Bimėt, tė afta tė mendojnė dhe tė thurin strategji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bimėt, tė afta tė mendojnė dhe tė thurin strategji

Mesazh  gjilanasi prej 09.12.15 10:27

Nė njė studim tė ri, njė grup shkencėtarėsh prestigjiozė hamendėsojnė se bimėt kanė plane tė zgjuara pėr tė konkurruar me njėra-tjetrėn, por edhe pėr tė ndihmuar bimėt nė nevojė …
Ėshtė e lehtė tė mendohet se bimėt janė pasive dhe se kanė vetėm qėllim t’u shėrbejnė qenieve tė tjera nė kėtė botė. Por ēfarė mund tė thoni nėse ekosistemet nė botė i marrin format e ndryshme, pėr shkak tė “vendimeve” tė bimėve?



Njė teori e re, e prezantuar nga kėrkuesit e Universitetit Princeton nė revistėn “Bimėt natyrore”, sugjeron se nė disa raste, kjo mund tė jetė saktėsisht ajo qė ndodh. Nė njė nga teoritė e para globale pėr evolucionin e florės dhe faunės nė tokė, kėrkuesit shkruajnė se bimėt mund tė jenė sjellė nė disa mėnyra qė tė kenė pėrfitime jo vetėm ato, por edhe tė pėrcaktojnė produktivitetin dhe pėrbėrjen e ambientit rrethues.

“Teoria jonė shpjegon se flora dhe fauna janė bazuar nė njė ide tė re, sipas sė cilės, bimėt janė inteligjente dhe veprojnė me strategji”, tha drejtuesi i studimit, Lars Hedin, njė profesor i Princeton pėr ekologjinė dhe biologjinė revolucionare dhe njėkohėsisht kryetar i departamentit.

“Kjo ėshtė njė teori globale qė shpjegon pėrse biomasa ndryshon nė kushtet e ushqimit, nė aftėsinė pėr t’iu pėrgjigjur ērregullimeve dhe pėr tė thithur dyoksidin e karbonit nga atmosfera.”

Kėrkuesit zhvilluan teorinė e tyre pėr tė zgjidhur njė mister tė ngritur prej kohėsh nė ekologji mbi ēėshtjen, pėrse pemėt nuk mund tė prodhojnė fertilizuesit e tyre nga nitrogjeni atmosferik, aty ku e bėjnė aktualisht – qė sipas shkencėtarėve nuk duhet tė ishte kėshtu – dhe mundohen nė kushte nė dukje ideale.

Kėto bimė, tė njohura si “kapėset e nitrogjenit”, pėrdorin sekrecione pėr tė ftuar baktere toke qė tė infektojnė qelizat e rrėnjėve tė tyre. Nė kėmbim tė karbohidrateve qė bima prodhon nė fotosintezė, bakteret e tokės konvertojnė nitrogjenin nė ajėr nė formėn e fertilizuesit pėr tė cilin kanė nevojė bimėt. Duke krijuar njė cikėl tė tillė nitrogjeni, pėrfitojnė edhe bimėt apo pemėt fqinje. Shumica e kėtyre “kapėseve tė nitrogjenit”, ndodhen te bimėt bishtajore dhe te pemėt.

Ēuditėrisht, pemėt bishtajore lulėzojnė nė toka tropikale me nitrogjen tė lartė, ku pėrfaqėsohen nga qindra specie. Megjithatė, nė nėntoka me pak nitrogjen, pemėt qė kapin nitrogjenin nuk janė aq mbizotėruese apo jetėgjata. Kėtu ndodhet misteri, sipas Hedin.

Ekologjistėt mund tė supozojnė se nė tokat me pak nitrogjen, njė pemė qė e prodhon vetė do tė kishte pėrparėsi ndaj njė peme qė nuk e kap nitrogjenin. Megjithatė, siē rezulton, pemėt qė kapin nitrogjenin nė kėto mjedise lihen nė hije nga pemėt fqinje, ndėrsa nė zonat tropikale, ato qė kapin nitrogjen konkurrojnė mė lehtė me pemėt e tjera.
Pėr tė kuptuar kėtė gjė, Hedin dhe bashkautorėt e tij pėrdorėn njė model teorik tė lojės evolucionare pėr tė analizuar se si pemėt qė kapin nitrogjenin do t’ia dilnin nė pyje tropikale dhe jo tropikale qė janė trazuar nga zjarri, rrėshqitja e dheut, uraganet dhe fenomenet e tjera natyrore.

Kėrkuesit zbuluan se nė pyje tropikale, pemėt qė kapin nitrogjen e pėrdorin aftėsinė e tyre pėr tė ofruar njė zhvillim ushqimor gjatė rritjes sė hershme, por e ēaktivizojnė atė pasi nitrogjeni nė tokė arrin nivele tė larta. Kjo i lejon pemėt tė konservojnė energji tė mjaftueshme, e cila shkonte pėr kapjen e nitrogjenit pėr tė konkurruar mė shumė pėr dritėn e diellit me pemėt e tjera.

Nga ana tjetėr, pėr shkak se nivelet e nitrogjenit nė pyjet e butė nuk rikuperohen aq shpejt, pemėt qė e kapin nitrogjenin nė kėto mjedise vazhdimisht gjenerojnė nitrogjen. Kjo e pengon disi zhvillimin e tyre, pasi ato kontribuojnė nė zhvillimin e pemėve fqinje. Si rezultat, kėto pemė nuk arrijnė gjithnjė t’u mbijetojnė fazave tė para tė rikuperimit tė njė pylli, sipas kėrkesave.

“Nė pėrgjithėsi, ne mendojmė se bimėt pėrgjigjen pasivisht ndaj mjedisit tė tyre, por zbuluam se ato nė fakt mund tė jenė shumė strategjike”, tha Hedin. “Teoria jonė sugjeron se shpėrndarja e nitrogjenit nėpėr florėn dhe faunėn pėrreth dhe suksesi i pemėve kapėse tė nitrogjenit nė pyje tropikale, vjen si rezultat i evolucionit tė strategjive tė zgjuara tė bimėve, nė veēanti nė pyjet tropikale.

“Bimėt tropikale qė kapin nitrogjenin janė mjaftueshėm tė zgjuara sa pėr tė ditur kur ta aktivizojnw metodėn e kushtueshme tė kapjes sė nitrogjenit, pėr tė konkurruar me bimėt fqinje, dhe kur ta ēaktivizojnė atė”, tha ai.

Pėr shkak se kėto bimė nuk planifikojnė nė mėnyrė afatgjatė, ndodh qė ato t’u japin mė vonė nitrogjen bimėve pėrreth, duke u dhėnė atyre gjithashtu mundėsinė qė tė konkurrojnė me to.

“Pėrparimi madhor i kėtij studimi pėrdor lentet e evolucionit pėr tė kuptuar format e pemėve qė kapin nitrogjen kudo nė botė. Ne ende nuk e dimė si funksionon nė tėrėsi kjo fushė, por teoria ofron njė shans pėr tė eksperimentuar nė mėnyrė qė shkenca tė ēohet pėrpara”, tha njė studiues. Kjo na ēon mė afėr kuptimit tė botės sė bimėve dhe daljes nga stereotipat e vjetėr.

Burimi: Universiteti Princeton
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi