Psikologjia e turmave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psikologjia e turmave

Mesazh  gjilanasi prej 09.12.15 10:34



Gustav Le Bon, i lindur nė Francė nė vitin 1841, ishte psikologu i parė qė studioi shkencėrisht sjelljen e turmave, duke u pėrpjekur tė identifikojė tiparet dhe duke propozuar teknika tė pėrshtatshme pėr t’i udhėhequr dhe kontrolluar. Pėr kėtė arsye, veprat e tij u lexuan dhe studiuan me vėmendje nga diktatorėt totalitarė tė nėntėqindės, tė cilėt e bazuan pushtetin e tyre nė aftėsinė pėr tė kontrolluar dhe manipuluar masat.


Si Lenini, ashtu edhe Hitleri e kanė lexuar veprėn e Le Bon dhe pėrdorimi i teknikave tė caktuara tė bindjes nė diktaturėn nacional-socialiste duket se ka qenė frymėzuar prej kėshillave tė tij, por Musolini ka qenė admiruesi mė i zjarrtė i veprės sė psikologut francez. “Kam lexuar tė gjithė veprėn e Le Bon – thoshte Musolini – dhe nuk e di se sa herė e kam rilexuar “Psikologjinė e turmave”. Eshtė njė vepėr kapitale, tek e cila edhe sot kthehem shpesh”.

Nė fakt, shkrimet e Le Bon dhe nė mėnyrė tė vecantė “Psikologjia e turmave” e botuar nė vitin 1895 ishin njė minierė e vėrtetė ari pėr kė dėshironte qė tė kuptonte sjelljen e masave, ishte “tema e re” qė hidhej nė skenėn politike tė dekadave tė fundit tė tetėqindės dhe qė do ta dominonte kėtė skenė gjatė nėntėqindės. Lindja e masės, e kuptuar si “njė sasi e madhe e paqartė personash qė veprojnė nė mėnyrė uniforme” ishte nė fakt rezultati i njė procesi historik, me tė cilin pėrkuan njė shumėsi kauzash dhe qė nisi tė marrė formė nė fundin e shekullit XIX. Nė krijimin e njė shoqėrie tė masės, njė rol tė rėndėsishėm luajti progresi teknologjik, i kuptuar si njė proces i standartizimit tė punės, por edhe si model i prodhimit tė objekteve, tė quajtur pikėrisht “tė masės”.

Revolucioni i dytė industrial u karakterizua nė fakt nga njė racionalizim i fortė dhe njė mekanizim i proceseve prodhues, tė cilėt kishin prirjen tė miratonin dhe serializonin punėn e punėtorėve dhe tė punėsuarve. Ndėrkohė qė nė revolucionin e parė industrial punėtori ishte i angazhuar nė vende pune qė nuk ndryshonin shumė prej punės artizanale, duke filluar qė nga viti 1870, puna e tij u bė gjithnjė e mė e ngjashme me atė tė makinave, e privuar nga cdo lloj kontributi personal nė krijimin e objektit.


Prodhimi nė masė


Sipas modelit klasik tė zinxhirit tė montimit, punėtori duhej qė thjeshtė tė pėrsėriste pafundėsisht njė seri identike veprimesh, qė nuk kėrkonin asnjė aftėsi praktike apo teknike dhe qė pėrfundonte duke anuluar cdo kontribut personal nė realizimin e punės. Njė sistem i tillė, qė sillte eleminimin e dallimeve mes punėtorėve tė thjeshtė dhe tė specializuar, si dhe mes punėtorėve tė aftė dhe zbatuesve tė thjeshtė tė urdhėrave, favorizoi krijimin e njė mase homogjene punėtorėsh, tė cilėt nuk dallonin as pėr nga lloji i punės, as pėr nga aftėsia, as pėr nga paga dhe qė si pasojė kishin prirjen tė krijonin njė grup kompakt nė brendėsi tė shoqėrisė.

Homologjizimi i proceseve prodhues solli nga ana e tij homologjizimin e objekteve tė krijuar dhe shitur, qė nga ana e vet solli njė standartizim tė konsumit dhe shijeve. Objekti i masės, gjithnjė identik me vetveten, kish prirjen tė krijonte konsumatorė identikė dhe tė modifikonte nė drejtim tė njė barazie anonime sjelljet kolektive. Sado i rėndėsishėm, transformimi industrial dhe prodhues nuk ishte i vetmi pėrgjegjės pėr krijimin e tė ashtuquajturės “masė”. Pati edhe ngjarje tė njė natyre mė politike.

Paradoksalisht, ekzistenca e masės u zbulua dhe studiua pėr herė tė parė duke u nisur nga njė seri faktesh politikė, nė tė cilėt u demonstrua forca e saj e pabesueshme. Nė Francė, pėr shembull, masa u shndėrrua nė objekt vėmendjeje qė tė nesėrmen e trazirave revolucionare tė vitit 1789, pėr t’u rikthyer mė pas si temė e pranishme nė tratativat politike dhe sociologjike, pas episodeve tė Komunės sė Parisit nė vitin 1781. Egėrsia e sjelljeve kolektive nė periudhėn e terrorit revolucionar dhe tė kryengritjes nė kryeqytet shtyu shumė intelektualė francezė qė tė ngrejnė pikėpyetje, dhe, mbi tė gjitha, tė shqetėsohen pėr sjelljet e turmave, e cila shihej tashmė si e aftė edhe pėr lajthitje nga mė tė tmerrshmet.


Vepra e Le Bon


Nė kėtė sfond social dhe intelektual, i mbushur me kuriozitet dhe akoma mė shumė frikė kundrejt masės qė “po lindte” u maturua vepra e Gustav Le Bon, tė cilit jo rastėsisht i ishte dashur tė arratisej nga Parisi nė 1871, pasi kishte rrezikuar disa herė jetėn dhe qė, si pasoj, ndante shqetėsimin me ata qė shihnin tek turma njė rrezik pėr shoqėritė moderne kapitaliste.

Megjithatė, sado i frymėzuar nga njė eksperiencė personale dhe sado qė pasqyronte edhe mendimet e autorėve tė tjerė, “Psikologjia e turmave” pėrbėnte njė risi tė madhe pėr epokėn dhe si e tillė u mirėprit nga bashkėkohėsit, por edhe mė shumė nga lexuesit nė vitet e parė tė nėntėqindės. Po cila ishte vecantia e veprės sė Le Bon dhe pėrse meritoi kaq shumė famė, pavarėsisht akuzave pėr diletantizėm qė bota akademike lėshoi kundėr psikologut francez?

Mbi tė gjitha, Le Bon diti tė caktojė kufijtė e njė fushe tė re studimesh, qė deri atėherė ishte ndarė mes psikologjisė, e cila merrej vetėm me sjelljet individuale dhe sociologjisė, qė merrej me transformimet e shoqėrisė. Le Bon ishte i pari qė shfrytėzoi instrumentat dhe gjuhėn e psikologjisė pėr tė pėrshkruar faktet socialė, me bindjen se mund tė asimilohej sjellja e masės nė atė tė njė subjekti tė vetėm, sadoqė kjo ishte e pėrbėrė nga njė shumėsi personash. Kjo intuitė e fortė e Le Bon – qė edhe sot e kėsaj dite e ruan vlefshmėrinė e saj – ishte nė vetvete frut i njė vizioni specifik pėr masėn qė kishte psikologu francez. Pėr autorin e “Psikologjia e turmave” ekzistenca e njė mase anonime pėrfaqėsonte njė shenjė regresi nė shoqėrinė moderne, qė humbiste atė diversitet individual, i cili pėrbėnte pasurinė dhe trashėgiminė e vėrtetė tė shoqėrisė njerėzore.


Ndalje e evolucionit


Pėr Le Bon, turmat e mėdha ishin njė ndalje e procesit evolutiv, i cili nė teori duhej tė vazhdonte nga e paforma, tek forma, nga e padallueshmja, tek diferencimi progresiv dhe nga sjelljet kolektive, tek veprimet e individėve tė nxitur prej vetėdijeve tė tyre. Dėshtimi i procesit evolutiv, qė kish prirjen ta conte shoqėrinė drejt stadeve mė tė lashtė tė evolucionit tė saj, e si pasojė, tė shihte imponimin e masave – tė paktėn sa kohė qė kėto mbeteshin pa kontroll dhe pa udhėheqje – ishte shenjė e njė rikthimi tė barbarisė, qė i jepte fund njė kulture tė formuar pėrgjatė njė historie dymijė vjecare.

Pėr njė ndėrlikim tė tillė Le Bon e gjente konfirmimin edhe duke analizuar vetė sjelljen e masės, qė udhėhiqej prej instiktit dhe prej emocioneve, mė shumė se sa prej logjikės dhe arsyes. Nė sytė e tij, turma vepronte nė bazė tė ndjenjave mė primitive, ato qė nga kėndvėshtrimi i evolucionit pėrbėjnė hapat e parė tė zhvillimit tė njerėzimit, ndėrkohė qė nė kėta grupime, ajo qė humbiste ishte arritja mė e madhe e njeriut modern, pra racionaliteti dhe pėrdorimi i aftėsive tė larta intelektuale. Ashtu si shumė bashkėkohės tė tij, Le Bon ishte i bindur pėr brishtėsinė ekstreme tė arsyes, qė konsiderohej njė arritje e kohėve tė fundit dhe si e tillė edhe e dobėt, ndryshe nga instikti, qė konsiderohej njė karakteristikė e pėrhershme dhe e qėndrueshme e qenieve njerėzore.

Por humbja e arsyes nė grumbullimet e masės, pėr psikologun francez, ishte tregues i njė humbjeje shumė mė tė madhe: shkrirja e njė identiteti individual nė njė identitet kolektiv. Pa njė arsye autonome, sugjeronte Le Bon, njeriu kthehet pas nė gjendjen e kafshės dhe nė natyrė, qeniet e tė njėjtės specie i ngjajnė gjithmonė e mė shumė njėra-tjetrės: kėshtu, nė turmė, njeriu bėhet “kafshė” dhe instiktet e tij primitive e bėjnė praktikisht identik me ata qė ndajnė tė njėjtėn eksperiencė grupi.


Turma


Nėse njeriu nė turmė ėshtė i njėjtė me tė gjithė tė tjerėt – mendonte Le Bon – ishte atėherė e mundur tė konsiderohej turma njė subjekt i vetėm dhe ishte e drejtė tė zbatohej pėr tė ajo analizė psikologjike qė zakonisht rezervohej pėr individėt. Turma, sado e prirur tė kishte njė sjellje kolektive, ishte, nga kėndvėshtrimi mjeko-shkencor, njė “pacient” qė psikologu duhej ta analizonte, dhe nė ishte e mundur, ta kuronte.

Megjithatė, kjo analizė e turmave e Le Bon nuk vinte pa njė seri supozimesh ideologjikė dhe paragjykimesh, tė cilėt do tė shpėrthenin dukshėm gjatė pėrdorimit qė diktatorėt totalitarė u bėnė teorive tė tij. Mbi tė gjitha, nėse masat janė rezultat i njė “ngecjeje” tė vetėdijes dhe tė arsyes, atėherė padyshim qė ato duhet tė kontrollohen dhe futen nė rrugėn e duhur nga njė elitė apo nga njė udhėheqės qė ka ruajtur njė individualitet tė fortė.

Dhe pikėrisht kjo ishte qasja e Musolinit, i cili shprehej nė kėtė mėnyrė pėr masėn dhe pėr rolin e tij nė udhėheqjen e masave: “Masa pėr mua nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrvecse njė tufė dhensh, deri kur organizohet. Nuk jam aspak kundėr saj. Vetėm mendoj qė ajo nuk mund tė vetėorganizohet”. Ai i Musolinit ishte njė mendim qė pėrkonte nė mėnyrė tė pėrsosur me atė tė Le Bon, i cili konsideronte tė domosdoshme vendosjen e njė udhėheqėsi nė krye tė masave: “Dalja e njė udhėheqėsi tė masave pėrbėn alternativėn e vetme ndaj dorėzimit para mbretėrimit tė masave”

Shqetėsimi i Le Bon pėr lirinė e masave ėshtė tregues i ideologjisė konservatore qė ai mbartte, dhe qė e shtynte tė kundėrshtonte si “hapjet” demokratike tė epokės sė tij, ashtu edhe supozimet e mendimit iluminist.


Le Bon, si Makiaveli


Autori i “Psikologjia e turmave” e pėrcmonte hipotezėn e njė shoqėrie tėrėsisht demokratike, nė gjendje tė vetėqeverisej dhe qė rregullohej prej parimeve tė arsyes. Pėr Le Bon, shoqėritė demokratike jo vetėm ishin tė destinuara tė dėshtonin, por ato pėrbėnin edhe njė rrezik pėr vetė jetėn e shoqėrisė, sepse i shtynin njerėzit drejt mediokritetit. Le Bon e quante tė pamundur edukimin e tė gjithė masės me parimet e arsyes dhe dominimit tėrėsor prej saj, dhe nė tė njėjtėn kohė mendonte qė pushteti duhej tė mbahej nga njerėz qė shkėlqejnė: kėshtu qė, ai mendonte se e vetmja formė e mundshme e qeverisjes ishte ajo e elitės.

Megjithatė, Le Bon ishte i vetėdijshėm qė nė kohėn e tij asnjė udhėheqės nuk do tė mund tė qeveriste pa mbėshtetjen e masave: me fundin e epokės sė monarkive tė bazuara nė forcėn ekonomike, ushtarake apo autoritetin dinastik, udhėheqėsi i vėrtetė politik do tė mund tė qeveriste vetėm nėse do tė kishte mbėshtetjen e masave.

Dhe, si njė Makiavel modern, Le Bon do tė merrte pėrsipėr detyrėn qė t’i mėsonte princit tė ardhshėm se si tė fitonte mendjen dhe zemrat e turmės.

Rregulli i parė qė udhėheqėsi duhet tė ndjekė pėr tė fituar mbėshtetjen e turmave ėshtė qė tė komandojė duke i bėrė apel ndjenjave dhe jo arsyes; dhe pikėrisht kėtė kėshillė tė Le Bon e pėrdorėn gjerėsisht diktatorėt totalitarė tė nėntėqindės, tė cilėt ishin mishėrimi i njė pushteti i cili e fiton mbėshtetjen e turmave pa u dhėnė atyre tė drejtė pėrfaqėsimi dhe aspak liri.

Le Bon ishte kundėr projektit iluminist tė shkatėrrimit tė sigurive tradicionale, qė duke dobėsuar besimin tek Zoti dhe tek Shteti kishin dobėsuar nė fakt aftėsinė e besimit tė masave. Le Bon thoshte: “Filozofėt e shekullit tė fundit kanė marrė me zell detyrėn pėr tė shkatėrruar iluzionet fetarė, politikė dhe socialė me tė cilėt kishin jetuar prej qindra vitesh baballarėt tanė. Duke i shkatėrruar, ata kanė “tharė” burimet e shpresės”.

Pėr t’u qeverisur pa u vendosur njė regjim anarkie tė rrezikshme, masat duhet tė kthehen tė besojnė dhe detyra e udhėheqėsit tė ardhshėm tė turmave ėshtė qė tė rivendosė besimin tek komuniteti, edhe pse ky nuk do tė ketė mė natyrė tė jashtėzakonshme, por tokėsore. Pėr Le Bon, turmat nuk mund tė udhėhiqeshin nga arsyeja, pėr arsye se fryma e turmės karakterizohet nga tė ndjerit dhe jo nga tė menduarit.

Diskutimi logjik dhe racional mund tė shėrbejė pėr tė bindur njė njeri tė vetėm, por jo pėr tė udhėhequr njė masė. Sipas autorit tė “Psikologjisė…” njeriu i futur nė masė ka nevojė pėr iluzione, pasione, ai shtyhet nga vullneti pėr tė besuar dhe ky vullnet rritej, nė momentin kur iluzionet e vjetėr ishin futur nė krizė prej iluminizmit.

Ndėrkohė qė arsyeja ėshtė fakt tranzitor, ndjenja dhe nevoja pėr tė besuar janė forca arkaike dhe tė pėrhershme tė njeriut dhe udhėheqėsi duhet tė ngopė me shpresa dhe iluzione tė reja kėtė etje pėr shpresė. Nėse shikojmė revolucionet e mėdhenj, thoshte Le Bon, vėrejmė se si tė gjithė ishin tė prodhuar prej shpresės dhe besimeve dhe jo prej njė arsyetimi tė saktė: krishtėrimi dhe islamizmi, suksesi i revolucionit francez dhe i Napoleonit janė frut i shpresės dhe jo i “arsyes sė pastėr”.


Totalitarizmat


Totalitarizmat e shekullit XX thithėn plotėsisht leksionin e Le Bon, u ofruan individėve iluzione tė rinj tek tė cilėt mund tė besonin, u angazhuan pėr krijimin e miteve dhe legjendave tė reja, edhe pse shpesh kėta ishin nė kontradiktė me njėra-tjetrėn. Musolini vecanėrisht shfrytėzoi disa herė mungesėn e programit nė fashizmin e hershėm, gjė qė solli si transformizmin e tij politik, ashtu edhe ndryshimet nė programin e partisė.

Me kėtė qasje Musolini tregonte se kishte metabolizuar mėsimet e Le Bon nė lidhje me karakterin e pangatėrrueshėm tė iluzioneve, si dhe mbante mend mjaft mirė sugjerimin e tij pėr tė nxitur dėshirėn pėr besim tė turmave, kjo edhe nė kurriz tė koherencės sė arsyetimeve tė tij. Nė fakt ishte vetė Musolini qė pohonte se “vetėm besimi lėviz malet, dhe jo arsyeja. Kjo ėshtė njė instrument, por nuk mund tė jetė forca lėvizėse e masave. Sot madje, edhe mė pak se dikur. Njerėzit sot kanė mė pak kohė pėr tė menduar. Eshtė i pabesueshėm dispozicioni i njeriut modern pėr tė besuar”.

Por pėrvecse kishte pėrthithur mirė mėsimin e domosdoshmėrisė sė iluzioneve, Musolini tregonte se kish pėrvetėsuar mirė njė sugjerim tjetėr edhe mė tė rėndėsishėm tė Le Bon: krijimin e besimit tė pakushtėzuar tek udhėheqėsi.

Ndėrkohė qė cdo iluzion mund tė zėvendėsohet nga njė tjetėr, cdo besim i zė vendin paraardhėsit edhe kur janė nė kontrast tė hapur, besimi tek udhėheqėsi duhet tė mbetet gjithmonė i pandryshuar nėse do tė ruash kontrollin mbi turmat. Udhėheqėsi duhet tė transformohet nė njė hyjni tė vėrtetė tokėsore, i zhveshur qoftė edhe nga dyshimi i gabimit, duke vėnė nė shfrytėzim tė gjithė strategjitė e propagandės. Nė kėtė kuptim, shembulli i fashizmit italian, por edhe mė tepėr ai gjerman dhe sovjetik janė demonstrime tė pagabueshėm tė kėsaj nevoje tė paralajmėruar shumė kohė mė parė nga Le Bon.

Nė Bashkimin Sovjetik, kulti i personalitetit i Stalinit ishte njė prej parimeve mbi tė cilin u ngrit i gjithė aparati totalitar dhe nė Gjermani askush nuk kish dyshime nė pagabueshmėrinė e Hitlerit, edhe atėherė kur sinjalet e humbjes nė Luftėn e Dytė Botėrore nisėn tė bėhen tė dukshėm.

Pėr njė sistem totalitar, udhėheqėsi ėshtė nė fakt boshti i tė gjithė sistemit, sepse ndryshe nga sa ndodh nė diktaturat e thjeshta, gjithcka qė ndodh nė vend ėshtė nėn pėrgjegjėsinė e tij. Nė Bashkimin Sovjetik dhe nė Gjermani, si Stalini ashtu edhe Hitleri merrnin pėrgjegjėsinė e cdo veprimi qė kryhej nga njė funksionar i tyre, njė demonstrim i faktit qė vetėm ata ishin emanimi i pushtetit dhe qė burokratėt dhe vartėsit ishin thjeshtė zbatues tė vullnetit tė tyre. Nė po tė njėjtėn mėnyrė, kthesa autoritare e fashizmit italian – e nė disa drejtime edhe totalitare – erdhi nė janar tė vitit 1925, kur Musolini vendosi tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė plotė pėr vrasjen e Matteottit, qė ish kryer nga dy vrasės, pėr llogari tė njė porositėsi tė paidentifikuar.

Njė marrje e tillė e pėrgjegjėsisė nga udhėheqėsi unik ėshtė pjesė e procesit dialektik qė nė regjimet totalitarė vendoset mes atyre qė komandojnė dhe atyre qė binden dhe qė nėse nuk ekziston, vė nė krizė tė gjithė strukturėn: kjo shpjegon pėrse sapo hipnin nė pushtet, kėta diktatorė arrinin ta ruanin pa iu dashur tė luftonin kundėr fraksioneve tė brendshėm, sepse bindja e tė gjithėve ishte qė, nėse rrėzohej udhėheqėsi, do tė shembej i gjithė sistemi. Nė njė sistem totalitar, ndryshe nga sa mund tė mendohet zakonisht, pushteti nuk mbahet vetėm me dhunė, por ėshtė frut i njė “kontraktimi” reciprok mes udhėheqėsit dhe masave tė dominuara.

Plotfuqishmėria e udhėheqėsit shėrben si sfond pėr dėshirėn e masės qė tė heqė dorė nga pėrgjegjėsia pėr lirinė e vet, dhe dorėzimi i lirisė dhe vullnetit tė saj tė lirė nė duart e udhėheqėsit ėshtė cmimi qė masa ėshtė e gatshme tė paguajė me qėllim qė t’ia “hedhė” mbi shpinė dikujt tjetėr fajet dhe gabimet e saj.


Sekreti i pushtetit


Me njė mendjemprehtėsi tė madhe, Le Bon pikasi nė marrėdhėnien e vecantė mes udhėheqėsit dhe turmės sekretin pėr marrjen e pushtetit nė shoqėritė moderne industriale. Psikologu francez nuhati nevojėn e identitetit, e pranishme nė formė tė fshehur nė tė gjithė turmat njerėzore: braktisja e vecantisė dhe individualitetit qė realizohet tek turma duhet tė korrespondojė me krijimin e njė identiteti tė qartė kolektiv. Individi ėshtė i gatshėm tė heqė dorė nga njė “Unė” nė favor tė njė “Ne”, me kushtin qė ky subjekt i ri tė ketė njė personalitet specifik.

Ky personalitet mund tė formohet vetėm pėrmes ndėrhyrjes sė “pushtuesit” tė masave. Masa ėshtė njė frymė kolektive e paformė, qė zotėruesi duhet ta manipulojė si argjil nė duart e tij. Ai duhet t’i japė formė pėrmes shfrytėzimit me zotėsi tė emocioneve mė primitivė, qė janė edhe mė arkaikė, e si pasojė edhe mė tė fortė. Nė njė tjetėr vepėr tė tijėn, “Aforizma tė kohėve tė sotme”, Le Bon e sqaroi kėtė ide tė tijėn: “Turma ėshtė njė qenie amorfe, e paaftė tė dėshirojė apo tė veprojė pa udhėheqėsin e saj. Shpirti i saj duket i lidhur me atė tė kėtij udhėheqėsi”.

Si njė magjistar, si njė hyj, udhėheqėsi politik thirret pėr t’i dhėnė jetė turmės, dhe ta shtyjė tė veprojė. Nė kėtė detyrė tė tijėn, ai gjen aleatin mė tė cmuar, pikėrisht tek nevoja pėr tė besuar dhe tek nevoja pėr identitet e individėve qė janė bėrė pjesė e masės. Individi nė turmė ėshtė nė fakt njė subjekt i dobėt, qė ka humbur aftėsinė e tij pėr vetėqeverisje dhe qė ėshtė nė kėrkim tė njė “Uni” tė fortė, tek i cili mund tė mbėshtetet.

Udhėheqėsi modern politik, shpjegon Le Bon, ėshtė njė dirigjent i shpirtėrave, qė zėvendėson personalitetin e tij dhe atė tė individit, duke iu propozuar turmės si njė model me tė cilin tė identifikohet dhe si njė guidė pėr t’u ndjekur. Marrėdhėnia mes udhėheqėsit dhe turmės, mes kėtij “Uni” hegjemon dhe identiteteve tė brishtė dhe tė shpėrndarė qė formojnė turmėn ėshtė tejet delikate dhe komplekse, dhe nga menaxhimi i saktė i saj varet suksesi apo dėshtimi nė luftėn pėr pushtet. Ndryshe nga sa ka ndodhur nė tė kaluarėn me tiranitė e lashta, aspiranti modern pėr diktator nuk mund ta marrė dhe ruajė pushtetin vetėm pėrmes parimit tė autoritetit apo vetėm pėrmes forcės.

Ai nuk mund tė imponojė modelje sjelljeje qė i korrespondojnė ekskluzivisht dėshirave tė tij, pa rrezikuar qė tė humbasė mbėshtetjen e turmės qė propozohet tė komandojė. Diktatori modern, thotė Le Bon, duhet tė dijė tė rrokė dėshirat dhe aspiratat e fshehta tė turmės dhe tė propozohet si mishėrim i kėtyre dėshirave dhe si personi qė ėshtė nė gjendje tė realizojė kėto aspirata. Edhe nė kėtė rast, iluzioni rezulton mė i rėndėsishėm se sa realiteti, pasi ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė pėrmbushja e kėtyre ėndrrave por thjeshtė tė bėsh turmat tė besojnė se je nė gjendje t’i realizosh: “Nė histori, shkruante Le Bon tek “Psikologjia e turmave”, pamja ka patur gjithmonė njė rol mė tė rėndėsishėm se sa realiteti”.


Miti


Tirani modern duhet qė megjithatė t’i kushtojė vėmendje maksimale shmangies sė pėrballjes me realitetin, sepse nė kėndvėshtrimin e Le Bon, masa, qė tė kontrollohet, duhet tė mbahet nė kėtė skenė ėndrrash, pa konture tė qartė. Kėshtu qė, pėr tė vazhduar nė kėtė drejtim, nuk mjafton tė paraqitesh si realizuesi i dėshirave tė caktuara, por duhet edhe t’i kushtosh vėmendje maksimale formės nė tė cilėn paraqiten kėto aspirata dhe projekte. Sipas autorit tė “Psikologjisė sė turmave”, udhėheqėsi duhet tė shfrytėzojė mbi tė gjitha mitin, qė pėr shkak tė natyrės sė vet tė vecantė ėshtė nė gjendje tė mbėrthejė emocionet e turmave dhe t’i zhveshė nga racionaliteti.

Miti ėshtė vecanėrisht i pėrshtatshėm pėr tė rrėmbyer vėmendjen e turmės sepse ėshtė gjuhė arkaike, u pėrket fazave fillestare tė njerėzimit, pikėrisht ashtu sikurse turma pėrfaqėson njė regres drejt stadeve mė primitivė tė organizimit njerėzor dhe ka njė forcė bindėse shumė tė fortė, sepse bazohet pikėsėpari tek e pandėrgjegjshmja. Ndryshe nga cfarėdolloj projekti racional, miti nuk parashikon asnjė kontroll pas vlefshmėrisė sė tij, pėr arsye se pėrmbajtja e tij ėshtė gjithmonė e papėrcaktuar e si pasojė nuk mund tė verifikohet.

Nė kėtė kuptim, ai ofron njė seri tė pandėrprerė alibish pėr dirigjentėt e turmave, tė cilėt mund t’i transformojnė vazhdimisht pėrmbajtjen dhe ta modifikojnė duke arritur tė shmangin pėrballjen me realitetin. Miti, shpjegon Le Bon, nuk ka nevojė pėr asnjė koherencė logjike, sepse ai bazohet ekskluzivisht nė fantazitė dhe nevojat e njerėzve dhe funksionon mė mirė atėherė kur arrin tė pėrfaqėsojė nevojat pėr shpagim dhe aspiratat e turmave.

Sėrish, diskutimi i Le Bon gjeti zbatim sa tė saktė aq edhe tė pamėshirshėm nė totalitarizmat e nėntėqindės, qė pikėrisht tek mitet – pėr shembull raca ariane – ngritėn njė pjesė tė mirė tė themeleve tė tyre. Tė gjithė diktatorėt totalitarė shfaqėn njė pėrcmim ekstrem pėr faktet, duke ndėrtuar njė propagandė tė privuar nga cfarėdolloj fakti tė demonstrueshėm. Kjo e shtyu Hrushovin ta pėrshkruante Stalinin si njė njeri qė manifestonte njė “hezitim ekstrem pėr tė marrė nė konsideratė gjėrat e jetės… indiferent ndaj gjendjes reale tė gjėrave”.

Realiteti vihej praktikisht nė provė tė fortė prej regjimeve totalitarė, qė pėrpiqeshin tė impononin gjithėpushtetshmėrinė e vullnetit dhe dėshirės mbi faktet dhe objektivitetin e botės. Nė njė regjim totalitar tėrėsisht tė realizuar si ai sovjetik nė vitet tridhjetė, rezultonte shpesh herė e vėshtirė tė dalloje tė vėrtetėn nga falsja dhe fantazinė nga iluzioni, sepse tashmė asgjė nuk matej mė me kėtė kut gjykimi. Duke qenė se i vetmi element i rėndėsishėm ishte funksionimi i tij pėr partinė dhe revolucionin, nuk kish mė rėndėsi qė njė fakt i caktuar ishte i vėrtetė apo nėse dicka ishte thėnė: e vetmja pyetje pėr tė cilėn botės i kėrkohej pėrgjigje ishte besnikėria apo mosbesnikėria ndaj direktivave tė regjimit.

Sado e marrė mund tė duket – dhe praktikisht bėhej fjalė pėr episode tė njė marrėzie kolektive – nė Bashkimin Sovjetik kryheshin gjyqe ndaj mijėra njerėzve mbi bazėn e komploteve qė ishin thjeshtė tė supozuar apo tė imagjinuar nga Stalini, qė gjithmonė pėrmbylleshin me dėnimin me vdekje ose internimin e tė akuzuarve. Nė njė regjim tė tillė totalitar, qė kishte eleminuar dallimin mes tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės edhe falė bashkėpunimit aktiv tė masės e cila hidhej vetė nė krahėt e fantazisė dhe vullnetit tė tė gjithėpushtetshmit, qarkullonin hipoteza nga mė tė pamundurat mbi komplote tė vazhdueshėm kundėr revolucionit dhe kėto shndėrroheshin shpesh herė nė akt-akuza ndaj personave totalisht tė pafajshėm.

Policia e fshehtė sovjetike arrinte madje tė bindte shumė tė akuzuar tė pafajshėm pėr fajėsinė e tyre, shpesh herė madje pa patur nevojė pėr tė pėrdorur torturėn fizike, sepse i formulonte akuzat pa iu referuar asnjėherė asnjė fakti konkret. Qėllimi arrihej shpesh duke izoluar individin nga realiteti rrethues dhe duke bindur ata qė ishin pėrreth tij tė konfirmonin akuzat, duke bėrė qė nė fund i akuzuari tė dorėzohej para koherencės sė historisė qė propozonte policia, duke mbėrritur mė nė fund nė rrėfimin e krimeve qė nuk i kish kryer asnjėherė.

Por nėse udhėheqėsi duhet tė rrokė dėshirat e turmave dhe tė shfaqet si figura mesianike nė gjendje t’i realizojė ato, ka edhe njė tjetėr aspekt qendror nė marrėdhėnien me masat qė Le Bon diti ta pėrshkruajė shumė mirė nė librin e tij “Psikologjia e turmave”. Pėrvecse njė realizues i dėshirave tė masave, Uni i udhėheqėsit duhet tė shndėrrohet, sipas Le Bon, nė njė objekt identifikimi pėr turmat. Nė diktaturat moderne nuk ėshtė aspak e kėshillueshme tė kėnaqesh me bindjen pasive – e cila mund tė zhduket nga njė moment nė tjetrin – por duhet tė nxitėsh pjesėmarrjen entuziaste dhe tė vullnetshme nė pushtet.

Kėshtu masa ftohet vazhdimisht jo vetėm qė tė bindet por edhe tė imitojė udhėheqėsin, tė sillet sikur ajo vetė ėshtė udhėheqėsi, njė sjellje qė do tė gjejė shprehjen e vet tek interpretimi nacional-socialist i moralit kantian: “Vepro nė mėnyrė tė tillė qė, sikur Fyhreri tė tė shihte, ai do tė miratonte sjelljen tėnde”.


Regjimet


Regjimet totalitarė vunė nė praktikė kėta mėsime tė Le Bon, duke organizuar vazhdimisht ceremoni qė kishin pėr qėllim tė lehtėsonin kėtė identifikim mes udhėheqėsit dhe turmės, si pėrshembull tubimet e mėdhenj tė Nyrenbergut, paradat nė Sheshin e Kuq nė Moskė dhe fjalimet e Musolinit nga Sheshi “Venecia”. Qėllimi i festimeve tė tillė ishte qė tė bėnte masat tė ndiheshin pjesėmarrėse nė pushtet dhe nė projektet e udhėheqėsit, t’u krijohej atyre pėrshtypja se mund tė pėrthithnin nė mėnyrė magjike forcėn, qė tė shihnin t’u njihej atyre njė rol nė ndėrtimin e shtetit totalitar.

Nė festimet e mėdhenj individi i futur nė masė, i privuar tashmė nga identiteti i tij, pėrfshihej nė njė ritual bashkimi tė shenjtė dhe mistik me udhėheqėsin e vet dhe pėrjetonte dehjen e ngjitjes pothuajse nė nivelin e udhėheqėsit. Por, nė tė njėjtėn kohė, ky ekzaltim qė buronte nga bashkimi mistik me udhėheqėsin kontribuonte nė nėnshtrimin gjithnjė e mė tė madh tė masės ndaj udhėheqėsit, pėr arsye se cdo eksponent i turmės eksperimentonte parėndėsinė e ekzistencės sė tij nė raport me atė tė dirigjentit.

Sa mė shumė qė udhėheqėsi quhej njė person i jashtėzakonshėm, aq mė shumė “Ne”-ja, e pėrbėrė nga shumė persona me njė Un tė dobėt, mund tė sakrifikohej pėr kauzėn e tij.

Jeta e njė anonimi qė i pėrkiste masės jo vetėm ishte e sakrifikueshme pėr tė realizuar projektin e udhėheqėsit, por edhe vdekja e vullnetshme pėr kauzėn konsiderohej virtuti mė i lartė: jo mė kot fashizmi imponoi njė model virtutesh ku lėvdoheshin mbi tė gjitha disiplina, bindja, ndjenja e detyrės dhe nevojės pėr tė arritur njė qėllim, heroizmi, vetėflijimi.

Le Bon ka meritėn qė demonstroi se si pėr tė qeverisur nė mėnyrė diktatoriale njė shoqėri tė masės, njė udhėheqės duhet qė pikėsėpari tė shfaqet si njė “Un” i fortė pėrballė shumėsisė sė “Un”-eve tė dobėt tė prodhuar nga njė shoqėri e masės. Psikologu francez demonstroi gjithashtu tek “Psikologjia e turmave” se sa e rėndėsishme ėshtė pėr njė udhėheqės qė t’u propozojė njė mision tė jetės atyre qė udhėheq, njė qėllim edhe tė parealizueshėm, por qė ka aftėsinė tė riaktivizojė energjitė e fjetura dhe nevojėn e tyre pėr tė besuar. Gjithmonė Le Bon ka njohur i pari nevojėn e masave pėr t’u futur nė njė botė simbolesh dhe shpresash, nė njė komunitet – edhe tė marrė si ai nacionalsocialist – por ku janė tė forta lidhjet me njerėzit e tjerė, tė cilat ruhen prej njė ideologjie tė pėrbashkėt dhe shumė tė fortė.

Nė fund – dhe ky ėshtė zbulimi mė i rėndėsishėm dhe mė i abuzuar prej regjimeve totalitarė – Le Bon kishte paralajmėruar nevojėn e turmave pėr tė gjetur njė pėrfaqėsues tė tyre qė di t’u japė jetė shpresave tė tyre dhe tė realizojė nevojėn e tyre pėr mizori dhe hakmarrje. Le Bon i shkon merita pėr gjithė kėta zbulime, ndėrsa diktatorėve totalitarė u shkon faji qė i kanė pėrdorur me brutalitet dhe mizori kėta sugjerime teorikė. Dhe i vetmi krahasim qė mund tė bėhet me histori tė tjera ėshtė ai i shpikėsve tė bombės atomike, studiues qė nuk e kanė lėshuar atė, por qė e kanė krijuar. Le Bon hodhi themelet teorike pėr tė realizuar totalitarizmin, por ua la tė tjerėve detyrėn pėr t’i zbatuar.


MARCO UNIA
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologjia e turmave

Mesazh  Anon prej 10.12.15 4:23

Sundimi totalitar ka ekzistuar dhe do te ekzistoj gjithmone, duke filluar nga krijimi i identiteteve artificiale (nacionale,kufitare,shteterore,fetare,mistike,partiake,muzikore,modelingu,sportive) etj etj. Biles edhe vete te menduarit sipas kendveshtrimit te MARCO UNIA-s eshte nje manipulim i mases qe deshiron te duket "ndryshe" apo "opozitaristi" i kendveshtrimin Le-bonian!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologjia e turmave

Mesazh  Omnipresent13 prej 10.12.15 14:17

Ai qe eshte ne erresire do qendroje ne erresire persa kohe ta doje  dhe asgje ne bote nuk do e ndryshoje kete. Turma eshte nje grupim njerzish qe u mungon vullneti dhe deshira  per te kontrolluar mendjen e tyre dhe te tjere do e marrin nen kontroll ate sepse mendja te jep pushtet dhe jo ari.  Ata qe besojne se kontrollojne turmen, duhet te fillojne te besojne se te tjere i kontrollojne ata, se ata jane turma e dikujt tjeter. Dihet qe asgje nuk te jepet po nuk t'u mor dicka. Ne kaos mungon ekuilibri dhe humbja eshte me e madhe derisa gradualisht shkon ne Zbrazeti. Kush mendon se eshte Zot i vetes, te pyese edhe njehere veten se nga i vjen ky mendim. Zot i vetes eshte vetem ai qe zoteron Dijen e Vetes se Tij. Nese dikush perpiqet ta mbaje me force  dike ne injorance, perpiqet kot sepse nese ai vendos te zgjohet, asgje nuk e ndalon kete proces. Mos u mjaftoni vetem ne shfaqjen qe u japin aktoret. Hapini perdet dhe shihni cfare skene eshte aty

Omnipresent13

157


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologjia e turmave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi