Mendja mbi materien

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mendja mbi materien

Mesazh  Siroco prej 08.12.15 14:11

Truri mund t’u japė formė muskujve



Hulumtimi i ri sugjeron se muskujt reagojnė ndaj mendimeve tė thjeshta tė ushtrimeve; thjesht duke e imagjinuar ushtrimin mund t’i gėnjejmė muskujt qė ta vonojnė atrofinė dhe madje edhe tė forcohen. Kjo ėshtė njė provė e mėtejshme se truri dhe trupi, tė cilat kanė evoluar sė bashku, janė mė shumė tė bashkuar se tė ndarė.

Pėr ta demonstruar fuqinė e trurit, hulumtuesit nė Universitetin e Ohios e mbėshtollėn me allēi njėrėn dorė tė dy grupeve tė pjesėmarrėsve tė studimit – duke i bllokuar muskujt e tyre pėr katėr javė. Njėri grup u udhėzua tė qėndrojė pa lėvizur dhe t’i imagjinojė intensivisht ushtrimet pėr 11 minuta, pesė ditė nė javė. Mė shumė se vetėm njė ėndėrr e tė shkuarit nė palestėr, pjesėmarrėsit u udhėzuan t’ia kushtojnė tė gjitha energjitė e tyre mendore drejt imagjinatės sė ushtrimit tė muskujve tė tyre tė krahėve.

Grupit tjetėr tė pjesėmarrėsve tė studimit nuk iu dhanė udhėzime specifike. Nė fund tė katėr javėve, ushtruesit mendorė ishin dy herė mė tė fortė se tė tjerėt.
Hulumtuesit pėrdorėn gjithashtu skanimet magnetike pėr ta izoluar zonėn e trurit pėrgjegjėse pėr muskujt specifik tė krahut. Pjesėmarrėsit qė imagjinojnė stėrvitje jo vetėm qė kishin krahė mė tė fortė, por edhe tru mė tė fortė; ushtrimet e tyre mendore krijuan rrugė tė forta neuromuskulare.

"Ajo qė studimi ynė sugjeron ėshtė se ushtrimet me imazhe mund tė jenė njė mjet i vlefshėm pėr t’i parandaluar apo ngadalėsuar muskujt qė tė bėhen mė tė dobėt kur njė problem shėndetėsor e kufizon lėvizshmėrinė e njė personi", tha nė njė deklaratė pėr shtyp autori i studimit Brian Clark, profesor i fiziologjisė dhe neuroshkencės nė Ohio University Heritage College of Osteopathic Medicine.

"Zbulimi mė me ndikim, megjithatė, nuk ėshtė aplikimi i drejtpėrdrejtė klinik, por mbėshtetja qė kjo punė e ofron pėr ta kuptuar mė mirė rėndėsinė kritike tė trurit nė rregullimin e forcės sė muskujve", shtoi Clark. "Ky informacion mund ta ndryshojė rrėnjėsisht mėnyrėn se si mendojmė pėr dobėsinė e muskujve tek tė moshuarit".

Studimet e mėparshme kanė treguar se ushtrimi mendor mund t’i bėjė nė fakt muskujt mė tė fortė (nė krahasim me thjesht parandalimin ose ngadalėsimin e atrofisė), dhe se tė menduarit nė lidhje me ushtrimin i aktivizon tė njėjtat zona tė trurit si ushtrimi real.

Sigurisht, studiuesit nuk janė duke e sugjeruar eliminimin e ushtrimeve; asgjė nuk funksionon aq mirė sa inkurajimi i shėndetit tė trupit dhe trurit si gjėja e vėrtetė.

Koha.net
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi