Skanimi i piramidave befason shkencėtarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skanimi i piramidave befason shkencėtarėt

Mesazh  Siroco prej 14.11.15 11:56



Njė ekip ndėrkombėtar me arkitektė dhe shkencėtarė kanė pikasur “anomali termale” nė piramidat e Gizės, raporton BBC.

Kamerat termale kanė pikasur temperatura mė tė larta nė tre gurė pranė e pranė, nė fund tė Piramidės sė Madhe. Zyrtarėt thonė se shkaqet e mundshme pėrfshijnė ekzistencėn e zonave boshe brenda piramidės, rrymat e brendshme tė ajrit ose pėrdorimi i materialeve tė ndryshme tė ndėrtimit. Ky zbulim vjen nė njė kohė qė ekspertėt po kėrkojnė pėr dhoma tė fshehta brenda piramidave.

Skuadra e arkitektėve dhe shkencėtarėve nga Egjipti, Franca, Kanadaja dhe Japonia po pėrdor termografi infra tė kuqe pėr tė vėzhguar piramidat gjatė lindjes sė diellit, kur struktura ngrohet nga jashtė, si dhe nė perėndim tė diellit, kur ajo ftohet. Ministri egjiptian i Antikiteteve tha se ka disa hipoteza pėr kėto anomali.

Ai u tregoi reporterėve tre gurėt qė kanė temperatura mė tė larta.

Por edhe nė pjesėn e sipėrme tė Piramidės sė Madhe janė pikasur anomali termike. Struktura do jetė subjekt i hetimeve tė mėtejshme gjatė Operacionit pėr Skanimin e Piramidave, qė ka nisur mė 25 tetor dhe do zgjasė deri nė fund tė vitit tjetėr.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi