shoqeria eshte shtyre drejt me shume "lirie" seksuale dhe te gjitha derivatet e saj, orgy-porgy, seks qe 13 vjec, free porn, bunga-bunga.

Eshte me e efektshme si menyre mjeljeje se e merr direkt te burimi dhe njeriu nuk ka pershtypjen se milet.  Akti seksual eshte i vetmi qe ka potencialin te na afroje pak me ekstazen hyjnore e si i tille per shekuj me rradhe eshte mohuar, share, njollosur, bere turp e tabu, e se fundmi devijuar nepermjet ricilesimit te orgazmes si qellim per tu arritur me cdo menyre (nqs nuk e arrin shpejt, kudo e kurdohere, duhet te kesh ndonje problem) dhe jo si rrjedhoje e nje bashkimi te nje cifti femer-mashkull trup e shpirt.

Gjithesesi, per t'iu kthyer prape punes se astralit, sot nuk eshte nevojshme, madje eshte e pakeshillueshme te kerkosh astralin, kur dimensioni i 5-te e me lart eshte kaq afer te 3-it dhe iluzioni nuk mban me vetem ne nje fill te holle (besimi yne ne te). Drita ka mberritur.

Drita e can erresiren, por te mos harrojme qe erresira duhet ta pranoje Driten, se ndryshe shkelet ligji i arbitrit te lire dhe Drita nuk lufton kundra kujt. Drita rivendoset, merr te drejtat e veta legjitime kur behet e pranishme. Erresira ama, nqs nuk e pranon ardhjen e kesaj drite, mund te rezistoje e te krijoje ferkim.

Mos kujtoni se ka per te qene transferim tak-fak si nje leter ne poste. Egoja ka per te pare anihilimin, shkaterrimin, fundin, vdekjen, friken, urine, semundjet ... dhe 90% e popullsise se Botes nuk eshte cu akoma prej gjumit e lere me te kete arritur ate fazen e famshme,  te dorezimit ne duart e Drites. Eshte kollaj te thuash dicka, eshte tjeter gje ta perjetosh.

Secilit ka per t'iu bere sipas "besimit" te vet. Po 'besimi' ketu nuk eshte t'i bashkohesh ndonje ideje, ideologjije, t'i falesh ndonje zoti a dreqi, t'i lutesh e te pendohesh per mekatet e tua. Harroje kete, kjo eshte skarco. Eshte egoja ajo qe beson ne gjera te tilla (per te shpetuar shpirtin gjasme). Per sa kohe mendon se ke ndonje gje per te shpetuar, apo per sa kohe mendon se t'i bashkohesh nje dogme te caktuar, nje rituali, apo ndonje njeriu a grupi njerezish, je ne kurth akoma. Nuk po te flas ne vecanti, po flas per te gjithe.

Besimi eshte te kesh besim tek Jeta, te mos duash me te kontrollosh asgje, por te lundrosh me valen. Te kesh besim ne inteligjencen e Drites dhe se kur ndjek rrugen e zemres nuk mund te te ndodhe asgje kundra teje, mqs ndodhesh ne unitet me cdo gje tjeter.

Po pike se pari, duhet te ndiesh zemren, e kjo s'eshte metafore, as pamje mendore, eshte reale, fizike. Nuk eshte as bum-bumi i ritmit kardiak. Eshte perceptm subtil, ne forme vibrimi, ne forme nxehtesie/freskie. S'di si ta shpjegoj. Kur e ndien, e di, s'ke me dyshim per te. S'ke me as pyetje, as pikepyetje sepse cdo gje behet evidence vete, pa qene nevoja per hallakatje mendore e shkencore. Kalon nga te berit, ne te qenet. Kot nuk themi Qenie.

Por qe te hapesh zemren duhet te jesh gati ta lesh egon menjane. Te jesh gati te qeshesh me veten apo edhe te tjeret te qeshin me ty. Te jesh gati ta lesh rolin qe mban, t'i lesh gjerat qe ke me te shtrenjta ne kete bote, pa qene i trishtuar ama, se po u trishtove do te thote qe po mashtron veten.

Sa jemi gati? Kjo eshte pyetja.

Kur i dorezohesh Jetes, Drites, vullnetit hyjnor, ke filluar te degjosh zemren dhe jo egon, je ne nje gjatesi vale dhe shprehja Kerko, se do te te jepet pa kursim merr kuptim te plote e konkret. Vete kerkesa nuk eshte me deshire e egos po Ajo cfare te duhet ty vertete e si e tille s'ka si te mos te te jepet.

E gjitha, pra, qendron ne aftesine per t'a pranuar inteligjencen e Jetes dhe per te lundruar me Valen.

Cdo kokecarje e kokedhimbje te largon nga zemra (radioja e vetme qe kap ne frekuencen e paster te Drites)

Cdo vuajtje eshte thjeshte perplasja e egos me valen, kur refuzon ta pranoje ardhjen e saj dhe jo ndeshkim.

E per ta kuptu kete, ndergjegjesim, vetedije, vete-njohje, zemer.

S'ka vetem bardh ose vetem zi, prandaj tek grija duhet gjetur pjesa e bardhe e duhet ditur te ndahet nga pjesa e zeze. Po kete si e ben? Ose e provon vete, nqs ke mjetet e duhura, ose merr mendimin e atyre tek te cilet ke besim. Po besimin si e formon? Ne baze te kreditit qe u jepet nga "shumica"? Apo ne baze te deshires per t'i besuar? Nqs eshte e para, po "shumicen" vete ne baze te c'krediti e beson? Se une mendoj qe qimja mund te behet shpejt tra dhe vetem ai qe e gelltiti ta dije se ne fakt qe qime, nderkohe qe shumica qe e mesoi nga shumica qe ia tha shumica, e dine se eshte tra... Sidmos ne nje bote ku "shumica" eshte e kontrolluar nga pakica.

Ne te kundert, nqs eshte e dyta, deshirat zakonisht jane deshira te egos, qe kerkon dicka ta perkedhele ne drejtimin e qimes, e besimi verberisht tek dikush eshte i pashendetshem ne rastin me te mire.

Duhet pra nje lloj aftesie per te bashkuar pervojen, llogjiken, nuhatjen, studimin ne nje. Kur s'mund te verifikosh cdo gje vete se nuk mund te shpikesh rroten, mund te bazohesh tek te tjeret por per tu bazuar tek te tjeret ke nevoje per me shume se "njohjen e tyre dhe dekorimin prej shumices". Te duhet dicka me teper, dicka qe te ben te lidhesh pikat e qe te ben ty vete te shohesh me qarte figuren e formuar. Kete nuk ta jep dot, vec intuita jote.

Intuita eshte e brendshme, i takon secilit, eshte ajo qe nuk mohon realitetin e jashtem por e perdor kete te fundit ne kuzhinen e vet te brendshme bashke me perberesit e vet "sekret", qe i njeh ajo inteligjenca hyjnore. S'ka rruge tjeter per te ndjekur me te mire se rruga jote. Dhe te dyshosh ne rrugen tende eshte te mos NJIHESH mire...

Me pelqen shume ajo thenia e Gandit "Edhe sikur vetem nje njeri te jete ne dijeni te se vertetes, kjo nuk e ben kete me pak te vertete". (Dhe s'po them ketu qe mbaj pishtarin e se vertetes, se nuk kam kurrefare mungese te brendshme per te plotesuar me lavderime te jashtme apo ndonje krize perkatesie qe dua ta shuaj duke u njohur nga x grup shoqeror)

Jezusi tha:

25 Prandaj po ju them: mos u shqetėsoni pėr jetėn tuaj, pėr atė qė do tė hani ose do tė pini, as pėr trupin tuaj, pėr atė qė do tė vishni. A nuk ėshtė vallė jeta mė me vlerė se ushqimi dhe trupi mė me vlerė se veshja?
26 Vini re zogjtė e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin nė hambare; megjithatė Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumė mė tepėr se sa ata?
27 Dhe cili nga ju, me gjithė kujdesin e tij, mund t'i shtojė shtatit tė tij qoftė edhe njė kubit tė vetėm?
28 Pse shqetėsoheni pėr veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakėt e fushės: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;
29 dhe unė, pra, po ju them se Salomoni vetė, me gjithė lavdinė e tij, nuk ishte veshur si ndonjė nga ata.
30 Tani nėse Perėndia e vesh kėshtu barin e fushės, qė sot ėshtė dhe nesėr hidhet nė furrė, vallė nuk do t'ju veshė shumė mė tepėr ju, njerėz besimpakė?
31 Mos u shqetėsoni, pra duke thėnė: "Ēfarė do tė hamė ose ēfarė do tė pimė, ose me ēfarė do tė vishemi?".
32 Sepse janė paganėt ata qė kėrkojnė tė gjitha kėto gjėra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirė se ju keni nevojė pėr tė gjitha kėto gjėra.
33 Por para sė gjithash kėrkoni mbretėrinė e Perėndisė dhe drejtėsinė e tij dhe tė gjitha kėto gjėra do t'ju shtohen.
34 Mos u brengosni, pra, pėr tė nesėrmen, sepse e nesėrmja do tė kujdeset vetė pėr vete. Secilės ditė i mjafton pikėllimi i vet''.
Si mund ta sfidosh kete fjale pervecse me paperendishmeri dhe profanitet? - Kur them "perendishmeri" apo "profanitet" nuk nenkuptoj asnjehere terma fetare.
por, seriozisht, si mund ta sfidosh llogjiken e asaj?

Jam i ndergjegjshem per shume gjera kur e them ate. Sikur te mos shqetesoheshim fare, nuk do kishim arritur asnjehere asnje gje. Do kishim mbetur nje njerezim kasollesh - NDOSHTA(shume e madhe kjo "ndoshta") - por, kush eshte aq arrogant sa ta parashikoje dhe te pretendoje se nxorri pergjigje absolute?

A nuk mendon se njerezimi me shume shqetesohet per shkaqe qe i shkakton vete, sesa cfare i vjen si detyrim nga natyra apo shkaqe te tjera?
A nuk eshte egoja jone ekstreme qe na ka sjelle ne piken ku njerezimi te ndahet ne shume te pasur dhe shume te varfer? Ne njerez qe vdesin nga uria dhe njerez qe nuk kane ku te cojne pasurine? A mos valle nuk ka uje toka? Atehere pse ka njerez qe vdesin nga etja? A mos valle nuk ka nje shpirt te mire brenda teje dhe brenda meje? Atehere, pse shahemi? Pse vritemi? Pse urrehemi? A nuk ndodh valle per cikerrima materiale? nje gardh, nje krodhe buke, nje gllenjke uji?
Po pse lakmojme atehere ?

A nuk eshte e qarte tashme qe 99.9999% e energjive te njerezimit shkojne ekskluzivisht per te nenshtruar, mashtruar, vjedhur dhe shtypur apo zhdukur tjetrin?

Ti me te drejte shqetesohesh per ushqimin e perditshem ?

Por perendia do siguroje gjithshka ne 1000% te tyre, cdo nevoje tenden, 1000%, me teprice te dukshme; edhe pse (sikur) kjo bote mund te jete e padenje per pranine tende. Cdo gje per te miren tende.

Nuk do duhej te kishim arritur ne kete pike ku kemi arritur si njerezim, PSE per te gjitha gjallesat e tjera paska parashikuar perendia, kurse per ne, Toka s'mjaftoka. Toka eshte mema jone, dhe s'ka meme qe te mos ushqeje dot femijet e saj (ne mos e qofte e semure, dhe s'ka semundje qe vjen 'padrejtsisht' gjithesesi)

Por edhe ketu ku kemi arritur, eshte e mundur te jetosh si zogu moskokecares, po te kesh kuraje ta shohesh te verteten ne sy. T'i dorezohesh vullnetit te Jetes, nuk eshte te mos besh asgje. Eshte te besh sipas diktatit te zemres dhe jo sipas diktatit te dikujt tjeter, qofte ky shefi yt, prindi yt, miqte e tu, normat sociale, kondicionimi yt etj qe te gjitha mblidhen tek FRIKA per te ardhmen.

Frika se mos ngelesh pa pune, frika mos mbetesh pa buke, frika mos mbetesh vetem, frika mos mbetesh jashte, frika mos humbasesh te dashurit e tu... Sahere qe brenda teje ndjen se dicka nuk shkon dhe se duhet te nderrosh rruge se keshtu po hahesh pak nga pak, kjo eshte zemra qe te flet; po aty per aty vjen mendja/egoja dhe te thote "u cmende? po si do ia dalesh pa kete e pa ate, po c'do thone te tjeret, po imagjino sa keq do jesh, po sikur te ndodhe kjo? po sikur te semuresh?... "

Eshte egoja qe kerkon siguri absolute nderkohe qe s'e kupton se siguria absolute nuk qendron ne te diturin e detajeve pike e per pe te asaj qe do ndodhe, por ne te diturin se ajo qe do te ndodhe do te jete pikerisht ajo qe te duhet dhe s'ka si te jete ndryshe, sepse je ne duart e Jetes/Zotit/Vullnetit hyjnor qe eshte vullneti i Vetes tende te larte dhe jo i vetes tende te ulet/personalitetit/egos qe kujton se kontrollon dicka po nuk i del gjithmone ashtu sic e mendonte.

Kur i dorezohesh Jetes, nuk eshte se s'ben asgje, po ben pikerisht ate qe do dhe zgjedh rrugen e vuajtjes me te paket (of least resistence), shkon me rrymen dhe jo kundra rrymes
Kur je ne kete pike, s'ke si te vuash, as per buke as per dashuri, as per ngrohtesi se behesh pjese sinkrone e jetes dhe jeta s'ka si te lere menjane nje pjese te veten. Nuk eshte metafore.

Po ose ke besim ose s'ke dhe kete s'e ben dot njeri tjeter per ty.


Ky shkrim nuk eshte i imi (marre nga nje faqe interneti dhe i pa redaktuar) por per shkak se kam shume pikepamje te aferta me te po e ndaj me ju.
avatar
Arsenic

89


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ne fillim qe Drita

Mesazh  Hagel prej 11.12.15 16:22

Arsenic shkruajti:
Ka plot njerez te afte qe dalin ne astral. (Kur shohim endrra, kete bejme gjithashtu, por ne menyre te pandergjegjshme.) Po kjo s'do te thote qe kane pare Driten.
Astrali eshte pjese e Matrices, ne dimensionin e 4-t.
...................
Mund te jete etape e dobishme per dike, per te hapur mendjen ndaj te gjitha mundesive qe ekzistojne jashte realitetit fizik qe njohim kaq mire. Por ka shume qe mbeten ne kurth, qe iluzionohen e kujtojne se kane takuar te verteten.

Astrali mbetet dimension jo-stabel, nuk zhvillohet dot ndonje forme "qyteterimi" ne te, sic zhvillohet ne te 3-in (ku jetojme ne) apo ne te 5-in etj... Eshte si shtrese e ndermjetme dhe mqs s'ka mundesi evolucioni ne te, "banoret" e vetem qe enden ne te 4-in jane kalimtare (shpirtra te sapo shtrupezuar qe nuk dine akoma se nga do shkojne, ose "fantazmat" do thoja) apo te tjere qe nuk respektojne principin e arbitrit te lire dhe "thithin" energjine e  banoreve te dimensionit stabel ngjitur poshte tyre (neve) nepermjet tensioneve emocionale kryesisht, si frikes e ankthit (demonet, arkontet, reptilet... ) ose direkt nepermjet aktit seksual te dikujt, gjate orgazmes.  

Ne kete forum ka disa anetare qe kontaktin me astralin e kane kuptuar gabimisht dhe pretendojne se kane pare Hyjnoren!!!
avatar
Hagel

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ne fillim qe Drita

Mesazh  Omnipresent13 prej 11.12.15 20:11

AI qe eshte tek 2shi, e di  mire cfare ka 1shi e s'po i intereson fare cfare thuhet nga te tjeret por synimin baze e ka 3shin . Ai qe eshte tek 1shi le te perrallise sa te doje per 2shin, se 2shi eshte 2sh e 1shi 1sh.

Omnipresent13

201


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ne fillim qe Drita

Mesazh  Gabriel prej 12.12.15 0:18

Hagel me fal per nderhyrjen po ti nuk mund te jesh ne mendjen e te gjitheve.
Nuk ke eksperiancat e te gjitheve.
Nuk ke aftesite e te gjitheve.
Ndaj dhe nuk mund ti kuptosh dot te gjithe.
Un nuk shkoj mir me disa anetare ktu ne forum, por sdo te thote qe nuk i jap te drejte per shum gjera.
Te shkosh keq, te grindesh, te dashurohesh, te lendohesh, etj etj, eshte pjese e tablose se madhe hyjnore.
Te gjithe jemi ketu per te permbushur nje qellim dhe per tu sprovuar, ndaj mos gjyko te tjeret.
Dhe njeher: Mos ma mer per keq nderhyrjen.
Respekte
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

231


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi