Shenjat se familjari i vdekur gjendet afėr nesh

Shko poshtė

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afėr nesh

Mesazh  Siroco prej 25.11.15 14:30



Ka shumė njerėz qė pretendojnė t’i kenė parė tė afėrmit e tyre edhe pas vdekjes. Ja disa shenja se i afėrmi juaj i vdekur ėshtė ende afėr jush.


Ėndrrat


Kur flemė, vibracioni i tyre rritet, duke u bashkuar gati me atė tė tė dashurve tė vdekur. Meqė mendja jonė e pavetėdijshme ėshtė mė pak e trazuar sesa mendja jonė e zgjuar, atėherė shpirti i tė vdekurve e ka mė tė lehtė qė tė kontaktojė me ne. Pėr shumė njerėz, ėndrrat e kėsaj natyre kanė domethėnie reale, pėr dallim nga ėndrrat e tjera. Po ashtu, keni mundėsi shumė mė tė madhe qė ta mbani mend kėtė ėndėrr, sesa ėndrrat e tjera. Kur tė shihni ėndrra tė kėtij lloji, kini kujdes. Ato mund tė jenė mesazh nga tė vdekurit tuaj.


Aromat e ēuditshme


Tė dashurit tonė tė vdekur shpesh e bėjnė tė ditur praninė e tyre duke lėshuar aroma, tė cilat ne i njohim si tė tyre. Kjo ka logjikė tė madhe, duke pasur parasysh se aroma ka lidhjen mė tė fortė me memorien, sesa shqisat e tjera.
Pėr disa, aroma mund tė jetė parfumi i preferuar, apo aroma e llullės sė duhanit. Pėr tė tjerėt, ajo mund tė jetė aroma e ndonjė ushqimi tė preferuar. Aroma nė fjalė shpesh ėshtė aq e lehtė, saqė mund tė pyetemi a ėshtė ajo pjellė e imagjinatės tonė, por nuk duhet. Duhet ta dimė se sa energji kanė shpenzuar tė dashurit tonė tė vdekur pėr tė na dėrguar ato aroma. Merrini ato si dhurata.


Gjėsendet e zhvendosura


Kur i vendosni syzat nė tavolinė, e tė nesėrmen i gjeni nė kuzhinė, mund tė mendoni se keni filluar tė ēmendeni. Por, nė disa raste kjo mund tė jetė shenjė se familjari juaj i vdekur e ka bėrė kėtė gjė. Tė tjerėt mund tė gjejnė gjėra edhe mė konkrete, p.sh. fotografinė e tė ndjerit nė njė vend ku nuk e kanė lėnė vet. Sidomos stolitė e tė vdekurve, nėse i gjeni papritmas, atėherė janė shenja tė qarta se ata duan t’ju bartin njė mesazh.


Kėngėt


Ndodh rastėsisht, derisa jeni duke udhėtuar, tė dėgjoni shumė kėngė me tė njėjtėn tematikė, p.sh. me fjalėn “engjėll”, apo “lutje”. Nė njė rast tė tillė, njė personi i ka ndodhur qė tė dėgjojė kėngė nga USB-ja e tij qė kurrė nuk i kujtohej t’i ketė vėnė aty. Nė njė rast tjetėr, njė njeri i cili ishte duke vozitur shumė shpejt nė njė rrugė tė rrezikshme, kur e ndezi radion e veturės, dėgjoi njė vėrejte rreth vozitjes sė pakujdesshme edhe pse mė pas konstatoi se radiostacioni nė fjalė kurrė nuk e kishte transmetuar atė vėrejtje. Nė fund, njeriu erdhi deri te pėrfundimi se kėtė vėrejtje ia kishte bėrė dikush nga “bota tjetėr”.


(Kosova Sot)
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shenjat se familjari i vdekur gjendet afėr nesh

Mesazh  Siroco prej 26.11.15 16:05




Ata na shohin, ne nuk i shohim, por ekzistojnė disa shenja se ata janė aty


Dhuratat e papritura

Njė dhuratė nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė blerė nė dyqan. Ajo mund tė nėnkuptojė ndonjė moment tė lumtur, apo ndonjė vepėr qė mbahet mend. A ju ka ndodhur qė tė ndiheni keq, e mė pas t’ju telefonojė ndonjė mik, pėr tė parė se ēka jeni duke bėrė? Apo, kur jeni tė thelluar nė mendime tė errėta, t’ju vijė disponimi me ta parė ndonjė zog sesi ndalet nė dritaren tuaj? Do tė bėnit mirė sikur kėto t’i konsideronit dhuratė nga tė afėrmit e vdekur, meqė mund tė jenė edhe tė tilla.


Takimi i njerėzve adekuatė, kur tė duhen ata

As mos t’ju shkojė mendja se ishte rastėsi takimi juaj me njė person, njė ditė, takim i cili jua ndryshoi jetėn. Ja njė rast nga jeta reale. Lisa kishte disa miq, por asnjėri prej tyre nuk ndante me tė besimet e saj shpirtėrore. Pak kohė, pasi qė ajo filloi tė dėgjonte disa ligjėrata rreth fenomeneve paranormale, burri i saj vdiq. Grupi i njerėzve qė frekuentonin ato ligjėrata i ofroi asaj njė mbėshtetje tė hatashme, duke shkuar me tė nė shtėpinė e saj dhe duke i ofruar mbėshtetje nė momentin mė tė duhur tė mundshėm. Bile, njė person, i cili pretendonte se mund tė fliste me tė vdekurit, ia mundėsoi asaj qė tė komunikonte me burrin e ndjerė.


Shenjat e funeralit

Sipas mediumit legjendar psikik, James Van Praagh, ēdokush merr pjesė nė funeralin e vet, pasi qė tė vdesė. I vdekuri shpesh sillet vėrdallė nėpėr dhomė, duke i ngushėlluar tė dashurit, duke u munduar qė atyre t’u japė shenja se ai, i vdekuri i tyre, ėshtė mirė. Derisa shumica e njerėzve nė raste tė tilla orientohen nga vetja e tyre, tė preokupuar me emocionet e veta, sikur t’i injoronin pėr njė ēast ato emocione, do tė mund tė shihnin  qė i dashuri i tyre i vdekur mundohet t’ua thotė.


Sjellja e kafshėve manare

Nėse njeriun qė ka vdekur e kanė njohur dhe dashur kafshėt tuaja tė qejfit (manarėt), atėherė qeni, apo macja juaj, mund ta shohė shpirtin e atij njeriu dhe tė reagojė ndaj tij. A e keni parė qenin tuaj duke lehur herė pas here, si dhe duke tundur bishtin, pa pasur ndonjė arsye tė veēantė? Si qentė, po ashtu edhe macet kanė shqisa mė tė sofistikuara sesa qė kemi ne. Ata mund tė dėgjojnė zėra me frekuenca, tė cilat ne nuk i dėgjojmė. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ata edhe tė shohin gjėra, tė cilat ne nuk i shohim? P.sh. t’i shohin njerėzit e vdekur? Mendoni pėr kėtė!


(Kosova Sot)
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi