Skulptura 11 mijė vjet e vjetėr shkund historinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skulptura 11 mijė vjet e vjetėr shkund historinė

Mesazh  Siroco prej 27.10.15 10:54



Nė gusht tė kėtij viti Idhulli Shigir ėshtė pranuar si skulptura mė e vjetėr prej druri qė njihet deri mė tani. Arkeologėt kanė konstatuar se ajo ėshtė 11.000 vjet e vjetėr dhe kėsisoj i takon periudhės sė holocenit apo periudhės sė hershme tė akullit.

Testet dhe studimet e reja rreth Idhullit misterioz Shigir kanė dėshmuar se nė rajonin e Uralit kanė ekzistuar komunitete tė zhvilluara, qė u ngjasojnė atyre tė Lindjes sė Afėrt pėr tė cilat besohet se kanė sjellė civilizimin nė Evropė.

Shoqatat shkencore do tė duhej qė tė hulumtonin prejardhjen e teknologjive dhe shenjave kulturore pėr tė cilat mendohet se kanė ardhur nga Lindja e Afėrt, qė tė pėrcaktohet roli i vėrtetė i kėsaj kulture nė kornizat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Mikhail Zhilin, hulumtuesi udhėheqės i Institutit pėr arkeologji i Akademisė Ruse tė Shkencave, ėshtė i bindur qė gjuetarėt, tė cilėt kanė jetuar nė Urale dhe nė Siberi para 11.000 vjetėve, kanė arritur nivel tė lartė tė zhvillimit.

“Kanė jetuar nė harmoni me mjedisin jetėsor dhe e kanė njohur mė mirė sesa mund ta paramendojė njeriu modern”, ka thėnė Zhilin. Ekspertėt nga Instituti Gjerman i Arkeologjisė kanė konstatuar se Idhulli ėshtė punuar nga larshi siberik i sapoprerė dhe ai ka qenė sė paku 157 vjet i vjetėr kur zanatlinjtė nisėn ta pėrpunonin pėr realizimin e skulpturės.

Profesori Tomas Terberger beson se Idhulli Shigir ėshtė njė ndėr kryeveprat e kohės sė gurit.
“Nė bazė tė hulumtimeve tona kemi konstatuar se kultura euro-aziatike vjen jo vetėm nga Lindja e Afėrt, por edhe nga qendra njėsoj tė zhvilluara, prej tė cilave Urali ishtė mes iguri njėra prej tyre”, ka thėnė Terberger.

Me gjithė specifikat e tij, Idhulli Shigir ende ėshtė i mbuluar me vellon e misterit. Sė fundmi, nė pjesėn e prapme tė Idhullit ėshtė zbuluar vizatimi i shtatė, i dukshėm vetėm nėpėrmjet mikroskopit. Me 6 gravurat e tjera nė dru, ai plotėson tregimin e pėrbėrė nga tetė shenja.

Fatkeqėsisht askush deri mė tani nuk ka arritur qė ta deshifrojė kuptimin e kėtij rrėfimi ashtu sikurse as atė se kujt i dedikohej.
Skulptura e Idhullit Shigir ėshtė gjetur nė vitin 1890 nė moēalin midis Yekaterinburgut dhe Nizhny Tagilit nė Rusi.

Idhulli ėshtė nxjerrė pjesė-pjesė dhe pas bashkimit ėshtė konstatuar se ėshtė 5.3 metra e lartė. Mė vonė pjesa e poshtme e tij prej rreth 1.93 metrash humbi, e pronari i minierės sė arit, ku u gjet Idhulli, ia ka dorėzuar mbetjet e skulpturės Shoqatės sė Shkencave tė Natyrės sė Uraleve.

© KOHA
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi