Nuk ekziston "as e mira, as e keqja" /.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nuk ekziston "as e mira, as e keqja" /.

Mesazh  Anon prej 04.12.15 21:41

Nga pikepamja e nivelit me te madh te perceptimit , nuk ekziston as e mira as e keqja, vetem nje ndergjegje qe ben ca zghidhje per te eksperimentuar gjithcka qe mund te eksperimentohet.



Si arritėn qeniet njerėzore tė krijojnė sisteme tė tillė jo natyrorė morali? Ekziston, thotė Niēe, njė “histori e hershme e dyanshme e sė mirės dhe sė keqes”, e cila tregon zhvillimin e dy llojeve kryesore tė realitetit; domethėnė, moralit tė pronarit dhe moralit tė skllavit. Nė moralin e pronarit “e mira” gjithmonė nėnkupton “fisniken”, nė kuptimin “me shpirt tė rangut tė lartė”, ndėrsa “e keqja” nėnkupton “vulgaren” ose “plebejanen”. Lloji fisnik i njeriut e konsideron veten si krijues dhe pėrcaktues tė vlerave. Ai nuk sheh jashtė vetes pėr tė miratuar veprimet e tij. Ai ia bėn vetė gjykimin vetes. Morali i tij ėshtė ai i vetėlartėsimit. Ky individ fisnik vepron nga ndjenja pėr pushtet, qė tenton tė shpėrthejė. Ai mund t’i ndihmojė tė pafatėt, por jo nga mėshira, as nga impulsi i krijuar nga pushteti i tepėrt. Ai nderon tė gjitha format e pushtetit, ka kėnaqėsinė t’i nėnshtrohet rigorozitetit dhe pathyeshmėrisė, dhe pėrulet me respekt para gjithēkaje tė ashpėr e tė fortė. Nga ana tjetėr, morali i skllavit ka origjinėn tek elementėt mė tė ulėt tė shoqėrisė; tek skllevėrit, tė nėpėrkėmburit, tė shtypurit dhe ata qė nuk janė tė sigurt nė vetvete.

Pėr skllavin “e mira” ėshtė simbol i atyre cilėsive qė shėrbejnė pėr tė lehtėsuar ekzistencėn e tė vuajturve si, pėr shembull: “keqardhja, dora e ngrohtė qė ndihmon, zemra e ngrohtė, durimi, zelli, pėrulja dhe miqėsia…”. Ky moralitet i skllavit, thotė Niēe, ėshtė nė thelb morali i dobisė, ku e mira ka tė bėjė me ēfarėdo qė ėshtė e leverdisshme pėr ata qė janė tė dobėt dhe pa pushtet. Ndėrsa pėr moralin e skllavit njeriu, qė shkakton frikė, ėshtė “i keq”; sipas moraljt tė pronarit ėshtė, pikėrisht, njeriu “i mirė” ai qė ėshtė nė gjendje tė mbjellė frikė.

Sfida kundėr moralit tė pronarit rrodhi nga njė urrejtje e thellė nga ana e “skllevėrve”; njė urrejtje, thotė Niēe, “e pėrjetuar nga krijesa tė cilat, tė privuara nga realizimi i duhur i veprimeve, janė tė detyruara ta gjejnė kompensimin nė njė hakmarrje imagjinare”. Kjo hakmarrje mori formėn e vlerėsimit tė virtyteve tė aristokratit fisnik si tė kėqija. Protesta mė e madhe e Niēes kundėr moralit sundues perėndimor ishte se ekzaltonte vlerat mediokre tė “turmės” e cila “nuk i njeh aspak impulset e fshehura tė akumulimeve tė mėdha tė forcės, gjė qė ėshtė diēka e lartė ose ndoshta standardi i tė gjitha gjėrave”.

Nė mėnyrė tė pabesueshme “mentaliteti i turmės” me kohė e mposhti moralin e pronarit, duke arritur tė bėnte qė tė gjitha cilėsitė fisnike tė duken si vese, dhe tė gjitha cilėsitė e dobėta tė duken si virtyte. Edhe vlera mė pozitive nė jetėn e moralit tė pronarit u bė qė tė dukej si “e keqe” dhe diēka pėr tė cilėn njeriu duhet tė ketė ndjenjėn “e fajit”. Fakti ėshtė, thotė Niēe, se “njerėzit me njė natyrė origjinale ende barbare, nė ēdo kuptim tė tmerrshėm tė fjalės, viktima tė shfrytėzimit, ende nė zotėrim tė njė fuqie tė pamposhtur vullneti dhe dėshire pėr pushtet, u hodhėn mbi mė tė dobtit, mė tė moralshmit; mbi racat mė paqėsore…. Nė fillim kasta fisnike ishte gjithmonė kastė barbare: superioriteti i saj nuk pėrbėhej nga fuqia fizike, por, nė radhė tė parė,, nga fuqia psiqike – ajo pėrbėhej nga njerėz tė kompletuar…” Por pushteti i racės pronare u mposht me minimin nga brenda tė fuqisė sė saj psiqike. Kundėr impulsit natyror pėr tė ushtruar fuqi agresive, racat e dobėta ngritėn mbrojtje psiqike tė stėrholluara. Vlerat e reja, idealet e reja, si ato tė paqes dhe tė barazisė, u parashtruan nėn maskėn e “parimit themelor tė shoqėrisė”.

Kjo, thoshte Niēe, ishte dėshirė tepėr e stėrholluar nga ana e tė dobėtve pėr tė minuar pushtetin e tė fortėve. Tė dobėtit kanė krijuar njė qėndrim psiqik negativ kundrejt shtytjeve mė natyrore tė njeriut. Ky moralitet i skllavit, thotė Niēe, ėshtė “Vullneti pėr mohimin jetės, njė parim shpėrbėrjeje dhe kalbėzimi”. Por analiza e mprehtė psikologjike e urrejtjes sė turmės dhe dėshirės sė saj pėr tė ushtruar hakmarrje kundėr tė fortėve, thotė Niēe, tregon se ēfarė duhet tė bėhet, domethėnė, njeriu duhet “t’i rezistojė ēdo dobėsie sentimentale: jeta ėshtė nė thelb pėrvetėsim, rrėnim, pushtim i sė njohurės dhe sė dobėtės; shtypje, ashpėrsi, imponim i formave tė veēanta… dhe, tė paktėn, po ta themi mė butė, shfrytėzim…” Niēe dėshironte tė theksonte, veēanėrisht, qė “shfrytėzimi” nuk ėshtė njė akt i ēoroditur; qė ai nuk i pėrket shoqėrisė primitive apo tė pazhvilluar. Ai i pėrket, thoshte ai, “natyrės sė qenies sė gjallė si funksion parėsor”. Shfrytėzimi, thoshte ai, ėshtė “pasojė e Vullnetit tė brendshėm pėr Pushtet, qė ėshtė pikėrisht Vullneti pėr Jetėn – njė fakt themelor i tė gjithė historisė…” Atėherė, thoshte ai, “le tė jemi deri kėtu tė ndershėm me veten!”

Sipas pikėpamjes sė Niēes, duke mohuar epėrsinė e Vullnetit pėr Pushtet, morali evropian nė thelb ishte i pandershėm. Pėr kėtė moral tė pandershėm pėrgjegjėsinė kryesore ai ia ngarkonte judaizmit dhe krishtėrimit. Nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ai thoshte: “Unė e konsideroj krishtėrimin si gėnjeshtrėn mė fatale dhe mė mashtruese, qė ka ekzistuar ndonjėherė deri mė sot – si gėnjeshtrėn mė jobesimtare mė tė madhe…” Ai ishte i tronditur qė Evropa duhej t’i nėnshtrohej moralit tė atij grupi tė vogėl tė dėbuarish tė mjerė, tė cilėt ishin mbledhur rreth Krishtit. Imagjinoni, thoshte ai,”moralin e njerėzve tė ulėt e pa vlerė si masė e tė gjitha gjėrave…” Kėtė ai e konsideronte si “llojin mė tė neveritshėm tė degjenerimit qė ka sjellė ndonjėherė njerėzimi”.

Edhe mė keq ishte fakti se etika e Dhjatės sė Re ekziston akoma nėn emrin e “Zotit” nė kokat e njerėzve. Pėr Niēen ishte e pabesueshme, qė nė Dhjatėn e Re “njerėzit mė tė pakualifikuar… thonė fjalėn e tyre, nė faqet e saj, nė lidhje me problemet mė tė mėdha tė ekzistencės”. Me ēfarė mendjelehtėsie tė paturpshme “problemet mė tė koklavitura (jeta, bota, Zoti, qėllimi i jetės) trajtohen kėtu sikur tė mos ishin aspak probleme, por gjėrat mė tė thjeshta, qė njohin kėta fanatikė tė vegjėl!” Krishterimi e kundėrshton natyrėn, kur na kėrkon qė tė duam armiqtė tanė. Kėrkesa e natyrės ėshtė ta urresh armikun tėnd. Pėr mė tepėr, origjina natyrore e moralit mohohet duke kėrkuar qė, para se njeriu tė dojė diēka, ai duhet tė dojė, nė radhė tė parė, Zotin. Tė injektosh Zotin nė afeksionet e njeriut, do tė thotė tė pėrmbysėsh standardin e drejtpėrdrejtė e natyror moral tė dobisė.

Tė gjitha energjitė jetėsore tė tė fortėve shterohen duke mposhtur mendimin e njeriut dhe duke e drejtuar atė nga Zoti. Pėrsėri kjo ėshtė hakmarrja qė ka ushqyer urrejtja e tė dobtėve. Nė radhėt e njerėzve ekziston gjithmonė njė tepricė “individėsh tė urryer, tė sėmurė, tė degjeneruar, tė gjymtuar dhe qė domosdoshmėrisht vuajnė”. Kėta janė “dėshtakėt” qė fetė judeo-kristiane pėrpiqen t’i mbajnė gjallė dhe t’i ruajnė. Niēe pranonte, pa ngurrim, qė “njerėzit shpirtėrorė” tė krishterimit, i kishin kryer Evropės shėrbime tė paēmuara duke ofruar rehati dhe kurajė pėr tė varfrit. Por, me ēfarė ēmimi u arrit mėshira e krishterė, pyeste Niēe. Ky ēmim, thoshte ai, “ishte shkatėrrimi i racės evropiane”. Ishte e nevojshme” tė pėrmbyseshin gjitha vlerėsimet pėr vlerėn – kjo gjė iu desh atyre tė bėnin! Dhe tė shkatėrronin tė fortėt, tė pėrmbysnin shpresa tė mėdha, tė hidhnin dyshim mbi ngazėllimin tek e bukura, tė rrėnonin ēdo gjė tė pavarur, burrėrore, pushtuese dhe fuqiplotė”. Pėrveē kėsaj, tė gjitha instinktet qė janė natyrore pėr “njerėzit” e kompletuar duhej tė shndėrroheshin nė “pasiguri, dėshpėrim tė vetėdijes dhe vetėshkatėrrim”. Krishterimi arriti tė kthente “gjithė dashurinė pėr tokėsoren dhe supremacinė mbi tokėn, nė urrejtje pėr tokėn dhe gjėrat tokėsore…”

Niēe dėshironte qė tė dobėtit dhe turma tė kishin moralin e tyre, me kusht qė ata tė mos ia impononin atė njerėzve tė rangjeve me tė larta. Pėrse duhet qė njerėzit me fuqi tė mėdha krijuese tė bien nė nivelin e pėrgjithshėm tė mediokritetit karakteristik tė turmės? Kur fliste pėr ngritjen “pėrtej sė mirės dhe sė keqes”, Niēe kishte parasysh thjesht ngritjen mbi nivelin mbizotėrues tė turmės nė ditėt e tij. Ai pėrfytyronte njė ditė tė re, kur njeriu, vėrtet i kompletuar, do tė arrinte pėrsėri nivele tė reja tė veprimtorisė krijuese dhe me anė tė kėsaj do tė bėhej mė i lartė. Ky njeri i ri nuk do ta mohojė moralin; ai do tė mohojė vetėm moralin negativ tė turmės. Pėrsėri Niēe argumentonte qė morali, i bazuor nė Vullnetin pėr Pushtet, ėshtė vetėm njė version i ndershėm i asaj qė ka maskuar me kujdes morali i skllavit. Nė qoftė se mbinjeriu ėshtė “i egėr”, thoshte Niēe, duhet tė pranohet qė nė tė vėrtetė pothuajse ēdo gjė qė tani e quajmė “kulturė mė e lartė” ėshtė thjesht njė intensifikim shpirtėror i egėrsisė. “Teza ime ėshtė kjo, thoshte ai, – qė bisha e egėr nuk ėshtė therur aspak, ajo jeton, ajo lulėzon, ajo vetėm ėshtė shpėrfytyruar”. Ai pėrmend kėnaqėsinė e romakėve nė arenė, ekstazėn e tė krishterėve pėr kryqin, ngazėllimin e spanjollėve, kur shohin therjet e demit, mallin e punėtorit parizian pėr revolucionin e pėrgjaktė dhe vagnerianėt qė “me vullnet tė pandalur” shohin njė shfaqje tė Tristanit dhe Izoldės. “Ajo qė tė gjithė kėta shijojnė dhe me tė cilėn pėrpiqen me zell tė mistershėm tė ngazėllehen, thoshte Niēe, ėshtė filtri i “egėrsisė” sė madhe tė Ēirēes…”

E parė me pėrparėsi, nga kėndvėshtrimi i moralit tė pronarit, fjala egėrsi ka tė bėjė thjesht me Vullnetin pėr Pushtet, qė ėshtė njė shprehje natyrore e fuqisė. Njerėzit ndahen nė rangje dhe, sipas tij, ėshtė “masa e pushtetit dhe asgjė tjetėr ajo qė pėrcakton dhe dallon rangjet”. Pėr kėtė arsye, ideale tė tilla, si barazia midis njerėzve, janė dokrra. Nuk mund tė ketė barazi aty ku nė fakt ka masė tė ndryshme pushteti. Barazia mund tė nėnkuptojė vetėm rrafshimin e tė gjithėve nė nivelin e mediokritetit tė turmės. Niēe dėshironte tė ruante dallimin natyror midis dy rangjeve ose llojeve tė njerėzve, domethėnė, midis atij “lloji qė pėrfaqėson jetėn nė ngjitje dhe njė lloji qė pėrfaqėson dekadencėn, dekompozimin, dobėsinė”. Sigurisht, njė kulturė mė e lartė gjithmonė kėrkon si bazė tė saj njė turmė mediokre tė konsoliduar fort, por vetėm pėr tė bėrė tė mundur zhvillimin dhe lindjen e llojit tė njeriut mė tė lartė, “mbinjeriut”. Nė rast se ėshtė e thėnė qė mbinjeriu tė lindė, ai duhet tė shkojė mė tej sė mirės dhe sė keqes tė konceptuar nga rangjet e njerėzve mė tė ulėt.

Ēfarė dėshironte tė fuste Niēe nė vend tė moralit tradicional, qė atij i dukej se po vdiste? Recetat e tij pozitive nuk janė aq tė qarta sa analiza kritike e tij. Sidoqoftė, njė pjesė e mirė e pėrmbajtjes sė vlerave tė tij tė reja mund tė deduktohen nga mohimi qė i bėn moralit tė skllavit. Ne qoftė se morali i skllavil kishte lindur nė zemėrim dhe hakmarrje, duhel tė ndodhė edhe njė rivlerėsim i tė gjitha vlerave. Me rivlerėsimin Niēe nuk kishte si qėllim krijimin e njė liste tė re tė vlerave morale. Mė tepėr ai nėnkuptonte shpalljen luftė kundėr vlerave tashmė tė pranuara, ashtu si Sokrati, “duke i futur thikėn pėr sė gjalli vetė virtyteve tė kohės…” Meqėnėse morali tradicional ėshtė zvetėnim i moralit natyror fillestar, rivlerėsimi duhet tė konsistojė nė mohimin e moralit tradicional nė emėr tė ndershmėrisė dhe saktėsisė. Rivlerėsimi nėnkupton, thoshte Niēe, qė tė gjitha “motivet mė tė forta ruhen akoma, por qė tani ato shfaqen me emra tė gėnjeshtėrt dhe vlerėsime tė gėnjeshtėrta, dhe nuk janė bėrė ende tė vetėdijshėm pėr veten e tyre”. Nuk ėshtė e nevojshme tė nxirren ligje pėr vlera tė reja, por vetėm tė pėrmbysen vlerat edhe njėherė. Ashtu si “krishtėrimi ishte njė rivlerėsim i vlerave tė antikitetit, po kėshtu sot morali sundues duhet tė hidhet poshtė nė favor tė natyrės origjinale dhe tepėr tė thellė tė njeriut. Kėshtu, programi i Niēes pėr rivlerėsimin ishte nė thelb njė analizė kritike e idealeve tė njeriut modern. Ai tregoi se ajo, qė njeriu modern e quante “tė mirė”, nuk ishte aspak e virtytshme, qė e ashtuquajtura e vėrtetė e tij ishte egoizėm dhe dobėsi e maskuar, dhe se feja e tij ishte njė krijim i mprehtė i armėve psikologjike, me tė cilat pigmejtė e moralit zbusin gjigantėt natyrorė. Me t’i ējerrė maskėn moralit tė sotėm, mendonte ai, nė pah do tė dalin vlerat e vėrteta.

Nė filozofinė e Niēes, Vullneti pėr Pushtet gjen shprehjen mė domethėnėse nė nocionin e tij pėr mbinjeriun. Tashmė kemi mėsuar se Niēe e mohonte konceptin e barazisė. Gjithashtu, ai tregoi se morali duhet t’i pėrshtatet ēdo rangu tė njeriut. Edhe pas rivlerėsimi tė tė gjitha vlerave, “turma e rėndomtė” nuk do tė jetė intelektualisht e aftė tė arrijė lartėsitė “e shpirtrave tė lirė”. Me njė fjalė, “tė mirė tė pėrgjithshme” nuk mund tė ketė. Gjėrat e mėdha, thotė Niēe, mbeten pėr tė mėdhenjtė, “ēdo gjė e rrallė pėr tė rrallėt”. Mbinjeriu do tė jetė i rrallė, por ai ėshtė etapa pasardhėse nė evolucionin njerėzor. Historia ecėn jo drejt njė “njerėzimi” tė zhvilluar abstrakt, por drejt lindjes sė njerėzve tė jashtėzakonshėm. “Ky objektiv ėshtė mbinjeriu’, – thotė Niēe. Por mbinjeriu nuk do tė jetė produkt i njė procesi mekanik tė evolucionit. Vetėm kur individėt me tė lartė tė kenė guximin pėr tė rivlerėsuar tė gjitha vlerat dhe pėr tė reaguar tė lirė ndaj Vullnetit tė tyre tė brendshėm pėr Pushtet, vetėm atėherė mund tė arrihet etapa tjetėr. “Njeriu ėshtė diēka qė duhet tė tejkalohet”, dhe ėshtė mbinjeriu ai qė pėrfaqėson nivelin mė tė lartė tė zhvillimit dhe tė shprehjes sė fuqisė fizike intelektuale dhe emocionale. Mbinjeriu do tė jetė njeriu vėrtet i lirė, pėr tė cilin asgjė nuk ėshtė e ndaluar pėrveē asaj qė pengon Vullnetin pėr Pushtet. Ai do tė jetė mishėrimi i afirmimit spontan tė jetės.

Niēe nuk mendonte se ky mbinjeri do tė ishte tiran. Sigurisht, ai do tė kishte shumė nga elementi dionisian. Por pasionet e tij do tė kontrolloheshin dhe natyra shtazore e tij do tė harmonizohej me intelektin e tij, duke i dhėnė hijeshi sjelljes sė tij. Ky mbinjeri nuk duhet tė ngatėrrohet me tiranin totalitar. Si model Niēe kishte nė mendje heroin e tij Gėte, duke sugjeruar, gjithashtu, si ideal “Ēezarin romak me shpirtin e Krishtit”. Me thellimin e mendimit tė Niēes, njeriu ideal i tij duhet tė zotėronte njė unitet tė ekuilibruar tė elementeve tė dionisianit dhe apollonianit. Mė parė, kur mendimi i tij ishte nėn ndikimin e Vagnerit dhe tė Shopenhauerit, Niēe e kishte kritikuar Sokratin, pasi kishte bėrė qė njeriu perėndimor tė merrte njė kthesė tė gabuar nė histori, kthesėn drejt racionalitetit. Edhe nė fund Niēe besonte se dija dhe racionaliteti duhej tė pėrdoreshin nė shėrbim tė jetės dhe se jeta nuk duhej tė sakrifikohej pėr hir tė dijes. Megjithatė, Sokrati ishte i rėndėsishėm historikisht, pikėrisht, sepse ai e shpėtoi njeriun nga vetėshkatėrrimi qė do tė kishte ndodhur nė rast se, sipas Niēes, “kjo masė e tėrė e pallogaritshme energjie (nė pėrpjekjen njerėzore) nuk do tė ishte shfrytėzuar nė shėrbim tė dijes…” Etja pėr jetė, thotė ai, do tė kishte ēuar, pra, nė luftėra shfarosėse. Nė vetvete elementi dionisian ēon nė pesimizėm dhe shkatėrrim.

Qė shfrytėzimi i energjive jetėsore tė njeriut ishte i domosdoshėm, kjo tashmė sugjeronte njė pirje dekadente bazė tek njeriu, e cila mund tė ndalohej vetėm me llojin e ndikimit qė paraqiste Sokrati. Por, ndėrsa elementi apollonian mund tė ndryshonte rrymat vitale tė jetės, Niēe nuk shihte si mund tė jetohej jeta nė fund tė saj pa udhėzuesin formėdhėnės tė saj. Pėr Niēen, Sokrati u bė i rėndėsishėm, pikėrisht, sepse ky filozof i lashtė ishte i pari qė kuptoi lidhjen e duhur midis jetės dhe mendimit. Sokrati e’ pranoi, thoshte Niēe, se mendimi i shėrben jetės, ndėrso pėr filozofėt pararendės jeta i shėrbente mendimit dhe dijes. Ky, pra, njeriu i apasionuar, qė u vė fre pasioneve tė tij, ishte ideali i Niēes.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

407


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi