Njeriu lakuriq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu lakuriq

Mesazh  gjilanasi prej 27.11.15 23:35



Ishte njė kohė kur perėnditė tashmė ekzistonin, por racat nuk ekzistonin akoma. Kur erdhi koha e lindjes sė tyre e fiksuar nga fati perėnditė i  krijuan ato nė brendėsitė tokės, duke realizuar njė pėrzierje tė dheut, tė zjarrit dhe tė gjithēkaje qė pėrzihet me zjarrin dhe dheun.

Pastaj, kur erdhi momenti i pėrftimit tė dritės, perėnditė ngarkuan Prometeun dhe Epitemeun, pėr tė shpėmdarė aftėsitė ndėrmjet gjithė llojeve, me njė rregulli tė plotė ashtu siē duhet. Epitemeu i kėrkoi me ngulm Prometeut qė ta linte vetėm nė procesin e ndarjes. Kur tė mbarojė procesi, ti eja ta kontrollosh, i tha ai tė vėllait. Pasi arriti ta bindė, ai e kreu vetėm operacionin.

Dhe gjatė shpėrndarjes, ai u dhuroi disave njė forcė, por jo shpejtėsinė; por tė dobtėve u dha shpejtėsinė. Ai armatosi disa, kurse atyre qė nuk kishin armė, u dha njė aftėsi tjetėr pėr tė mbijetuar. Ndėrkaq atyre qė u dha forma tė vogla, i pajisi me krahė, nė mėnyrė qė tė iknin nė rast rreziku, ose u krijoi njė strofull tė nėndheshme. Atyre qė ua zmadhoi shtatin, ndjeheshin tė mbrojtur e tė sigurt nė vetvete.

Kėsisoj, gjatė aftėsitė e tjera nė tė njėjtėn mėnyrė. Ai vepronte nė kėtė mėnyrė, pėr tė mėnjanuar asgjėsimin e ēdo race, duke u dhėnė atyre aftėsi dhe siguri, pėr tė shmangur duke ikur, shkatėrrimin  e dyanshėm dhe po ashtu u krijoi mundėsi qė tė mbrohen nga rreziqet qė mund tė sillnin stinėt e Zeusit duke i mbuluar me qime tė dendura dhe duke ua bėrė lėkurėn tė trashė, si njė mbrojtje tė mjaftueshme pėr dimėr, por tė afta edhe pėr tu mbrojtur nga vapa e madhe duke pėrfshirė edhe njė shtrat tė pėrshtatur tė natyrshėm pėr secilin, pėr tė fjetur. Ai i mbathi disa me kėpucė druri dhe disa tė tjerė i bėri me lėkurė tė trashė.

Pastaj, ai i caktoi secilit njė ushqim tė ndryshėm, disave bimė tė tokės, tė tjerėve fruta pemėsh, dhe tė tjerėve akoma rrėnjė. Por disave ai u caktoi si ushqim mishin e kafshėve tė tjera, prandaj kėtyre ai u dha njė pjellori mė tė pakėt ndėrsa presė sė tyre, ai u dha njė pjellori tė madhe, pėr tė siguruar kėshtu moszhdukjen e llojeve.

Megjithatė, meqenėse ai nuk ishte me tė vėrtetė i menēur dhe i urtė, Epitemeu, pa bėrė kujdes, i harxhoi gjithė aftėsitė qė kishte nė dispozicion pėr kafshėt qė nuk flasin; por mbeti akoma raca njerėzore qė nuk kishte marrė asgjė, dhe ai nuk dinte ēfarė tė bėnte.

Atėherė, ndėrsa ai ishte nė hall, arriti Prometeu pėr tė kontrolluar shpėrndarjen, dhe ai pa se gjithė llojet ishin pajisur nė mėnyrė harmonike, por vetėm njeriu kishte mbetur lakuriq, pa kėpucė, pa mbulesė, pa armė. Dhe tashmė ishte pikėrisht dita e caktuar nga fati, qė njeriu duhet tė dilte nga toka dhe tė dukej nė dritė.

Pėrballė kėtij halli, duke mos ditur si ta ruante racėn njerėzore, Prometeu ia vodhi dijen termike Hefestit dhe Atenės, domethėnė zjarrin, sepse pa zjarrin nuk kishte mėnyrė tjetėr pėr tė fituar e shėrbyer, dhe prandaj ai ia dhuroi atė njeriut. Nė kėtė mėnyrė, njeriu kishte nė zotėrim dijen qė i pėrkiste jetės, por ai nuk kishte dijen politike, sepse nė tė vėrtetė kjo gjendej te Zeusi.

Por Prometetu nuk kishte mė kohė pėr tė hyrė nė Akropol, ku banonte Zeusi, dhe natyrisht atje ishin gjithashtu edhe rojet e Zeusit, tė cilėt ishin tė tmerrshėm; por ai arriti tė hynte pa u vėnė re nė banesėn e pėrbashkėt tė Hefestit e Atenės, ku ata dėshironin tė praktikonin artet e tyre, dhe kėshtu ai e vodhi zjarrin qė i pėrkiste Hefestit si dhe artin e Atenės, dhe ia dhuroi njeriut. Kėshtu ndodhi qė njeriu u gjend i pajisur mirė pėr jetėn dhe qė mė vonė, pėr shkak tė Epitemeut, Prometeu, siē thuhet, u akuzua pėr vjedhje.

Meqėnėse njeriu kishte pjesėn e tij nė fatin hyjnor, ai ishte pikė sė pari pėr nga afėrsia e tij me Zotin, i vetmi ndėr tė gjallėt qė i njihte perėnditė, dhe kėshtu ai ndėrmori ngritjen e altarėve dhe statujave tė Perėndive, dhe mė pas, nė saj tė artit qė zotėronte, ai nuk vonoi tė nxjerrė e shqiptojė tinguj e fjalė, si dhe shpiku banesa, rroba, kėpucė, mbulesa, dhe ushqime qė vinin nga toka.

Tė pajisur nė kėtė mėnyrė, njerėzit jetonin nė fillim tė shpėmdarė, dhe nuk kishte qytete, ata vdisnin nga sulmet e kafshėve tė egra, sepse ishin mė tė dobėt se ato, dhe arti i tyre prej artizani qė pėrbėnte njė ndihmė tė mjaftueshme pėr tė siguruar ushqimin, tregohej i pamjaftueshėm nė luftėn qė ata duhej tė bėnin kundėr kafshėve tė egra. Nė tė vėrtetė, ata nuk zotėronin akoma artin politik, pjesė e tė cilit ėshtė arti i luftės. Natyrisht, ata kėrkonin tė grumbulloheshin pėr tė shpėtuar dhe pėr tė ndėrtuar qytetet e tyre.

Por ēdo herė qė ata grumbulloheshin, silleshin nė njė mėnyrė tė padrejtė njėri ndaj tjetrit, sepse nuk zotėronin artin politik, dhe kėsisoj, gjithnjė shpėrndaheshin pėrsėri dhe zhdukeshin.

Kėshtu Zeusi, nga frika se mos raca jonė zhdukej krejtėsisht, dėrgoi Hermesin qė tu sillte njerėzve Turpin dhe Drejtėsinė, pėr tė krijuar rregullat e qyteteve dhe vendeve tė rniqėsisė qė i bashkoriin njerėzit.

Hermesi pyeti atėherė Zeusin pėr mėnyrėn se si duhet t’ua jepte ai njerėzve Drejtėsinė dhe Turpin. A duhet t’i shpėrndaj ato ashtu siē janė shpėrndarė artet? Shpėrndarja e tyre ishte bėrė nė kėtė mėnyrė: njė njeri i vetėm qė zotėronte artin e mjeksisė kishte mjaftuarpėr njė numėr tė madh njerėzish qė nuk kishin njohuri tė tilla, dhe kėshtu ishte vepruar edhe pėr artizanėt e tjerė.

A duhet ta shpėrndaj atėherė kėshtu edhe Drejtėsinė e Turpin, ndėrmjet njerėzve, apo duhet ta shpėrndaj pėr tė gjithė?

Zeusi u pėrgjigj: Shpėrndaje ndėrmjet tė gjithėve, nė mėnyrė qė tė gjithė tė kenė pjesėn e tyre, sepse nuk do tė mund tė ketė qytete, nėse vetėm njė numėr i vogėl njerėzish do tė kishin pjesė nė to, siē ėshtė rasti pėr artet e tjera; prandaj tė vihet nė emrin tim njė ligj i tillė: qė tė ēohet drejt vdekjes, si njė fatkeqėsi pėr qytetin, njeriu qė tregohet i paaftė tė marrė pjesėn e tij tė Turpit e tė Drejtėsisė.

PLATONI
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi