Leximi i shputave tė kėmbės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leximi i shputave tė kėmbės

Mesazh  Siroco prej 21.11.15 21:54



Leximi i shputave tė kėmbės ėshtė pjesė e traditės kineze dhe indiane 5 000-vjeēare. Rrjedh nga besimi qė kėmbėt janė si pasqyrė e pjesės tjetėr tė trupit. Gungėzat, kallot ose dhimbjet nė shputa nė fakt paralajmėrojnė pėr probleme nė pjesėt tjera tė trupit. Kėshtu pėr shembull harqet e shputės janė tė lidhura me boshtin kurrizor, ndėrsa dhimbja nė fakt tregon nė problemet me boshtin kurrizor.

Sipas kėtij besimi, mendja dhe trupi janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme, ndėrsa sėmundjet fizike janė nė fakt produkt i personalitetit. Kėshtu njerėzit tė cilėt kanė shputa tė lėshuara nė fakt janė pėrpjekur pėr sė tepėrmi pėr tė qenė tė fortė, pėr ē’arsye kjo ėshtė manifestuar si problem nė kėmbė.

“Kėmbėt tregojnė gjithēka pėr ne, prej problemeve me sistemin e tretjes e deri te gjendja e lidhjes sonė tė dashurisė. Ato mund tė tregojnė nėse jeni mė tė egėr dhe tė prirė pėr tė rrezikuar, apo vdisni pėr stabilitet dhe harmoni nė jetė”, thekson refleksologjia, Jane Sheehan.


Gishti i madh i kėmbės

Nėse gishti juaj ėshtė shumė mė i gjatė se gishtat tjerė, jeni shumė tė zgjuar dhe jashtėzakonisht kreativ. Jeni pėrplot ide, ndėrsa problemet i zgjidhni nė mėnyra tė pazakonshme. Kurrė nuk ndaleni dhe gjėrat i shikoni nga perspektiva tė ndryshme. Por, ndonjėherė keni probleme me koncentrim dhe veproni para se tė mendoni mirė pėr projektet, thekson Sheehan.

Gishti i madh mė i vogėl i karakterizon njerėzit tė cilėt janė tė shkėlqyeshėm nė kryerjen e shumė gjėrave pėrnjėherė. Janė jashtėzakonisht efikas, dhe pėrdorin sharmin pėr t’i bėrė tė tjerėt qė tė duan idenė e tyre.


Gishti i dytė

Nėse gishti i dytė i kėmbės ėshtė mė i gjatė, ju jeni lider i mirė. Jeni shumė dinamik dhe tė gjindshėm, ndėrsa ndonjėherė aq shumė insistoni nė mėnyrėn tuaj tė punės saqė njerėzit ju pėrjetojnė si tė vėshtirė dhe tė gjithėdijshėm, pohon Sheehan. Sipas folklorit indian, nėnat nuk i kanė lejuar bijtė e tyre tė martohen me vajzat qė kanė gishtin e dytė tė kėmbės pak mė tė gjatė, sepse vajzat e tilla pėlqejnė tė urdhėrojnė pėr sė tepėrmi. Njerėzit me gishtin e dytė mė tė vogėl janė tė lumtur me gjendjen ekzistuese dhe nuk do tė mundohen tė ndryshojnė ndonjė gjė.


Gishti i tretė

Kinezėt gishtin e tretė e lidhin me energjinė, instinktet dhe vullnetin. Nėse gishti ėshtė relativisht i gjatė, kjo do tė thotė qė njeriu ėshtė jashtėzakonisht energjik dhe i gjindshėm, veēanėrisht nė vendin e punės. Sa mė i gjatė qė ėshtė ky gisht i kėmbės, ka mė shumė mundėsi qė do tė arrini nė karrierė, pohon Sheehan. Kėta njerėz janė perfeksionistė, por ndonjėherė aq shumė bllokohen nė punė, saqė harrojnė familjen, miqtė dhe argėtimin. Njerėzit me gisht mė tė shkurtėr dinė tė shijojnė nė jetė. Pėlqejnė tė relaksohen dhe nuk shqetėsohen lehtė.


Gishti i katėrt

Gishti i katėrt i gjatė dhe i drejtė do tė thotė qė jeni person pėr tė cilin familja ka rėndėsi thelbėsore nė jetė. Pakėnaqėsinė me personat e dashur e tregon gishti i katėrt i lakuar. Ju shumė mirė dini t’i dėgjoni tė tjerėt dhe jeni kujdestar i shkėlqyeshėm, por ju prekin shumė fatkeqėsitė qė ndodhin nė familje. Pėrveē kėsaj, ju prekin edhe problemet e tė tjerėve, bėn tė ditur Sheehan.

Kinezėt thonė qė jeni shpirt i butė dhe i ndjeshėm,ndėrsa nė shėndetin tuaj mund tė ndikojė ēfarėdo problemi nė familje. Duheni tė relaksoheni dhe tė mėsoni qė tė mos e mundoni veten me probleme tė huaja. Gishti i shkurtėr do tė thotė qė familja dhe lidhjet pėr ju nuk janė aq tė rėndėsishme, sepse jeni tė fokusuar nė diēka tjetėr, pohon Sheehan.


Gishti i vogėl

"Nėse gishtin e vogėl tė kėmbės e keni mė tė shkurtėr, atėherė jeni fėmijėror, ēdo gjė ju mėrzitet shpejt, ikni nga pėrgjegjėsitė dhe vazhdimisht kėrkoni argėtim",- zbulon Sheehan. Dhe nėse mund ta lėvizni me gishtin e vogėl tė kėmbės ndaras nga gishti i katėrt, jeni impulsiv, tė prirė pėr aventura dhe sharmant. Nėse nuk mundeni, do tė thotė qė pėlqeni rutinėn, parashikueshmėrinė dhe besnikėrinė.

Femrave qė kėrkojnė argėtim u nevojitet njė mashkull i cili mund tė lėvizė gishtin e vogėl, por nėse kėrkojnė bashkėshort atėherė ata qė nuk mund tė lėvizin gishtin e vogėl janė ideal pėr kėtė rol, thekson Sheehan.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi